4. Nisa · Ajeti 126

سورة النساء
Përkthimi Sherif Ahmeti
126

وَلِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٖ مُّحِيطٗا

Vetëm të All-llahut janë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. All-llahu ka përfshirë çdo send.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Asnjë bisedë nuk mund t’i fshihet Zotit, as ajo e familjes së hajnit, me të cilën planifikuan ta fajësojnë të pafajshmin. Fjalë të vlefshme janë vetëm ato që këshillojnë për punë të mira e na ruajnë nga të këqiat, ato me të cilat përkujtohet e përmendet Zoti dhe ato me të cilat largon dëmin nga njerëzit, duke i pajtuar mes vete. Pejgamberit a.s. iu kundërvu ai vjedhësi, i cili, pasi që nuk arriti t’i ikë të vërtetës, u arratis për në Mekë dhe kaloi në besimin politeist. Një pjesë e dijetarëve islamë në bazë të ajetit: “Ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve” argumenton mbi ligjshmërinë e institucionit “ixhmai” -unanimitetit. Ixhmai i dijetarëve nuk është kusht të jetë nga radhët e sahabëve, as të jetë nga medinasit e as nga pasardhësit e Pejgamberit a.s., por nga radhët e muslimanëve të çfarëdo kohe. Shëmtimi i krijesave të Allahut bëhej, duke vënë shenja në veshët e bagëtive e pastaj duke i konsideruar ato të shenjta, duke i konsideruar krijesat e Zotit si zotra dhe duke i adhuruar ato si: engjëjt, diellin, hënën etj, dhe duke shëmtuar vetë njerëzit, duke i nxjerrë nga natyrshmëria e tyre për ta njohur e adhuruar Krijuesin e vërtetë, të adhu - rojnë sende të kota.