39. Zumer · Ajeti 73 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 39:32–39:75

Allahu i merr shpirtrat, i merr nëpërmjet engjëllit dhe nëpërmjet engjëjve të caktuar për këtë detyrë, por vetëm me urdhërin e Tij. Pjesa lëndore e njeriut, të cilës i është bashkuar edhe shpirti quhet: "nefsun", e kur I thuhet Zoti e mer nefsin kur atij i vjen vdekja, është për qëllim, ndërprerja e bashkëpunimit të pjesës lëndore me atë shpirtërore dhe me atë rast pjesa lëndore është e vdekur, e shpirti nuk vdes. Edhe ai që është në gjumë I i përngjan te vdekurit, ngase shqisat e trupit nuk funksionojnë. Çdo gjë është në kompetencën e Zotit dhe shefat nuk mund të bëjë askush pa lejen e Tij: e, megjithatë, idhujtarët nuk donin të pranojnë se është vetëm një Zot, Allahu, por do ta kuptojnë gabimin dhe do ta jepnin i krejt botën sikur të ishte e tyre, e ta shpëtojnë veten prej atij gabimi kur u del e vërteta në shesh.

Shumë njerëz nuk janë mirënjohës ndaj të mirave të Zotit, e shpeshherë e harrojnë Zotin dhe krenohen me aftësinë e vet, e nuk e dinë se begatitë janë në duar të Tij.

Ajeti 53 në këtë sure, ndoshta është ajeti më shpresëdhënës në tërë Kur'anin, pse të gjithë njerëzit i thërret me emër përkëdhelës, duke u thënë: O robërit e Mi, e me këtë u hapën dyert që të pendohen dhe t'i kthehen besimit të drejtë, veprave të mira, të largohen prej besimit të kotë e punëve të këqia, të ndjekin mësimet e Kur'anit e të fitojnë mëshirën e Allahut. Pra, dera e pendimit nuk është e mbyllur.

E nëse edhe pas kësaj kumtese kaq të mëshirshme nga ana e të madhit Zot, nuk marrin rrugën e drejtë, le ta dinë se do të pendohen pse nuk qenë respektues të urdhërave të Zotit, do ta mjerojnë veten, do të kërkojnë të kthehen edhe njëherë në dynja e të besojnë dhe të bëjnë vepra të mira, por pas kohe dhe pa dobi.

A është mençuri të adhurohet ose të besohet diçka tjetër, pos Allahut që tërë tokën e ka në dorën e vet, tërë qiejt i ka në dorën e vet, pse Ai e urdhëron Israfilin t'i fryej Surit dhe çdo gjallesë bie e vdekur në vend, e kur e urdhëron t'i fryjë herën e dytë, të gjithë ringjallen, ngriten në këmbë dhe presin çka po urdhëron Zoti. Ajo tokë pas ringjalljes do të jetë e ndriçuar me drejtësinë e Zotit, aty sillen të gjithë pejgamberët dhe engjëjt që kanë shënuar veprat e njerëzve për t'i dëshmuar ato dhe çdokujt i jepet sipas veprave të bëra në dynja.

Atyre që nuk besuan u grahin për në xhehenem, dhe kur afrohen aty, zebanijet - roja e xhehenemit, ua përkujtojnë edhe njëherë gabimin, ashtu që ta kuptojnë se me fajin e vet po futen në zjarr.

Ndërsa ata që besuan dhe bënë vepra të mira, përcillen në grupe deri te xhenneti, por kur afrohen, shohin dyert e tij të hapura e hazenetul xhenneti - roja e xhennetit, u shpreh mirëseardhje, lumturi e shpëtim. Xhennetlinjtë i shprehin falënderim Zotit për atë shpërblim aq të madh.

Ajo ditë është ditë e madhe, ngase çdokush do të shpërblehet sipas besimit dhe veprimit. Gjykatës është Zoti, që nuk i bën padrejtë askujt, por vetëm mëshiron. Atë ditë engjëjt më të lartë janë të rreshtuar rreth e rreth Arshit, me vëmendje përcjellin gjykimin, e madhërojnë dhe e falënderojnë Fuqiplotin dhe kur merr fund gjykimi, njerëzit e edhe engjëjt i shprehin edhe njëherë Zotit të madhëruar falënderim!

Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures "Ez Zumeru". Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 39:73–39:74

- “Ata që kanë qenë të devotshëm ndaj Zotit të tyre, do sillen në Xhenet grupe - grupe.” - Në këto ajete, Allahu i Lartësuar Në fillim janë el mukarabun-ët, të afruarit. Pastaj vijnë el ebrar-ët, bamirësit, e më pas të tjerët. Çdokush do të jetë me grupin që i përshtatet dhe me ngjashmëri në veprat e mira, që kanë bërë në jetën e dynjasë: Profetët me profetët, të sinqertët me të sinqertët, dëshmorët me dëshmorët, dijetarët me dijetarët. Të gjithë do të vijnë të grupuar me të ngjashmit. Kur të mbërrijnë në portat e Xhenetit, pasi kanë kaluar Siratin, pra, urën e vendosur mbi Xhehenem, do të grumbullohen të gjithë përsëri në një tjetër urë, e cila është vendosur mes Xhehenemit dhe Xhenetit, për të ndarë e zgjidhur edhe ndonjë çështje a mosmarrëveshje të mbetur që nga jeta e dynjasë. Kjo do të bëhet që ata të pastrohen tërësisht e të çlirohen nga çdo hak i pamarrë e qejfmbetje. Vetëm pas kësaj, atyre do t’u jepet leje të hyjnë në Xhenet. Në hadithin e gjatë që flet për fryrjen e surit, përmendet se kur besimtarët të mbërrijnë në portat e Xhenetit, do të flasin e këshillohen me njëri -tjetrin, se kush do të kërkojë leje për të nisur futja në Xhenet. Kështu, ata do të shkojnë me radhë tek Ademi, Nuhu, Ibrahimi, Musai, Isai dhe në fund do të shkojnë tek Muhamedi ﷺ , njëlloj sikurse kanë vepruar më parë në sheshin e Mahsherit, ku kërkohet ndërmje - tësimi i Muhamedit ﷺ tek Zoti për të filluar llogaria e krijesave. Në këto dy ndërmje - tësime do të dalë në pah madhështia dhe lavdia e Muhamedit ﷺ mbi të gjitha krijesat e Zotit. Grada e lartë e tij do të dalë në pah në të gjitha fazat e gjendjet e Ditës së Gjykimit. Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi i Enesit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2288. “Unë do të jem i pari që do të ndërmjetësojë për të hyrë në Xhenet.” Ndërsa në një tjetër version vjen: “Unë do të jem i pari që do të trokasë në portën e Xhenetit.” Imam Ahmedi sjell hadithin e Enes Ibn Malik (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Profeti i Allahut ka thënë: 2289. “Ditën e Kijametit, unë do të afrohem pranë portës së Xhenetit dhe do të kërkoj që të më hapet. Roja i portës do të pyesë: “Kush je ti?” Unë do të

përgjigjem: “Jam Muhamedi.” Ai do të thotë: “Jam urdhëruar që të mos ia hap portën askujt tjetër para teje.” Imam Ahmedi sjell hadithin e Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2290. “Grupi i parë që do të hyjë në Xhenet do të shkëlqejë si hëna e plotë në një natë të kthjellët. Atje nuk do të pështyjnë, nuk do të shfryjnë hundët dhe nuk do të kryejnë nevoja. Enët do t'i kenë prej floriri dhe krehrat prej floriri e argjendi; në mangallë ku digjen erëra të mira do të përdorin uluveh (dru i rrallë me erë të mirë) dhe djersa do t'u mbajë erë misku. Secili do të ketë dy bashkëshorte; palca e kockës në këmbët e tyre do të shihet nëpërmjet mishit nga bukuria e jashtëzakonshme. Ata (bano - rët e Xhenetit) nuk do të kenë as mosmarrë - veshje, as urrejtje e as armiqësi mes tyre; zemrat e tyre do të jenë si një zemër e vetme dhe do të lavdërojnë Allahun në mëngjes dhe pasdite."Buhariu sjell një hadith nga Ebu Hurejra (r.a.), i cili tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: Grupi i pa - rë i atyre njerëzve që do të hyjnë në Xhenet, do të shkëlqejë si hëna e plotë në një natë të kthjellët dhe ata që do të hyjnë pas tij, do të shkëlqejnë si ylli më i shndritshëm. Zemrat e tyre do të jenë si zemra e një njeriu të vetëm, pasi ata nuk do të kenë as mosma - rrëveshje, as armiqësi mes tyre. Secili do të ketë dy bashkëshorte, secila do të jetë aq e bukur, aq e pastër dhe e shkëlqyer, saqë palca e kockës në këmbët e tyre do të shihet nëpërmjet mishit. Ata do të lartësojnë Allahun në mëngjes e pasdite. Ata as nuk do të sëmuren, as nuk do të shfryjnë hundët, as nuk do të pështyjnë. Enët e tyre do të jenë prej floriri dhe argjendi, krehrat do t'i kenë prej ari, druri aromatik në mangallët e tyre do të jetë uluva (dru i rrallë me erë të mirë) dhe djersa do t'u mbajë erë misku." Ebu Hurejra (r.a.) tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nga umeti im do të hyjë në Xhenet një grup prej shtatëdhjetë mijë vetësh, fytyrat e të cilëve do të shndrijnë ashtu si drita e hënës së plotë.” Kur dëgjoi këtë, Ukasha Ibn Mihsani tha: “O i Dërguari i Allahut, lute Allahun të më bëjë mua prej tyre!". I Dërguari i Allahut tha: “O Allah, bëje atë prej tyre!” Pas tij u ngrit një burrë prej ensarëve dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, lute Allahun të më bëjë mua prej tyre!". I Dërguari i Allahut tha: “Ta kaloi Ukasha!" [Buhariu dhe Muslimi]. Nga Sehl Ibn Sadi përcillet të ketë thënë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Nga umeti im do të hyjë në Xhenet një grup prej shtatëdhjetë mijë vetësh (ose shtatëqind mijë). Ata do të kapen dorë për dore me njëri -tjetri, duke hyrë nga i pari deri tek i fundit në Xhenet. Fytyrat e tyre do të jenë si drita e hënës së plotë. [Buhariu dhe Muslimi]. Nga Ebu Umamete el Bahili përcillet të ketë thënë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Më premtoi Zoti im, Krenar dhe i Lartësuar, se do të fusë në Xhenet një grup prej shtatë - dhjetë mijë vetësh nga umeti im. Me çdo një mijë prej tyre, do të fusë edhe shtatëdhjetë mijë të tjerë, pa llogari e pa dënim. Përveç këtyre, tre grumbuj të mëdhenj, fytyrat e të cilëve shndrijnë si drita e hënës së plotë.” - “Kur të arrijnë aty dhe portat e tij të hapen, roja e tij do t’u thotë: “Selamun alejkum! Ishit të pastër, prandaj hyni në të! Aty do të jeni përgjithmonë.”. - Kjo është një formë nderimi, për të treguar edhe madhështinë e shpërblimit të këtyre fatlu - mëve. Ata do të përballen me rojat e Xhenetit dhe melekët e shumtë, të cilët do t’i përshëndesin me selam dhe do t’i përgë - zojnë për punët e mira, që kanë bërë në dynja e të cilat janë bërë shkak që t’i përfshijë mëshira e Zotit e të jenë përjetë - sisht në Xhenet. Kuptimi është: Kur të bëhen këto përshëndetje mirëseardhjeje dhe përgëzime të shumta, besimtarët do të lumturohen e mbushen me kënaqësi të papërshkrueshme, siç janë të papërshkrue - shme mirësitë që Zoti ka përgatitur në Xhenet për ta. Xheneti ka tetë porta, siç mësohet nga hadithet që vijnë nga Profeti ﷺ . Kështu, Imam Ahmedi sjell hadithin e Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kushdo

që dhuron dy gjëra (lloje pasurie) prej pasurisë së tij për hir të Allahut, do të thirret nga portat e Xhenetit, i cili ka tetë porta. Ai që ka falur (shumë) namaz, do të thirret nga Porta e Namazit. Ai që jepte (shumë) sadaka, do të thirret nga Porta e Sadakasë. Ai që ka marrë pjesë në xhihad, do të thirret nga Porta e Xhihadit. Ai që agjëronte (shumë), do të thirret nga porta Rejjan”. Ebu Bekri r.a. tha: "U flijofshin prindërit e mi për ty, o i Dërguari i Allahut! Asnjë e keqe nuk do t’i bjerë atij që do të thirret nga njëra prej atyre portave. Por, a do të ketë ndonjë që do të thirret nga të gjitha ato porta, o i Dërguari i Allahut?" Profeti a.s. tha: "Po, dhe shpresoj që ti do të jesh një prej tyre!" Sehl Ibn Sadi (r.a.) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: 2291. "Është një portë në Xhenet, që quhet Rejjan, nga e cila do të hyjnë agjëruesit Ditën e Ringjalljes dhe askush tjetër nuk do të hyjë andej, përveç atyre. Do të thirret: 'Ku janë agjëruesit?' Ata do të ngrihen dhe askush tjetër nuk do të hyjë nga ajo portë përveç tyre. Pasi të kenë hyrë të gjithë, ajo do të mbyllet dhe askush nuk do të hyjë më që andej." [Buhariu dhe Muslimi]. Nga Umer Ibn Hatabi përcillet se Profeti ﷺ ka thënë: 2292. “Çdokush nga ju që merr abdes, duke e përsosur atë, pastaj thotë: “ Esh-hedu el-lâ ilâhe il -lall-llâhu ue esh-hedu en -ne Muĥam -meden abduhû ue resûluhû (Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut dhe dëshmoj se Muha - medi është adhuruesi dhe profeti i Tij), atij do t’i hapen të teta portat e Xhenetit, për të hyrë atje ku të dëshirojë”. [Muslimi] . Në hadithin e gjatë rreth shefaetit të Muhamedit ﷺ në Ditën e Gjyki mit, ndër të tjera thuhet: “... Pastaj do të thuh et: 'O Muham ed! Ngrije kokën! Kërko dh e do të të j epet! Ndërmjetëso dhe do të të pranohet ndërmjetësimi!' Unë do të ngr e kokën dh e do të them: “O Zoti im, um eti im, umeti im!” Do të thuh et: 'O Muham ed! Futi në Xhenet të gjithë ata që nuk do të kenë llogari prej umetit tënd nga d era më e djathtë e Xhene tit, (që do të j etë vetëm për ta), ndonëse ata do të hyjnë edhe nga dy ert e tjera, bashkë me njerëzit e tjerë (që do të hyjnë në Xhenet).” Pastaj Profeti ﷺ tha: "Për Atë, në duart e të Cilit është shpirti im! Gj erësia e çdo d ere të Xhenetit do të j etë sa largësia midis M ekës dh e Himjerit os e sa largësia mes Mekës dhe Busras (në S iri)!" [Muslimi]. Në Sahih-un e Muslimit është thënia nga Utbe Ibn Gazuani, i cili mbajti një hytbe, ku ndër të tjera tha: “Na është përmendur se largësia mes dy krahëve të një dere të Xhenetit është aq sa të udhëtosh për dyzet vjet. Megjithatë, do të vijë një ditë që ajo do të mbushet plot nga njerëzit e shumtë (që hyjnë në të).” Kështu, kur ata të hyjnë në ato porta, do të përshëndeten nga rojat e Xhenetit: “... roja e tij do t’u thotë: “Sela - mun alejkum! Ishit të pastër, prandaj hyni në të!” Të mira ishin veprat dhe fjalët tuaja, të mira ishin përpjekjet e sakrificat tuaja, prandaj i mirë do të jetë edhe shpërblimi juaj. Transme -tohet se në njërën prej luftrave të zhvilluara, Profeti ﷺ urdhëroi që të kumtohet ndër njerëz se: “Në Xhenet do të hyjë veçse shpirti besimtar.”. Pastaj i Madhëruari thotë: “Aty do të jeni përgjith - monë.”. Sikurse ka thënë në ajetin tjetër: “Nuk ka dyshim se për ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira, vendpritës janë kopshtet e Firdeusit. Aty do të jenë përgjithmonë dhe kurrë nuk do të kërkojnë të largohen nga ai.” [Kehf 107, 108] - “Ata do të thonë: “Lavdëruar qoftë Allahu, i Cili e përmbushi premtimin e Vet dhe na bëri trashëgimtarë të tokës (së Xhenetit). Ne mund vendosemi ku të duam në Xhenet. Sa i mirë është shpër - blimi i atyre që bëjnë punë të mira!”. - Këto janë fjalët që do të thonë banorët e Xhenetit, kur të hyjnë në të dhe të shohin shpërblimet e pamatshme, dhuratat madhë - shtore e të pakufishme, lumturinë dhe mirë - sitë e përjetshme të tij. Ata do të thonë: “Lavdëruar qoftë Allahu, i Cili e përmbushi premtimin e Vet ...”. Këtë premtim Ai ua dha nëpërmjet profetëve të Tij të nderuar. Këta besimtarë edhe në jetën e dynjasë luteshin e thoshin: “Zoti ynë! Na e dhuro atë që na e ke premtuar nëpërmjet të

dërguarve të Tu dhe mos na turpëro Ditën e Kijametit! Vërtet Ti nuk e shkel premti - min.”” [Al Imran 194]. Edhe në Xhenet ata do të luten e do të thonë: “I lavdëruar qoftë Allahu, i Cili na udhëzoi për këtë (lumturi). Ne kurrë nuk do të dinim ta gjenim udhëzimin, sikur të mos na drejtonte Allahu. Vërtet, të dërguarit e Zotit na e sollën të vërtetën!” Dhe ata do të dëgjojnë thirrjen: “Ky është Xheneti, të cilin e trashëgoni si shpërblim të veprave tuaja (të devotshme)”.” [Araf 43]. Do të luten gjitha - shtu, duke thënë: “I lavdëruar qoftë Allahu, që na i largoi të gjitha brengat! Zoti ynë është është Falës i Madh dhe shumë Mirënjohës.”. Është Ai, që me mirësinë e Tij na vendosi në Shtëpinë e Përjetshme, ku nuk do të kemi asnjë mundim dhe ku nuk do të kemi asnjë lodhje.” [Fatir 34, 35]. Ndërsa në këto ajete, i Lartësuari na tregon se besimtarët do të thonë: “... na bëri trashë - gimtarë të tokës.” Pra bëhet fjalë për tokën e Xhenetit, siç ka thënë Katade, Sud diu, etj. Kjo i ngjan ajetit tj etër, ku i Lartësuari thotë: “Ne e kemi shkruar në Zebur sipas shënimit (në Leuhi Mahfudh), se tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë.” [Enbija 105]. Pra, bëhet fjalë për tokën e Xhenetit. - “Ne mund vendosemi ku të duam në Xhenet.” - Mund të shkojmë ku dëshirojmë në Xhenet. - “Sa i mirë është shpërblimi i atyre që bëjnë punë të mira! – Sa i mirë është Xheneti, si shpërblim për punët tona! Në dy Sahih-ët vjen prej Zuhrit hadithi nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 2293. “... Pastaj më futën në Xhenet, ku pashë mure të vegjël (të ulët) perlash dhe dheun e tij që ishte misk.”

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 39:71–39:75

Allahu është Ai që i krijoi të gjitha krijesat dhe kujdeset për furnizimin dhe administrimin e punëve të tyre. Kjo është e përbashkët për të gjitha krijesat. Ata janë të njëjtë në këtë dynja në aspektin e krijimit, furnizimit dhe administrimit. Edhe në Ditën e Gjykimit, të gjitha krijesat do të ringjallen dhe do të dalin para Zotit, por Zoti do të bëjë dallimin mes tyre në shpërblimet që do t'u japë. Ai gjykon me drejtësi mes tyre, prandaj ashtu siç janë të ndryshëm në dynja, në lidhje me besimin ose mohimin e Tij, ashtu do të shpërblehen ndryshe në Ditën e Gjykimit. Nuk janë njëlloj atë ditë besimtari e jobesimtari, i devotshmi e keqbërësi e gjynahqari. - Jobesimtarët do të sillen në Xhehenem turma-turma. - Ata do të shtyhen me forcë për në Xhehenem duke u goditur me shkopinj që shkaktojnë dhimbje nga zebanitë e ashpër të Xhehenemit. Ata shtyhen dhe goditen për t'u futur në burgun më të tmerrshëm. Ai është Xhehenemi, vendi ku janë bashkuar më të dhimbshmet dënime të çdo lloji dhe vendi ku është mbledhur çdo dëshpërim dhe dhimbje shpirtërore. Atje largohet nga shpirti çdo lloj gëzimi Allahu thotë: "Ajo ditë është mjerim i madh për mohuesit, të cilët, të zhytur në gënjeshtra, argëtohen. Ditë, kur me rrëmbim, do tërhiqen për në zjarrin e

Xhehenemit." [Tur 11 – 13.] Edhe pse ata përpiqen të mos hyjnë, do të shtyhen me forcë në të. Allahu i Madhëruar na njofton se " Jobesimtarët do të sillen në Xhehenem turma-turma." Pra, grupe -grupe, të ndarë nga njëri tjetri. Çdo grup përbëhet nga njerëz që i kanë pasur punët të ngjashme me njëri tjetrin. Çdo grup mallkon tjetrin dhe distancohen nga njëri tjetri. - Kur mbërrijnë atje, dyert e tij hapen dhe roja e tij do të thotë: “A nuk ju erdhën të dërguar nga mesi juaj, që t'jua përcillnin shpalljet e Zotit tuaj dhe t'ju paralajmëronin për takimin tuaj në këtë ditë?!” - Kur të mbërrijnë para dyerve të Xhehenemit, "...dyert e tij hapen...", për t'i pritur dhe përgatitur hyrjen në të. Në atë kohë, "...roja e tij do t’u thotë..” Ai do t’u drejtohet me fjalë torturuese, për t’i "uruar mirëseardhjen" në dëshpërimin e përjetshëm dhe dënimin e pafund, duke i qortuar e poshtëruar për ato vepra të këqija, që janë bërë shkak të hyjnë në Xhehenem. Ata u thonë: “A nuk ju erdhën të dërguar nga mesi juaj, që t'jua përcillnin shpalljet e Zotit tuaj." Pra, a nuk ju erdhën profetë nga mesi juaj, nga lloji juaj, që t'ua njihnit besnikërinë dhe sinqeritetin? A nuk ju dha mundësia që të merrnit mësime dhe të kuptonit mesazhin prej tyre?! A nuk jua lexuan mesazhin e Zotit, që sqaronte të vërtetën e sigurt me argumentet më të qarta dhe të sigurta?! A nuk ju erdhën paralajmërues, që "...t'ju paralajmëronin për takimin tuaj në këtë ditë?" Kjo duhet t'ju bënte ju që të nënshtroheshit dhe të pasonit rrugën e tyre dhe të ruheshit nga dënimi i Allahut dhe tmerri i kësaj dite! Ju duhet të përpiqeshit për t'u pajisur me takua, për të qenë nga të shpëtuarit dhe të ruajturit. Por gjendja juaj ishte e kundërt. - Ata do të thonë: “Po, (patën ardhur)”. - Në këto momente, kur janë para hyrjes, ata do t'i pranojnë gjynahet dhe mohimin e tyre dhe do të pranojnë se nuk kanë asnjë justifikim para Zotit. Ata do të thonë: “Po. Profetët e Zotit na erdhën me shpallje dhe argumente të qarta, duke na e sqaruar dhe kumtuar plotësisht të vërtetën. Ata na paralajmëruan dhe kërcënuan për këtë ditë.” - Por vendimi për dënimin e jobesimtarëve tashmë është bërë realitet. - Për shkak se ata refuzuan besimin e vërtetë, dënimi u bë i meritueshëm dhe i pashmangshëm. Kështu do të përfundojë çdokush që mohon shpalljet e Allahut dhe i refuzon ato me forcë. Kështu do t'i pranojnë gjynahet e tyre, duke mos patur asnjë arsyetim para Zotit. - Atyre do t’u thuhet: “Hyni në dyert e Xhehenemit! - Këto fjalë u thuhen për t'i poshtëruar më shumë dhe për ta përjetuar nënçmimin. Çdo grup do të hyjë në Xhehenem nga ajo portë që i shkon për shtat, sipas veprave të tyre. - Aty do të jeni përgjithmonë! - Nuk kanë për t'u larguar ndonjëherë nga ai vend dhe as do t'u lehtësohet ndonjë çast dënimi. - Eh, sa vend i keq është ai për kryeneçët!” - Sa i keq është vendi i tyre! Kështu do të shpërblehen, sepse janë treguar kryeneçë e arrogantë ndaj së vërtetës. Allahu i shpërblen sipas punës së tyre, duke i poshtëruar, nënçmuar dhe turpëruar para njerëzve. Më pas, Allahu i Madhëruar na tregon për banorët e Xhenetit dhe pritjen e tyre. Ai thotë: - Kurse ata që kanë qenë të devotshëm ndaj Zotit të tyre, do sillen në Xhenet grupe-grupe. - Këta janë ata të cilët i ruhen dënimit dhe zemërimit të Zotit të tyre, duke e plotësuar dhe ruajtur të pacenuar teuhidin e Tij dhe duke bërë vepra të mira, në bindje ndaj Tij. Këta mirëpriten e nderohen në portat e Xhenetit. Ata mirëpriten si një delegacion i nderuar dhe respektuar. Këta fatlumë " ...do të sillen në Xhenet grupe - grupe." Ashtu, grupe -grupe, do të ecin plot lumturi. Ata do të tubohen së bashku, sipas veprave në këtë dynja. - Kur të arrijnë aty, dhe dyert e tij të hapen, rojat e tij do të thonë: “Selamun alejkum (Paqja qoftë mbi ju) ! - Do të ecin derisa të mbërrijnë në atë vend të mahnitshëm, me ndërtesa të hijshme. Atëherë, një fllad ere i përkëdhel fytyrat e

tyre dhe një aromë e këndëshme ua shton edhe më shumë lumturinë. Tashmë e ndiejnë se ka ardhur koha e përjetësisë dhe lumturisë së pafundme. Mendoni pak për momentin kur dyert e Xhenetit të hapen para tyre! Kjo do të bëhet plot respekt e nderim për ta. E si të ndodhë ndryshe, kur ata janë krijesat më të mira, të cilët do të jenë të lëvduar dhe nderuar përgjithmonë! Roja i Xhenetit i përshëndet dhe iu uron gjithë të mirat. Ai u thotë: “Selamun alejkum! Ju do të jeni gjithmonë në paqe dhe të sigurt nga çdo mangësi e pakënaqësi në Xhenet!” - Të mira ishin veprat tuaja. Hyni në të! Aty do të banoni përgjithmonë.” . - Të pastra dhe të mira ishin zemrat tuaja, sepse u pastruan përmes diturisë për Zotin, dashurisë dhe frikërespektit për Të. Të mira ishin edhe fjalët tuaja, sepse gjuha juaj nuk reshti së përmenduri Allahun. Të mira ishin edhe veprat që i kryet me gjymtyrët tuaja, sepse ato u nënshtruan në bindje ndaj Allahut. Atëherë, për shkak të kësaj mirësie e pastërtie, hyni në Xhenet! Aty do të jeni përgjithmonë. Ai është vendi i mirësive, i të mirëve dhe të pastërve. Në të mund të hyjnë veçse të pastërtit. Kur foli për banorët e Zjarrit, Allahu na tregoi se sapo ata mbërrijnë para portave të Xhehenemit, ato hapen menjëherë, që të përjetojnë më fort dhimbjen dhe frikën e hyrjes në zjarr. Ndërsa kur flet për banorët e Xhenetit, na tregon se hapja do të vonohet pak, duke shtuar gërmën (arabe) " uau". Domethënë, Xheneti është vendi i mirësive dhe ka një çmim shumë të shtrenjtë, të cilin jo çdokush mund ta arrijë, që të hyjë në të. Atje do të hyjnë veçse ata që kryejnë ato punë që Zoti i bëri si mënyrë për t'u futur në Xhenet. Megjithatë, kur të jenë përpara portave të mrekullueshme dhe madhështore të Xhenetit, njerëzit do të qëndrojnë pak, që të ndërmjetësojë Muhamedi (a.s) tek Zoti. Është ai i pari që do të hapë portat e Xhenetit. Ai është më i nderuari ndërmjetësues, që Zoti do ta nderojë atë ditë. Domethënë, portat e Xhenetit nuk hapen me të mbërritur njerëzit në to. Njëherë, ata do t’i luten Allahut që të pranojë ndërmjetësimin e Muhamedit (a.s) për të filluar hyrja në Xhenet. Kur Muhamedi (a.s.) të ndërmjetësojë tek Zoti, Ai do ta nderojë duke ia pranuar ndërmjetësimin dhe duke urdhëruar të hapen portat. Gjithashtu, në këto ajete ka dëshmi se Xhehenemi dhe Xheneti kanë porta, të cilat hapen dhe mbyllen dhe në secilën prej tyre ka roje. Ato janë vende ku do të hyjnë ata që i kanë merituar, ndryshe nga vendet e tjera në këtë botë, ku mund të hyjnë fshehurazi edhe të tjerë, që nuk e meritojnë. - Ata (të Xhenetit) do të thonë: “Lavdëruar qoftë Allahu që e përmbushi premtimin e Vet për ne... - Duke e lavdëruar Allahun për udhëzimin në rrugën e drejtë dhe për mirësinë që u dhuroi duke i ftuar në Xhenet, ata thonë gjatë hyrjes në të: “Lavdëruar qoftë Allahu, i Cili premtimin e Vet e bëri realitet! Ai na e premtoi Xhenetin nëpërmjet profetëve. Ai na premtoi se do të na fuste në Xhenet nëse besonim sinqerisht dhe bënim punë të mira. Dhe tani, Zoti ynë e plotësoi atë që na premtoi dhe e përkreu mirësinë që na dhuroi!” - dhe na bëri trashëgimtarë të xhenetit! Ne mund të banojmë në Xhenet ku të duam. - Ai na e la në trashëgim tokën e Xhenetit, që të vendosemi aty ku të duam. Ne mund të shkojmë në çdo vend që të dëshirojmë në Xhenet dhe do të shijojmë në të çdo mirësi që e kërkojmë dhe e dëshirojmë. Në Xhenet nuk ka asgjë të ndaluar. - Sa i mrekullueshëm është shpërblimi për ata që bëjnë punë të mira!”. - Ata janë pëpjekur shumë në bindje ndaj Zotit të tyre përgjatë kohës së dynjasë, që ishte e shkurtër dhe përfundoi shpejt, por me këtë fituan shumë mirësi dhe shpërblime të përjetshme e të pandërprera. Ky është vendi që meriton çdo admirim. Ky është vendi kur Allahu do të nderojë të dashurit dhe të zgjedhurit e Tij dhe që e pëlqen që të jetë vendqëndrimi dhe shpërblimi i tyre. Ai Vetë

e ndërtoi pjesën më të lartë të Xhenetit dhe e mbolli me duart e Veta, e rrethoi me mëshirën dhe bujarinë e Tij. Vetëm një pjesë e vogël e këtij vendi largon çdo trishtim të dynjasë dhe të bën të harrrosh çdo dhimbje e vuajtje. - Dhe ti do t’i shohësh melekët të rreshtuar përreth Arshit,... - Atë ditë të madhe, do t'i shohësh melekët të rreshtuar përreth Fronit. Që të gjithë janë në këmbë për t'i shërbyer Zotit të tyre, të grumbulluar dhe rreshtuar rreth Fronit të Tij, të përulur para madhështisë së Tij, të bindur përpara Atij që është Absolut në të gjitha aspektet. Ata do të jenë të mahnitur përpara bukurisë së Tij. - ... duke madhëruar me lavdërime Zotin e vet. - Ata e përlëvdojnë Allahun, duke dëshmuar pastërtinë e dëlirësinë e Tij nga ato që shpifin dhe trillojnë idhujtarët dhe nga çdo mangësi tjetër. - Mes tyre (robve) do të gjykohet me drejtësi të plotë - Allahu do të gjykojë përfundimisht të parët dhe të fundit dhe ky gjykim do të jetë me drejtësi, që nuk lë asnjë dyshim apo refuzim nga të gjithë ata që kërkojnë hakun e tyre. Çdo e drejtë do të shkojë në vend dhe... - dhe do të thuhet: “Të gjitha Lavdërimet qofshin vetëm për Allahun, Zotin e botëve!” - Ajeti nuk e përmend se kush e thotë këtë fjalë, për të treguar se të gjitha krijesat do ta lavdërojnë Allahun për urtësinë dhe drejtësinë me të cilën i ka gykuar, për atë që u jep banorëve të Xhenetit dhe për atë që u jep banorëve të Zjarrit. Kështu, ata e lavdërojnë Allahun për mirësitë dhe mëshirën eTij, si edhe për drejtësinë dhe urtësinë e Tij. Këtu përfundon edhe surja Zumer, me mirësinë dhe ndihmën e Allahut!

← Zumer 39:73