Rusulæn mubeshshirine we mundhirine li’lla jekune lilnnasi ‘ala Ellahi huxhxhetun ba’de er-rusuli we kanel-lahu ‘azizæn hekimæn
Të dërguar që ishin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të mos kenë fakt (arsyetim) para All-llahut. All-llahu është i pavarur në sundimin e vet dhe di si të veprojë.
(Jehuditë i thanë se nuk të besojmë në shpallje Muhammedit) Por All-llahu dëshmon për atë që t'u zbrit ty, atë ta zbriti sipas dijes së Vet, edhe engjëjtë dëshmojnë, po mjaft është All-llahu dëshmues.
Ja ‘ejjuha en-nasu kad xha’ekumu er-resulu bil-hekki min rabbikum fe’aminu hajræn lekum we ‘in tekfuru fe’inne lillahi ma fi es-semawati wel-’erdi we kanel-lahu ‘alimæn hekimæn
O ju njerëz, juve u erdhi i dërguari me të vërtetën (fenë e drejtë) nga Zoti juaj, pra t'i besoni se është më e dobishme për ju. Po nëse vazhdoni ta refuzoni, ta dini se ç'ka në qiej e tokë është vetëm e All-llahut. All-llahu di (gjendjen e robëve), është më i urti.
Ja ‘ehlel-kitabi la teglu fi dinikum we la tekulu ‘ala Ellahi ‘illal-hekka ‘innemal-mesihu ‘isa ebnu merjeme resulu Ellahi we kelimetuhu ‘elkaha ‘ila merjeme we ruhun minhu fe’aminu billahi we rusulihi we la tekulu thelathetun entehu hajræn lekum ‘innemallahu ‘ilehun wahidun subhanehu ‘en jekune lehu weledun lehu ma fi es-semawati we ma fil-’erdi we kefa billahi we kilæn
O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu, Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besojeni pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: "Tre" (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. Ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur.
Len jestenkifel-mesihu ‘en jekune ‘abdæn lillahi we lal-mela’iketul-mukarrebune we men jestenkif ‘an ‘ibadetihi we jestekbir fesejehshuruhum ‘ilejhi xhemi’æn
Mesihu nuk tërhiqet prej asaj se është rob i All-llahut, nuk tërhiqet as engjëjt më të zgjedhur. Kush tërhiqet prej adhurimit ndaj Tij dhe bën mendjemadhësi, Ai do t'i ringjallë dhe do t'i tubojë të gjithë pranë Tij.
Fe’emmal-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati fejuweffihim ‘uxhurehum we jeziduhum min fedlihi we ‘emmal-ledhine estenkefu we estekberu feju’adhdhibuhum ‘adhabæn ‘elimæn we la jexhidune lehum min duni Ellahi welijæn we la nesiræn
E përsa u përket atyre që besuan dhe vepruan mirë, atyre do tu përmbushet shpërblimi i merituar, por edhe do t'iu shtohet prej dhuntisë së Tij. Përsa i përket atyre që u tërhoqën dhe mbajtën veten kryelartë, ata do t'i ndëshkojë me një ndëshkim fort të dhëmbshëm dhe pos All-llahut nuk do t'i gjejnë vetes as mbrojtës as ndihmës.
Fe’emmal-ledhine ‘amenu billahi we a’tesemu bihi fesejudhiluhum fi rehmetin minhu we fedlin we jehdihim ‘ilejhi siratæn mustekimæn
Ata që i besuan All-llahut dhe iu përmbajtën Atij (librit të Tij), Ai do t'i fusë në mëshirën (xhennetin) e Tij dhe do t'i gradojë e do t'i udhëzojë për në rrugë të drejtë.
Kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: "All-llahu ju përgjigjet në çështjen e "kelale-s" (ai që nuk ka prindër as fëmijë që e trashigojnë). Nëse vdes një njeri që nuk ka fëmijë, por ka motër, atëherë asaj (motrës) i takon gjysma e pasurisë së lënë. Ai (vëllau) trashëgon tërë atë (që le motra) nëse ajo nuk ka fëmijë. Në qoftë se ato janë dy (motra që trashëgojnë), atyre dyjave u takojnë dy të tretat që lë ai. Në qoftë se janë vëllezër dhe të përzier burra dhe gra, atëherë mashkullit i takon hise dy fish më shumë se sa femrës. All-llahu ju sqaron, ashtu që të mos humbni. All-llahu di për çdo send.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kjo pjesë e Kuranit i hedh poshtë të gjitha trillimet e jehudive dhe të krishterëve. Ne të vërtetë jehuditë shpifnin për Merjemen, kinse ajo e lindi Isain pa kurorë dhe ai, si fëmijë i tillë, nuk e meriton të jetë pejgamber. Zoti e vërteton, se Isai është i krijuar me fjalën e Tij “Bëhu!”; është shpirt i dërguar prej Zotit, pra është i pastër nga shpifjet e jehudive. Isai ju thotë të krishterëve; është fëmijë i lindur me urdhrin e Zotit, është pejgamber, por është njeri, nuk është Zot, as bir i Zotit. Nuk janë tre zota: Allahu, Isai Merjemja, e as nuk është Zot i përbërë prej: atit, birit dhe shpirtit të shenjtë. Nuk ka gradë më të lartë, se të jesh rob i Zotit. Këtë e di Isai, e dinë edhe engjëjt, që janë më afër Zotit, prandaj Isait i vjen keq pse dikush thotë për të, se është bir i Zotit, iu vjen shumë keq edhe engjëjve, pse dikush ka thënë, se janë bijat e Zotit. Zoti i Plotfuqishëm do t’i tubojë pas ringjalljes, që të gjithë pranë Vetes dhe do të pyesë për atë që nuk donin të ishin robër të Tij. Me ndihmën e Zotit e përfunduam përkthimin e kësaj kaptine. Falënderoj Allahun e Madhëruar! është në ihram, testamenti në prag të vdekjes etj. Përveç këtyre përmes kësaj kaptine njihemi edhe me disa tregime për të marrë mësim e përvojë prej tyre, siç është: rrëfimi për Beni Israilët dhe për Musain a.s., madje duke aluduar për ballafaqimin e fuqisë së hajrit e të sherrit, na parashtron edhe ngjarjen rreth bijve të Ademit dhe me në fund edhe mbi tryezën (sofrën) e zbritur besimtarëve të Isait, e cila ishte një mrekulli, që vërtetonte misionin e tij si pejgamber, por ajo ishte vepër e Zotit, e jo e Isait. Kaptina përfundon me një rrëfim të tmerrshëm kur në Ditën e Tubimit pas ringjalljes, do të thirret Isai pranë të gjithë të tubuarve dhe Zoti i Madhëruar do ta marrë në pyetje, për shkak se disa i besuan si zot, pos Allahut. Sigurisht me këtë ka si qëllim demaskimin për rrugën e gabuar të atyre, që shpifën pa ditur për Isain, si zot ose bir i tij. Quhet kaptina e tryezës (suretul Maideti), sepse është ngjarja më e çudit - shme, që përmendet në këtë kaptinë. Fjala është për një sofër të begatshme, e cila u zbret besimtarëve të Isait në shenjë vërtetimi për Isain, se është i dërguar i Zotit xh. sh..
Shpërndaj
—Recitimi nuk u hap. Provoni një recitues tjetër ose kontrolloni lidhjen.
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.