(Ata janë) Një ushtri e grupacioneve që është aty, ajo është e thyer.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Paria e kurejshitëve me në krye Ebu Xhehlin shkojnë te xhaxhai i Pejgamberit, Ebu Talibi dhe i ankohen, se Muhamedi i fyen zotat e tyre, prandaj do të ishte mirë ta thërrasësh dhe ta ndalosh. Çoi dhe e thirri, e ai erdhi dhe kur hyri brenda një vend pranë xhaxhait të tij ishte i zbrazët. Duke u frikësuar se do të ulej në vend të lartë Muhamedi a.s., u ngut Ebu Xhehli dhe shkoi e e zuri atë vend, kurse Muhamedi u ul te dera. Ebu Talibi i tha: djalë i vëllait tim, ç’është që ky popull po ankohet se ti i fyen zotat e tyre dhe... dhe... Pejgamberi tha: Xhaxha, unë dua prej tyre vetëm një fjalë, ta thonë atë, e të gjithë arabët do t’iu nënshtrohen atyre, madje edhe të tjerë, joarabë, Të pranishmit thanë: një fjalë, jo një po dhjetë, e thuaje cila është ajo? Pejgamberi u tha: “La ilahe ilell-llah”... Atëherë të trishtuar i mblodhën plaçkat dhe u çuan, duke thënë: Të gjithë zotat don t’i bëjë një
‘Idh dehalu ‘ala dawude fefezi’a minhum kalu la tehaf hasmani bega ba’duna ‘ala ba’din fahkum bejnena bil-hekki we la tushtit we ehdina ‘ila sewa’i es-sirati
Kur hynë te Davudi, ai u frikësua prej tyre, po ata i thanë: "Mos ki frikë, ne jemi dy palë në kundërshtim që i kemi bërë padrejtë njëri-tjetrit, andaj ti gjyko me drejtësi mes nesh e mos shmang, dhe udhëzona në rrugë të drejtë".
Kale lekad dhelemeke bisu’uali na’xhetike ‘ila ni’axhihi we ‘inne kethiræn minel-huleta’i lejebgi ba’duhum ‘ala ba’din ‘illal-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati we kalilun ma hum we dhenne dawudu ‘ennema fetennahu fastegfere rebbehu we harre raki’æn we ‘enabe
Ai (Davudi) tha: "Ai ka bërë padrejt ndaj teje me kërkimin e deles tënde (për t'ia bashkuar) te delet e veta. Është e vërtetë se shumica prej ortakëve i bëjnë padrejt njëri-tjetrit, me përjashtim të atyre që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, por të tillë janë pak!", e Davudi mendoi se Ne kemi vënë në sprovë atë, andaj kërkoi falje nga Zoti i vet, ra i përkulur dhe u pendua.
Shpërndaj
—Recitimi nuk u hap. Provoni një recitues tjetër ose kontrolloni lidhjen.
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.