39. Zumer · Ajeti 53 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 39:32–39:75
Allahu i merr shpirtrat, i merr nëpërmjet engjëllit dhe nëpërmjet engjëjve të caktuar për këtë detyrë, por vetëm me urdhërin e Tij. Pjesa lëndore e njeriut, të cilës i është bashkuar edhe shpirti quhet: "nefsun", e kur I thuhet Zoti e mer nefsin kur atij i vjen vdekja, është për qëllim, ndërprerja e bashkëpunimit të pjesës lëndore me atë shpirtërore dhe me atë rast pjesa lëndore është e vdekur, e shpirti nuk vdes. Edhe ai që është në gjumë I i përngjan te vdekurit, ngase shqisat e trupit nuk funksionojnë. Çdo gjë është në kompetencën e Zotit dhe shefat nuk mund të bëjë askush pa lejen e Tij: e, megjithatë, idhujtarët nuk donin të pranojnë se është vetëm një Zot, Allahu, por do ta kuptojnë gabimin dhe do ta jepnin i krejt botën sikur të ishte e tyre, e ta shpëtojnë veten prej atij gabimi kur u del e vërteta në shesh.
Shumë njerëz nuk janë mirënjohës ndaj të mirave të Zotit, e shpeshherë e harrojnë Zotin dhe krenohen me aftësinë e vet, e nuk e dinë se begatitë janë në duar të Tij.
Ajeti 53 në këtë sure, ndoshta është ajeti më shpresëdhënës në tërë Kur'anin, pse të gjithë njerëzit i thërret me emër përkëdhelës, duke u thënë: O robërit e Mi, e me këtë u hapën dyert që të pendohen dhe t'i kthehen besimit të drejtë, veprave të mira, të largohen prej besimit të kotë e punëve të këqia, të ndjekin mësimet e Kur'anit e të fitojnë mëshirën e Allahut. Pra, dera e pendimit nuk është e mbyllur.
E nëse edhe pas kësaj kumtese kaq të mëshirshme nga ana e të madhit Zot, nuk marrin rrugën e drejtë, le ta dinë se do të pendohen pse nuk qenë respektues të urdhërave të Zotit, do ta mjerojnë veten, do të kërkojnë të kthehen edhe njëherë në dynja e të besojnë dhe të bëjnë vepra të mira, por pas kohe dhe pa dobi.
A është mençuri të adhurohet ose të besohet diçka tjetër, pos Allahut që tërë tokën e ka në dorën e vet, tërë qiejt i ka në dorën e vet, pse Ai e urdhëron Israfilin t'i fryej Surit dhe çdo gjallesë bie e vdekur në vend, e kur e urdhëron t'i fryjë herën e dytë, të gjithë ringjallen, ngriten në këmbë dhe presin çka po urdhëron Zoti. Ajo tokë pas ringjalljes do të jetë e ndriçuar me drejtësinë e Zotit, aty sillen të gjithë pejgamberët dhe engjëjt që kanë shënuar veprat e njerëzve për t'i dëshmuar ato dhe çdokujt i jepet sipas veprave të bëra në dynja.
Atyre që nuk besuan u grahin për në xhehenem, dhe kur afrohen aty, zebanijet - roja e xhehenemit, ua përkujtojnë edhe njëherë gabimin, ashtu që ta kuptojnë se me fajin e vet po futen në zjarr.
Ndërsa ata që besuan dhe bënë vepra të mira, përcillen në grupe deri te xhenneti, por kur afrohen, shohin dyert e tij të hapura e hazenetul xhenneti - roja e xhennetit, u shpreh mirëseardhje, lumturi e shpëtim. Xhennetlinjtë i shprehin falënderim Zotit për atë shpërblim aq të madh.
Ajo ditë është ditë e madhe, ngase çdokush do të shpërblehet sipas besimit dhe veprimit. Gjykatës është Zoti, që nuk i bën padrejtë askujt, por vetëm mëshiron. Atë ditë engjëjt më të lartë janë të rreshtuar rreth e rreth Arshit, me vëmendje përcjellin gjykimin, e madhërojnë dhe e falënderojnë Fuqiplotin dhe kur merr fund gjykimi, njerëzit e edhe engjëjt i shprehin edhe njëherë Zotit të madhëruar falënderim!
Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures "Ez Zumeru". Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 39:53–39:59
- “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut, sepse Allahu i fal të gjitha gjynahet! Ai është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. ” - Ky ajet madhështor është një ftesë e mrekullueshme drejtuar të gjithë të pabi - ndurve, qofshin ata nga mesi i mohuesve, por edhe të tjerëve, që të pendohen sinqerisht dhe të kthehen tek Zoti të nënshtruar e të përkushtuar, për të jetuar si adhurues të Tij. Në këtë ajet, i Madhëruari
na bën me dije se Ai i fal të gjitha gabimet e atyre që pendohen sinqerisht, edhe në se gabimet janë të shumta sa shkuma e detit. Ky ajet është premtim i mrekullueshëm vetëm për ata që pendohen sinqerisht dhe heqin dorë nga padrejtësitë. Kurrsesi nuk mund të pretendohet se ajeti përfshin edhe ata që nuk pendohen, sepse shirku, për shembull, është prej atyre gjynaheve që Zoti nuk i fal, nëse robi nuk pendohet. Buhariu sjell hadithin nga Ibn Abasi, i cili tregon: 2278. “Disa idhujtarë kishin vrarë shumë njerëz dhe kishin bërë imoralitet duke e tepruar. Pastaj shkuan tek Muhamedi ﷺ dhe i thanë: “Në të vërtetë, ajo në të cilën na fton është shumë e bukur dhe e mirë, nëse do të na premtoje se për çdo punë të keqe që kemi bërë më parë ka falje.” Atëherë, zbritën ajetet: “Janë ata që, veç Allahut, nuk i luten asnjë zoti tjetër...”. Po ashtu edhe ajeti: “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten tuaj me shumë gabime, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut, sepse Allahu i fal të gjitha gjynahet! Ai është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. ” Kthehuni te Zoti juaj (me pendim dhe bindje) dhe dorëzojuni Atij para se t’ju vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë. Përmbajuni më të mirës që ju është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi befas, pa u ndier fare nga ju.” [Zumer 53 - 55]. Kështu e kanë sjellë imam Muslimi, Ebu Daudi, Nesaiu prej Ibn Xhurejxhit, që përcjell nga Ibn Abasi. Kështu ajeti i parë ka për qëllim ata që i ka përmendur Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër kur thotë: “Përveçse nëse pendohet, beson (me besimin e drejtë) dhe bën vepra të mira. Këtyre Allahu ua shndërron të këqijat në të mira. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” [Furkan 70]. Imam Ahmedi sjell një hadith nga Amr Ibn Anbese (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ku thuhet: 2279. “Tek Profeti i Allahut erdhi një burrë i thyer në moshë, që mbahej me një shkop dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë kam bërë shumë tradhti dhe padrejtësi në të shkuarën. A më falen ato mua?” Profeti i Allahut tha: “A dëshmon se nuk ka zot tjetër të adhuruar me meritë veç Allahut?” - “Po, - tha plaku, - dhe dëshmoj se ti je i dërguari i Allahut.” Profeti i Allahut tha: “Të janë falur të gjitha tradhtitë dhe padrejtësitë e shkuara.”” Në këtë mënyrë, bëhet e qartë se ky ajet është një premtim për falje gjynahesh veçse për ata që pendohen. Me fjalë të tjera, Allahu i Madhëruar premton falje gjynahesh për të gjitha gjynahet, por me kushtin që robërit të pendohen sinqerisht. Ajeti na tregon, gjithashtu, se gjynahqari nuk duhet ta humbasë kurrë shpresën për mëshirën dhe faljen e Allahut të Madhëruar, edhe sikur gjynahet e tij të jenë të shumta dhe të mëdha, sepse porta e mëshirës së Zotit dhe e pranimit të pendimit është e gjerë. I Lartësuari thotë: “A nuk e dinin ata se Allahu e pranon pendimin e robërve të Vet dhe sadakatë e tyre, dhe se është Allahu Ai që e pranon pendimin dhe është Mëshirë - plotë?” [Teube 104]. Gjithashtu: “Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten me padrejtësi, pastaj kërkon falje tek Allahu, do ta gjejë Allahun Falës e Mëshirëplotë.” [Nisa 110]. Ndërsa në lidhje me munafikët, i Lartësuari thotë: “Hipokritët do të jenë në shtresën më të ulët të Zjarrit dhe për ta kurrë nuk do të gjesh mbrojtës. Përveç atyre që u penduan, u përmirësuan, iu mbështetën Allahut dhe fenë e tyre e zbatuan sinqerisht vetëm për Allahun. Këta do të jenë bashkë me besimtarët. Allahu ka për t’iu dhënë besimtarëve shpërblim të madh.” [Nisa 145 - 146]. Gjithashtu, i lart ësuari thotë: “Bëjnë kufër ata që thonë: “Allah është Mesihu, biri i Merjemes”. Por Mesihu ka thënë: “O bijtë e Israilit! Adhurojeni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj! Kushdo që adhuron zota të tjerë përveç Allahut, Allahu do t'ia ndalojë Xhenetin dhe Zjarri do të jetë vendbanimi i tij. Për keqbërësit nuk ka asnjë ndihmëtar. Bëjnë kufër ata që thonë: “Allahu është një nga të tre”. Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimet) përveç Një Zoti të vetëm. Nëse nuk ndalen nga ajo që thonë, ata që nuk besojnë do t’i kapë një
dënim i dhembshëm.”[Maide 72, 73]. Pastaj vijon: “Përse nuk pendohen tek Allahu dhe t’i kërkojnë falje Atij, kur dihet mirë se Allahu është Falës i madh dhe Mëshirë - plotë?” [Maide 74]. Po kështu: “Është e sigurt se ata që sprovojnë besimtarët dhe besimtaret dhe nuk pendohen, kanë dënimin e Xhehenemit. Për ta është përgatitur dënimi përvëlues.” [Buruxh 10]. Hasen el Basriu ka thënë: “Vëreni këtë bujari dhe mirësi të paanë! Ata i vranë të dashurit dhe evlijatë e tij, ndërsa Ai i fton në pendim e kërkim të faljes. Ajete të tilla janë të shumta në Kuran. Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Në popujt para jush ka qenë një burrë, që kishte vrarë nëntëdhjetë e nëntë njerëz. Ai doli në kërkim të njeriut më të ditur në botë dhe e drejtuan tek një murg. Kur shkoi aty, i tregoi se i kishte vrarë nëntëdhjetë e nëntë njerëz dhe pyeti nëse kishte pendim për të. Murgu i tha: “Jo”. Kështu, ai e vrau edhe murgun, duke bërë njëqind vrasje. Pastaj vazhdoi të kërkonte njeriun më të ditur në botë dhe e drejtuan tek një burrë vërtet i ditur. Edhe këtij i tregoi se i kishte vrarë njëqind njerëz dhe e pyeti nëse kishte pendim për të. - “Po. Kush mund të pengojë të pendohesh?! - iu përgjigj dijetari. - Shko në filan vend, ku ka njerëz që e adhurojnë Allahun dhe adhuroje Allahun së bashku me ta, e kurrsesi mos u kthe në vendin e mëhershëm, pasi është vend i prishur.” Kështu, personi në fjalë mori udhën për atje, por kur kishte bërë gjysmën e rrugës, i erdhi vdekja. Melekët e mëshirës dhe melekët e ndëshkimit filluan të polemizonin mes tyre. Melekët e mëshirës thoshin: “Ka ardhur i penduar, me zemër të kthyer drejt Allahut.” Kurse melekët e ndëshkimit thoshin: “Ai nuk ka bërë ndonjë vepër të mirë.” Një melek tjetër, me dukje njeriu, erdhi atypari dhe ata e morën për të gjykuar. Ai u tha: “Masni largësinë e tij prej dy vendeve. Vendin që ka më afër, atij i takon.” Kur e matën, kuptuan se ai ishte më afër vendit për ku ishte nisur, prandaj e morën melekët e mëshirës.” Katade shton se Haseni ka thënë që: “Thuhet se, kur atij i kishte ardhur vdekja, kishte rënë përpara me gjoks.” [Buhariu dhe Muslimi]. Ali Ibn Ebu Talha sjell shpjegimin e Ibn Abasit lidhur me ajetin: “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten tuaj me shumë gabime, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut, sepse Allahu i fal të gjitha gjyna - het! Ai është Falës i Madh dhe Mëshirë - plotë.”” Ai ka thënë: “Allahu i Madhëruar fton në pendim e falje ata që thonë: “Allah është Mesihu, biri i Merjemes”, ata që thanë: “Mesihu është biri i Allahut”, ata që thanë: “Uzejri është biri i Allahut”, ata që thanë: “Allahu është i varfër ...”, ata që thanë: “Dora e Allahut është e shtrënguar ...”, ata që thanë: “Allahu është një nga të tre ...”, duke thënë: “Përse nuk pendohen tek Allahu dhe t’i kërkojnë falje Atij, kur dihet mirë se Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë?” [Maide 74]. Po ashtu, i Madhëruari ftoi në pendim Faraonin, që bëri diçka edhe më të shëmtuar se këto. Allahu i Lartësuar na tregon se Faraoni tha: “... Unë jam Zoti juaj më i lartë!”” [Naziat 24]. Ose: “O ju pari! Unë nuk di për ju ndonjë zot tjetër, përveç meje. ” [Kasas 38]. Pastaj Ibn Abasi tha: “Ata që ua presin shpresën robërve për faljen e Allahut, në fakt, kanë mohuar Librin e Allahut. Por dijeni se robi nuk ka mundësi të pendohet, derisa Allahu t’ia bëjë mbarë pendimin.” Abdullah Ibn Mesudi iu drejtua një njeriu që po përkujtonte njerëzit: “O ti që po përkujton njerëzit, përse ua këput shpresat nga mëshira e Allahut? Pastaj lexoi fjalën e Allahut: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten tuaj me shumë gabime, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut, sepse Allahu i fal të gjitha gjynahet! Ai është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. ”. Kështu e ka sjellë Ibn Ebu Hatimi. Imam Ahmedi sjell një rrëfim prej Ebu Ejub el Ensarit, i cili kur iu afrua vdekja tha: 2280. “Unë ju kam fshehur diçka që e kam dëgjuar prej Profetit të Allahut. E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë:
“Sikur të mos bënit gabime, Allahu i Madhëruar do të krijonte njerëz të tjerë që të gabonin dhe (ti kërkonin falje Atij) Ai t’i falte ata.” Hadithin e ka sjellë Muslimi në Sahih dhe Tirmidhiu. Po ashtu, Imam Ahmedi sjell nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta, atë e bir!) se Profeti i Allahut ka thënë: 2281. “Falja e gjynahut është keqardhja e pendimi për të.” - “Kthehuni te Zoti juaj dhe dorëzojuni Atij ...” - Kthehuni tek Zoti me pendim të sinqertë, të gatshëm për t’iu nënshtruar me bindje të plotë, e për t’iu dorëzuar tërësisht Atij. - “... para se t’ju vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë.” - Nxitoni të pendoheni sinqerisht tek Ai dhe të bëni vepra të mira, përpara se të zbresë dënimi i Zotit. - “Përmbajuni më të mirës, që ju është shpallur nga Zoti juaj ...” - Pra, Kuranit të madhërishëm. - “... para se t’ju vijë dënimi befas, pa u ndier fare nga ju. ” - Përpara se t’ju gllabërojë dënimi i Zotit pa e kuptuar: - “Dhe askush të mos thotë: “O i mjeri unë, që e shpërfilla adhurimin dhe bindjen ndaj Allahut ...” - Ditën e Kijametit, keqbërësi që nuk ka menduar asnjëherë të pendohet, do të dëshpërohet shumë për shpërfilljen e besimit të vërtetë. Atë ditë, ai do të dëshirojë shumë të kishte qenë prej bamirësve, të sinqertëve e të bi ndurve ndaj Allahut Krenar dhe të Lartësuar. - “... dhe isha prej atyre që talleshin! ” - Në dynja tallesha e përçmoja të vërtetën, nuk kisha asnjë siguri rreth saj dhe nuk e besoja Shpalljen e Zotit. - “Ose të thotë: “Ah, sikur të më kishte udhëzuar Allahu e të kisha qenë prej të devotshmëve!” - Ai do të dëshirojë shumë që Zoti ta kthente edhe njëherë në dynja dhe të mos ishte prej mohuesve të së vërtetës, por të përkushtohej në përmirësimin e punëve e adhurimin e Zotit. - “Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë e të isha bërë prej vepërmirëve!” - Në Ditën e Kijametit, keqbërësi që ka shpërfillur pendimin e kthimin tek Zoti, do të dëshirojë shumë të kishte mundësinë të kthehej në dynja e të bëhej bamirës i sinqertë e i bindur ndaj Zotit. Megjithatë, i Madhëruari na ka treguar se, edhe sikur të ktheheshin sërish në dynja, ata nuk do të ndiqnin udhën e drejtë: “Por, atyre u del në shesh ajo që më parë e mbanin fshehur. Por, edhe sikur të ktheheshin, ata do ta kryenin sërish atë që u ishte ndaluar. Me të vërtetë, ata janë gënje - shtarë.” [En’am 28]. Imam Ahmedi sjell një hadith nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 2282. “Çdo banor i zjarrit ka për ta parë vendin e vet në Xhenet dhe do të thotë: “Ah, sikur Allahu të më udhëzonte e të isha prej të shpëtuarve!” Dhe atëherë do të mbushet me dëshpërim. Çdo banor i Xhenetit ka për ta parë vendin e vet në zjarr dhe do të thotë: “Sikur të mos më udhëzonte Zoti, do të isha prej të dëshpëruarve. Dhe atëherë do të mbushet me mirënjohje.” Nesaiu e ka sjellë këtë hadith prej Ebu Bekër Ibn Ajashit. Kur keqbërësit dhe mos - besimtarët të shprehin dëshpërimin që nuk
iu bindën Allahut të Madhëruar, nuk pasuan shpalljet dhe profetët e Tij, si edhe dëshirën e madhe për t’u kthyer në dynja, i Lartësuari thotë: - “Jo, ty të erdhën argumentet e Mia, por ti i kundërshtove ato, u tregove kryeneç dhe ishe prej atyre që mohuan .” - O ti që shpreh këtë pendesë e keqardhje, ty të erdhën ajetet, provat dhe argumentet e Mia në jetën e dynjasë, por ti i more për gënje - shtra e trillime, u tregove kryeneç e këmbë - ngulës në refuzim dhe i flake tutje ato.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 39:53–39:59
Allahu i Lartësuar i njofton robtë e Tij që e kanë ngarkuar veten me shumë gjynahe për bujarinë dhe mëshirën e Tij të madhe. Ai i nxit ata që të pendohen dhe të kthehen në adhurimin dhe bindjen ndaj Tij, para se të vijë ajo kohë kur nuk do të kenë mundësi që të kthehen. Allahu i Lartësuar i thotë Profetit (a.s) dhe të gjithë atyre që kryejnë detyrën dhe misionin e profetëve, si dijetarët dhe ata që merren me ftesën e njerëzve në fenë e Tij, që t'u japin njerëzve një lajm të mirë shumë të rëndësishëm rreth Zotit: - Thuaj: “O robtë e Mi, të cilët e keni ngarkuar shpirtin tuaj me shumë gjynahe! Mos e humbni shpresën në Mëshirën e Allahut! Allahu i fal të gjitha gjynahet. - O ju njerëz, që e keni ngarkuar veten me gjynahe dhe keni shkuar pas dëshirave tuaja, edhe pse kjo shkakton zemërimin e Allahut, që është i Gjithëditur rreth çdo të fshehte: "Mos e humbni shpresën në Mëshirën e Allahut! Allahu i fal të gjitha gjynahet. Ai është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. ” Pra, kurrë mos e humbisni shpresën dhe të shkoni me këmbët tuaja drejt shkatërrimit duke thënë: Unë tashmë jam i humbur, sepse gjynahet e mia janë të shumta dhe nuk ka asnjë rrugë për faljen e tyre dhe rregullimin e të metave të mia! Nëse bëni këtë gabim të madh do të vazhdoni të zhyteni thellë e më thellë në gjynahe dhe do të këmbëngulni në mosbindje ndaj Zotit. Humbja e shpresës do të bëjë që vazhdimisht të ngarkoheni me ato vepra që e zemërojnë të Gjithëmëshirshmin. Përpiquni të njihni Zotin tuaj me emrat dhe cilësitë e Tij, që tregojnë bujarinë dhe bamirësinë e Tij dhe dijeni se Ai i fal të gjitha gjynahet dhe gabimet, nëse pendoheni. 'Të gjitha' do të thotë 'të gjitha pa përjashtim', duke nisur nga shirku, vrasja, imoraliteti, fajdeja, padrejtësitë e çdo lloji dhe të gjitha llojet e gjynaheve, të mëdha dhe të vogla. - Ai është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. - Falja e madhe dhe mëshira janë atribute të përhershme të Allahut, që kurrë nuk mund të kuptohet dhe mendohet Ai pa ato. Këto dy atribute vazhdojnë të lënë gjurmët në gjithësi dhe e mbulojnë atë me mirësi. Dy duart e Tij janë shtrirë dhe japin mirësi natën dhe ditën. Në mënyrë të vazhdueshme dhe të njëpasnjëshme, Ai zbret mirësi për robtë, Ai e bën këtë haptazi, që mirësitë të shihen dhe të dihen nga njerëzit, por edhe fshehtazi, që ata as të mos e ndiejnë dhe kuptojnë diçka të tillë. Të japë dhe dhurojë është shumë më e dashur për Zotin, sesa të privojë dhe ndalojë. Mëshira e Tij ia kalon
zemërimit të Tij dhe është më e madhe se ai. Falja dhe mëshira e Zotit ka rrugë e shkaqe, nëpërmjet të cilave mund të fitohet. Nëse robi i shpërfill këto rrugë e mënyra dhe nuk i kryen ato, kjo do të thotë që robi ia ka mbyllur vetvetes dyert për arritjen e faljes dhe mëshirës së Allahut. Dijeni se më e madhja portë që mund të arrish tek falja dhe mëshira e Zotit, madje e vetmja mënyrë është kthimi e nënshtrimi para Tij me pendim të sinqertë, lutje e përgjërim, adhurime dhe përkushtime të sinqerta për Zotin. Nxitoni drejt kësaj rruge dhe kësaj porte të mrekullueshme për faljen dhe mëshirën e Allahut të Lartësuar. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar na urdhëroi për kthim tek Ai: - Kthehuni te Zoti juaj (me pendim) - Kthehuni tek Zoti juaj me zemrat tuaja, të penduar dhe të gatshëm për t'iu bindur e nënshtruar Atij. - dhe dorëzojuni Atij para se t’ju vijë dënimi, - Dorëzojuni Atij me trupin tuaj. Nëse el inabetu (kthimi te Zoti) përmendet i vetëm, pa u shoqëruar me “dorëzim”, ajo e përfshin kthimin me zemër e gjymtyrë. Ndërsa kur përmendet së bashku me “dorëzimin”, atëherë el inabetu është kthimi i zemrës dhe shpirtit tek Zoti, ndërsa dorëzimi nënkupton dorëzimin me trup e vepra të dukshme sipas ligjit të Zotit. Duhet menduar me kujdes për fjalën e Allahut: "kthehuni te Zoti juaj (me pendim) ". Fjala 'tek Zoti juaj' është nxitje për sinqeritet. Ky është një mesazh i qartë se, pa sinqeritet, asnjë vepër nuk ka vlerë, qoftë punë zemre, qoftë punë e jashtme dhe e dukshme. Më pas, Allahu i Madhëruar thotë: "... para se t’ju vijë dënimi". Allahu i Madhëruar dënon kë të dojë dhe kur dënimi i Tij fillon të zbresë, askush nuk mund ta pengojë atë. - se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë. - Askush nuk mund t'ju ndihmojë. Mbase dikush mund të thotë: "E çfarë është el inabetu dhe islami? Cilat janë përkufizimet e këtyre dy nocioneve? Atëherë, Allahu i jep përgjigje kësaj pyetjeje më poshtë: - Dhe ndiqni më të mirën e asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj, - Në Librin e Tij janë shpallur urdhëresa të shumta për punë të mira shpirtërore, si dashuria për Allahun, frikërespekti për Të, dituria rreth Tij, shpresa për shpërblimin e Tij, dashamirësia për njerëzit dhe këshilla e rregullimi i gjendjes së tyre, si dhe largimi nga të kundërtat e këtyre gjërave. Ai ka urdhëruar edhe për punë të jashtme e të dukshme, si falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi, kryerja e haxhit, sadakaja dhe të gjitha llojet e bamirësisë. Pikërisht këto urdhëresa janë pjesa më e mirë që Zoti na ka shpallur. Atëherë, ai që nënshtrohet të zbatojë këto urdhëresa konsiderohet se është musliman i kthyer tek Zoti dhe i dorëzuar tek Ai. - para se t’ju vijë dënimi – krejt papritur e pa e marrë vesh. - Bëje këtë para se të vijë kjo ditë. Të gjitha këto janë një nxitje që njeriu t'i shfrytëzojë të gjitha mundësitë që i afrohen dhe të mos vonohet aspak në përmbushjen e këtyre cilësive në veten e vet. Allahu i paralajmëron dhe kërcënon që njerëzit të mos vazhdojnë në hutim dhe pakujdesi, derisa të vijë dita që do të pendohen, por nuk do t'u vlejë më pendimi. Kijeni frikë atë ditë kur dënimi t’ju vijë krejt papritur e pa e marrë vesh, për sa e sa gabime dhe padrejtësi që keni bërë. - Dhe askush të mos thotë: “Ah i mjeri unë që e shpërfilla adhurimin dhe bindjen ndaj Allahut dhe qeshë nga ata që talleshin (me besimin dhe besimtarët)! ” - Kuptimi: Në jetën e dynjasë unë tallesha dhe nuk e besoja se do të vinte dita që të japim llogari për veprat tona. Por atë ditë që e mohonim tani po e shohim me sytë tanë! - Ose të thotë: “Sikur të më kishte udhëzuar Allahu (në rrugë të drejtë) , unë me siguri do të kisha qenë prej të devotshmëve.” - Askush të mos thotë: Ah, sikur Allahu të më udhëzonte dhe të isha nga ata që i druheshin zemërimit të Tij. Ah, sikur të isha nga ata që i shpëtuan dënimit
dhe merituan shpërblimin!” Ky është një kuptim i ajetit. Por mund të kuptohet edhe kështu: “Sikur të më kishte udhëzuar Allahu (në rrugë të drejtë) , unë me siguri do të kisha qenë prej të devotshmëve . Sipas këtij kuptimi, ata arsyetohen padrejtësisht se ishte caktimi i Zotit që i bëri të mos besonin, dhe ky është sigurisht një arsyetim i padrejtë. Ditën e Gjykimit do të jetë i pavlefshëm çdo arsyetim i padrejtë. Prandaj kuptimi i parë është më i pranueshëm. - Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë (në dynja) unë me siguri do të isha prej vepërmirëve.” - Kur ta shikojnë dënimin dhe të binden tërësisht se nuk do të mund të shpëtojnë, atëherë secili prej tyre do të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë (në dynja) unë me siguri do të isha prej vepërmirëve.” Por Allahu i Madhëruar tregon se këto kërkesa janë të papranueshme dhe kurrë nuk kanë për t'u vlejtur. Madje, ato janë të pavërteta dhe jo të sinqerta, sepse edhe nëse do të kthehej sërish në dynja, ai njeri nuk do të ndryshonte. Pas qartësimit të parë, Allahu i Madhëruar thotë: - Jo. Ty të patën ardhur argumentet e Mia... - Ajetet e Allahut të Madhëruar kanë ardhur të qarta dhe qartësuese të gjithçkaje, duke mos lënë asnjë dyshim rreth të vërtetës, por: - dhe ti i përgënjeshtrove ato, u tregove kryeneç... - Ti u tregove kryeneç e mendjemadh dhe nuk i pasove argumentet e Zotit. - dhe u bëre prej atyre që e mohojnë Besimin (e vërtetë). - Lutja për t'u kthyer në dynja është e padobishme. I Madhëruari thotë: "Atyre u del në shesh ajo që më parë e mbanin fshehur. Edhe sikur të ktheheshin, ata do ta kryenin sërish atë që u ishte ndaluar. Me të vërtetë, ata janë gënjeshtarë." [El en'am 28].