37. Safat · Ajeti 61 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 37:26–37:61
Mohuesit e të vërtetës përpiqen t'ia hudhin fajin njëri-tjetrit, dhe ata që kishin qenë më të dobët në dynja u thonë atyre që kishin qenë si prijës: Ju na erdhët nga e djathta, nga e vërteta, nga feja dhe na penguat prej saj, ose na erdhët me betim, e ne u besuam, ose na erdhët nga ana e djathtë që ndër arabë ishte shenjë fatbardhësie etj.
Paria përgjigjen se ata nuk bënë tjetër përveç asaj që ishin edhe vetë, u vumë juve në rrugë të gabuar ku ishim edhe vetë, por jo me dhunë, andaj edhe ne edhe ju e merituam. ashpër është dënimi i zjarrit, por kur u thuhej atyre se s'ka Zot tjetër pos Allahut, ata bëheshin kryeneçë e thoshin: a do t'i lëmë zotat tanë për fjalë të Muhammedit, për fjalë të një poeti e të çmendurit Njerëzit sinqertë, besimtarët e denjë do të jenë në xhennete të begatshme, e përveç ushqimeve të llojllojta, kolltukëve, do t'u bëhet shërbim edhe me pije, me gota të mbushura me verë të bardhë si bora, të marrë prej vetë burimit në xhennet, verë që nuk shkakton kokëdhembje as dehje, është plot shije. Pranë vetes kanë edhe hyritë, syzeza e symëdha. Kënaqen në bisedë mes vete. përkujtojnë ngjarjet e dynjasë, shkojnë ei shohin ata që, edhe nuk besonin edhe përpiqeshin t'i largojnë prej besimit edhe të tjerët, duke u thënë se nuk ka ringjallje, nuk ka shpërblim as dënim. Por besimtarët tash tallen me ata në xhehenem e u thonë: ishim në dynja, vdiqëm, u ringjallëm, tash më nuk ka vdekje, për neve nuk ka ndëshkim, përgjithmonë jemi në xhennet, shpëtim i madh, për këtë është dashur të veprohet.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 37:50–37:61
- “Ata qëndrojnë përballë njëri -tjetrit e bisedojnë ...” - Allahu i Lartësuar na tregon rreth banorëve të Xhenetit, të cilët mblidhen dhe ulen përballë njëri -tjetrit. Gjatë bise - dave të tyre në Xhenet, ata pyesin për gjendjen e njëri -tjetrit dhe kujtojnë ngjarjet e dynjasë. Ata flasin për vuajtjet e tyre në dynja dhe sprovat që kaluan gjatë saj. Ata qëndrojnë të ulur mbi shtretër përballë njëritjetrit, ndërkohë që shërbëtorët shkojnë e vijnë tek ta me mirësi të shumta, si ushqime, pije, veshje e të tjera, që syri nuk i ka parë, as veshi nuk i ka dëgjuar dhe askush nuk ka mundur t’i imagjinojë. - “Njëri prej tyre tregon: “Unë kam pasur një shok ...” - Sipas Ibn Abasit, dikush u tregon shokëve të vet: “Unë kam pasur një shok, një shoqërues jobesimtar, në jetën e dynjasë, i cili më nxiste në devijim.” Pra, sipas Ibn Abasit, ky shoqërues në jetën e dynjasë ishte prej njerëzve që mohonin besimin e vërtetë. Ndërsa nga Muxhahidi vjen shpjegimi se këtu bëhet fjalë për shejtanin prej xhindëve. Megjithatë, nuk ka kundërshti mes këtyre dy shpjegimeve, sepse ai që sjell vesvese dhe trazime ne zemrën e besimtarit mund të jetë prej xhindëve, por edhe prej njerëzve, që hedhin dyshime në zemër nëpërmjet fjalëve devi - juese. Allahu i Lartësuar thotë: “Çdo profeti Ne i bëmë armiq prej shejtanëve njerëz dhe xhindë, që frymëzojnë njëri -tjetrin me fjalë të bukura e mashtrime. Po të donte Zoti yt,
ata nuk do të vepronin ashtu, por ti lëri ata dhe trillimet e tyre. Le të anojnë andej (në mashtrim) zemrat e atyre që nuk besojnë në botën e ardhshme dhe le të kënaqen me të (mosbesimin) e të ngarkohen me ato (gjynahe) që janë duke u ngarkuar.” [Enam 112]. Pa dyshim që të dyja palët inspirojnë vesvese e dyshime, siç thotë i Lartësuari: “Thuaj: “Kërkoj strehë te Zoti i njerëzve, Sundimtari i njerëzve, i Adhuruari i njerëzve, prej së keqes së nxitësit të ligësisë, që rri në pritë (i fshehur) , i cili i trazon zemrat e njerëzve, qoftë ai nga xhindët apo nga njerëzit.”!” [Nas 1 - 6]. - “Ai më thoshte: “Çfarë?! Ti je prej atyre që besojnë se, pasi të kemi vdekur e të jemi bërë pluhur dhe eshtra, do të marrim shpërblime e dënime?” - Vallë, ti beson se do të ketë ringjallje, grumbullim, llogaridhënie dhe shpërblim?! Mohuesi ia thoshte këto fjalë duke shprehur habinë dhe mosbesimin e tij, për të treguar se e shihte të pamundur ringjalljen dhe llogarinë e drejtë para Zotit. Duke mos e pranuar ringjalljen, mohuesi thoshte: “pasi të kemi vdekur e të jemi bërë pluhur dhe eshtra, do të marrim shpërblime e dënime? Mos, vallë, do të merremi në llogari dhe do të shpërble - hemi për punët që bëjmë në këtë botë?” Atëherë besimtari u thotë shokëve të vet: - “A doni të shikojmë jashtë?” - Ai u drejtohet kështu shokëve dhe miqve, me të cilët po rri në Xhenet: “A do të donit të shikojmë jashtë?”, domethënë, të shohim të dënuarit në Xhehenem. - “Ai shikon dhe e gjen atë në mes të Zjarrit.” - Keab el Ehbar shpjegon dhe thotë: “Në Xhenet ka disa frëngji që, nëse ndonjë banor i Xhenetit dëshiron që të shohë armiqtë e vet në Zjarr, do të shikojë në to, dhe kjo do t’ia shtojë edhe më shumë mirënjohjen ndaj Zotit për mirësinë që i ka dhuruar dhe për shpëtimin nga dënimi i Xhehenemit.” - “Dhe do të thotë: “Për Allah! Për pak më rrëzove edhe mua (në Zjarr).” - Kështu besimtari i thotë mohuesit: “Betohem në Zot, se gati më devijove dhe më çove në shkatërrim, nëse do të të bindesha dhe do të ndiqja rrugën tënde!” - “Po të mos kishte qenë mirësia e Zotit tim, unë do të kisha qenë bashkë me ata që janë atje (në zjarr).” - Po të mos ishte mirësia e Zotit ndaj meje, unë do të isha si ty në mes të zjarrit të ndezur fort, pikërisht aty ku po vuan ti, në mes të ndëshkimit dhe dhimbjeve. Ishte Allahu i Lartësuar, që me bujarinë dhe mirësinë e Tij, më udhëzoi që të pranoja imanin e pastër dhe të vërtetë. Ai më drejtoi në besimin e pastër në një Zot të vetëm dhe për ta adhuruar si të tillë. Allahu thotë në ajetin tjetër: “Ata do të thonë: “I lavdëruar qoftë Allahu, i Cili na udhëzoi për këtë (lumturi). Ne kurrë nuk do të dinim ta gjenim udhëzimin, po të mos na drejtonte Allahu.” [Araf 43]. - “Ne nuk do të vdesim më, pas vdekjes sonë të parë. Gjithashtu, nuk kemi për t'u dënuar.” Vërtet, ky është suksesi më i madh.” - Besimtari i thotë këto fjalë plot gëzim, për atë mirësi që i ka dhuruar Allahu i Lartësuar, pra, përjetësinë në Xhenet dhe qëndrimin pafundësisht në atë vend të begatisë, pa vdekje, i sigurt nga çdo ndëshkim, dëshpërim e trishtim. - “Për një mirësi të tillë le të përpiqen të gjithë punëmirët! ” - Për të tilla mirësi të përjetshme, për këtë fitore të madhe, le të përpiqen ata që punojnë në jetën e kësaj dynjaje, në mënyrë që të mund të bëhen prej fatlumëve të zgjedhur, që mund të shijojnë këto mirësi në ahiret.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 37:50–37:61
- Ata (besimtarët) qëndrojnë përballë njëri-tjetrit e bisedojnë, - Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar përmendi shumë nga kënaqësitë e banorëve të
Xhenetit, si ushqimet, pijet, bashkëshortet dhe takimet mes miqve. Në vijim, Ai na tregon për bisedat që ata bëjnë me njëri tjetrin rreth ndodhive të shkuara. Ata vazhdimisht bisedojnë dhe kujtojnë çaste të shumta që kanë kaluar, derisa dikush prej tyre thotë: - Njëri prej tyre (do të nisë bisedën e) do të thotë: “Unë kam pasur një shok (që nuk më ndahej), - Unë kisha një shoqërues, që më rrinte gjithmonë pranë në dynja, i cili e mohonte ringjalljen, madje më qortonte që unë e besoja atë. Ai shpesh më thoshte: - “Ai më thoshte: “ Çfarë! Ti je prej atyre që besojnë se kur të kemi vdekur e të jemi bërë pluhur dhe eshtra, do të marrim shpërblime e dënime (sipas veprave)?”” - Vërtet beson se ne, pasi të vdesim, do të ringjallemi përsëri dhe do të shpërblehemi për punët tona? Si e beson diçka të tillë të pamundur?! Nuk ka mundësi që ne, pasi të jemi tretur dhe humbur nëpër tokë, të ringjallemi dhe kthehemi në jetë, e pastaj të llogaritemi e shpërblehemi për veprat tona. Kur për veten thotë: “Unë vazhdoja të besoja ringjalljen, kurse ai vazhdonte ta mohonte, derisa na erdhi vdekja. Por kur u ringjallëm, unë erdha këtu ku jam, domethënë, në këto mirësi që na i premtuan profetët e Zotit, dhe mendoj se ai tjetri është duke u dënuar.” - Ai (besimtari) thotë: “A do të donit të shikojmë jashtë (të dënuarit) ?” - Ejani të shohim atë në dënim dhe të kënaqemi e të gëzohemi edhe më shumë me mirësitë që na dha Zoti, sepse do të shohim me sytë tanë përmbushjen e shpërblimit dhe ndëshkimit të Allahut. Nga kjo bisedë kuptohet se banorët e Xhenetit gëzohen e kënaqen me njëri tjetrin, madje e ndjekin dhe e dëgjojnë njëri tjetrin, kur ftohen të bëjnë diçka. Edhe këtë rast, ata dëgjojnë vëllanë e tyre dhe shkojnë së bashku me të, për të parë gjendjen e atij ish-shokut në zjarr. - Ai shikon dhe e vëren atë (shokun që nuk i ndahej) në mes të Zjarrit. - Ai hedh shikimin në zjarr dhe e sheh atë në mes të dënimit, me dhimbje e vuajtje që e kanë përfshirë nga të gjitha anët. Pastaj, duke e qortuar dhe duke treguar edhe mirënjohjen e tij për Zotin që e ruajti nga ai ndëshkim, besimtari thotë: - Dhe thotë: “Betohem në Allahun! Për pak më rrëzove edhe mua (në Zjarr). - Gati sa më devijove edhe mua, me dyshimet që më fusje në zemër. - Sikur të mos kishte qenë mirësia e Zotit tim, unë do të kisha qenë bashkë me ata që janë atje (në zjarr). - Sikur të mos më forconte Zoti në Islam, edhe unë do të isha bashkë me ty në atë dënim. - Dhe ne nuk do të vdesim më , përveç vdekjes sonë të parë. Dhe ne nuk kemi për t'u dënuar.” - Këto fjalë thotë besimtari, duke mos e fshehur lumturinë me mirësitë e Allahut. Ai i përgëzon se do të jenë të përjetshëm në kënaqësi dhe të shpëtuar përfundimisht nga dënimi. Kjo fjali vjen në formë pyetëse, por qëllimi është pohimi me kënaqësi i asaj mirësie. Pra, sikur i thotë atij që e mohonte përjetësinë dhe ringjalljen: A pretendon tani se do të ketë veçse një jetë dhe ne nuk do të ringjallemi dhe as do të merremi në përgjegjësi? Mendoni pak me kujdes në fjalën e Allahut, kur thotë: "Ata (besimtarët) qëndrojnë përballë njëri tjetrit e bisedojnë...". Por për çfarë flasin e bisedojnë? Allahu nuk e thotë se për çfarë flasin, sepse ata flasin dhe pyesin njëri tjetrin për gjithçka që u sjell kënaqësi. Ata diskutojnë edhe rreth çështjeve që kanë patur kundërshtime e paqartësi në dynja. Dihet mirë se kënaqësia e dijetarëve kur flasin rreth çështjeve të diturisë dhe kërkimit të së vërtetës ia kalon çdo kënaqësie tjetër të dynjasë. Kështu, edhe në Xhenet ata kënaqen me biseda të tilla, që askush përveç tyre nuk i provon. Atje ata do të zbulojnë të vërtetën për shumë çështje që u sjellin kënaqësi të papërshkrueshme. Pasi përshkroi mirësitë e Xhenetit, Allahu i Madhëruar i nxit besimtarët që të punojnë fort për t’i arritur këto mirësi. Ai thotë: - Vërtet, ky është suksesi më i madh. - Kështu do të arrijnë çdo mirësi që e synojnë
dhe ua kënaq shpirtin dhe do të shpëtojnë nga çdo gjë që i druhen. A ka fitore më të madh sesa kjo? Ky duhet të jetë synimi më i rëndësishëm dhe i vetëm për atë njeri që ka mend. Plotësimi i këtij synimi e shpie robin pranë kënaqësisë së Zotit të Tokës dhe të qiejve. Ata që janë pranë Zotit do të jenë më të lumturit. Në dynja lumturohen duke e njohur Allahun, ndërsa në ahiret do të lumturohen me praninë e Tij, duke e parë Atë dhe duke e dëgjuar fjalën e Tij. - Ja, për një mirësi të tillë le të punojnë të gjithë punëmirët! - Kjo është rruga, për hir të së cilës duhet të shpenzosh gjërat më të shtrenjta që zotëron. Kjo është rruga që ndjekin më të diturit dhe më të mençurit. Mjerimi dhe humbja më e madhe është që njeriut t'i kalojnë çaste duke mos punuar për ahiretin e tij e për t'u afruar tek Zoti i tij. Si mendon se është gjendja e atyre të mjerëve që jo vetëm që nuk bëjnë vepra të mira, por përkundrazi, bëjnë poshtërsi, që i zhysin edhe më thellë në dënimin e Zotit dhe i afrohen Xhehenemit çdo ditë e më shumë?!