4. Nisa · Ajeti 100

سورة النساء
Përkthimi Sherif Ahmeti
100

۞ وَمَن يُهَاجِرۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ يَجِدۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ مُرَٰغَمٗا كَثِيرٗا وَسَعَةٗۚ وَمَن يَخۡرُجۡ مِنۢ بَيۡتِهِۦ مُهَاجِرًا إِلَى ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ ثُمَّ يُدۡرِكۡهُ ٱلۡمَوۡتُ فَقَدۡ وَقَعَ أَجۡرُهُۥ عَلَى ٱللَّهِۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمٗا

Kush shpërngulet për hirë (të fesë së) All-llahut, ai gjen mundësi të madhe dhe begati në tokë. E kush del prej shtëpisë si migrues te All-llahu dhe i dërguari i Tij, dhe e zë vdekja (në rrugë), te All-llahu është shpërblimi i tij. All-llahu është mëshirues, mbulon të metat.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ata që luftuan për të mbrojtur veten dhe fenë e vet kanë gradë të lartë tek Allahu. Kanë shpërblim edhe ata që patën dëshirë, por ishin të paaftë, siç janë ta zëmë të gjymtët, të verbrit ose të sëmurët. Atyre që patën mundësi të migrojnë te Pejgamberi a.s. në Medinë dhe të pranojnë e të praktikojnë lirisht besimin, por nuk shkuan, engjëjt ju thonë: çka ishte puna e juaj me besim? Kur thonë se në Mekë ishte e pamundur ta përqafonin fenë e drejtë, marrin përgjigjen prej engjëjve; toka e Zotit është e madhe, nuk migruat, mbetët në kufr, pra ja xhehenemi. Zoti vlerëson veprat sipas qëllimit të njeriut, prandaj e shpërblen si muhaxhir edhe atë që niset, por e gjen vdekja në rrugë.