37. Safat · Ajeti 25 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 37:1–37:25
Betimi i shprehur në ajetet e para, kuptohet prej shkronjës "V" - vavul kasemi, i thuhet në arabishte. Zoti betohet në çka të dojë, e njerëzit nuk kanë të drejtë të betohen në diç tjetër, përpos në Allahun. Betimi zakonisht bëhet për të vërtetuar ndonjë send a çështje. Atë që e thotë Zoti është e vërtetë e sigurt, edhe pa betimin e Tij, mirëpo, derisa njerëzit janë të mësuar të betohen mes vete për të larguar dyshimin, Zoti betohet, pse është mëshirues ndaj robërve të vet dhe në këtë mënyrë u ndihmon edhe më shumë në forcimin e besimit të tyre. Këtu duhet përcjellë me vëmendje këto betime, pse betuesi është Zoti.
Vetë betimi i Zotit në engjëj na jep të kuptojmë për rëndësinë e tyre. Engjëjt e rreshtuar në radhë, na paraqesin urtësinë e tyre në adhurim ndaj Zotit në zbatimin e detyrave me kujdes të madh. Engjëjt që shtyjnë dhe nxisin janë ata që i vënë në lëvizje retë, që ndalin njerëzit pe punë ja, agjërojë vë aa që lexojnë janë ata që u sjellin pejgamberëve shpalljet e Zotit, u sjellin në kujtesë përkujtimin ndaj Zotit njerëzve të mirë - Qielli më i afërt është i stolisur me yje për ri çështje: të goditen e të digjen xhinët që përpiqen të vështrojnë se çka bisedohet tek engjëjt më të lartë, t'i ndihmojnë njerëzit që me dritën e tyre të orientohen dhe si bukuri e vetë qiellit.
Pejgamberi dhe besimtarët mahniten kur lexojnë këto pjesë të Kur'anit që tregojnë për madhështinë e pakufishme të Krijuesit, ndërsa jobesimtarët përqeshin Muhamedin për këtë krim, mohojë mundësinë për ringjallje, por për këtë qëndrim të tyre do të vajtojnë veten në ditën e kijametit.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 37:20–37:26
Allahu i Lartësuar na tregon rreth gjendjes së mohuesve në Ditën e Kijametit dhe për faktin se si ata do të qortojnë dhimbshëm veten e tyre, në lidhje me padrejtësitë dhe gjynahet e shumta në dynja. Kështu do të ndodhë, kur ata të shohin lemeritë e Kijametit. Ata do të shprehin pendimin, në atë kohë kur keqardhja dhe pendimi nuk vlen aspak. - “Ata do të thonë: “Ah! Të mjerët ne! Kjo është Dita e Gjykimit!” - Dhe pikërisht kur të thonë këto fjalë, melekët dhe besimtarët do të thonë: - “Kjo është Dita e Ndarjes, që ju e konsideronit gënjeshtër. ” - Këto fjalë ua thonë në formë poshtërimi, për t’ua shtuar edhe më shumë vuajtjet e asaj dite dhe dëshpërimin për atë që i pret në përjetësi. Atëherë, Allahu i Lartësuar urdhëron melekët që të bëjnë ndarjen mes mohuesve dhe besimtarëve, në vendin e tubimit. Kështu, ata nuk do të qëndrojnë së bashku në atë vend. - “Mblidhini bashkë - do t'u thuhet - të gjithë keqbërësit, sivëllezërit e tyre dhe gjërat që ata adhuronin përveç Allahut ...” - Numan Ibn Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shpjegon dhe thotë: “Fjala “Ezuaxhehum” ka për qëllim të ngjashmit e tyre, në lidhje me punët që kryenin në dynja dhe mënyrën se si jetonin në të. Kështu e ka shpjeguar Ibn Abasi dhe një grup tabiinësh. Gjithashtu, ata do të ringjallen së bashku me idhujt e tyre dhe me gjithçka që ata besonin, i mbështeteshin dhe i adhuronin veç Zotit. Edhe ato do të tubohen së bashku me këta të mjerë, në vendin e takimit në Ditën e Gjykimit. - “... dhe çojini në rrugën e Zjarrit ...” - Pra, shtyjini që të nisen drejt Xhehenemit, siç thotë i Madhërishmi: “Ditën e Kijametit, Ne do t'i tubojmë ata duke i tërhequr zvarrë me fytyra përmbys, të verbër, memecë dhe të shurdhët. Vendi i tyre është Xhehenemi. Sa herë që duket se flaka po shuhet, Ne do t'ia shtojmë flakërimin.” [Isra 97]. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Por ndalojini ata! Sepse ata do të merren në pyetje. ” - Ndalini, sepse ata do të merren në llogari për veprat dhe fjalët e tyre të këqija në jetën e dynjasë. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Enes Ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2246. “Çdokush që fton në diçka, ka për t’u tubuar e për të qëndruar së bashku me të në Ditën e Kijametit. Nuk ka për t’u larguar kurrë prej saj dhe ajo nuk ka për t’iu ndarë. Kështu, edhe çdo njeri që fton një njeri tjetër (do të qëndrojnë bashkë). Pastaj lexoi: “Por ndalojini ata! Sepse ata do të merren në pyetje.” Kështu e kanë sjellë Tirmidhiu dhe Ibn Xheriri. Pastaj, në formë poshtërimi, torture dhe qortimi, atyre do t’u thuhet: - “Ç'është me ju, që nuk po e ndihmoni njëri-tjetrin?” - Si është e mundur që nuk ndihmoni njëri-tjetrin, sikurse bënit në jetën e dynjasë? - “Ata sot janë dorëzuar plotësisht.” - Ata i janë dorëzuar tërësisht urdhrit të Zotit dhe nuk mund ta kundërshtojnë Atë, nuk mund t’i shmangen atij dhe as të shpëtojnë prej asaj që Ai ka vendosur. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 37:22–37:26
- Mblidhini bashkë – do t'u thuhet - të gjithë keqbërësit, bashkëshortet e tyre (që ishin si ata) dhe gjërat që ata adhuronin përveç Allahut dhe i çoni drejt rrugës së Zjarrit (të ndezur fort)! - Kështu do të tubohen Ditën e Gjykimit mohuesit e saj. Kur ata të shohin me sy atë që e mohonin dhe talleshin, atëherë do të vijë një urdhër që të hidhen në zjarr, pikërisht në atë zjarr që nuk e besonin se ekzistonte. Atë ditë do të thuhet: "Mblidhini bashkë të gjithë ata që ishin keqbërës..." Ata e kanë ngarkuar veten me padrejtësi të mëdha, me idhujtari e mohim të Zotit, prandaj do të flaken në zjarr, bashkë me ata që i kishin të ngjashëm ose që i shoqëronin, domethënë që bënin vepra të ngjashme. Çdokush do të bashkohet me atë që i përngjan në vepra. Mblidhini bashkë me ta edhe "gjërat që ata adhuronin përveç Allahut". Edhe idhujt e putat, që ata i adhuronin veç Allahut, do të bashkohen të gjithë bashkë. Pastaj do të thuhet: "... dhe i çoni drejt rrugës së Zjarrit (të ndezur fort)!" Ata do të tërhiqen zvarrë me ashpërsi, për t'u hedhur në Xhehenem. Pasi të jetë caktuar vendi i tyre dhe pasi të kenë kuptuar se janë banorë të Zjarrit, do të thuhet: - Por i ndaloni ata! Sepse ata do të merren në pyetje. - Ndalojini para se të hidhen në Zjarr, sepse do tëmerren në pyetje. Ata do të pyeten për ato që trillonin në dynja, në mënyrë që të turpërohen para të gjitha krijesave dhe të dalë qartë mashtrimi dhe mohimi i tyre. Në këtë qëndrim do t'u thuhet: - Ç'është me ju që nuk po e ndihmoni njëri-tjetrin? - Çfarë ka ndodhur sot? Përse nuk i dilni në krah njëri tjetrit sot? Në jetën e dynjasë, ju pretendonit se idhujt tuaj do të largonin prej jush dënimin dhe do t'ju mbronin e shpëtonin në çdo rast nevoje. Madje, ju pretendonit se ata do të ndërmjetësonin për ju tek Allahu. Ata nuk i përgjigjen dot kësaj fjale, sepse të gjithë i ka mbuluar poshtërimi dhe të gjithë i janë dorëzuar dënimit të Allahut. Të gjithë janë pushtuar nga frika, të përulur e të dëshpëruar. E si mund të flasin e t'i përgjigjen kësaj pyetjeje? Për këtë arsye, Allahu thotë: - Ata sot janë dorëzuar plotësisht. - Janë të dorëzuar dhe të pafuqishëm të bëjnë apo të thonë diçka.