37. Safat

سورة الصّافّات 182 ajete
Përkthimi Sherif Ahmeti
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

وَٱلصَّٰٓفَّٰتِ صَفّٗا

Pasha të radhiturit (melaiket), që në rreshta (safa) qëndrojnë.

2

فَٱلزَّٰجِرَٰتِ زَجۡرٗا

Dhe nxituesit, që me nxitim shtyjnë.

3

فَٱلتَّٰلِيَٰتِ ذِكۡرًا

Dhe pasha lexuesit, që lexojnë përkujtimin.

4

إِنَّ إِلَٰهَكُمۡ لَوَٰحِدٞ

Është e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një.

5

رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا وَرَبُّ ٱلۡمَشَٰرِقِ

Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zoti i lindjeve (të yjeve).

6

إِنَّا زَيَّنَّا ٱلسَّمَآءَ ٱلدُّنۡيَا بِزِينَةٍ ٱلۡكَوَاكِبِ

Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të Dunjasë) me bukurinë e yjeve.

7

وَحِفۡظٗا مِّن كُلِّ شَيۡطَٰنٖ مَّارِدٖ

Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur.

8

لَّا يَسَّمَّعُونَ إِلَى ٱلۡمَلَإِ ٱلۡأَعۡلَىٰ وَيُقۡذَفُونَ مِن كُلِّ جَانِبٖ

Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët.

9

دُحُورٗاۖ وَلَهُمۡ عَذَابٞ وَاصِبٌ

Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm.

10

إِلَّا مَنۡ خَطِفَ ٱلۡخَطۡفَةَ فَأَتۡبَعَهُۥ شِهَابٞ ثَاقِبٞ

Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg.

11

فَٱسۡتَفۡتِهِمۡ أَهُمۡ أَشَدُّ خَلۡقًا أَم مَّنۡ خَلَقۡنَآۚ إِنَّا خَلَقۡنَٰهُم مِّن طِينٖ لَّازِبِۭ

Ti pra, pyeti ata (idhujtarët): a janë ata krijesë më e fortë, apo çka Ne krijuam. Ne i krijuam ata prej një balte që ngjitet.

12

بَلۡ عَجِبۡتَ وَيَسۡخَرُونَ

Por ti je i habitur, e ata tallen.

13

وَإِذَا ذُكِّرُواْ لَا يَذۡكُرُونَ

E kur këshillohen, ata nuk marrin parasysh këshillën.

14

وَإِذَا رَأَوۡاْ ءَايَةٗ يَسۡتَسۡخِرُونَ

E kur shohin ndonjë mrekulli, ata nxitin në përqeshje.

15

وَقَالُوٓاْ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ مُّبِينٌ

Dhe thanë: "Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se magji e kulluar".

16

أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ

A, pasi të vdesim ne, të bëhemi dhé e eshtra të kalbur a do të ringjallemi?

17

أَوَءَابَآؤُنَا ٱلۡأَوَّلُونَ

A edhe të parët tanë të hershëm?

18

قُلۡ نَعَمۡ وَأَنتُمۡ دَٰخِرُونَ

Thuaj: "Po, madje ju do të jeni të nënçmuar!"

19

فَإِنَّمَا هِيَ زَجۡرَةٞ وَٰحِدَةٞ فَإِذَا هُمۡ يَنظُرُونَ

Ajo do të jetë vetëm një britmë, kur qe, ata të ngritur shikojnë.

20

وَقَالُواْ يَٰوَيۡلَنَا هَٰذَا يَوۡمُ ٱلدِّينِ

E thonë: "O të mjerët ne, kjo është dita e gjykimit!"

21

هَٰذَا يَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِ ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ

Kjo është dita e ndasisë që ju e konsideruat rrenë.

22

۞ ٱحۡشُرُواْ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ وَأَزۡوَٰجَهُمۡ وَمَا كَانُواْ يَعۡبُدُونَ

Tuboni ata që ishin zullumqarë, shoqërinë e tyre dhe ata që i adhuruan.

23

مِن دُونِ ٱللَّهِ فَٱهۡدُوهُمۡ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلۡجَحِيمِ

(adhuruan) Pos All-llahut, orientoni rrugës së xhehimit!

24

وَقِفُوهُمۡۖ إِنَّهُم مَّسۡـُٔولُونَ

Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi.

25

مَا لَكُمۡ لَا تَنَاصَرُونَ

Çka keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin?*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Betimi i shprehur në ajetet e para, kuptohet prej shkronjës “V” - vavul kasemi, i thuhet në arabishte. Zoti betohet në çka të dojë, e njerëzit nuk kanë të drejtë të betohen
26

بَلۡ هُمُ ٱلۡيَوۡمَ مُسۡتَسۡلِمُونَ

E ata sot janë dorëzuar në tërësi.

27

وَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَسَآءَلُونَ

E kthehen e ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit.

28

قَالُوٓاْ إِنَّكُمۡ كُنتُمۡ تَأۡتُونَنَا عَنِ ٱلۡيَمِينِ

"(Të shtypurit) u thonë (atyre të parëve): "Ju ishit që na vinit neve nga ana e djathtë (na pengonit prej të vërtetës).

29

قَالُواْ بَل لَّمۡ تَكُونُواْ مُؤۡمِنِينَ

Ata (paria) u thonë: "Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë."

30

وَمَا كَانَ لَنَا عَلَيۡكُم مِّن سُلۡطَٰنِۭۖ بَلۡ كُنتُمۡ قَوۡمٗا طَٰغِينَ

Ne nuk kemi pasur ndonjë pushtet ndaj jush, por ju vetë ishit që nuk respektuat (porositë e Zotit).

31

فَحَقَّ عَلَيۡنَا قَوۡلُ رَبِّنَآۖ إِنَّا لَذَآئِقُونَ

E, ajo thënia (premtimi) e Zotit tonë u vërtetua kundër nesh, e s'ka dyshim se ne po e shijojmë (dënimin).

32

فَأَغۡوَيۡنَٰكُمۡ إِنَّا كُنَّا غَٰوِينَ

"Ne u ofruam juve rrugën e humbjes, ashtu sikurse edhe vetë ishim të humbur".

33

فَإِنَّهُمۡ يَوۡمَئِذٖ فِي ٱلۡعَذَابِ مُشۡتَرِكُونَ

Dhe atë ditë ata do të jenë në dënim të përbashkët.

34

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَفۡعَلُ بِٱلۡمُجۡرِمِينَ

Kështu Ne veprojmë me kriminelët.

35

إِنَّهُمۡ كَانُوٓاْ إِذَا قِيلَ لَهُمۡ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا ٱللَّهُ يَسۡتَكۡبِرُونَ

Për arsye se kur u thuhej atyre: "Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, ata e mbanin veten lart."

36

وَيَقُولُونَ أَئِنَّا لَتَارِكُوٓاْ ءَالِهَتِنَا لِشَاعِرٖ مَّجۡنُونِۭ

Dhe thoshin: "A do t'i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?"

37

بَلۡ جَآءَ بِٱلۡحَقِّ وَصَدَّقَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Jo, (nuk është çka thonë ata) por ai ua solli të vërtetën dhe vërtetoi të dërguarit e parë.

38

إِنَّكُمۡ لَذَآئِقُواْ ٱلۡعَذَابِ ٱلۡأَلِيمِ

Ju, patjetër do ta përjetoni dënimin më të ashpër.

39

وَمَا تُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

Dhe nuk ndëshkoheni për tjetër, përveç për atë që vepruat.

40

إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ

Me përjashtim të robërve të All-llahut që ishin të sinqertë,

41

أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ رِزۡقٞ مَّعۡلُومٞ

Të tillët janë ata që kanë furnizim të dalluar,

42

فَوَٰكِهُ وَهُم مُّكۡرَمُونَ

Pemë të llojllojshme, ata janë të nderuar,

43

فِي جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ

Në xhennete të begatshme,

44

عَلَىٰ سُرُرٖ مُّتَقَٰبِلِينَ

Të mbështetur në kolltukë me fytyrë nga njëri-tjetri,

45

يُطَافُ عَلَيۡهِم بِكَأۡسٖ مِّن مَّعِينِۭ

Atyre u bëhet shërbim me gota (me verë) nga burimi,

46

بَيۡضَآءَ لَذَّةٖ لِّلشَّٰرِبِينَ

E bardhë (vera), që ka shije për ata që e pinë,

47

لَا فِيهَا غَوۡلٞ وَلَا هُمۡ عَنۡهَا يُنزَفُونَ

Prej asaj nuk ka dhembje koke, e as që ata do të dehen nga ajo,

48

وَعِندَهُمۡ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرۡفِ عِينٞ

E pranë tyre janë (hyritë) symëdhatë me shikim të përulur,

49

كَأَنَّهُنَّ بَيۡضٞ مَّكۡنُونٞ

Sikur ato të jenë inxhi e paprekur (dhe e ruajtur).

50

فَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَسَآءَلُونَ

I qasen njëri-tjetrit e bisedojnë,

51

قَالَ قَآئِلٞ مِّنۡهُمۡ إِنِّي كَانَ لِي قَرِينٞ

Prej tyre njëri flet e thotë: "Unë kam pasur njëfarë miku,"

52

يَقُولُ أَءِنَّكَ لَمِنَ ٱلۡمُصَدِّقِينَ

thoshte: "A je ti prej atyre që besojnë se"

53

أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَدِينُونَ

"kur të jemi vdekur, të jemi bërë dhé e eshtra të kalbur, do të jemi të shpërblyer për vepra?"

54

قَالَ هَلۡ أَنتُم مُّطَّلِعُونَ

Ai (besimtari në xhennet) thotë: "A vini ju të shikojmë?"

55

فَٱطَّلَعَ فَرَءَاهُ فِي سَوَآءِ ٱلۡجَحِيمِ

Ai shikon dhe e vëren atë (mikun) në mes të xhehennemit.

56

قَالَ تَٱللَّهِ إِن كِدتَّ لَتُرۡدِينِ

Ai thotë: "Pasha All-llahun, përpak më rrëzove (në xhehennem) edhe mua."

57

وَلَوۡلَا نِعۡمَةُ رَبِّي لَكُنتُ مِنَ ٱلۡمُحۡضَرِينَ

Dhe sikur të mos ishte dhuntia e Zotit tim, unë do të isha bashkë me ty në zjarr.

58

أَفَمَا نَحۡنُ بِمَيِّتِينَ

Dhe ne nuk do të vdesim më.

59

إِلَّا مَوۡتَتَنَا ٱلۡأُولَىٰ وَمَا نَحۡنُ بِمُعَذَّبِينَ

"Përveç asaj vdekjes sonë të parë dhe ne nuk do të dënohemi më!"

60

إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ

Vërtet, ky është ai suksesi i madh,

61

لِمِثۡلِ هَٰذَا فَلۡيَعۡمَلِ ٱلۡعَٰمِلُونَ

për një shpërblim të këtillë le të veprojnë vepruesit.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Mohuesit e të vërtetës përpiqen t’ia hudhin fajin njëri-tjetrit, dhe ata që kishin qenë më të dobët në dynja iu thonë atyre që kishin qenë si prijës: Ju na erdhët nga e djathta, nga e vërteta, nga feja dhe na penguat prej saj, ose na erdhët me betim, e ne ju besuam, ose na erdhët nga ana e djathtë, që ndër arabë ishte shenjë fatbardhësie etj. Paria përgjigjen, se ata nuk bënë tjetër përveç asaj që ishin edhe vetë, iu vumë juve në rrugë të gabuar, ku ishim edhe vetë, por jo me dhunë, prandaj edhe ne edhe ju e merituam. I ashpër është dënimi i zjarrit, por kur iu thuhej atyre se s’ka Zot tjetër pos Allahut, ata bëheshin kryeneçë e thoshin: a do t’i lëmë zotat tanë për fjalët e Muhamedit, për fjalët e një poeti, e të çmenduri? Njerëzit e sinqertë, besimtarët e denjë do të jenë në xhenete të begatshme, e përveç ushqimeve të llojllojta, kolltukëve, do t’iu bëhet shërbim edhe me pije, me gota të mbushura me verë të bardhë si bora, të marrë prej vetë burimit në xhenet, verë që nuk shkakton kokëdhembje, as dehje, është plot shije. Pranë vetes kanë edhe hyritë, syzeza e symëdha. Kënaqen në biseda mes vete. I përkujtojnë ngjarjet e dynjasë, shkojnë e i shohin ata që, edhe nuk besonin, edhe përpiqeshin t’i largojnë prej besimit, edhe të tjerët, duke iu thënë se nuk ka ringjallje, nuk ka shpërblim as dënim. Por besimtarët
62

أَذَٰلِكَ خَيۡرٞ نُّزُلًا أَمۡ شَجَرَةُ ٱلزَّقُّومِ

A kjo pritje (me shpërblim të All-llahut) është më e mirë, apo pema e Zekumit?

63

إِنَّا جَعَلۡنَٰهَا فِتۡنَةٗ لِّلظَّٰلِمِينَ

Ne atë e kemi bërë sprovë për zullumqarët.

64

إِنَّهَا شَجَرَةٞ تَخۡرُجُ فِيٓ أَصۡلِ ٱلۡجَحِيمِ

Ajo është një pemë që mbin në fund të xhehennemit.

65

طَلۡعُهَا كَأَنَّهُۥ رُءُوسُ ٱلشَّيَٰطِينِ

Pema (fruti) e saj është sikurse koka dreqërish.

66

فَإِنَّهُمۡ لَأٓكِلُونَ مِنۡهَا فَمَالِـُٔونَ مِنۡهَا ٱلۡبُطُونَ

E ata do të hanë nga ajo dhe do të mbushin barqet prej saj.

67

ثُمَّ إِنَّ لَهُمۡ عَلَيۡهَا لَشَوۡبٗا مِّنۡ حَمِيمٖ

Pastaj, ata do të kenë kundrejt atij ushqimi edhe ujë të valë.

68

ثُمَّ إِنَّ مَرۡجِعَهُمۡ لَإِلَى ٱلۡجَحِيمِ

Mandej kthimi i tyre është në xhehennem.

69

إِنَّهُمۡ أَلۡفَوۡاْ ءَابَآءَهُمۡ ضَآلِّينَ

Ata i gjetën dhe shkuan pas prindërve të tyre të humbur.

70

فَهُمۡ عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِمۡ يُهۡرَعُونَ

Ata u ngutën dhe shkelën hapave të tyre (pa menduar).

71

وَلَقَدۡ ضَلَّ قَبۡلَهُمۡ أَكۡثَرُ ٱلۡأَوَّلِينَ

Po, edhe para këtyre (popullit tënd) shumica e popujve të kaluar ishin të humbur.

72

وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا فِيهِم مُّنذِرِينَ

Ne atyre u patëm dërguar pejgamberë.

73

فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُنذَرِينَ

E shif se si ishte përfundimi i atyre, të cilëve u qe tërhequr vërejtja.

74

إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ

Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë.

75

وَلَقَدۡ نَادَىٰنَا نُوحٞ فَلَنِعۡمَ ٱلۡمُجِيبُونَ

Për Zotin Neve na pat thirrur në ndihmë Nuhu, Ne jemi përgjegjës të mirë.

76

وَنَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥ مِنَ ٱلۡكَرۡبِ ٱلۡعَظِيمِ

Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej asaj të keqe të madhe.

77

وَجَعَلۡنَا ذُرِّيَّتَهُۥ هُمُ ٱلۡبَاقِينَ

E pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën.

78

وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ

Dhe Ne ua lamë atë kujtim për njerëzit e ardhshëm.

79

سَلَٰمٌ عَلَىٰ نُوحٖ فِي ٱلۡعَٰلَمِينَ

Selam i qoftë Nuhut (prej All-llahut e prej krijesave) në mbarë botën (si kujtim ndaj tij).

80

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ

Ne kështu i shpërblejmë të mirët.

81

إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Vërtet, ai ishte prej robërve tanë që janë besimtarë.

82

ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ

E pastaj i përmbytëm në një ujë të tjerët (që nuk besuan).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pas përshkrimit të kënaqësive të atyre në xhenet vjen mjerimi i atyre, që do të jenë në xhehenem. Përmendet “shexheretuz Zekum” - pema e neveritur, dhe përmendja e kësaj peme që është në xhehenem dhe që prej saj do të ushqehen banuesit e tij. Kjo shkaktoi polemikë të madhe, sepse kundërshtarët u përpoqën të shërbehen me këtë pemë si të pamundshme dhe ta shpallin Muhamedin rrenacak. Si duket arabët dinin për një pemë të tillë në krahinën Tuhame, e që ishte e idhët dhe me erë shumë të keqe, pra ishte një pemë e keqe. Ka mendime se fjala është për një pemë helmuese, që copëton zorrët dhe lukthin, e ka mendime se kjo ishte pemë e panjohur. Sido që të jetë Kurani përshkruan vuajtjet dhe mjerimet e atyre, që duke mos menduar për fuqinë e të madhit Zot, ndoqën gjurmët e të humburve dhe humbën edhe vetë.
83

۞ وَإِنَّ مِن شِيعَتِهِۦ لَإِبۡرَٰهِيمَ

Edhe Ibrahimi ishte i grupit të tij.

84

إِذۡ جَآءَ رَبَّهُۥ بِقَلۡبٖ سَلِيمٍ

Kur Zotit të vet iu bind me zemër të pastër.

85

إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦ مَاذَا تَعۡبُدُونَ

Kur babait të vet dhe popullit të vet u tha: "Çka është ajo që ju adhuroni?"

86

أَئِفۡكًا ءَالِهَةٗ دُونَ ٱللَّهِ تُرِيدُونَ

A në vend të All-llahut doni zota të trilluar?

87

فَمَا ظَنُّكُم بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Çka është mendimi juaj ndaj Zotit të botëve?

88

فَنَظَرَ نَظۡرَةٗ فِي ٱلنُّجُومِ

Dhe atëherë u lëshoi një shikim yjeve,

89

فَقَالَ إِنِّي سَقِيمٞ

e tha: "Unë jam i sëmurë!"

90

فَتَوَلَّوۡاْ عَنۡهُ مُدۡبِرِينَ

Ata u kthyen dhe u larguan prej tij.

91

فَرَاغَ إِلَىٰٓ ءَالِهَتِهِمۡ فَقَالَ أَلَا تَأۡكُلُونَ

Ai u drejtua kah zotat e tyre dhe u tha: "A nuk po hani ju?"

92

مَا لَكُمۡ لَا تَنطِقُونَ

Çka keni pra, që nuk po flitni?

93

فَرَاغَ عَلَيۡهِمۡ ضَرۡبَۢا بِٱلۡيَمِينِ

Iu afrua atyre ngadalë, duke u mëshuar me të djathtën (me fuqi).

94

فَأَقۡبَلُوٓاْ إِلَيۡهِ يَزِفُّونَ

Ata (populli) iu afruan atij me të shpejtë (sigurisht e qortuan).

95

قَالَ أَتَعۡبُدُونَ مَا تَنۡحِتُونَ

Ai (Ibrahimi) tha: "A adhuroni atë që vetë e keni gdhendur?"

96

وَٱللَّهُ خَلَقَكُمۡ وَمَا تَعۡمَلُونَ

E All-llahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni.

97

قَالُواْ ٱبۡنُواْ لَهُۥ بُنۡيَٰنٗا فَأَلۡقُوهُ فِي ٱلۡجَحِيمِ

Ata thanë: "Ndërtojani atij një vend dhe hidheni atë në zjarr!"

98

فَأَرَادُواْ بِهِۦ كَيۡدٗا فَجَعَلۡنَٰهُمُ ٱلۡأَسۡفَلِينَ

"Ata i menduan atij një kurth, kurse Ne i mposhtëm ata të nënçmuar".

99

وَقَالَ إِنِّي ذَاهِبٌ إِلَىٰ رَبِّي سَيَهۡدِينِ

Ai tha: "Unë po shkoj aty ku më urdhëroi Zoti im, e Ai më udhëzon!"

100

رَبِّ هَبۡ لِي مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ

Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve!

101

فَبَشَّرۡنَٰهُ بِغُلَٰمٍ حَلِيمٖ

Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjellshëm).

102

فَلَمَّا بَلَغَ مَعَهُ ٱلسَّعۡيَ قَالَ يَٰبُنَيَّ إِنِّيٓ أَرَىٰ فِي ٱلۡمَنَامِ أَنِّيٓ أَذۡبَحُكَ فَٱنظُرۡ مَاذَا تَرَىٰۚ قَالَ يَٰٓأَبَتِ ٱفۡعَلۡ مَا تُؤۡمَرُۖ سَتَجِدُنِيٓ إِن شَآءَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلصَّٰبِرِينَ

Dhe kur arriti ai (djali) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: "O djali im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?" Ai tha: "O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!"

103

فَلَمَّآ أَسۡلَمَا وَتَلَّهُۥ لِلۡجَبِينِ

E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit të Zotit dhe e përmbysi atë në fytyrë (në ballë).

104

وَنَٰدَيۡنَٰهُ أَن يَٰٓإِبۡرَٰهِيمُ

Ne e thirrëm atë: "O Ibrahim!"

105

قَدۡ صَدَّقۡتَ ٱلرُّءۡيَآۚ إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ

Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët!

106

إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلۡبَلَٰٓؤُاْ ٱلۡمُبِينُ

Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë.

107

وَفَدَيۡنَٰهُ بِذِبۡحٍ عَظِيمٖ

Ne e shpaguam atë me një të therur (kurban) të rëndësishëm.

108

وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ

Dhe ndaj tij Ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm.

109

سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِبۡرَٰهِيمَ

Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi!

110

كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ

Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.

111

إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë.

112

وَبَشَّرۡنَٰهُ بِإِسۡحَٰقَ نَبِيّٗا مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ

Dhe Ne e gëzuam atë me (një djalë tjetër) Is'hakun, pejgamber prej të mirëve.

113

وَبَٰرَكۡنَا عَلَيۡهِ وَعَلَىٰٓ إِسۡحَٰقَۚ وَمِن ذُرِّيَّتِهِمَا مُحۡسِنٞ وَظَالِمٞ لِّنَفۡسِهِۦ مُبِينٞ

Dhe Ne i dhuruan bekim atij dhe Is'hakut e prej pasardhësve të atyre dyve do të ketë punëmirë e të ndershëm, e edhe dëmtues të hapët të vetvetes.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Rreth veprës dhe jetës së Ibrahimit janë dhënë shpjegime edhe në sure të tjera të Kuranit, por në çdo rrëfim për të, si dhe për pejgamberët e tjerë ka diçka, që nuk është thënë në rrëfimin tjetër, prandaj edhe pse duket si përsëritje, në realitet nuk është ashtu. Këtu përmendet rasti kur Ibrahimi i shikon yjet, dhe thotë se ishte i sëmurë, prandaj nuk shkoi me ta në kremte, e kishte vendosur të mbetet vetë dhe t’i thyej idhujt. Thuhet se ishin shtatëdhjetë e dy statuja të stolive të ndryshme, madje edhe të arit. Populli vinte e vendoste para statujave lloje të ndryshme ushqimesh, si flijim në mënyrë që atyre t’iu shtohet bereqeti, prandaj ai iu thoshte atyre: “pse s’po hani?” Me një sopatë që kishte me vete Ibrahimi i theu ato dhe kur i pa ashtu të thyera populli gati u çmend. Ata vendosin ta djegin, por Zoti e shpëton. Pasi largohet prej atij populli, e lut Zotin t’i falë ndonjë fëmijë e Ai i fal Ismailin. Për fëmijën që do t’i lindet Zoti e gëzon me tri përgëzime: do të jetë djalë, do të arrijë moshën për të qenë i vetëdijshëm në sjellje dhe do të jetë i dëgjueshëm. Kur arrin Ismaili t’i bashkohet në punë babait të vet Ai frymëzohet prej Zotit, se duhej të therte djalin. Ibrahimi i tregon ëndrrën, por kërkon edhe mendimin e djalit, ashtu që puna t’i vijë më lehtë. Vërtet, djalë i dëgjueshëm, i mbështetur, se do t’i japë durim Allahut, babait të vet i tha zbatoje urdhrin e Zotit. Ibrahimi i dashuri i Zotit, mbeti përkujtim i dalluar ndër të gjithë njerëzit, prandaj të gjithë e nderojnë, e lavdërojnë dhe i shprehin mirënjohje. Pas një farë kohe i fal Zoti edhe një djalë, Is-hakun, prej gruas Sarës, e nëna e Ismailit e kishte emrin Haxhere. Këtu jepet shenjë, se prej pasardhësve të tij do të ketë njerëz shumë të mirë, por edhe të këqij, e ky është një fakt se prej të mirit lindet edhe i keqi, por kjo nuk është e metë as turp për të mirin.
114

وَلَقَدۡ مَنَنَّا عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ

Pasha madhërinë Tonë, Ne u dhamë të mira Musait e Harunit.

115

وَنَجَّيۡنَٰهُمَا وَقَوۡمَهُمَا مِنَ ٱلۡكَرۡبِ ٱلۡعَظِيمِ

I shpëtuam ata dhe popullin e tyre prej një mjerimi të madh.

116

وَنَصَرۡنَٰهُمۡ فَكَانُواْ هُمُ ٱلۡغَٰلِبِينَ

Ne u ndihmuam atyre dhe ata ngadhënjyen.

117

وَءَاتَيۡنَٰهُمَا ٱلۡكِتَٰبَ ٱلۡمُسۡتَبِينَ

Atyre dyve ua dhamë librin e përsosur e të qartë.

118

وَهَدَيۡنَٰهُمَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلۡمُسۡتَقِيمَ

Dhe të dy ata i udhëzuam rrugës së drejtë.

119

وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِمَا فِي ٱلۡأٓخِرِينَ

Përkujtim të këndshëm ndaj të dyve kemi lënë në popujt e mëvonshëm.

120

سَلَٰمٌ عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ

"(Përkujtimin) "Selamun" - qofshin të mëshiruar Musai dhe Haruni.

121

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ

Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.

122

إِنَّهُمَا مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Vërtet, ata të dy ishin besimtarë nga robërit Tanë.

123

وَإِنَّ إِلۡيَاسَ لَمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Edhe Iljasi ishte prej të dërguarve Tanë.

124

إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِۦٓ أَلَا تَتَّقُونَ

Kur ai, popullit të vet i tha: "A nuk jeni kah frikësoheni?"

125

أَتَدۡعُونَ بَعۡلٗا وَتَذَرُونَ أَحۡسَنَ ٱلۡخَٰلِقِينَ

"A e adhuroni "Ba'ël-in" (emër i një statuje) e braktisni adhurimin ndaj më të mirit që është Krijues?"

126

ٱللَّهَ رَبَّكُمۡ وَرَبَّ ءَابَآئِكُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ

"All-llahun, Zotin tuaj e të prindërve tuaj të hershëm!!"

127

فَكَذَّبُوهُ فَإِنَّهُمۡ لَمُحۡضَرُونَ

Ata e përgënjeshtruan, andaj ata medoemos janë të sjellë në xhehennem.

128

إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ

Me përjashtim të robërve besnikë ndaj All-llahut.

129

وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ

Edhe ndaj tij kemi lënë përkujtim të mirë në të ardhshmit.

130

سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِلۡ يَاسِينَ

"Selamun" - qoftë i mëshiruar Iljasi (ose edhe besimtarët e Iljasit).

131

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ

Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.

132

إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

S'ka dyshim, ai ishte besimtar nga robërit Tanë.

133

وَإِنَّ لُوطٗا لَّمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Edhe Luti, pa mëdyshje ishte prej të dërguarve Tanë.

134

إِذۡ نَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ

Kur Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij bashkë.

135

إِلَّا عَجُوزٗا فِي ٱلۡغَٰبِرِينَ

Përveç një plake (grua e tij) që mbeti me të dënuarit.

136

ثُمَّ دَمَّرۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ

Pastaj të tjerët i rrënuam.

137

وَإِنَّكُمۡ لَتَمُرُّونَ عَلَيۡهِم مُّصۡبِحِينَ

E ju (mekas) me siguri kaloni atypari në mëngjes (ditën)

138

وَبِٱلَّيۡلِۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ

e në mbrëmje (natën). Pra, a nuk mblidhni mend?

139

وَإِنَّ يُونُسَ لَمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Edhe Junusi ishte një nga të dërguarit Tanë.

140

إِذۡ أَبَقَ إِلَى ٱلۡفُلۡكِ ٱلۡمَشۡحُونِ

Kur iku te anija që ishte e mbushur plot (udhëtarë).

141

فَسَاهَمَ فَكَانَ مِنَ ٱلۡمُدۡحَضِينَ

E ai mori pjesë në short, po humbi (i ra shorti atij).

142

فَٱلۡتَقَمَهُ ٱلۡحُوتُ وَهُوَ مُلِيمٞ

Dhe atë e kafshoi (e gëlltiti) peshku, zatën ai ishte që e meritoi qortimin.

143

فَلَوۡلَآ أَنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلۡمُسَبِّحِينَ

E sikur të mos ishte ajo që ai kishte qenë prej atyre që shumë e përmendin Zotin.

144

لَلَبِثَ فِي بَطۡنِهِۦٓ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ

Ai do të mbetej në barkun e tij deri në ditën e ringjalljes.

145

۞ فَنَبَذۡنَٰهُ بِٱلۡعَرَآءِ وَهُوَ سَقِيمٞ

E Ne e hodhëm në një tokë pa bimë (shkretëtirë), ndërsa ai ishte i sëmurë.

146

وَأَنۢبَتۡنَا عَلَيۡهِ شَجَرَةٗ مِّن يَقۡطِينٖ

Dhe Ne bëmë që për të të mbijë një bimë (t'i bëjë hije) nga kungulli.

147

وَأَرۡسَلۡنَٰهُ إِلَىٰ مِاْئَةِ أَلۡفٍ أَوۡ يَزِيدُونَ

Ne (pastaj) e dërguam atë te njëqind mijë e më shumë.

148

فَـَٔامَنُواْ فَمَتَّعۡنَٰهُمۡ إِلَىٰ حِينٖ

E ata i besuan, e Ne ua vazhduam atyre të përjetojnë për deri në një kohë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pas rrëfimit për Ibrahimin, i cili edhe quhet babai i pejgamberëve, sepse në mes të Nuhut e Ibrahimit, që thuhet se ishte një periudhë prej dy mijë e gjashtëqind e
149

فَٱسۡتَفۡتِهِمۡ أَلِرَبِّكَ ٱلۡبَنَاتُ وَلَهُمُ ٱلۡبَنُونَ

E ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarët): "A të Zotit tënd janë vajzat, kurse të tyre djemtë?"

150

أَمۡ خَلَقۡنَا ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ إِنَٰثٗا وَهُمۡ شَٰهِدُونَ

Apo, Ne i krijuam engjëjt femra, e ata ishin dëshmitarë (kur Ne i krijuam engjëjt femra)?!

151

أَلَآ إِنَّهُم مِّنۡ إِفۡكِهِمۡ لَيَقُولُونَ

Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonë:

152

وَلَدَ ٱللَّهُ وَإِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ

"All-llahu ka lindë!" S'ka dyshim se ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit).

153

أَصۡطَفَى ٱلۡبَنَاتِ عَلَى ٱلۡبَنِينَ

A thua vajzat Ai i ka bërë më të zgjedhura se djemt?

154

مَا لَكُمۡ كَيۡفَ تَحۡكُمُونَ

Po ç'keni ju kështu, si po gjykoni ashtu?

155

أَفَلَا تَذَكَّرُونَ

A nuk jeni duke menduar?

156

أَمۡ لَكُمۡ سُلۡطَٰنٞ مُّبِينٞ

A mos keni ju ndonjë argument të sigurt?

157

فَأۡتُواْ بِكِتَٰبِكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

Silleni pra, librin tuaj, nëse është si thoni ju!

158

وَجَعَلُواْ بَيۡنَهُۥ وَبَيۡنَ ٱلۡجِنَّةِ نَسَبٗاۚ وَلَقَدۡ عَلِمَتِ ٱلۡجِنَّةُ إِنَّهُمۡ لَمُحۡضَرُونَ

Ata (idhujtarët) pohuan mes Tij e mes engjëjve (xhinëve) lidhmëri farefisnore, po xhinët e dinë se ata (idhujtarët) janë të hedhur në zjarr.

159

سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ

All-llahu është i pastër nga ajo çka i përshkruajnë.

160

إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ

Ata (engjëjt) janë vetëm robër të sinqertë të Zotit (ata nuk i përshkruajnë gjë).

161

فَإِنَّكُمۡ وَمَا تَعۡبُدُونَ

E, as ju dhe as ata që i adhuroni,

162

مَآ أَنتُمۡ عَلَيۡهِ بِفَٰتِنِينَ

Nuk mund ta vini në sprovë askë ndaj Atij (besimit në Zotin),

163

إِلَّا مَنۡ هُوَ صَالِ ٱلۡجَحِيمِ

Përveç atij që është i gjykuar për xhehennem.

164

وَمَا مِنَّآ إِلَّا لَهُۥ مَقَامٞ مَّعۡلُومٞ

E, nuk ka prej nesh (grupit të engjëjve) që nuk e ka vendin (detyrën, pozitën) e vet të njohur.

165

وَإِنَّا لَنَحۡنُ ٱلصَّآفُّونَ

Edhe ne (engjëjt) jemi të rreshtuar (në adhurim),

166

وَإِنَّا لَنَحۡنُ ٱلۡمُسَبِّحُونَ

Dhe ne jemi që i bëjmë tesbih (mohojmë se Ai ka të meta).

167

وَإِن كَانُواْ لَيَقُولُونَ

Po edhe pse ata ishin që thoshin:

168

لَوۡ أَنَّ عِندَنَا ذِكۡرٗا مِّنَ ٱلۡأَوَّلِينَ

Sikur të gjendej tek ne ndonjë libër nga të parët,

169

لَكُنَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ

Ne do të ishim robër të All-llahut, të sinqertë.

170

فَكَفَرُواْ بِهِۦۖ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ

Po (kur u erdhi libri), ata e mohuan atë (Kur'anin), e më vonë do të kuptojnë.

171

وَلَقَدۡ سَبَقَتۡ كَلِمَتُنَا لِعِبَادِنَا ٱلۡمُرۡسَلِينَ

E tashmë fjala (premtimi) e jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar,

172

إِنَّهُمۡ لَهُمُ ٱلۡمَنصُورُونَ

se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar.

173

وَإِنَّ جُندَنَا لَهُمُ ٱلۡغَٰلِبُونَ

Dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit.

174

فَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ حَتَّىٰ حِينٖ

Prandaj, për një kohë, ti (Muhammed) hiqju tyre.

175

وَأَبۡصِرۡهُمۡ فَسَوۡفَ يُبۡصِرُونَ

E ti vështroi ata se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë ndaj juve besimtarëve).

176

أَفَبِعَذَابِنَا يَسۡتَعۡجِلُونَ

A mos po kërkojnë shpejtimin e ndëshkimit tonë?

177

فَإِذَا نَزَلَ بِسَاحَتِهِمۡ فَسَآءَ صَبَاحُ ٱلۡمُنذَرِينَ

E kur të vjen ai (dënimi) në territorin e tyre, mëngjes i shëmtuar do të jetë për ata që u ishte tërhequr vërejtja.

178

وَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ حَتَّىٰ حِينٖ

E ti largohu për një kohë prej tyre,

179

وَأَبۡصِرۡ فَسَوۡفَ يُبۡصِرُونَ

Dhe ti vështroi se edhe ata më vonë do të shohin.

180

سُبۡحَٰنَ رَبِّكَ رَبِّ ٱلۡعِزَّةِ عَمَّا يَصِفُونَ

I pastër e i lartë është Zoti yt, Zoti i gjithfuqishëm nga ajo që ata i përshkruajnë.

181

وَسَلَٰمٌ عَلَى ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Çdo e mirë qoftë ndaj të dërguarëve.

182

وَٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Dhe falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të gjithësisë!*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pas rrëfimit për pejgamberët, dhe për ndëshkimet që përjetuan popujt e padëgjueshëm, përshkruhet qëndrimi i idhujtarëve mekas, të cilët shpifnin trillime, se gjoja engjëjt janë bija të Zotit, se Zoti ka fëmijë, se në mes Zotit dhe engjëjve (ose xhinëve) ekziston një lloj lidhmërie farefisnore, ose lidhmëri miqësore. Zoti xh. sh. përmes Kuranit sjell argumente bindëse, të cilat edhe në mënyrë logjike mposhtin thëniet e trilluara të idhujtarëve. Së pari ata thonin se engjëjt janë femra, e Zoti ju thotë se ju nuk ishit prezentë kur Unë i krijova engjëjt, prandaj ju nuk dini asgjë, vetëm se shpifni. Ju shpifni edhe kur thoni se Zoti i vlerësoi vajzat më shumë se djemtë, e Zoti ju thotë, a mos keni ndonjë fakt për çka thoni, silleni librin dokumentues, që po ju mëson ashtu. Përpjekjet e idhujtarëve me idhujt e tyre janë të kota, pse besimtarin e sinqertë ata nuk mund ta sprovojnë me ato thënie, përveç atyre që janë të përgatitur për xhehenem. Engjëjt janë krijesa të Zotit, që siç thonë ata vetë: secili prej nesh e dimë dhe e kemi të caktuar detyrën, dhe për zbatimin e saj gjithnjë jemi të rreshtuar duke madhëruar Zotin Fuqiplotë prej shpifjeve që ia mveshin idhujtarët. Para se të kishin libër arabët idhujtarë thoshin, se sikur të kishim pasur ndonjë nga librat e shpallur më herët, ne do të ishim besimtarë të sinqertë, por gënjeshtra e tyre u zbulua kur erdhi Kurani, sepse po ata të njëjtit e mohuan. Ndihma e Zotit ndaj pejgamberëve, ndaj besimtarëve është e garantuar qysh herët, prandaj i thuhet pejgamberit tonë: “Hiqu prej tyre, se edhe ti, edhe ata keni për ta parë premtimin e Allahut!”