We lillehi ma fi es-semawati we ma fil-’erdi we kanel-lahu bikulli shej’in muhitæn
Vetëm të All-llahut janë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. All-llahu ka përfshirë çdo send.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Asnjë bisedë nuk mund t’i fshihet Zotit, as ajo e familjes së hajnit, me të cilën planifikuan ta fajësojnë të pafajshmin. Fjalë të vlefshme janë vetëm ato që këshillojnë për punë të mira e na ruajnë nga të këqiat, ato me të cilat përkujtohet e përmendet Zoti dhe ato me të cilat largon dëmin nga njerëzit, duke i pajtuar mes vete. Pejgamberit a.s. iu kundërvu ai vjedhësi, i cili, pasi që nuk arriti t’i ikë të vërtetës, u arratis për në Mekë dhe kaloi në besimin politeist. Një pjesë e dijetarëve islamë në bazë të ajetit: “Ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve” argumenton mbi ligjshmërinë e institucionit “ixhmai” -unanimitetit. Ixhmai i dijetarëve nuk është kusht të jetë nga radhët e sahabëve, as të jetë nga medinasit e as nga pasardhësit e Pejgamberit a.s., por nga radhët e muslimanëve të çfarëdo kohe. Shëmtimi i krijesave të Allahut bëhej, duke vënë shenja në veshët e bagëtive e pastaj duke i konsideruar ato të shenjta, duke i konsideruar krijesat e Zotit si zotra dhe duke i adhuruar ato si: engjëjt, diellin, hënën etj, dhe duke shëmtuar vetë njerëzit, duke i nxjerrë nga natyrshmëria e tyre për ta njohur e adhuruar Krijuesin e vërtetë, të adhu - rojnë sende të kota.
We jesteftuneke fi en-nisa’ kuli Ellahu juftikum fihinne we ma jutla ‘alejkum fil-kitabi fi jetama en-nisa’l-lati la tu’utunehunne ma kutibe lehunne we tergabune ‘en tenkihuhunne wel-musted’afine minel-wildani we ‘en tekumu liljetama bil-kisti we ma tef’alu min hajrin fe’innall-llahe kane bihi ‘alimæn
Kërkojnë prej teje (Muhammed) përgjigje - fetva për (çështjen) gratë. Thuaju: "All-llahu ju sqaron për to dhe kjo që po ju lexohet nga libri (Kur'ani) përkitazi me gratë jetime, me të cilat lakmoni të martoheni me to, e nuk u jepni atë që është caktuar (niqah ose miras), (ju sqaron) lidhur me të paaftit (fëmijët jetimë) dhe që të mbani drejtësi ndaj jetimëve!" Dhe, çfarëdo të mire që punoni, All-llahu di shumë për të.
We ‘ini emre’etun hafet min ba’liha nushuzæn ‘ew ‘i’radæn fela xhunahe ‘alejhima ‘en jusliha bejnehuma sulhæn we es-sulhu hajrun we ‘uhdiretil-’enfusu esh-shuhhe we ‘in tuhsinu we tetteku fe’innall-llahe kane bima ta’melune habiræn
Nëse ndonjë grua i frikësohet largimit ose ftohjes së burrit të vet ndaj asaj, atëherë nuk gabojnë po qe se bëjnë mes vete ndonjë mbarim (pajtim). Pajtimi është më i dobishmi. Megjithë këtë, koprracia është e pranishme ndër njerëz. Por, nëse silleni mirë dhe ruheni, s'ka dyshim se All-llahu hollësisht është i njohur me gjithë çka veproni.
We len testeti’u ‘en ta’dilu bejne en-nisa’ we lew herestum fela temilu kullel-mejli fetedheruha kalmu’allekati we ‘in tuslihu we tetteku fe’innall-llahe kane gafuræn Rehimæn
Ju kurrsesi nuk do të mund ta mbani drejtësinë mes grave edhe nëse përpiqeni, pra mos anoni plotësisht nga ndonjëra e të lini tjetrën si të varur. E nëse përmirësoheni dhe ruheni se (padrejtësisë), All-llahu ju falë dhe ju mëshiron.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.