37. Safat · Ajeti 113

سورة الصّافّات
Përkthimi Sherif Ahmeti
113

وَبَٰرَكۡنَا عَلَيۡهِ وَعَلَىٰٓ إِسۡحَٰقَۚ وَمِن ذُرِّيَّتِهِمَا مُحۡسِنٞ وَظَالِمٞ لِّنَفۡسِهِۦ مُبِينٞ

Dhe Ne i dhuruan bekim atij dhe Is'hakut e prej pasardhësve të atyre dyve do të ketë punëmirë e të ndershëm, e edhe dëmtues të hapët të vetvetes.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Rreth veprës dhe jetës së Ibrahimit janë dhënë shpjegime edhe në sure të tjera të Kuranit, por në çdo rrëfim për të, si dhe për pejgamberët e tjerë ka diçka, që nuk është thënë në rrëfimin tjetër, prandaj edhe pse duket si përsëritje, në realitet nuk është ashtu. Këtu përmendet rasti kur Ibrahimi i shikon yjet, dhe thotë se ishte i sëmurë, prandaj nuk shkoi me ta në kremte, e kishte vendosur të mbetet vetë dhe t’i thyej idhujt. Thuhet se ishin shtatëdhjetë e dy statuja të stolive të ndryshme, madje edhe të arit. Populli vinte e vendoste para statujave lloje të ndryshme ushqimesh, si flijim në mënyrë që atyre t’iu shtohet bereqeti, prandaj ai iu thoshte atyre: “pse s’po hani?” Me një sopatë që kishte me vete Ibrahimi i theu ato dhe kur i pa ashtu të thyera populli gati u çmend. Ata vendosin ta djegin, por Zoti e shpëton. Pasi largohet prej atij populli, e lut Zotin t’i falë ndonjë fëmijë e Ai i fal Ismailin. Për fëmijën që do t’i lindet Zoti e gëzon me tri përgëzime: do të jetë djalë, do të arrijë moshën për të qenë i vetëdijshëm në sjellje dhe do të jetë i dëgjueshëm. Kur arrin Ismaili t’i bashkohet në punë babait të vet Ai frymëzohet prej Zotit, se duhej të therte djalin. Ibrahimi i tregon ëndrrën, por kërkon edhe mendimin e djalit, ashtu që puna t’i vijë më lehtë. Vërtet, djalë i dëgjueshëm, i mbështetur, se do t’i japë durim Allahut, babait të vet i tha zbatoje urdhrin e Zotit. Ibrahimi i dashuri i Zotit, mbeti përkujtim i dalluar ndër të gjithë njerëzit, prandaj të gjithë e nderojnë, e lavdërojnë dhe i shprehin mirënjohje. Pas një farë kohe i fal Zoti edhe një djalë, Is-hakun, prej gruas Sarës, e nëna e Ismailit e kishte emrin Haxhere. Këtu jepet shenjë, se prej pasardhësve të tij do të ketë njerëz shumë të mirë, por edhe të këqij, e ky është një fakt se prej të mirit lindet edhe i keqi, por kjo nuk është e metë as turp për të mirin.