Dhe për shkak të mizorisë së atyre, që ishin jahudi, dhe për shkak se penguan shumë nga rruga e All-llahut, Ne ua ndaluam (ua bëmë haram) disa (lloje ushqimesh) të mira që u ishin të lejuara.
We ‘ehdhihimu er-riba we kad nuhu ‘anhu we ‘eklihim ‘emwale en-nasi bil-batili we ‘a’tedna lilkafirine minhum ‘adhabæn ‘elimæn
Edhe për shkak të marrjes së kamatës edhe pse e kishin të ndaluar atë dhe ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të mundimshëm për ata që nuk besuan prej tyre.
Lekini er-rasihune fil-’ilmi minhum wel-mu’uminune ju’uminune bima ‘unzile ‘ilejke we ma ‘unzile min kablike wel-mukimine es-selæte wel-mu’utune ez-zekæte wel-mu’uminune billahi wel-jewmil-’ahiri ‘ula’ike senu’utihim ‘exhræn ‘adhimæn
Por ata, prej tyre që kanë thesar të diturisë, dhe besimtarët, besojnë atë që tu shpall ty dhe atë që u shpall para teje, besojnë edhe ata që e falin namazin dhe japin zeqatim dhe besimtarët në All-llahun e në jetën e ardhshme. Të tillëve do t'u japim shpërblim të madh.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Vetëm ankesën e atij që i bëhet zullum, Allahu nuk e kthen mbrapa, edhe nëse nga zullumi nuk mund të ndalë veten e shprehet keq. Zotin ta besosh, kurse pejgamberët - jo, nuk është besim i pranueshëm, sikurse nuk është besim i pranueshëm, as i atij që nuk pranon ndonjë nga pejgamberët. Jehuditë, me qëllim tendencioz kërkuan prej Muhamedit a.s. t’iu sillte një libër komplet nga Allahu, ashtu sikurse ishte shpallur Tevrati menjëherë. Zoti i tregon Muhamedit a.s. për sjelljet e tyre edhe më të rënda ndaj Musait dhe për masat ndëshkuese, të cilat i përjetuan për shkak të mizorisë së tyre në sjellje e vepra. I tregon edhe për përpjekjet e tyre që ta vrisnin Isain, por Zoti e shpëtoi atë prej dorës së tyre. Kurani nuk flet diçka më qartë rreth Isait, se Zoti e ngriti me trup e me shpirt, ose vetëm me shpirt. Mirëpo shumë hadithe të vërteta flasin mbi atë, se Isai është ngritur me trup dhe se përsëri do të kthehet në tokë... Ajo që nuk ka kurrfarë dyshimi rreth Isait është, se Isain nuk e kanë vrarë jehuditë, as nuk e kanë varur, as e kanë gozhduar dhe se të gjithë ata, që nuk e pranuan si pejgamber do ta pranojnë në momentin e vdekjes, edhe pse një pranim i tillë nuk do t’i sjellë dobi atij që e pranon. Allahut. Allahu është i Gjithëdijshëm (për gjendjen e robërve) dhe është më i Urti.71
‘Inna ‘ewhejna ‘ilejke kema ‘ewhejna ‘ila nuhin we en-nebijine min ba’dihi we ‘ewhejna ‘ila ‘ibrahime we ‘isma’ile we ‘ishaka we ja’kube wel-’esbati we ‘isa we ‘ejjube we junus we harune we sulejmane we ‘atejna dawude zeburæn
Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; e patëm frymëzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is'hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patëm dhënë Zeburin.