4. Nisa · Ajeti 126 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 4:114–4:126

Asnjë bisedë nuk mund t'i fshihet Zotit, as ajo e familjes së hajnit, me të cilën planifikuan ta fajësojnë të pafajshmin. Fjalë të vlefshme janë vetëm ato që këshillojnë për punë të mira e na ruajnë nga të këqiat, ato me të cilat përkujtohet e përmendet Zoti dhe ato me të cilat largon dëmin nga njerëzit, duke i pajtuar mes vete. Pejgamberit iu kundërvu ai vjedhësi, i cili, pasi që nuk arriti t'i ikë të vërtetës, u arratis për i në Mekë dhe kaloi në besimin politeist. Një pjesë e dijetarëve islamë në bazë të ajetit: "Ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve" argumenton mbi ligjshmërinë e institucionit "ixhmai" - kompaktësisë. Ixhmai i dijetarëve nuk është kusht të jetë nga radhët e sahabëve, as të jetë nga medinasit e as nga pasardhësit e Pejgamberit, I por nga radhët e myslimanëve të çfarëdo kohe.

Shëmtimi i krijesave të Allahut bëhej, duke vënë shenja në veshët e bagëtive e pastaj duke i konsideruar ato të shenjta, duke i konsideruar krijesat e Zotit si zotra dhe duke i adhuruar ato si: engjëjt, diellin, hënën etj, dhe duke shëmtuar vetë njerëzit, duke i nxjerrë nga natyrshmëria e tyre për ta njohur e adhuruar Krijuesin e vërtetë, të adhurojnë sende të kota.

Pretendimet e cilësdo palë, kinse janë të privilegjuar te Zoti, vetëm pse i takojnë atij ose këtij populli, janë të kota. Vlerësimi do të jetë në bazë të besimit të drejtë dhe veprave.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 4:123–4:126

- Nuk është as sipas dëshirave tuaja e as sipas dëshirave të ithtarëve të Librit. - Katadja shpjegon: “Na është thënë se muslimanët dhe ithtarët e Librit njëherë filluan t’i lëvdoheshin njëri -tjetrit. Ithtarët e Librit thoshin: “Profeti ynë ka ardhur përpara Profetit tuaj dhe Libri ynë është shpallur përpara Librit tuaj!” Ndërsa muslimanët thoshin: “Ne jemi më të afërt e të dashur tek Allahu sesa ju! Profeti ynë është vula e të gjithë profetëve dhe Libri ynë ka anuluar të gjithë librat që ishin para tij.” Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Nuk është as sipas dëshirave tuaja e as sipas dëshirave të ithtarëve të Librit...” Kuptimi: Feja dhe besimi nuk është me zbukurime dhe as me të ëndërruar dhe të pretenduar, por është ajo që zë vend thellë në zemër dhe që e vërtetojnë veprat që njeriu kryen. Jo çdokush që pretendon diçka e ka vërtet atë, thjesht dhe vetëm se pretendon. Gjithashtu, jo çdokush që thotë se është me të vërtetën duhet të dëgjohet, thjesht dhe vetëm për shkak të këtij

pretendimi, derisa ai të sjellë argument nga Allahu i Madhëruar, që vërteton pretendimin e tij. Ajo që ka rëndësi në të gjithë këtë çështje është bindja ndaj Allahut të Lartësuar dhe pasimi me besnikëri dhe sinqeritet i gjithçkaje që Ai ka vendosur përmes gjuhës së profetëve të Tij të nderuar. - Kushdo që bën keq, do të ndëshkohet me të dhe, përveç Allahut, nuk ka për t’i gjetur vetes as mbrojtës e as ndihmëtar. - Është transmetuar se ky ajet ka frikësuar dhe shqetësuar shumë sahabë. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Bekër el Sidiku, i cili i tha njëherë Profetit: 851. “O i Dërguari i Allahut, si mund të shpëtojmë nga frikërat dhe të arrijmë të mirat, pas këtij ajeti që ka zbritur, ku Allahu i Lartësuar thotë: “Kushdo që bën keq, do të ndëshkohet me të dhe, përveç Allahut, nuk ka për t’i gjetur vetes as mbrojtës e as ndihmëtar!” Për çdo të keqe që kemi bërë do të ndëshkohemi?!” Atëherë, Profeti tha: “Allahu të faltë, o Ebu Bekër! A nuk sëmuresh ti, a nuk lodhesh, a nuk dëshpërohesh dhe trishtohesh ndonjëherë?! A nuk të godasin herë pas here s provat dhe vështirësitë?!” Ebu Bekri tha: “Po, sigurisht! Atëherë Profeti tha: “Ja, kështu shpaguani dhe ndëshkoheni për ndonjë të keqe që keni bërë.” Seid ibn Mensuri e sjell hadithin me të njëjtin tekst, dhe po kështu Ibn Hibani. Ndërsa Ibn Xheriri sjell hadithin nga Ata Ibn Rebah, që thotë: 852. “Kur zbriti ky ajet, Ebu Bekri tha: “Ky është ajet që ta thyen shpinën!” Por Profeti tha: “Në fakt, ai flet për fatkeqësitë që godasin robin në dynja.” Seid Ibn Mesnur sjell nga Ebu Hurejra, që rrëfen: 853. “Kur zbriti fjala e Allahut: “Kushdo që bën keq, do të ndëshkohet me të dhe, përveç Allahut, nuk ka për t’i gjetur vetes as mbrojtës e as ndihmëtar”, kjo i rëndoi dhe frikësoi shumë muslimanët. Atëherë, Profeti u tha: “Drejtohuni, udhëzohuni dhe qëndroni bashkë, sepse çdo fatkeqësi që e godet muslimanin është falje gjynahesh për të. Madje edhe një gjëmb me të cilin ai shpohet, edhe një pengesë kur ai pengohet”. Në këtë formë e kanë sjellë Ahmedi, Muslimi, Tirmidhiu dhe Nesaiu. Allahu i Lartësuar thotë: “...dhe, përveç Allahut, nuk ka për t’i gjetur vetes as mbrojtës e as ndihmëtar.” Por nëse ai pendohet, Allahu i Madhëruar ia pranon atij pendimin. Ibn Ebu Hatimi e transmeton këtë mendim nga Ibn Abasi. - Kush bën vepra të mira, qoftë mashkull ose femër, duke qenë besimtar, do të hyjë në Xhenet dhe nuk do t’i bëhet asnjë padrejtësi.208 - Në ajetin më sipër, Allahu i Lartësuar përmend ndëshkimin dhe shpagimin për veprat e këqija, dhe se se çdokush që i ka merituar do t’i marrë ata në dynja ose në ahiret. Por Allahu tregon, gjithashtu, se Ai i fal dhe i mbulon gjynahet dhe i përgëzon robërit e Tij që pendohen dhe kthehen tek Ai. Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar vijon që të na tregojë qartë për bamirësinë, bujarinë dhe mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse, që shfaqen qartë pikërisht në pranimin e punëve të mira nga ana e Tij, meshkuj apo femra qofshin ata që i kryejnë. Megjithatë, Ai na përmend se, që këto vepra të pranohen, është kusht i domosdoshëm që robi të jetë besimtar, me një besim të pastër, korrekt, të sinqertë dhe të vërtetë. I Madhëruari na përmend se Ai ka për t’i futur në Xhenet dhe kurrsesi nuk do t'u bëjë padrejtësi duke i privuar nga të mirat e Tij apo duke u cenuar shpërblimin e veprave të tyre qoftë edhe sa një fetil. Është shpjeguar edhe më përpara se “ fetil” është sythi ose peri që është në ndarjen e bërthamës së hurmës arabe. Fetil-i dhe nekir-i ndodhen të dyja në farën e hurmës. Ndërsa kitmir është cipa mbështjellëse e farës së hurmës. Të tre termat janë përmendur në Kur 'an. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Kush ka fe më të mirë se ai që i është dorëzuar Allahut sinqerisht, duke qenë bamirës dhe pason fenë e Ibrahimit që ishte (hanifen) besimdrejtë? - Ai bëri punë të mira me sinqeritet për Zotin e Tij Krenar dhe të Lartësuar. Kur themi “punoi”, do të thotë që punoi sipas një besimi korrekt e të pastër, si edhe duke llogaritur shpërblimin

tek Allahu i Lartësuar. Allahu i Lartësuar përmend një detaj në këtë ajet, kur thotë: “... duke qenë bamirës (muhsin)”. Kuptimi i fjalës ‘ muhsin’ është: të kryesh me korrektësi dhe besnikëri të gjitha punët që je urdhëruar për të kryer, duke respektuar ligjin e Zotit; të adhurosh Zotin përmes ligjit që Ai vendosi dh e e solli përmes profetëve; ose, thënë ndryshe, të adhurosh Allahun përmes udhëzimit të qartë dhe fesë së vërtetë që sollën profetët e Tij. Këto janë kushtet e domosdoshme, pa të cilat çdo punë është e papranueshme: sinqeriteti dhe saktësia. Punë e saktë quhet ajo që kryhet në përputhje me Sheriatin. Kështu, çdokush që respekton ligjin e Allahut duke rregulluar veprat e tij të jashtme dhe të dukshme sipas këtij ligji, mund të thuhet se ka kryer punë të sakta. Nga ana tjetër, është kusht që njeriu ta pastrojë brendinë e tij përmes qëllimit të sinqertë për Allahun. Vetëm me përmbushjen e këtyre dy kushteve, veprat e tij janë të pranuara. Nëse dikujt i mungon qëllimi i sinqertë në veprimet e tij, atëherë ai është munafik. Nëse nuk respekton porositë dhe urdhëresat e Zotit, atëherë ai konsiderohet i humbur dhe injorant. Nëse njeriu i plotëson këto kushte: sinqeritetin për hir të Allahut dhe ndjekjen me korrektësi të Sheriatit të Zotit, atëherë konsiderohet besimtar i sinqertë dhe i mirë, të cilit i pranohen veprat, madje do të shpërblehet për punët e mira dhe do t’i falen gjynahet dhe mangësitë, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: “Këta janë njerëzit, të cilëve Ne ua pranojmë veprat në mënyrën më të mirë, ua mbulojmë të këqijat dhe i bëjmë banorë të Xhenetit. Ky është premtimi i vërtetë, që u është dhënë.” [Ahkaf 16]. Allahu i Lartësuar thotë: “...pason fenë e Ibrahimit që ishte besimdrejtë (hanifen)?” Ata që ndoqën fenë e Ibrahimit besimdrejtë, ishin Muhamedi (a.s.) dhe pasuesit e tij besnikë deri në Ditën e Kijametit, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: “Sigurisht, ndër njerëzit më të afërt të Ibrahimit janë ata që e pasuan atë dhe ky Profet (Muhamedi) së bashku me ata që e kanë besuar. Allahu është Mbrojtësi i besimtarëve.” [Al Imran 68]. “Prandaj, Ne të shpallëm ty: “Ndiqe fenë e drejtë të Ibrahimit (hanifen)! Ai nuk ka qenë kurrë prej idhujtarëve.” [Nahl 123]. Fjala “ hanif” do të thotë: ai që distancohet nga çdo lloj idhujtarie, duke e braktisur këtë rrugë të humbjes, i vetëdijshëm dhe i qartë në rrugën që ka zgjedhur, duke u drejtuar dhe përkushtuar me gjithë qenien e tij në pasimin e të vërtetës dhe pa u penguar apo larguar nga kjo rrugë për asnjë shkak dhe për askënd. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Allahu e zgjodhi Ibrahimin për të qenë më i dashuri (halil) i Tij. - Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na nxit për të pasuar rrugën e Ibrahimit (a.s), sepse ai është udhëheqësi, të cilin duhet ta marrim si shembull dhe që duhet ta ndjekim me përpikmëri. E si mos të ndjekim rrugën e tij, kur ai arriti gradën më të lartë në të cilën mund të afrohet robi tek Zoti. Ibrahimi arriti gradën më të lartë të dashurisë të Allahut të Lartësuar. El hul-letu është grada më e lartë e dashurisë dhe këtë, sigurisht, që Allahu i Madhëruar ia dhuroi dhe begatoi me të për shkak të bindjes së tij dhe adhurimeve e përkushtimit të tij të sinqertë, sikurse e ka përshkuar në ajetin: “Vallë, a nuk ka dëgjuar ai për atë që thuhet në Fletët e Musait dhe të Ibrahimit - i cili i plotësoi të gjitha detyrimet (e Zotit).” [Nexhm 36, 37]. Shumë dijetarë të selefëve, për shpjegimin e këtij ajeti në suren Nexhm, kanë thënë: “Ibrahimi i përmbushi të gjitha urdhëresat që i ngarkoi Zoti i tij. Ai i plotësoi të gjitha nivelet e adhurimit të Allahut të Lartësuar. Ai nuk shpërqendrohej nga çështjet e mëdha, për të braktisur të voglat. Atë nuk e trazonin vështirësitë e mëdha, për të përmbushur edhe detajet më të vogla të urdhëresave të Zotit. Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet, Ibrahimi ishte shembull i së mirës, adhurues i Allahut, besimtar i drejtë (monoteist) dhe nuk ka qenë kurrë nga idhujtarët. Ai ishte mirënjohës për të mirat e Tij (e Allahut) . Allahu e dalloi atë (si

profet) dhe e udhëzoi në rrugën e drejtë. Ne e bekuam atë me shumë të mira në këtë botë dhe në botën tjetër ai është me më të mirët.” [Nahl 120]. Buhariu sjell hadithin nga Amër Ibn Mejmuni, i cili ka thënë: “Kur Muadhi shkoi në Jemen njëherë, fali namazin e sabahut me njerëzit dhe lexoi në të: “Allahu e zgjodhi Ibrahimin për të qenë më i dashuri i Tij.” Një burrë tha: “Atëherë u qetësuan zemra dhe sytë e nënës së Ibrahimit.” Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Ebu Seid el Hudriu se kur Profeti i Allahut mbajt i hytben e fundit të tij, tha: 854. “O njerëz, nëse do të zgjidhja nga banorët e Tokës një halil, - pra, njeri që t’i jepja dashurinë time më të madhe, - do të kisha zgjedhur Ebu Bekër Ibn Ebu Kuhafen si halilin tim. Por miku juaj [flet për veten e vet Profeti ﷺ] është halili i Allahut.” Përmes rrugës së transmetimit të sjellë nga Xhundub Ibn Abdilahi, me senedin e tij deri tek Abdullah Ibn Mesudi, vjen hadithi nga Pr ofeti (a.s.), i cili ka thënë: 855. “Allahu më zgjodhi mua si halilin e Tij, ashtu sikurse e zgjodhi dhe Ibrahimin si halilin e Tij. - Vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. - Çdo gjë është pronë dhe nën sundimin e Allahut; të gjithë janë robër dhe të nënshtruar e krijesa të Tij. Allahu është i Vetmi që administron dhe ka në dorë të gjitha krijesat e Tij. 209 Askush nuk mund të kthejë mbrapsht atë që Allahu ka vendosur që të krijojë në këtë botë dhe që të ndodhë në të. Askush nuk mund të kontestojë dhe të rrëzojë gjykimin dhe ligjin që Allahu ka vendosur. Ai nuk pyetet për atë që vepron, por krijesat do të pyeten. Kjo është e vërteta, sepse Ai është i vetëm dhe unik në madhështinë, pushtetin dhe fuqinë e Tij. Ai është i pashoq në drejtësinë, urtësinë, butësinë dhe mëshirën e Tij të plotë. - Allahu përfshin gjithçka. - Dituria e Allahut depërton në të gjithë krijimin e Tij. Me diturinë e Tij, Ai ka përfshirë të gjithë botën që ka krijuar. Atij nuk mund t'i fshihet asnjë gjë nga robërit e Tij: “Sa herë që ju angazhoheni me ndonjë çështje dhe sa herë që lexoni ndonjë pjesë nga Kur 'ani dhe sa herë kryeni ndonjë vepër, Ne jemi dëshmitarë të veprimeve tuaja. Zotit tënd nuk mund t’i fshihet asnjë grimcë në Tokë dhe as në qiell, madje as më e vogël se ajo e as më e madhe. Çdo gjë është shkruar në Librin e Qartë.” [Junus 61]. Ai është i lartësuar mbi të gjitha krijesat e Tij dhe është i ndarë nga ata. Allahu i Madhëruar thotë: “ (Ai është) I Gjithëmëshirshmi, që qëndroi mbi Fron.”

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 4:126

Ajeti flet për gjithëpërfshirjen e pushtetit dhe dijes së Allahut të Lartësuar. Gjithçka është pronë e Allahut dhe të gjithë janë krijesa të Tij. Allahu përkujdeset për pronën e Tij dhe administron çështjet e tyre. Dija e Tij është absolute dhe përfshin çdo njohuri. Shikimi i Tij është absolut dhe Ai përfshin gjithçka me shikimin e Tij. Dëgjimi i Tij është absolut dhe Ai përfshin gjithçka me dëgjimin e Tij. Dëshira, pushteti dhe mbretërimi i Tij ekzekutohen mbi çdo gjë që ekziston. Mëshira e Tij përfshin banorët e tokës dhe të qiejve. Përballë krenarisë dhe

madhështisë së Tij janë nënshtruar të gjitha krijesat.

← Nisa 4:126