Men kane juridu thewabe ed-dunja fa’indel-lahi thewabu ed-dunja wel-’ahireti we kanel-lahu semi’æn besiræn
Kush (me punën e vet) dëshiron shpërblimin e kësaj bote, (ai gabon), shpërblmi i kësaj dhe i asaj botës tjetër është te All-llahu, e All-llahu dëgjon, sheh.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Arabët injorantë nuk iu jepnin grave jetime ose të veja atë që u takonte nga trashëgimia ose nga niqahu. Donin të martoheshin me to për t’iu marrë pasurinë e tyre. Të miturve nuk iu njihnin të drejtë në trashëgim. Ky ajet ka lidhje me ajetin tre në fillim të kaptinës. Megjithëse drejtësia mes grave është e vështirë burri është i obliguar të mbajë drejtësinë praktike, duke mos anuar ndaj njërës e as duke lënë tjetrën si të pazot. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush ka dy gra dhe praktikisht anon nga njëra, do të dalë në Ditën e Gjykimit gjysmak”.
Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu kunu kawwamine bil-kisti shuheda’e lillahi we lew ‘ala ‘enfusikum ‘ewil-walidejni wel-’ekrebine ‘in jekun ganijæn ‘ew fekiræn fe-ellahu ‘ewla bihima fela tettebi’ul-hewa ‘en ta’dilu we ‘in telwu ‘ew tu’ridu fe’innall-llahe kane bima ta’melune habiræn
O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hirë të All-llahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfnjak, pse All-llahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t'i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrëmbëroni ose tërhiqeni, All-llahu hollësisht di ç'ka punoni.
Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu ‘aminu billahi we resulihi wel-kitabil-ledhi nezzele ‘ala resulihi wel-kitabil-ledhi ‘enzele min kablu we men jekfur billahi we mela’iketihi we kutubihi we rusulihi wel-jewmil-’ahiri fekad delle delalæn ba’idæn
O ju që besuat, besoni vazhdimisht All-llahut, të dërguarit të Tij, librit që gradualisht ia shpalli të dërguarit të Tij dhe librit që e pat zbritur më parë. Kush nuk i beson All-llahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, të dëguarve të Tij dhe botës tjetër, ai ka humbur tepër larg.
‘Innel-ledhine ‘amenu thumme keferu thumme ‘amenu thumme keferu thumme ezdadu kufræn lem jekuni Ellahu lijegfire lehum we la lijehdijehum sebilæn
Vërtet, ata që besuan e pastaj tradhëtuan, përsëri besuan e pastaj tradhtuan dhe e shtuan mosbesimin, All-llahu nuk u falë atyre as nuk i udhëzon në rrugë të drejtë.
We kad nezzele ‘alejkum fil-kitabi ‘en ‘idha semi’tum ‘ajati Ellahi jukferu biha we justehze’u biha fela tek’udu me’ahum hetta jehudu fi hedithin gajrihi ‘innekum ‘idhæn mithluhum ‘innall-llahe xhami’ul-munafikine wel-kafirine fi xhehenneme xhemi’æn
Juve u është shpallur në librin (Kur'anin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kur'ani i All-llahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndyshe, ju do të jeni si ata. All-llahu do t'i tubojë tradhëtarët dhe jobesimtërët që të gjithë në xhehennem.
Shpërndaj
—Recitimi nuk u hap. Provoni një recitues tjetër ose kontrolloni lidhjen.
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.