فَأَصَابَهُمۡ سَيِّـَٔاتُ مَا كَسَبُواْۚ وَٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ مِنۡ هَٰٓؤُلَآءِ سَيُصِيبُهُمۡ سَيِّـَٔاتُ مَا كَسَبُواْ وَمَا هُم بِمُعۡجِزِينَ
Prandaj ata i goditi dënimi i të këqijave që kishin punuar. Por, edhe keqbërësve prej këtyre[283] do t’u bjerë dënimi për të këqijat, që kanë bërë e nuk do të mund t’i ikin atij.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[283] D.m.th. idhujtarëve të Mekës.