39. Zumer · Ajeti 20 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 39:1–39:20

Kur'ani është libër i shpallur prej Zotit Një, e derisa pos Tij nuk ka Zot tjetër, atëherë adhurimi dhe çdo vepër tjetër duhet të kryhet thjesht për hir të Tij, pse adhurimi ose veprat që kryhen edhe për hir të dikujt tjetër, janë të papranueshme. Është gabim i madh në besim, të mendohet se dikush tjetër do të ketë ndikim të afrojë te Zoti, pse Zotit, të vetmit krijues dhe komandues me gjithçka ekziston, nuk i nevojitet ortak, as nuk i nevojitet ndonjë fëmijë, andaj t'i shoqërohet Zotit ndonjë send a qenie, në adhurime ose në vepra, do të thotë t'i asgjësojë ato, pse si të tilla Zoti nuk i pranon.

Në argumentet që duket fuqia e pakufishme e Zotit Krijues, përmenden qiejt, toka, dielli, hëna, e përmenden edhe nata e dita se si e mbështjellin, e mbulojnë njëra-tjetrën. Vetë fjala "kevr" do të thotë: të vihet një palë mbi palën tjetër të petkave, e këtu e kuptojmë se atë vend të globit të tokës të cilin e ka mbuluar nata, më vonë e mbulon dita dhe anasjelltas, pra e tërë sipërfaqja e tokës është e mbështjellë me natë ose me ditë, për arsye se toka është e rrumbullakët.

Përmenden etapat e krijimit të njeriut dhe tri errësirat në barkun e nënës: errësira e cipës së mbështjellë, errësira e mitrës dhe errësira e barkut. Për këto tri errësira të fetusit, dituria vetëm tash arriti t'i dijë Allahu është i kënaqur me ata që kanë besim të drejtë e vepra të mira, e nuk është i kënaqur me ata me besim të kotë e me punë të këqia, por megjithatë, Zoti nuk ka nevojë për asnjërin, I porse njerëzit kanë nevojë për Zotin.

Është karakter i dobët i atij që kur është në vështirësi e lut Zotin, e kur Ai ia largon vështirësitë, e harron Atë e i mbështetet tjetërkujt.

Nuk është i njëjtë si besimtari si jobesimtari, si ai që bën vepra të mira dhe si ai që bën të këqia, pra nuk është i barabartë i padijshmi me të dijshmin.

Toka e Zotit është e gjerë. Ky ajet thuhet se shpallet si përforcim i binjdes së Xhafer ibni Ebi Talibit dhe të shokëve të tij, të cilët mendonin të shpërngulen për në Abesini dhe atje ta adhurojnë lirisht Zotin.

Pejgamberi ynë është njeri i parë që nuk ndoqi traditat e të parëve në fe, që i përbuzi dhe i rrënoi idhujt, iu dorëzua Zotit, i besoi Atij dhe thirri për në rrugën e Tij, e urdhërat që i drejtohen atij në disa ajete, kanë të bëjnë me të gjithë myslimanët. Të dëgjueshmin Zoti e ndihmon ta gjejë rrugën e drejtë, kurse të padëgjueshmin, e lë pa ndihmë.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 39:19–39:20

- “Mos vallë, mund ta shpëtosh prej zjarrit atë, të cilit i është përcaktuar vendimi për dënim?!” - Cili është ai që mund ta shpëtojë nga gjendja e tmerrshme, në të cilën ndodhet, nga humbja e thellë dhe shkatërrimi në të cilin është zhytur? Cili mund ta shpëtojë dhe ta udhëzojë një njeri të tillë?! Askush tjetër nuk mund që ta udhëzojë, ta sjellë në dritë, ta shpëtojë një njeri të tillë, përveç Allahut të Lartësuar, sepse atë që Allahu i Lartësuar, i Gjithëditur dhe i Urtë e lë në humbje, për të nuk do të gjesh asnjë udhëzues, që t’ia hapë sytë dhe ta drejtojë. Po ashtu, atë që Allahu e drejton, e udhëzon dhe i jep dritë, askush nuk mund ta devijojë dhe largojë nga ajo rrugë. Më pas, Allahu Krenar dhe i Lartësuar na tregon disa cilësi të robërve e adhuruesve të Tij, atyre fatbardhëve besimdrejtë dhe shpërblimeve të tyre. Ai na tregon se për ta ka përgatitur dhoma të mrekullueshme në kështjella të larta në Xhenet: - “Ndërsa ata që i janë druajtur Zotit të tyre do të jenë në dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën ...” - Të ndërtuara bukur dhe me rregull njëra sipër tjetrës, të stolisura, shumë të larta dhe mrekulluese. Abdullahi, biri i Imam Ahmedit, sjell një hadith nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili tregon se Profeti i Allahut ka thënë: “Në Xhenet ka dhoma të tilla që ajo që është brenda tyre shihet nga jashtë dhe ajo që ndodhet jashtë mund të shihet nga brenda tyre.” Një nomad tha: “Për kë janë përgatitur ato dhoma, o i Dërguari i Allahut?” - “Për ata që thonë fjalë të mira e të zgjedhura, që japin ushqim dhe që falen gjatë natës, kur njerëzit flenë.” 8 Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra (r.a), se Profeti i Allahut ka thënë: 2269. “Banorët e Xhenetit do t’i shikojnë banorët e dhomave të larta në Xhenet, ashtu sikurse ju sot shihni atë yllin e shndritshëm larg në horizont, kur ai lind dhe shkrepëtin me dritën e tij, për shkak të gradave të larta dhe

të ndryshme të banorëve ne Xhenet.” E pyetën: “O i Dërguari i Allahut! Bëhet fjalë për të dërguarit dhe lajmëtarët e Zotit?” Profeti ﷺ tha: “Jo, aspak! Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, se ata janë popuj të cilët besuan Allahun dhe profetët!” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra (r.a), i cili tha njëherë: 2270. “O i Dërguari i Allahut, kur ne të shohim, zemrat tona zbuten, mallëngjehen, ndihemi të përmalluar për ahiretin dhe për ata që e duan ahiretin, por kur ndahemi prej teje, na tërheq dynjaja, aroma e grave dhe e fëmijëve tanë ...” Atëherë, Profeti ﷺ tha: “Nëse ju do të ishit gjithmonë në gjendjen sikur jeni pranë meje, atëherë melekët do t’ju takonin haptazi dhe do t’ju vizitonin në shtëpitë tuaja. Gjithashtu, nëse ju nuk do të bënit gjynahe, Allahu Krenar dhe i Lartësuar do të sillte një popull, që bën gjynahe dhe që Ai ua fal.” Ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut, na trego për Xhenetin, me çfarë janë ndërtuar shtëpitë e tij?” Profeti ﷺ tha: “Një gur prej floriri, një gur prej argjendi, që lidhen me m isk aromatik. Guralecët janë prej smeraldesh, rubinësh dhe diamantesh, ndërsa dheu i Xhenetit është prej zaferani. Çdokush që hyn në të do të lumturohet dhe kurrë nuk do të dëshpërohet, do të jetë i përjetshëm dhe kurrë nuk do të vdesë, rrobat nuk do të vjetërohen dhe as do t’u zbehet hijeshia; kurrë nuk ka për t’u zbehur apo humbur rinia e tij. Tre janë ata të cilëve nuk u kthehet mbrapsht lutja: udhëheqësi i drejtë, agjëruesi derisa të çelë iftarin dhe lutja e atij që i është bërë padrejtësi. Këto lutje mbahen sipër reve. Atyre u hapen portat e qiejve dhe Zoti i Madhëruar dhe i Lartësuar thotë: “Betohem në krenarinë Time, që kam për të të ardhur në ndihmë, qoftë edhe pas pak, pas njëfarë kohe!” - “... poshtë të cilave rrjedhin lumenj. ” - Lumenjtë rrjedhin mes mirësive të Xhenetit, ashtu si e dëshirojnë banorët e tij dhe atje ku ata dëshirojnë. - “Ky është një premtim nga Allahu, dhe Allahu nuk e thyen premtimin. ” - Të gjitha këto janë premtime, që Allahu i Lartësuar jep për adhuruesit e Tij të sinqertë dhe besimtarët e përkushtuar, dhe Allahu i Lartësuar nuk e shkel kurrë premtimin.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 39:19–39:20

- Mos, vallë, mund ta shpëtosh ti prej zjarrit atë që i është përcaktuar vendimi për dënim? - Mos do ta udhëzosh ti atë për të cilin është vendimi i prerë për ndëshkimin e tij?! Për atë është bërë i pakthyeshëm dënimi, sepse ai vazhdon në humbjen e vet me inat, mohim dhe mospërfillje të së vërtetës. Ti nuk mund të udhëzosh dot të tillë njerëz, sepse drita e Zotit nuk gjen rrugë për në zemrat e tyre. Ti kurrë nuk mund të shpëtosh atë që është në zjarr, sepse kjo është e pamundur. - Kurse, për ata që iu frikësuan Zotit të tyre janë ndërtuar pallate të larta me dhoma (të shumta) njëra mbi tjetrën, poshtë të cilave rrjedhin lumenj. - E gjithë lumturia dhe të gjitha mirësitë janë përgatitur për të devotshmit. Allahu i Madhëruar ka përgatitur për ta çdo lloj mirësie. Askush nuk mund t'i përshkruajë plotësisht ato mirësi. Allahu i Lartësuar thotë se ata "... do të jenë në dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën...". Ato janë banesa janë të zbukuruara. Aq të hijshme dhe të bukura janë, saqë nga jashtë dallon bukuritë që fshihen brenda dhe nga brenda mund të shohësh çfarë ka jashtë. Ngaqë janë shumë lart, ato duken, ashtu sikur duken yjet në qiell. Dhomat qëndojnë njëra sipër

tjetrës. Ato janë të ndërtuara me mjeshtëri dhe hijeshi, një gur prej floriri e një prej argjendi, që lidhen me misk, që kundërmon aromë të këndshme. Allahu i Lartësuar thotë se poshtë atyre dhomave rrjedhin lumenj. Ato lumenj janë me ujë të bollshëm dhe të pastër. Ata vadisin të gjitha kopshtet dhe bimësinë. Kështu, ato kopshte gëlojnë nga frutat e shijshme dhe të pjekura. - Ky është premtimi i Allahut. Dhe Allahu kurrë nuk e thyen premtimin (e Tij). - Ky është shpërblimi që Allahu ka premtuar për të devotshmit, dhe ky premtim patjetër do të përmbushet. Le të realizojnë besimtarët devotshmërinë ndaj Zotit me kushtet e saj dhe të jenë të sigurt se Allahu ka për ta përmbushur premtimin e Vet dhe do t'ua japë të plotë shpërblimin e tyre.

← Zumer 39:20