4. Nisa · Ajeti 100 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 4:95–4:100
Ata që luftuan për të mbrojtur veten dhe fenë e vet kanë gradë të lartë te Allahu. Kanë shpërblim edhe ata që patën dëshirë, por ishin të paaftë, siç janë, të zëmë, të gjymtët, të verbërit i ose të sëmurët.
Atyre që patën mundësi të migrojnë te Pejgamberi në Medinë dhe të pranojnë e të praktikojnë lirisht besimin, por nuk shkuan, engjëjt ju thonë: çka ishte puna e juaj me besim" Kur thonë se në Mekë ishte e pamundur ta përqafonin fenë e drejtë, marrin përgjegjen prej engjëjve: toka e Zotit është e madhe, nuk migruat, mbetët në kufr, pra qe xhehenemi.
Zoti vlerëson veprat sipas qëllimit të njeriut, andaj e shpërblen si muhaxhir edhe atë që niset, por e gjen vdekja në rrugë.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 4:97–4:100
- Kur melekët u marrin shpirtin atyre që e kanë ngarkuar veten me padrejtësi, u thonë: “Në ç’gjendje ishit?” - Buhariu sjell hadithin nga Muhamed Ibn Abdurrahman Eb i El e suedi, i cili rrëfen: “Kundër banorëve të Medinës u formua një ushtri dhe mua m’u kërkua që të merrja pjesë në të. Kur takova Ikriman, meulan (shërbëtorin) e Ibn Abasit, dhe e njoftova për këtë, ai më ndaloi rreptësisht të shkoja, duke më treguar: 822. “Më ka rrëfyer Ibn Abasi se, në kohën e Profetit ﷺ , disa muslimanë iu bashkuan idhujtarëve, duke e shtuar kështu numrin e tyre. Por ndodhte që shigjetat godisnin ndonjërin prej tyre, duke e vrarë ose plagosur rëndë në qafë, me pasojë sërish vdekjen. Për këtë shkak, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Kur melekët u marrin shpirtin atyre që e kanë ngarkuar veten me padrejtësi, u thonë: ‘Në ç'gjendje ishit?’ Ata thonë: “Ne ishim të dobët në tokë!”...deri në fund të ajetit.” El Lejthi e ka përcjellë këtë hadith nga Ebu E l esuedi. Allahu i Lartësuar thotë në ajet: "...atyre që e kanë ngarkuar veten me padrejtësi...” Pra ata i bënë padrejtësi vetes, duke mos emigruar. Allahu i Madhëruar na tregon se melekët do t'u thonë: “Në ç'gjendje ishit?” Kuptimi është: ‘Përse qëndruat këtu në këtë vend së bashku me idhujtarët, dhe nuk u larguat me muslimanët e tjerë?’ - Ata thonë: “Ne ishim të dobët në tokë!” - Nuk kishim mjete dhe fuqi për t’u larguar nga ai vend. - Melekët do t’u thonë: “A nuk ishte e gjerë toka e Allahut, që të mërgonit në të?!”. - Ebu Daudi sjell hadithin nga Semrate ibnu Xhundub se Profeti i Allahut ka thënë: 823. “Ai i cili bashkëjeton dhe përzihet me idhujtarët, ai është njëlloj si ata.” Gjithashtu: 824. “Kur Abasi, Akili dhe Neufeli, të afërmit e Profetit, ranë robër në betejën e Bedrit, Profeti ﷺ i tha Abasit: “Paguaj shumën për veten tënde dhe djalin e vëllait tënd, për t'u çliruar nga robëria!” Abasi i tha: “O i Dërguari i Allahut! A nuk falemi dhe ne në drejtimin dhe kiblën tënde? A nuk deklarojmë edhe ne atë që deklaron ti?” Profeti ﷺ i tha: “O Abas, ju morët pjesë në luftë dhe humbët!” Dhe pastaj i lexoi këtë ajet: “A nuk ishte e gjerë toka e Allahut, që të mërgonit në të?!”.” Kështu e ka sjellë Ibn Ebu Hatimi. - Këta do ta kenë vendbanimin në Xhehenem. Sa i keq është ai vendbanim! Përveç atyre që janë të paaftë - burra, gra e fëmijë, të cilët nuk e gjejnë mundësinë dhe rrugën për të mërguar. - Allahu i Madhëruar na tregon se ka njëfarë justifikimi që u merret për bazë një lloj kategorie njerëzish, të cilët nuk kanë bërë hixhret. Kjo kategori janë ata njerëz të cilët nuk kanë mundësi që të shpëtojnë nga duart e idhujtarëve. Por edhe nëse kanë mundësi që të shpëtojnë nga duart e tyre, këta nuk janë të aftë dhe nuk dinë rrugët, që të udhëtojnë dhe të largohen nga vendi: “Përveç atyre që janë të paaftë - burra, gra e fëmijë, të cilët nuk e gjejnë mundësinë dhe rrugën për të mërguar.” Pra, nuk gjejnë dot rrugën dhe nuk mund të udhëtojnë dhe të largohen. Allahu i Lartësuar thotë për këtë lloj kategorie njerëzish duke i justifikuar ata: - Për këta shpresohet që Allahu do t’i falë. - Shpresohet që Allahu t’i falë për mosmigrimin drejt vendit islam dhe Profetit ﷺ .Kur fjala “shpresohet” thuhet nga Allahu i Madhëruar, ka kuptimin që është e sigurt dhe e prerë. Pra, është e sigurt që Allahu do t’i falë ata. - Allahu është Falës i Madh dhe Mbulues i gjynaheve. - Buhariu sjell hadithin nga Ebu Hurejra, i cili rrëfen: “Profeti ﷺ ishte duke falur namazin e jacisë. Pasi tha: “Semi-Allahu limen hamideh !” dhe para se të binte në sexhde, u lut: 825. “O Zot, shpëtoje Ijash Ibn Rabian! O Zot, shpëtoje Selemete Ibn Hishamin! O Zot, shpëtoje El Uelid Ibn Uelidin! O Zot, shpëtoji ata besimtarë që janë të dobët dhe të pamundur! O Zot, ashpërsoje ndëshkimin Tënd mbi Mudarin! O Zot, hidh mbi ta vite fatkeqësie, njëlloj si vitet e fatkeqësisë në kohën e Jusufit!” Buhariu e sjell këtë hadith nga Ibn
Abasi. Allahu i Lartësuar thotë: “Përveç atyre që janë të paaftë...”. “Edhe unë - thotë Ibn Abasi - bashkë me nënën time ishim ndër ata të cilët Allahu i Madhëruar, Krenar dhe i Lartësuar tregoi se i ka justifikuar për lënien e hixhretit.” Abdurrazaku, gjithashtu, sjell hadithin nga Ibn Abasi, i cili thotë: “Edhe unë me nënën time ishim ndër ata që Allahu i quajti ‘ el musta’dafin’, pra, gratë dhe fëmijët e pamundur, të cilët nuk kishin mundësi të emigronin.” - Kush mërgon për hir të Allahut, ka për të gjetur strehim gjithandej dhe begati të shumta. - Ky ajet është një nxitje e qartë për të emigruar dhe për tu larguar nga idhujtarët dhe jeta e tyre. Kështu, Allahu i Madhëruar njofton se besimtari, ngado që të shkojë, ka për të gjetur strehim dhe mirësi më të madhe, duke u mbrojtur nga idhujtarët. Fjala e përdorur në ajet është ‘murâgamen kethira’. Ibn Abasi e shpjegon kështu: ‘El murâgam quhet zhvendosja nga një vend, në një vend tjetër. Allahu i Lartësuar thotë: ‘ furnizim të shumtë e të gjerë’. Ai që emigron për hir të Allahut, për të ruajtur besimin dhe fenë e tij, ka për të gjetur vend të mjaftueshëm dhe tokë, të gjerë dhe, gjithashtu, ka për të gjetur furnizim të shumtë e të gjerë nga Allahu i Madhëruar. - Kush del prej shtëpisë si emigrues për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe e zë vdekja, Allahu me siguri do ta shpërblejë atë. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. - Kuptimi: Çdokush që del nga shtëpia me qëllimin për të bërë hixhret drejt Allahut dhe të Dërguarit të Tij, dhe pastaj vdes, ai ka këtë premtim nga Allahu i Lartësuar. Allahu i Lartësuar do t’i japë shpërblim të plotë, njëlloj si ai që e realizon emigrimin plotësisht. Në dy Sahih-ët, por edhe në libra të tjerë me hadithe të sakta, vjen rrëfimi nga Umer Ibn Hatabi, se Profeti ka thënë: 826. “Nuk ka dyshim se të gjitha veprat vlerësohen sipas qëllimit dhe çdokujt i takon veçse aq sa ka patur për qëllim. Ai që e bën hixhretin për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, e ka hixhretin për Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Ndërsa ai që e bën hixhretin për dynjanë, pra, për të fituar disa të mira të saj, ose për t’u martuar me ndonjë femër, e ka hixhretin për atë qëllim.” Ky është një hadith i përgjithshëm, i cili përfshin hixhretin dhe çdo vepër tjetër. Kështu, çdo punë, përfshirë edhe hixhreti, vlerësohen sipas nijetit. Gjithashtu, në dy Sahih-ët është edhe hadithi i atij burri nga izraelitët, i cili, pasi kishte vrarë 100 njerëz, pyeti një dijetar: ‘A ka mundësi pendimi për mua?’ Ai i tha: ‘E çfarë mund të të pengojë ty të pendohesh ?!’ Pastaj e udhëzoi që të shpërngulej në një vend tjetër, ku mund të adhuronte Allahun. Ai u nis drejt atij vendi, por rrugës vdiq. Në fund, shpirtin e tij e morën melekët e mëshirës, pasi ai kishte vendosur të përmirësohej dhe ishte penduar sinqerisht. Në një transmetim të këtij hadithi përmendet se, kur i erdhi vdekja, ai u kthye me gjoksin e tij drejt vendit ku ishte nisur, i penduar dhe i kthyer tek Allahu. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Abdullah Ibn Atiku, i cili rrëfen se e ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 827. “Ai që del nga shtëpia për të luftuar në rrugën e Allahut, dhe pastaj kërkon: ‘Ku janë ata që luftojnë në rrugë të Allahut?’, por bie nga kafsha e tij dhe vdes, ky njeri e merr të plotë shpërblimin nga Allahu. Edhe nëse e pickon ndonjë kafshë helmuese e vdes, e merr sërish të plotë shpërblimin nga Allahu. Edhe nëse vdes me vdekje natyrale, përsëri e merr shpërblimin të plotë nga Allahu.” Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kën aqur me të!), i cili ka thënë: 828. “Dumrat Ibn Xhundub doli për të shkuar te Profeti ﷺ ,por vdiq gjatë rrugës, para se të mbërrinte te Profeti. Atëherë zbriti ajeti: “Kush del prej shtëpisë si emigrues për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe e zë vdekja, Allahu me siguri do ta shpërblejë atë.” Hafidh Ebu Jala sjell hadithin nga Ebu Hurejra, i cili rrëfen se Profeti ﷺ ka thënë: 829. “Ai që del për të kryer haxhin dhe vdes (pa e kryer atë), atij i shkruhet shpërblimi i haxhiut deri në Ditën e Kijametit. Edhe ai që del për të kryer
umren, por vdes (pa e kryer atë), i shkruhet shpërblimi i atij që kryen umren deri në Ditën e Kijametit. Ai që del si luftëtar në rrugën e Allahut dhe vdes (edhe pse nuk lufton as edhe një ditë në të), atij i shkruhet shpërblimi i luftëtarit në rrugën e Zotit, deri në Ditën e Kijametit.” Në këtë version, ky është një hadith garib 190.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 4:100
- “Kush mërgon për hir të Allahut, ka për të gjetur strehim gjithandej dhe begati të shumta. ” - Duke treguar shpërblimin e madh të premtuar për këtë adhurim, ajeti është një nxitje për të kryer hixhret. Allahu i Lartësuar është mbajtësi më i mirë i premtimit, dhe Ai premton se cilido që bën hixhret në rrugën e Tij, duke synuar kënaqësinë e tij, patjetër do të gjejë “murâgamen” dhe “ seaten” në tokë. ‘Murâgamen’ është fjalë që përfshin mirësitë e fesë e të besimit, ndërsa “ seaten” tregon mirësitë e dynjasë. Shumë njerëz mendojnë se hixhreti shkakton veç ndarje nga njerëzit e dashur, varfëri pas pasurie, poshtërim pas krenarie dhe vuajtje pas lumturisë që e gëzoje në vendin tënd. Por e vërteta nuk është aspak kështu. Përkundrazi, besimtari, për sa kohë qëndron mes idhujtarëve, feja dhe besimi i tij janë në rrezik dhe të mangëta, qoftë në aspektin e riteve individuale, si namazi e të tjera si ai, qoftë në adhurimet me dobi më të gjerë, si xhihadi me fjalë dhe me vepra e çdo gjë që ka lidhje me të. Këto adhurime do të jenë të cunguara, sepse ai nuk i ka kushtet, mundësitë dhe mjetet për t’i zhvilluar ato në formën e tyre të plotë. Ai është i predispozuar të cenohet në besimin e tij, sidomos kur është i dobët e i pafuqishëm për t’u p ërballur me sprovat. Ndërsa kur emigron për hir të Allahut në një vend tjetër, atij i mundësohet që të plotësojë fenë e tij, të luftojë armiqtë e Zotit, të fuqizojë besimin në Zotin me fjalët e veprat që do të ketë mundësi t’i kryejë. Jo vetëm kaq, por atij do t’i dhurohet edhe furnizim i bollshëm. Dhe vërtetë ka ndodhur ashtu sikurse ka thënë i Madhëruari. Le të shohim se çfarë ndodhi me sahabët, pasi emigruan për hir të Zotit. Kur ata ikën dhe lanë pas shtëpi e pasuri, ata përmirësuan dhe përsosën imanin e tyre. Besimi i tyre i lartë, lufta dhe përpjekja për të ndihmuar fenë e Zotit i ngritën ata në grada të tilla, që i bënë prijës të çdokujt që do të vinte pas tyre. Nga lufta e tyre u çliruan shumë vende dhe iu shtuan begatitë. Ata u bënë njerëzit më të pasur dhe më të pushtetshëm të kohës. Sigurisht që kështu do të ndodhë me këdo që pason gjurmët e tyre, deri në Ditën e Gjykimit. - “Kush del prej shtëpisë si emigrues për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe e zë vdekja, Allahu me siguri do ta shpërblejë atë.” - Çdokush që largohet nga shtëpia si muhaxhir, duke synuar të kënaqë Zotin, në emër të dashurisë për Profetin apo në ndihmë të fesë së Tij, dhe rrugës e gjen vdekja, duke u vrarë apo për shkaqe të tjera, ky njeri do ta marrë shpërblimin e plotë te Zoti, edhe pse nuk ka arritur në destinacion. Arsyeja qëndron te qëllimi i tij, madje edhe te nisja e veprimit. Allahu ia jep shpërblimin të plotë atij dhe të gjithë atyre që veprojnë në mënyrë të ngjashme, sepse Ai është Bamirës e Bujar. Të gjithëve Ai u ka premtuar shpërblim të plotë dhe falje gjynahesh e gabimesh në veprat e tyre. Prandaj Allahu i Lartësuar e mbyll këtë ajet me dy emrat e Tij të bukur: - “Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” - Ai është Falës për besimtarët, sidomos për ata që vazhdimisht pendohen dhe kthehen tek Ai me vepra të mira dhe bindje. Allahu është edhe Rrahim -
Mëshirëplotë, i Mëshirshëm për të gjitha krijesat. Me mëshirën e Tij, Ai i bëri ato të ekzistojnë dhe me mëshirën e Tij Ai i ruan në vazhdimësi. Me mëshirën e Tij, Ai i furnizon ato me pasuri dhe fuqi. Çdo mirësi prej mëshirës së Tij gjithëpërfshirëse. Megjithatë, mëshira e Tij për besimtarët është e veçantë. Nëpërmjet kësaj mëshire, Ai i bën besimtarët të jenë të suksesshëm në fe e u jep diturinë e dobishme, e cila sjell bindjen e plotë. Kjo mëshirë u lehtëson atyre çdo mjet dhe rrugë që të çon drejt lumturisë. Vetëm prej saj ata janë të aftë të arrijnë çdo fitore dhe mirësi në këtë dynja. Po me mëshirën e Tij, ata do të shohin atë që syri nuk e ka parë, veshi s’e ka dëgjuar dhe zemra e njeriut nuk e ka përfytyruar ndonjëherë. E lusim të Mëshirshmin që të mos na privojë, për shkak të së keqes që gjendet tek ne, nga mirësitë që Ai dhuron!