4. Nisa · Ajeti 162

سورة النساء
Përkthimi Sherif Ahmeti
162

لَّٰكِنِ ٱلرَّٰسِخُونَ فِي ٱلۡعِلۡمِ مِنۡهُمۡ وَٱلۡمُؤۡمِنُونَ يُؤۡمِنُونَ بِمَآ أُنزِلَ إِلَيۡكَ وَمَآ أُنزِلَ مِن قَبۡلِكَۚ وَٱلۡمُقِيمِينَ ٱلصَّلَوٰةَۚ وَٱلۡمُؤۡتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَٱلۡمُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ أُوْلَٰٓئِكَ سَنُؤۡتِيهِمۡ أَجۡرًا عَظِيمًا

Por ata, prej tyre që kanë thesar të diturisë, dhe besimtarët, besojnë atë që tu shpall ty dhe atë që u shpall para teje, besojnë edhe ata që e falin namazin dhe japin zeqatim dhe besimtarët në All-llahun e në jetën e ardhshme. Të tillëve do t'u japim shpërblim të madh.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Vetëm ankesën e atij që i bëhet zullum, Allahu nuk e kthen mbrapa, edhe nëse nga zullumi nuk mund të ndalë veten e shprehet keq. Zotin ta besosh, kurse pejgamberët - jo, nuk është besim i pranueshëm, sikurse nuk është besim i pranueshëm, as i atij që nuk pranon ndonjë nga pejgamberët. Jehuditë, me qëllim tendencioz kërkuan prej Muhamedit a.s. t’iu sillte një libër komplet nga Allahu, ashtu sikurse ishte shpallur Tevrati menjëherë. Zoti i tregon Muhamedit a.s. për sjelljet e tyre edhe më të rënda ndaj Musait dhe për masat ndëshkuese, të cilat i përjetuan për shkak të mizorisë së tyre në sjellje e vepra. I tregon edhe për përpjekjet e tyre që ta vrisnin Isain, por Zoti e shpëtoi atë prej dorës së tyre. Kurani nuk flet diçka më qartë rreth Isait, se Zoti e ngriti me trup e me shpirt, ose vetëm me shpirt. Mirëpo shumë hadithe të vërteta flasin mbi atë, se Isai është ngritur me trup dhe se përsëri do të kthehet në tokë... Ajo që nuk ka kurrfarë dyshimi rreth Isait është, se Isain nuk e kanë vrarë jehuditë, as nuk e kanë varur, as e kanë gozhduar dhe se të gjithë ata, që nuk e pranuan si pejgamber do ta pranojnë në momentin e vdekjes, edhe pse një pranim i tillë nuk do t’i sjellë dobi atij që e pranon. Allahut. Allahu është i Gjithëdijshëm (për gjendjen e robërve) dhe është më i Urti.71