37. Safat

سورة الصّافّات 182 ajete
Përkthimi Hasan Nahi
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

وَٱلصَّٰٓفَّٰتِ صَفّٗا

Betohem në ata (engjëj) që janë të radhitur*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
2

فَٱلزَّٰجِرَٰتِ زَجۡرٗا

dhe në ata që pengojnë (të keqen)*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
3

فَٱلتَّٰلِيَٰتِ ذِكۡرًا

dhe në ata që e lexojnë Kuranin,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
4

إِنَّ إِلَٰهَكُمۡ لَوَٰحِدٞ

se, në të vërtetë, Zoti juaj është Një,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
5

رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا وَرَبُّ ٱلۡمَشَٰرِقِ

Zot i qiejve dhe i Tokës dhe çfarë gjendet mes tyre dhe Zot i lindjeve (të diellit)!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
6

إِنَّا زَيَّنَّا ٱلسَّمَآءَ ٱلدُّنۡيَا بِزِينَةٍ ٱلۡكَوَاكِبِ

Ne e kemi stolisur qiellin e kësaj bote me shkëlqimin e yjeve,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
7

وَحِفۡظٗا مِّن كُلِّ شَيۡطَٰنٖ مَّارِدٖ

mbrojtje nga djajtë kryeneçë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
8

لَّا يَسَّمَّعُونَ إِلَى ٱلۡمَلَإِ ٱلۡأَعۡلَىٰ وَيُقۡذَفُونَ مِن كُلِّ جَانِبٖ

(Kështu që) ata nuk e përgjojnë dot Grupin më të Lartë (engjëjt lart në qiej) dhe qëllohen (me meteorë) nga të gjitha anët.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
9

دُحُورٗاۖ وَلَهُمۡ عَذَابٞ وَاصِبٌ

Pastaj, ashtu të përzënë do të kenë vuajtje të përhershme (në jetën tjetër).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
10

إِلَّا مَنۡ خَطِفَ ٱلۡخَطۡفَةَ فَأَتۡبَعَهُۥ شِهَابٞ ثَاقِبٞ

(Djajtë nuk përgjojnë dot), veç atij që grabit diçka e që e ndjek një yll verbues.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
11

فَٱسۡتَفۡتِهِمۡ أَهُمۡ أَشَدُّ خَلۡقًا أَم مَّنۡ خَلَقۡنَآۚ إِنَّا خَلَقۡنَٰهُم مِّن طِينٖ لَّازِبِۭ

Pyeti (o Muhamed) ata (mekas jobesimtarë): A është më i vështirë krijimi i tyre apo i të gjitha gjërave të tjera që i kemi krijuar? Ata i kemi krijuar nga balta ngjitëse.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
12

بَلۡ عَجِبۡتَ وَيَسۡخَرُونَ

Ti çuditesh (pse ata s’të besojnë), ndërsa ata të përqeshin (pse çuditesh)*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
13

وَإِذَا ذُكِّرُواْ لَا يَذۡكُرُونَ

e, kur u drejtohen këshilla, ata nuk ua vënë veshin.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
14

وَإِذَا رَأَوۡاْ ءَايَةٗ يَسۡتَسۡخِرُونَ

Kur shohin një mrekulli, ata e nxisin njëri-tjetrin për t’u tallur*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
15

وَقَالُوٓاْ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ مُّبِينٌ

dhe thonë: “Kjo s’është gjë tjetër, veçse një magji e kulluar!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
16

أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ

(Ata thonë): “Vallë, kur të vdesim dhe të bëhemi eshtra e pluhur, a thua njëmend do të ringjallemi?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
17

أَوَءَابَآؤُنَا ٱلۡأَوَّلُونَ

Edhe paraardhësit tanë të lashtë?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
18

قُلۡ نَعَمۡ وَأَنتُمۡ دَٰخِرُونَ

Thuaju: “Po dhe do të jeni të poshtëruar!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
19

فَإِنَّمَا هِيَ زَجۡرَةٞ وَٰحِدَةٞ فَإِذَا هُمۡ يَنظُرُونَ

Ai (zëri i bririt të ringjalljes) do të jetë një zë i vetëm dhe të gjithë (mohuesit e ringjallur) do të shohin (se ç’do të bëhet me ta)*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
20

وَقَالُواْ يَٰوَيۡلَنَا هَٰذَا يَوۡمُ ٱلدِّينِ

dhe do të thonë: “Mjerë për ne, kjo është Dita e Gjykimit!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
21

هَٰذَا يَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِ ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ

Po, kjo është Dita e Gjykimit, të cilën ju e keni përgënjeshtruar!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
22

۞ ٱحۡشُرُواْ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ وَأَزۡوَٰجَهُمۡ وَمَا كَانُواْ يَعۡبُدُونَ

(Engjëjve do t’u thuhet): “Mblidhini njerëzit e këqij, shokët e tyre (djaj) dhe idhujt që i kanë adhuruar*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
23

مِن دُونِ ٱللَّهِ فَٱهۡدُوهُمۡ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلۡجَحِيمِ

krahas Allahut e tregojuni atyre rrugën e Zjarrit flakërues!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
24

وَقِفُوهُمۡۖ إِنَّهُم مَّسۡـُٔولُونَ

Ndalini ata, se do të pyeten:*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
25

مَا لَكُمۡ لَا تَنَاصَرُونَ

“Ç’keni që nuk e ndihmoni njëri-tjetrin?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
26

بَلۡ هُمُ ٱلۡيَوۡمَ مُسۡتَسۡلِمُونَ

Por, atë Ditë ata do të jenë plotësisht të dorëzuar,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
27

وَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَسَآءَلُونَ

e do t’i afrohen njëri-tjetrit, duke u grindur.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
28

قَالُوٓاْ إِنَّكُمۡ كُنتُمۡ تَأۡتُونَنَا عَنِ ٱلۡيَمِينِ

(Pasuesit) do t’u thonë (prijësve): “Ju na vinit nga ana e djathtë[273]”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[273] E djathta paraqet në kulturën dhe në gjuhën arabe (dhe jo vetëm në të) anën e arsyes dhe të së mirës, kështu që shprehja “na vinit nga e djathta” do të thotë: “Ju na paraqiteshit me argumente që në pamje të parë ishin të paqortueshme, për të na nxjerrë nga rruga e drejtë”.
29

قَالُواْ بَل لَّمۡ تَكُونُواْ مُؤۡمِنِينَ

Ata do të përgjigjen: “Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
30

وَمَا كَانَ لَنَا عَلَيۡكُم مِّن سُلۡطَٰنِۭۖ بَلۡ كُنتُمۡ قَوۡمٗا طَٰغِينَ

Ne nuk kishim kurrfarë pushteti mbi ju, por ju ishit popull i pabindur.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
31

فَحَقَّ عَلَيۡنَا قَوۡلُ رَبِّنَآۖ إِنَّا لَذَآئِقُونَ

E kështu u përmbush fjala e Zotit kundër nesh; ne të gjithë do ta shijojmë me siguri dënimin.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
32

فَأَغۡوَيۡنَٰكُمۡ إِنَّا كُنَّا غَٰوِينَ

Ne ju mashtruam ju, por edhe vetë ishim të mashtruar.”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
33

فَإِنَّهُمۡ يَوۡمَئِذٖ فِي ٱلۡعَذَابِ مُشۡتَرِكُونَ

Atë Ditë, të gjithë ata do të jenë së bashku në dënim.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
34

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَفۡعَلُ بِٱلۡمُجۡرِمِينَ

Ne kështu veprojmë me keqbërësit,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
35

إِنَّهُمۡ كَانُوٓاْ إِذَا قِيلَ لَهُمۡ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا ٱللَّهُ يَسۡتَكۡبِرُونَ

sepse, kur u thuhej atyre: “Nuk ka zot tjetër (të vërtetë) veç Allahut!” - ata tregoheshin mendjemëdhenj*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
36

وَيَقُولُونَ أَئِنَّا لَتَارِكُوٓاْ ءَالِهَتِنَا لِشَاعِرٖ مَّجۡنُونِۭ

dhe thoshin: “Vallë, a t’i braktisim hyjnitë tona për shkak të një poeti të marrë?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
37

بَلۡ جَآءَ بِٱلۡحَقِّ وَصَدَّقَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Nuk është ashtu (siç thonë ata), por ai (Muhamedi a.s.) ka sjellë të vërtetën dhe ka pohuar atë që thonin të dërguarit e mëparshëm.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
38

إِنَّكُمۡ لَذَآئِقُواْ ٱلۡعَذَابِ ٱلۡأَلِيمِ

Sigurisht, ju do ta provoni dënimin e dhembshëm*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
39

وَمَا تُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

dhe do të shpërbleheni vetëm sipas asaj që keni bërë!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
40

إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ

Kurse robërit e sinqertë të Allahut,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
41

أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ رِزۡقٞ مَّعۡلُومٞ

do të kenë mirësi të caktuara dhe*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
42

فَوَٰكِهُ وَهُم مُّكۡرَمُونَ

fruta të ndryshme e do të jenë të respektuar,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
43

فِي جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ

në kopshtet e lumturisë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
44

عَلَىٰ سُرُرٖ مُّتَقَٰبِلِينَ

në kolltukë, përballë njëri-tjetrit.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
45

يُطَافُ عَلَيۡهِم بِكَأۡسٖ مِّن مَّعِينِۭ

Aty do t’u shërbehet një gotë e mbushur nga një burim i rrjedhshëm,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
46

بَيۡضَآءَ لَذَّةٖ لِّلشَّٰرِبِينَ

(me pije) të bardhë e të shijshme për ata që do ta pinë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
47

لَا فِيهَا غَوۡلٞ وَلَا هُمۡ عَنۡهَا يُنزَفُونَ

Prej saj as nuk do të trullosen dhe as nuk do të dehen.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
48

وَعِندَهُمۡ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرۡفِ عِينٞ

Pranë tyre do të jenë gra me shikim të ulur e sy të bukur*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
49

كَأَنَّهُنَّ بَيۡضٞ مَّكۡنُونٞ

sikur të ishin vezë të ruajtura mirë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
50

فَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَسَآءَلُونَ

Ata do t’i qasen njëri-tjetrit e do të bisedojnë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
51

قَالَ قَآئِلٞ مِّنۡهُمۡ إِنِّي كَانَ لِي قَرِينٞ

Dhe njëri prej tyre do të thotë: “Unë kam pasur një shok,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
52

يَقُولُ أَءِنَّكَ لَمِنَ ٱلۡمُصَدِّقِينَ

i cili më thoshte: “Vallë, edhe ti je nga ata që besojnë*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
53

أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَدِينُونَ

se, kur të vdesim e të bëhemi eshtra e pluhur, do të japim llogari vërtet?!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
54

قَالَ هَلۡ أَنتُم مُّطَّلِعُونَ

- A doni ta shikoni (atë që më qortonte për shkak të besimit tim)?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
55

فَٱطَّلَعَ فَرَءَاهُ فِي سَوَآءِ ٱلۡجَحِيمِ

Dhe ai do të shikojë poshtë dhe do ta shohë atë në mes të Zjarrit flakërues*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
56

قَالَ تَٱللَّهِ إِن كِدتَّ لَتُرۡدِينِ

e do t’i thotë: “Për Allahun! Për pak më shkatërrove edhe mua.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
57

وَلَوۡلَا نِعۡمَةُ رَبِّي لَكُنتُ مِنَ ٱلۡمُحۡضَرِينَ

Po të mos ishte dhuntia e Zotit tim, edhe unë do të isha në zjarr (bashkë me ty)”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
58

أَفَمَا نَحۡنُ بِمَيِّتِينَ

(Banorët e Xhenetit do të thonë:) “A nuk do të vdesim më,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
59

إِلَّا مَوۡتَتَنَا ٱلۡأُولَىٰ وَمَا نَحۡنُ بِمُعَذَّبِينَ

përveç vdekjes së parë? Dhe as nuk do të dënohemi?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
60

إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ

Vërtet, kjo është fitorja më e madhe!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
61

لِمِثۡلِ هَٰذَا فَلۡيَعۡمَلِ ٱلۡعَٰمِلُونَ

Për diçka të tillë, le të përpiqen punëtorët!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
62

أَذَٰلِكَ خَيۡرٞ نُّزُلًا أَمۡ شَجَرَةُ ٱلزَّقُّومِ

A është më e mirë kjo gjendje apo pema e zekumit?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
63

إِنَّا جَعَلۡنَٰهَا فِتۡنَةٗ لِّلظَّٰلِمِينَ

Ne e kemi bërë atë si mundim për keqbërësit.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
64

إِنَّهَا شَجَرَةٞ تَخۡرُجُ فِيٓ أَصۡلِ ٱلۡجَحِيمِ

Njëmend, kjo pemë del nga fundi i Zjarrit flakërues*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
65

طَلۡعُهَا كَأَنَّهُۥ رُءُوسُ ٱلشَّيَٰطِينِ

dhe frutat e saj janë si kokat e djajve.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
66

فَإِنَّهُمۡ لَأٓكِلُونَ مِنۡهَا فَمَالِـُٔونَ مِنۡهَا ٱلۡبُطُونَ

Me të vërtetë, ata do ta hanë këtë frutë dhe me të do ta mbushin barkun.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
67

ثُمَّ إِنَّ لَهُمۡ عَلَيۡهَا لَشَوۡبٗا مِّنۡ حَمِيمٖ

Pastaj, ata do të kenë një përzierje me ujë të nxehtë (për të pirë)*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
68

ثُمَّ إِنَّ مَرۡجِعَهُمۡ لَإِلَى ٱلۡجَحِيمِ

e pas kësaj, me siguri, kthimi i tyre do të jetë në Zjarrin flakërues.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
69

إِنَّهُمۡ أَلۡفَوۡاْ ءَابَآءَهُمۡ ضَآلِّينَ

Ata i gjetën etërit e tyre në humbje,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
70

فَهُمۡ عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِمۡ يُهۡرَعُونَ

dhe kështu vazhduan pas gjurmëve të tyre.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
71

وَلَقَدۡ ضَلَّ قَبۡلَهُمۡ أَكۡثَرُ ٱلۡأَوَّلِينَ

Por, edhe para tyre humbën (rrugën) shumica e popujve të lashtë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
72

وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا فِيهِم مُّنذِرِينَ

Në të vërtetë, Ne u dërguam atyre paralajmërues.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
73

فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُنذَرِينَ

E tani shiko se cili qe fundi i atyre që u paralajmëruan,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
74

إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ

përveç robërve të sinqertë të Allahut.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
75

وَلَقَدۡ نَادَىٰنَا نُوحٞ فَلَنِعۡمَ ٱلۡمُجِيبُونَ

Kur Nuhu Na thirri (në ndihmë), Ne iu përgjigjëm bukur:*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
76

وَنَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥ مِنَ ٱلۡكَرۡبِ ٱلۡعَظِيمِ

e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej katastrofës së madhe,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
77

وَجَعَلۡنَا ذُرِّيَّتَهُۥ هُمُ ٱلۡبَاقِينَ

i lamë në jetë vetëm pasardhësit e tij*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
78

وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ

dhe e lamë atë kujtim te brezat e tjerë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
79

سَلَٰمٌ عَلَىٰ نُوحٖ فِي ٱلۡعَٰلَمِينَ

“Paqja qoftë me Nuhun ndërmjet gjithë krijesave!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
80

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ

Ne, kështu i shpërblejmë punëdrejtët.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
81

إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Ai është vërtet nga robërit Tanë besimtarë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
82

ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ

Pastaj i fundosëm të tjerët.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
83

۞ وَإِنَّ مِن شِيعَتِهِۦ لَإِبۡرَٰهِيمَ

Pa dyshim që një nga ithtarët e (besimit të) tij (Nuhut) ishte Ibrahimi.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
84

إِذۡ جَآءَ رَبَّهُۥ بِقَلۡبٖ سَلِيمٍ

Ai i erdhi Zotit të vet me zemër të pastër,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
85

إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦ مَاذَا تَعۡبُدُونَ

kur i tha babait dhe popullit të vet: “Çfarë adhuroni ju?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
86

أَئِفۡكًا ءَالِهَةٗ دُونَ ٱللَّهِ تُرِيدُونَ

Vallë, a dëshironi hyjni të rreme në vend të Allahut?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
87

فَمَا ظَنُّكُم بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Çfarë mendoni ju për Zotin e gjithësisë?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
88

فَنَظَرَ نَظۡرَةٗ فِي ٱلنُّجُومِ

Pastaj u hodhi një shikim yjeve*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
89

فَقَالَ إِنِّي سَقِيمٞ

e tha: “Unë jam i sëmurë”.[274]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[274] Ibrahimi tha kështu që të mos merrte pjesë së bashku me banorët e tjerë në një festë pagane që zhvillohej jashtë qytetit.
90

فَتَوَلَّوۡاْ عَنۡهُ مُدۡبِرِينَ

Ata u larguan prej tij, duke e lënë pas.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
91

فَرَاغَ إِلَىٰٓ ءَالِهَتِهِمۡ فَقَالَ أَلَا تَأۡكُلُونَ

Pastaj, ai u përvodh te hyjnitë e tyre dhe u tha: “A nuk po hani?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
92

مَا لَكُمۡ لَا تَنطِقُونَ

Ç’keni, përse nuk flisni?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
93

فَرَاغَ عَلَيۡهِمۡ ضَرۡبَۢا بِٱلۡيَمِينِ

Iu afrua atyre kalimthi, duke i goditur me dorën e djathtë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
94

فَأَقۡبَلُوٓاْ إِلَيۡهِ يَزِفُّونَ

(Mbasi u kthyen dhe panë idhujt e thyer) njerëzit nxituan nga ai.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
95

قَالَ أَتَعۡبُدُونَ مَا تَنۡحِتُونَ

Ai u tha: “Vallë, ju adhuroni ato që i keni gdhendur vetë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
96

وَٱللَّهُ خَلَقَكُمۡ وَمَا تَعۡمَلُونَ

ndërkohë që Allahu është Ai që ju ka krijuar ju dhe gjithçka që bëni?!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
97

قَالُواْ ٱبۡنُواْ لَهُۥ بُنۡيَٰنٗا فَأَلۡقُوهُ فِي ٱلۡجَحِيمِ

Ata thanë: “Përgatitni për të një furrë dhe hidheni në zjarrin flakërues!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
98

فَأَرَادُواْ بِهِۦ كَيۡدٗا فَجَعَلۡنَٰهُمُ ٱلۡأَسۡفَلِينَ

Dhe deshën t’i ngrinin një kurth, por Ne i bëmë ata më të poshtëruarit.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
99

وَقَالَ إِنِّي ذَاهِبٌ إِلَىٰ رَبِّي سَيَهۡدِينِ

Ai tha: “Unë po shkoj te Zoti im. Ai do të më udhëzojë.”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
100

رَبِّ هَبۡ لِي مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ

“O Zoti im, dhuromë një fëmijë prej të mirëve!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
101

فَبَشَّرۡنَٰهُ بِغُلَٰمٍ حَلِيمٖ

Dhe Ne i dhamë lajmin e gëzuar për një djalë të mbarë!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
102

فَلَمَّا بَلَغَ مَعَهُ ٱلسَّعۡيَ قَالَ يَٰبُنَيَّ إِنِّيٓ أَرَىٰ فِي ٱلۡمَنَامِ أَنِّيٓ أَذۡبَحُكَ فَٱنظُرۡ مَاذَا تَرَىٰۚ قَالَ يَٰٓأَبَتِ ٱفۡعَلۡ مَا تُؤۡمَرُۖ سَتَجِدُنِيٓ إِن شَآءَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلصَّٰبِرِينَ

Kur fëmija u rrit aq sa ta ndihmonte në punë, Ibrahimi i tha: “O djali im, kam parë ëndërr se duhet të të flijoj. Çfarë mendon ti?” – I biri i tha: “O ati im, vepro ashtu siç je urdhëruar! Dashtë Allahu, unë do të jem i durueshëm!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
103

فَلَمَّآ أَسۡلَمَا وَتَلَّهُۥ لِلۡجَبِينِ

Pasi iu nënshtruan që të dy urdhrit, (Ibrahimi) e vuri (Ismailin) me ballë përtokë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
104

وَنَٰدَيۡنَٰهُ أَن يَٰٓإِبۡرَٰهِيمُ

Ne e thirrëm: “O Ibrahim,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
105

قَدۡ صَدَّقۡتَ ٱلرُّءۡيَآۚ إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ

ti e përmbushe ëndrrën.” Vërtet, Ne kështu i shpërblejmë punëmirët!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
106

إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلۡبَلَٰٓؤُاْ ٱلۡمُبِينُ

Kjo, me të vërtetë ka qenë një sprovë e qartë!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
107

وَفَدَيۡنَٰهُ بِذِبۡحٍ عَظِيمٖ

Dhe Ne e zëvendësuam atë (Ismailin) me një kurban të madh,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
108

وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ

dhe i lamë atij (Ibrahimit) kujtim të mirë në brezat e mëvonshëm.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
109

سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِبۡرَٰهِيمَ

“Paqja qoftë mbi Ibrahimin!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
110

كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ

Ja, kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
111

إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Ai ka qenë vërtet një nga robërit Tanë besimtarë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
112

وَبَشَّرۡنَٰهُ بِإِسۡحَٰقَ نَبِيّٗا مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ

Ne i dhamë atij lajmin e mirë për (lindjen e) Is’hakut, profet prej njerëzve të mirë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
113

وَبَٰرَكۡنَا عَلَيۡهِ وَعَلَىٰٓ إِسۡحَٰقَۚ وَمِن ذُرِّيَّتِهِمَا مُحۡسِنٞ وَظَالِمٞ لِّنَفۡسِهِۦ مُبِينٞ

Dhe Ne e bekuam atë dhe Is’hakun, por midis pasardhësve të tyre, përveç punëmirëve, ka edhe të atillë që e kanë ngarkuar dukshëm veten me gjynahe.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
114

وَلَقَدۡ مَنَنَّا عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ

Ne i dhamë dhuntinë Tonë Musait dhe Harunit*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
115

وَنَجَّيۡنَٰهُمَا وَقَوۡمَهُمَا مِنَ ٱلۡكَرۡبِ ٱلۡعَظِيمِ

dhe i shpëtuam ata të dy dhe popullin e tyre nga mjerimi i madh.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
116

وَنَصَرۡنَٰهُمۡ فَكَانُواْ هُمُ ٱلۡغَٰلِبِينَ

Ne i ndihmuam dhe ata ngadhënjyen.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
117

وَءَاتَيۡنَٰهُمَا ٱلۡكِتَٰبَ ٱلۡمُسۡتَبِينَ

Ne u dhamë atyre Librin e qartë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
118

وَهَدَيۡنَٰهُمَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلۡمُسۡتَقِيمَ

i udhëzuam në rrugën e drejtë*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
119

وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِمَا فِي ٱلۡأٓخِرِينَ

dhe u lamë kujtim të mirë për ta brezave të mëvonshëm.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
120

سَلَٰمٌ عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ

“Paqja qoftë mbi Musain dhe Harunin!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
121

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ

Ja, kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
122

إِنَّهُمَا مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

E pa dyshim, ata të dy janë nga robërit Tanë besimtarë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
123

وَإِنَّ إِلۡيَاسَ لَمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Edhe Iljasi ka qenë vërtet një prej të dërguarve.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
124

إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِۦٓ أَلَا تَتَّقُونَ

Ai i tha popullit të vet: “A nuk po i frikësoheni Allahut?!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
125

أَتَدۡعُونَ بَعۡلٗا وَتَذَرُونَ أَحۡسَنَ ٱلۡخَٰلِقِينَ

Vallë, a i luteni ju Ba‘lit[275], ndërsa braktisni Krijuesin më të mirë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[275] Një idhull i njohur ndër popujt e lashtë të Lindjes së Mesme.
126

ٱللَّهَ رَبَّكُمۡ وَرَبَّ ءَابَآئِكُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ

Allahun, Zotin tuaj dhe Zotin e të parëve tuaj të lashtë?!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
127

فَكَذَّبُوهُ فَإِنَّهُمۡ لَمُحۡضَرُونَ

Ata e quajtën atë gënjeshtar dhe, për këtë shkak, do të çohen (në dënimin e Zjarrit),*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
128

إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ

përveç robërve të sinqertë të Allahut.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
129

وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ

Dhe Ne i lamë atij kujtim të mirë te brezat e mëvonshëm:*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
130

سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِلۡ يَاسِينَ

“Paqja qoftë mbi Iljasin!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
131

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ

Ja, kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
132

إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Ai ka qenë vërtet një nga robërit Tanë besimtarë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
133

وَإِنَّ لُوطٗا لَّمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Sigurisht, edhe Luti ka qenë njëri prej të dërguarve.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
134

إِذۡ نَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ

Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
135

إِلَّا عَجُوزٗا فِي ٱلۡغَٰبِرِينَ

përveç plakës që mbeti prapa me të dënuarit,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
136

ثُمَّ دَمَّرۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ

pastaj i zhdukëm të tjerët.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
137

وَإِنَّكُمۡ لَتَمُرُّونَ عَلَيۡهِم مُّصۡبِحِينَ

Ju që kaloni pranë rrënojave të tyre në mëngjes*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
138

وَبِٱلَّيۡلِۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ

dhe natën, a nuk po e mblidhni mendjen?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
139

وَإِنَّ يُونُسَ لَمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Junusi ka qenë gjithashtu njëri nga të dërguarit.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
140

إِذۡ أَبَقَ إِلَى ٱلۡفُلۡكِ ٱلۡمَشۡحُونِ

Ai nxitoi drejt një anijeje të mbushur plot e përplot*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
141

فَسَاهَمَ فَكَانَ مِنَ ٱلۡمُدۡحَضِينَ

dhe hodhi short (me detarët se kush duhej të hidhej)[276] dhe humbi.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[276] Sipas komentuesve të Kuranit (konkretisht Ibn Kethirit), për shkak të ngarkesës së madhe, anija ishte gati të mbytej, prandaj detarët ranë dakord ta bëjnë me short se kush do të hidhej nga anija, në mënyrë që pesha e saj të lehtësohej e të shpëtonin nga mbytja.
142

فَٱلۡتَقَمَهُ ٱلۡحُوتُ وَهُوَ مُلِيمٞ

Pastaj atë e gëlltiti një balenë, se ai kishte bërë diçka të gabuar,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
143

فَلَوۡلَآ أَنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلۡمُسَبِّحِينَ

dhe, po të mos ishte nga ata që i luten Allahut,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
144

لَلَبِثَ فِي بَطۡنِهِۦٓ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ

me siguri do të mbetej në barkun e saj deri në Ditën e Ringjalljes.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
145

۞ فَنَبَذۡنَٰهُ بِٱلۡعَرَآءِ وَهُوَ سَقِيمٞ

Por Ne e hodhëm atë në një breg të shkretë, duke qenë i sëmurë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
146

وَأَنۢبَتۡنَا عَلَيۡهِ شَجَرَةٗ مِّن يَقۡطِينٖ

Dhe bëmë që sipër tij të mbinte një bimë kungulli (për t’i bërë hije).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
147

وَأَرۡسَلۡنَٰهُ إِلَىٰ مِاْئَةِ أَلۡفٍ أَوۡ يَزِيدُونَ

Pastaj e dërguam atë te njëqind mijë e më tepër njerëz,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
148

فَـَٔامَنُواْ فَمَتَّعۡنَٰهُمۡ إِلَىٰ حِينٖ

dhe ata i besuan, prandaj u dhamë jetë të këndshme për një kohë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
149

فَٱسۡتَفۡتِهِمۡ أَلِرَبِّكَ ٱلۡبَنَاتُ وَلَهُمُ ٱلۡبَنُونَ

Pyeti ata (o Muhamed): “Vallë, për Zotin tënd janë vajzat, ndërsa për vete kanë djemtë?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
150

أَمۡ خَلَقۡنَا ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ إِنَٰثٗا وَهُمۡ شَٰهِدُونَ

Apo Ne i krijuam engjëjt si femra e ata ishin dëshmitarë?!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
151

أَلَآ إِنَّهُم مِّنۡ إِفۡكِهِمۡ لَيَقُولُونَ

Sigurisht që ata shpifin kur thonë:*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
152

وَلَدَ ٱللَّهُ وَإِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ

“Allahu ka lindur fëmijë”! - Ata, në të vërtetë, janë gënjeshtarë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
153

أَصۡطَفَى ٱلۡبَنَاتِ عَلَى ٱلۡبَنِينَ

Vallë, Ai ka parapëlqyer vajzat ndaj djemve?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
154

مَا لَكُمۡ كَيۡفَ تَحۡكُمُونَ

Çfarë keni që gjykoni kështu?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
155

أَفَلَا تَذَكَّرُونَ

A nuk po mendoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
156

أَمۡ لَكُمۡ سُلۡطَٰنٞ مُّبِينٞ

Apo keni ndonjë provë të qartë për atë që thoni?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
157

فَأۡتُواْ بِكِتَٰبِكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

Sillni librin tuaj, nëse thoni të vërtetën!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
158

وَجَعَلُواْ بَيۡنَهُۥ وَبَيۡنَ ٱلۡجِنَّةِ نَسَبٗاۚ وَلَقَدۡ عَلِمَتِ ٱلۡجِنَّةُ إِنَّهُمۡ لَمُحۡضَرُونَ

Idhujtarët kanë trilluar farefisni ndërmjet Zotit dhe xhindeve, kurse xhindet e dinë se ata do të sillen të gjithë para Tij.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
159

سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ

Lavdi Allahut, qoftë i pastër nga ajo që ata ia veshin Atij!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
160

إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ

Por robërit e sinqertë të Allahut nuk adhurojnë askënd tjetër përveç Tij.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
161

فَإِنَّكُمۡ وَمَا تَعۡبُدُونَ

“Me të vërtetë, as ju, as idhujt tuaj,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
162

مَآ أَنتُمۡ عَلَيۡهِ بِفَٰتِنِينَ

nuk mund të mashtroni askënd kundër (Atij),*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
163

إِلَّا مَنۡ هُوَ صَالِ ٱلۡجَحِيمِ

përveç atyre, që do të digjen në Zjarrin flakërues.[277]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[277] Sipas disa komentuesve të Kuranit, këto janë fjalët e engjëllit Xhebrail.
164

وَمَا مِنَّآ إِلَّا لَهُۥ مَقَامٞ مَّعۡلُومٞ

Çdonjëri prej nesh e ka vendin e caktuar (në qiell, ku adhuron Allahun).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
165

وَإِنَّا لَنَحۡنُ ٱلصَّآفُّونَ

Ne jemi ata që qëndrojmë në radhë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
166

وَإِنَّا لَنَحۡنُ ٱلۡمُسَبِّحُونَ

dhe ne jemi ata që e lavdërojmë Atë!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
167

وَإِن كَانُواْ لَيَقُولُونَ

Edhe pse ata (idhujtarët mekas) thoshin:*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
168

لَوۡ أَنَّ عِندَنَا ذِكۡرٗا مِّنَ ٱلۡأَوَّلِينَ

“Sikur të kishim një Libër nga popujt e mëparshëm,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
169

لَكُنَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ

ne, me siguri, do të ishim robër të sinqertë të Allahut”,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
170

فَكَفَرُواْ بِهِۦۖ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ

ata e mohuan Kuranin, por së shpejti do ta marrin vesh!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
171

وَلَقَدۡ سَبَقَتۡ كَلِمَتُنَا لِعِبَادِنَا ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Shumë kohë më parë Ne u premtuam robërve Tanë të dërguar*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
172

إِنَّهُمۡ لَهُمُ ٱلۡمَنصُورُونَ

se ata do të ndihmohen (prej Nesh)*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
173

وَإِنَّ جُندَنَا لَهُمُ ٱلۡغَٰلِبُونَ

dhe se ushtritë tona do të jenë me siguri fitimtare!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
174

فَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ حَتَّىٰ حِينٖ

Andaj, largohu prej tyre për njëfarë kohe!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
175

وَأَبۡصِرۡهُمۡ فَسَوۡفَ يُبۡصِرُونَ

Vështroji ata (kur t’u zbresë dënimi), se edhe ata do ta shohin (si janë pasojat e mosbesimit të tyre)!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
176

أَفَبِعَذَابِنَا يَسۡتَعۡجِلُونَ

Vallë, a mos po kërkojnë ata shpejtimin e dënimit Tonë!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
177

فَإِذَا نَزَلَ بِسَاحَتِهِمۡ فَسَآءَ صَبَاحُ ٱلۡمُنذَرِينَ

Kur t’u bjerë në mesin e tyre, mëngjesi i atyre që janë paralajmëruar do të jetë shumë i shëmtuar.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
178

وَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ حَتَّىٰ حِينٖ

Andaj, largohu prej tyre për njëfarë kohe!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
179

وَأَبۡصِرۡ فَسَوۡفَ يُبۡصِرُونَ

Vështroji ata, se edhe ata do ta shohin!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
180

سُبۡحَٰنَ رَبِّكَ رَبِّ ٱلۡعِزَّةِ عَمَّا يَصِفُونَ

I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
181

وَسَلَٰمٌ عَلَى ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Paqja qoftë mbi të dërguarit,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
182

وَٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A