يَٰدَاوُۥدُ إِنَّا جَعَلۡنَٰكَ خَلِيفَةٗ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَٱحۡكُم بَيۡنَ ٱلنَّاسِ بِٱلۡحَقِّ وَلَا تَتَّبِعِ ٱلۡهَوَىٰ فَيُضِلَّكَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَضِلُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ لَهُمۡ عَذَابٞ شَدِيدُۢ بِمَا نَسُواْ يَوۡمَ ٱلۡحِسَابِ
O Davud: "Ne të kemi bërë sundimtar në tokë, e ti pra gjyko me drejtësi mes njerëzve, e mos shko pas dëshirave se ato të shmangin prej rrugës së All-llahut. Ata që largohen prej rrugës së All-llahut i pret dënim i rëndë për shkak se e harruan ditën e përgjegjësisë".*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Përmenden qëndrimet e këqija të popujve të mëparshëm ndaj pejgamberëve, që iu dërgoheshin. Pejgamberit tonë i duhet të jetë i durueshëm e të përkujtojë pejgamberin Davud, i cili ishte i durueshëm, mirënjohës dhe shumë i devotshëm. Përveç mrekullive të përmendura, siç ishin shpezët, që kur ishin duke fluturuar në ajër dhe dëgjonin zërin e Davudit duke lexuar Zeburin, ndaleshin në ajër dhe i bashkoheshin lutjes së tij. Ashtu bënin edhe kodrat, por ishte me rëndësi edhe ajo, se ai kishte pushtet të fortë dhe ishte shumë i mençur e orator i mirë. Tregimin rreth Davudit dhe të atyre të dyve që ishin në konflikt, duhet ta kuptojmë ashtu si e parashtron Kurani, e jo sipas trillimeve që kanë burim prej jehudive. Në të vërtetë, Davudi e kishte programuar kohën e veprimit të vet, ashtu që një kohë qëndronte në postin e vet dhe drejtonte punët e përgjithshme të njerëzve, kurse kohën tjetër e kalonte duke iu lutur Zotit në një kthinë të posaçme, që ishte faltore e tij. Një ditë, duke qenë kah lutet dy njerëz i hynë brenda, jo nga dera, por prej pullazit. Davudi frikësohet, se mos kanë ndonjë qëllim të keq, por ata i tregojnë se kanë punën e vet dhe kërkojnë gjykim të drejtë prej tij. Davudi këtu bën dy gabime: njërin duke mos dëgjuar edhe fjalën e ndërgjykuesit tjetër, ngutet dhe gjykon çështjen, e kjo ishte gabim për gjykatësin. Gabimin tjetër e bëri, kur mendoi se mos ajo paraqitje e tillë e atyre të dyve ishte ndonjë sprovë nga Zoti. Gabimet e veta i vërejti edhe menjëherë u hodh në lutje duke kërkuar falje prej Zotit, i cili e fali dhe lajmëroi se Davudi është një Pejgamber që ka vend të afërt pranë Zotit dhe shpërblim të mirë. Tregimi, sipas të cilit njolloset jo vetem karakteri i Davudit, por edhe i të gjithë pejgamberëve, është i kurdisur prej armiqve. studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.