39. Zumer · Ajeti 31

سورة الزمر
Përkthimi Sherif Ahmeti
31

ثُمَّ إِنَّكُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ عِندَ رَبِّكُمۡ تَخۡتَصِمُونَ

E pastaj, në ditën e kijametit pranë Zotit tuaj do të grindeni mes vete e Ai gjykon.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti i Madhëruar na sjell argumente për fuqinë e Vet, se si e lëshon shiun prej së larti, si i ringjall bimët, të cilat gjatë zhvillimit dhe rritjes së tyre kanë pamje të bukur, e kur fillojnë të thahen e të zverdhen, ato copëtohen e shkatërrohen. Ashtu është e tërë jeta e kësaj bote, por është me rëndësi, se edhe jeta e njeriut është e tillë, pse ai një herë është i ri, i bukur, i fuqishëm, e më vonë, duke u plakur dobësohet, e humb edhe bukurinë, edhe fuqinë, e më në fund edhe vdes; pra, fatbardhë është ai, që do ta ketë një gjendje edhe më të mirë pas vdekjes. Kurani është fjala më e mirë, nuk ka në të kundërthënie, çdo këshillë a dispozitë e tij shqyrton dy anët e çështjeve, pozitiven dhe negativen, p.sh. hallall - haram, mirë - keq, dritë - terr, besim - mosbesim, tokë - qiell, xhenet - xhehenem, engjëj - djaj, frikë - shpresë etj. (Methanije). Mbrojtja me fytyrë nga zjarri është gjendje e kriminelëve, sepse ata duart i kanë të lidhura. Për çdo nevojë të njerëzve Kurani solli shembuj, në mënyrë që njerëzit ta gjejnë rrugën e drejtë, e megjithatë disa njerëz nuk duan ta rehatojnë veten e të jenë sherbëtorë të një Zoti, por shërbëtorë të shumë zotave të trilluar. Shembulli i robit të një zotërie që ka mëshirë e karakter të mirë, dhe i robit të disa zotërinjve të këqij, të cilët duke e sunduar secili sipas qejfit të vet e vejnë në një gjendje të mjeruar. Idhujtarët e pritnin vdekjen e Pejgamberit a.s., e nuk mendonin se edhe ata do të vdesin dhe në Ditën e Kijametit do të dalin para Zotit dhe secili do ta kërkojë të drejtën e vet, duke e paditur njëri-tjetrin si armiq. Atë ditë gjykon Zoti me drejtësinë e Vet të përsosur. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Merrni hallallin (pajtohuni) njëri-tjetrit para asaj dite, e nëse dikujt i ke bërë padrejtësi, ai t’i merr thevabet, e nëse nuk ke thevabe, do t’i marrësh mëkatet e tij, që i ke bërë zullum, atë ditë nuk ka pajtim me mall...” të thonë: “Allahu!” Ti thuaju: “Më tregoni pra, për ata që i adhuroni pos Allahut, nëse Allahu më godet mua me ndonjë të keqe, a mund ta largojnë ata atë të keqe, ose nëse Allahu dëshiron ndonjë të mirë ndaj meje, a mund ta pengojnë ata të mirën e Tij?” Thuaju: “Mua më mjafton Allahu. Vetëm Atij i mbështeten të mbështeturit”.