4. Nisa · Ajeti 25 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 4:22–4:28

Martesa me njerkën ka qenë e pranishme para islamizmit, edhepse ishte turpësi e madhe. Atë Islami e ndaloi.

Ndalesat e martesave nga gjaku janë shtatë: nënat, bijat, motrat, hallat, tezet, bijat e vëllaut, bijat e motrës. Nga gjiri e miqësia janë gjashtë: nënat e gjirit, motrat nga gjiri, nënat e bashkëshorteve, bijat e bashkëshorteve (me tjetër burrë) gratë e djemve dhe bashkimi përnjëherë i dy motrave në një niqah. Me sunnet mutevatir e që është edhe Ixhmaë, është i ndaluar edhe bashkimi, në një niqah, me hallën ose me tezen.

Kur'ani na sqaron se martesa me robëresha të zëna robër në luftë, është e lejuar me kusht kur nuk ka mundësi materiale të martohet njeriu me femra jo robëresha dhe ka frikë se nuk mund të ruhet prej imoralitetit, e jo për t'i dëfruar epshet. Gjithashtu është e ndaluar rreptësisht martesa e përkohshme për një sasi mjetesh materiale, sepse martesa nuk ka për qëllim vetëm anën fizike e epshore, por edhe anën njerëzore e bashkëshortore të sinqertë, që do të jetë burim i një edukimi të shëndoshë të brezit të ardhshëm.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 4:25

- Ai që nuk ka mundësi materiale që të martohet me femra të lira besimtare, le të martohet me besimtaret që i ka nën pushtetin e tij (robëreshat). - Kuptimi: Martohuni me skllave besimtare, që janë nën zotërimin e besimtarëve. Allahu i Lartësuar e specifikoi martesën me skllavet duke thënë: “...le të martohet me besimtaret që i ka nën pushtetin e tij (robëreshat).” Domethënë, me skllave që janë besimtare. Edhe Ibn Abasi me të tjerë e kanë shpjeguar kështu këtë ajet: “Le të martohet me skllave besimtare.” Në vijim, Allahu i Lartësuar përmend edhe një detaj tjetër duke thënë: - Allahu e di më së miri besimin tuaj. Ju jeni të njëri -tjetrit. - Ai është i gjithëditur rreth hollësive dhe vërtetësisë së çdo çështjeje, pra, edhe rreth besimit të këtyre grave. - Martohuni me to me lejen e pronarëve të tyre dhe jepjuani mehrin sipas normave. - Kjo tregon se zotëria i robëreshës është kujdestari ligjor i saj, prandaj ajo mund të martohet veçse me lejen e tij. Po kështu është gjykimi edhe për zotërinë e skllavit, i cili mund të martohet veçse me lejen e padronit. Profeti ﷺ ka thënë: 683 . “Çdo skllav i cili martohet pa lejen e zotërisë së tij është i përdalë (pra,

konsiderohet se ka bërë zina)”. Nëse skllavja e cila kërkohet të martohet ka një grua si padrone, leja për martesë jepet nga kujdestari ligjor i padrones, pasi në një hadith të Profetit thuhet: 684 . “Nuk mundet një grua që të martojë një grua tjetër dhe as gruaja të martojë vetveten e saj. Ajo grua që marton veten e saj (pa lejen e kujdesatrit të saj) konsiderohet imorale dhe e përdalë.” Allahu i Lartësuar thotë në vijim: “... jepuani mehrin sipas normave”. Jepuani mehrin me mirësjellje e dashamirësi. Mos u tregoni koprracë e dorështrënguar, duke përçmuar këto gra, të cilat janë robëresha tek të tjerët. Mos i përçmoni ato për shkak se janë robëresha nën pronësinë e dikujt. Allahu i Lartësuar përmend një cilësi të rëndësishme të tyre: ato janë të ndershme, të ruajtura nga zinaja. Në vijim, kjo theksohet më tepër: - “Ato të jenë të ndershme, e jo imorale të hapura ...” - Të mos jenë imorale, që bëjnë zina hapur. - “... apo të fshehta, që jetojnë me partnerë (jashtmartesorë).” - Pra, që kanë dashnor. Allahu i Madhëruar e ka ndaluar që të martohemi me të tilla skllave, për sa kohë ato vazhdojnë të jenë tilla dhe nuk janë penduar. - Pasi janë martuar, nëse ato bëjnë imoralitet, ndëshkimi ndaj tyre është sa gjysma e ndëshkimit të përcaktuar për gratë e lira. - Dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme rreth shprehjes “ Fe in uhsin -ne” (e përkthyer: “Pasi janë martuar”) në ajet. Pra, çfarë kuptimi ka fjala muhsan? Disa janë të mendimit se muhsan do të thotë: “muslimane”. Kë shtu, nëse bëjnë zina pasi kanë pranuar Islamin, atëherë jepet gjykimi i ajetit: që ato skllave marrin gjysmën e ndëshkimit të grave të lira. Megjithatë, mendimi më i saktë, - dhe Allahu është më i ditur, - është se me fjalën muhsan është pasur për qëllim martesa, sepse diçka të tillë e tregon edhe konteksti i ajetit, që thotë: “Ai që nuk ka mundësi materiale që të martohet me femra të lira besimtare, le të martohet me besimtaret që i ka nën pushtetin e tij (robëreshat).” Por Allahu është më i ditur. Konteksti i këtij ajeti flet për fetejat el muminat , pra, për skllavet besimtare, prandaj fjala muhsan nuk ka të bëjë me besimin ose jo të tyre, por me martesën. Nëse ato martohen, janë muhsane, pra, janë të ruajtura dhe nuk ka përse të bëjnë zina. Atëherë, nëse bëjnë zina pas kësaj, ato ndëshkohen me gjysmën e ndëshkimit të atyre që janë të lira. Kështu e ka shpjeguar Ibn Abasi dhe të tjerë. Dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme edhe rreth masës ndëshkimore që merret per skllaven, nëse ajo bie në imoralitet. Shumica janë të mendimit se masa ndëshkimore për të është goditja me pesëdhjetë kamzhikë, pavarësisht a është muslimane apo jomuslimane. Gjithashtu, nuk përbën ndryshim fakti në është e martuar apo beqare, edhe pse, në fakt, ajeti nënkupton që, nëse nuk është muhsane, atëherë për të nuk jepet masa ndëshkimore. Mendo pak kur Allahu i Madhëruar thotë: “Pasi janë martuar , nëse ato bëjnë imoralitet, ndëshkimi ndaj tyre është sa gjysma e ndëshkimit të përcaktuar për gratë e lira.” Pra, vetëm nëse ato janë bërë muhsane, pra, janë martuar, jepet ky ndëshkim. Ky është aspekt i nënkuptuar i ajetit, pra, është mefhum el ajeh, në një fjali kushtore. Ky lloj aspekti i nënkuptuar është shumë i konsiderueshëm për disa dijetarë, prandaj ata e marrin për bazë dhe gjykojnë se, vetëm nëse skllavja është muhsane - pra, e martuar, - dhe kryen zina, vetëm atëherë ajo e meriton ndëshkimin. Nëse është beqare (pra nuk është martuar ndonjëherë) dhe bën imoralitet, atëherë nuk meriton të ndëshkohet, sipas dispozitës në këtë ajet. Megjithatë, ka hadithe të përgjithshme, ku urdhërohet për dhënien e masës ndëshkimore në të gjitha rastet kur skllavet bëjnë imoralitet, të martuara apo beqare qofshin ato. Për shkak të këtyre haditheve, dijetarët nuk e kanë marrë për bazë aspektin e nënkuptuar të ajetit. Mes tyre është hadithi që sjell Imam Muslimi nga Ali Ibn Ebu Talibi (r.a), i cili mbajti një hytbe dhe tha:

685. “O ju njerëz! Zbatojini masat ndëshkimore për skllavet tuaja, si për ato që janë muhsane, edhe për ato që nuk janë muhsane!” Pra, si për të martuarat, edhe për ato që nuk janë të martuara, që bëjnë zina. Arsyeja është se, njëherë, një nga skllavet e Profetit bëri zina. Profeti më urdhëroi mua që të zbatoja masën ndëshkimore mbi të, me rrahje kamzhiku. Kur vura re se ajo ishte lehonë, u tremba se mos vdiste, ndaj e pezullova ndëshkimin. Kur ia përmenda këtë Profetit, ai më tha: “Shumë mirë ke vepruar! Lëre deri sa të marrë veten dhe të përballojë ndëshkimin që do të marrë!” Ebu Hurejra përcjell se ka e ka dëgjuar Profetin të thotë: 686. “Nëse ndonjë skllavë bën zina, dhe kjo vepër dëshmohet qartë, zbatoni masën dëshkimore e rrahjes me kamzhik. Pas kësaj, nuk keni të drejtë ta përçmoni atë për gjynahun që ka bërë. Nëse përsëri bën zina, zbatoni masën dëshkimore e rrahjes me kamzhik dhe sërish mos e qortoni dhe nënçmoni pas kësaj për gjynahin që ka bërë. Pastaj, nëse për herë të tretë bën zina, dhe kjo vepër dëshmohet qartë, atëherë shiteni atë, qoftë edhe për një litar prej leshi (pra, edhe për një vlerë të pakët).” Te Muslimi qëndron: 687 . “...nëse ajo bën zina për herë të tretë, atëherë le ta shesë herën e katërt .” Imam Maliku sjell hadithin me senedin e tij nga Abdullah Ibn Abasi, që ka thënë: “Umer Ibn Hatabi më urdhëroi të zbatoja masën ndëshkimore me 50 kamzhikë mbi disa (skllave) vajza kurejshe, për shkak se kishin bërë zina.” Disa kanë dhënë mendimin se, nëse skllavja nuk është muhsane, pra, nëse nuk është e martuar, mbi të nuk zbatohet masa ndëshkimore e rrahjes me 50 kamzhikë, por thjesht ajo rrihet në formë edukative. Ata mbështeten kryesisht te aspekti i nënkuptuar i ajetit ( mefhûm el âjeh), që përdoret në një fjali kushtore. Ky argument, - sipas shumicës së tyre, - është më parësor për t’u marrë në konsideratë, sesa tekstet e përgjithshme që kanë ardhur në këtë temë. Gjithashtu, ata përdorin një hadith që vjen nga Ebu Hurejra dhe Zejd Ibn Halidi, se: 688. “Profeti i Allahut ﷺ është pyetur rreth rastit të një skllaveje e cila ka bërë zina, por ende nuk është martuar. Ai tha: “Ndëshkojeni! Nëse ajo bën përsëri zina, atëherë rriheni me kamzhik, pastaj shiteni qoftë dhe për një vlerë shumë të vogël.” Këtë hadith e kanë përnxjerrë Buhariu dhe Muslimi. Një tjetër hadith më i qartë vjen nga Seid Ibn Mensuri me senedin e tij nga Ibn Abasi, i cili tregon se Profeti ﷺ ka thënë: 689 . “Skllavja nuk rrihet me kamzhik, vetëm nëse ka qenë muhsane (pra, vetëm nëse ka qenë e martuar dhe bën zina pas martese)” Kuptimi: Nëse ajo martohet, atëherë është bërë muhsane, që ka kuptimin “e ruajtur me burrin e saj” dhe, si e tillë, nuk ka asnjë arsye që të bëjë zina. Në këtë rast, nëse ajo përsëri bën zina, për të jepet gjysma e masës ndëshkimore që jepet për të gratë e lira, pra, 50 goditje me kamxhik. Por për këtë hadith, Ibn Huzejme ka thënë se atribuimi i këtij hadithi Profetit ﷺ është i gabuar. Në fakt, kjo është fjalë meukuf e Ibn Abasit, pra, shkon deri tek Ibn Abasi. Po kështu ka thënë edhe Bejhakiu. Për këtë çështje është folur shumë, por Allahu është më i ditur për atë që është e vërtetë.172 - Kjo është e lejueshme për ata që frikësohen se do të bien në imoralitet. - Martesa me skllavet është bërë e lejuar me kushtin e sipërpërmendur. Ajo lejohet për atë që ka frikë se mos bie në imoralitet, për atë burrë i cili e ka të vështirë që të durojë në drejtim të marrëdhënieve intime, ndaj ai dobësohet dhe jeta e tij vështirësohet. Në këtë rast, atij i lejohet të martohet me skllave. Megjithatë, nëse përpiqet më shumë e lufton me veten e vet për t’u ruajtur nga zinaja, është më mirë për të, sepse duke u martuar me një skllave, nëse ai bën fëmijë me të, ata fëmijë janë pronë e padronit të gruas. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë: - Megjithatë, nëse përmbaheni, kjo është më mirë për ju. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. - Ky ajet është i përgjithshëm dhe flet si për të lirat, ashtu edhe për skllavet, siç kanë thënë shumica e

dijetarëve. Megjithatë, Allahu është më i ditur!

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 4:25

- “Ai që nuk ka mundësi materiale që të martohet me femra të lira besimtare, le të martohet me besimtaret që i ka nën pushtetin e tij (robëreshat). Allahu e di më së miri besimin tuaj. Ju jeni të njëri - tjetrit.” – Kuptimi: Çdokush nga ju që nuk ka mundësi të gjejë masën e mehrit për t’u martuar me besimtare të lira dhe frikësohet se do të bjerë në imoralitet dhe vështirësi për jetën e tij, atëherë le të martohet me skllave besimtare, me aq sa duket, sepse Allahu e di se cila është besimtare e cila jo. Çështjet e dynjasë ndërtohen mbi dukshmërinë e jo mbi atë që fshihet në

zemër. Ndërsa në ahiret, për bazë merret ajo që gjendet në zemër. - “Martohuni me to me lejen e pronarëve të tyre dhe jepjuani mehrin sipas normave. Ato të jenë të ndershme, e jo imorale të hapura apo të fshehta, që jetojnë me partnerë (jashtmartesorë).” - Kuptimi: Martohuni me to duke marrë leje nga padronët e tyre, një apo shumë qofshin ata. Edhe atyre u jepni mehër, sepse edhe ato e meritojnë mehrin, sikurse gratë e tjera. Megjithatë, për t’u martuar me skllave, kusht tjetër është që ato të jenë të ndershme, sepse Allahu i Lartësuar thotë më pas: - “Ato të jenë të ndershme, e jo imorale të hapura apo të fshehta, që jetojnë me partnerë (jashtmartesorë).” Dhe tha gjithashtu: " Kjo është e lejueshme për ata që frikësohen se do të bien në imoralitet.” - Pra, ato duhet të mos jenë lavire të hapura apo të fshehura, por duhet të jenë të ruajtura dhe të mos kenë partnerë (jashtmartesorë). Kështu, një muslimani të lirë i lejohet të martohet me një skllave veçse nëse ajo plotëson katër kushte: 1. Të jetë besimtare. 2. Të jetë e ndershme, në mënyrë të hapur dhe të fshehur. 3. Ai (burri) të mos ketë mundësi për të paguar mehrin për një grua të lirë. 4. Ai të druhet se mos bie në imoralitet. Nëse plotësohen këto kushte, atëherë atij i lejohet që të martohet me të. - “Megjithatë, nëse përmbaheni, kjo është më mirë për ju.” – Sidoqoftë, durimi është më i mirë. Përndryshe, nga njëra anë, ekziston rreziku që fëmijët të lindin skllevër, dhe, nga ana tjetër, martesa me të tilla gra shihet si e përçmueshme nga njerëzit. Nëse burri arrin të bëjë durim, kjo është gjë më e mirë. Por nëse ai nuk mund të ruhet nga harami, atëherë është detyrë martesa me to. - “Pasi jeni martuar, nëse ato bëjnë imoralitet, ndëshkimi ndaj tyre është sa gjysma e ndëshkimit të përcaktuar për gratë e lira.” - Nëse skllavet martohen dhe më pas bëjnë imoralitet, atëherë ato nuk trajtohen njëlloj si të lirat. Ato meritojnë gjysmën e dënimit të të lirave, në rastet kur është e mundur të përcaktohet kjo gjysmë. Pra, në rastin kur gratë e lira (që kryejnë imoralitet) meritojnë 100 kamxhikë, skllavet meritojnë 50 kamxhikë. Ndërsa gurëzimi nuk ekziston për skllavet, sepse ky lloj dënimi nuk mund të përgjysmohet. Pra, skllavja që bën imoralitet nuk gurëzohet. Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar përmend dy emra të mrekullueshëm të Tij: - “Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” - Kjo do të thotë që këto ligje janë mëshirë, bujari e bamirësi për njerëzit. Allahu i Lartësuar nuk ua ka vështirësuar çështjet atyre, por ua ka lehtësuar në maksimum. Përmendja e faljes pas përmendjes së ndëshkimit është një shenjë që tregon se ligjet për dënimet e vendosura nga Zoti janë falje gjynahesh për të dënuarit. Kështu ata pastrohen nga gjynahet, para se të dalin para Zotit dhe askush të mos i ndihmojë. Fakti që dispozitat ndëshkuese janë falje gjynahesh është sqaruar edhe në hadithe. Gjithashtu, duhet thënë se për skllavin mashkullin vlejnë të njëjtat dispozita si për femrën, sepse nuk ka asnjë ndryshim mes tyre.

← Nisa 4:25