4. Nisa · ajete 27–29

سورة النساء
27

وَٱللَّهُ يُرِيدُ أَن يَتُوبَ عَلَيۡكُمۡ وَيُرِيدُ ٱلَّذِينَ يَتَّبِعُونَ ٱلشَّهَوَٰتِ أَن تَمِيلُواْ مَيۡلًا عَظِيمٗا

Wel-lahu juridu ‘en jetube ‘alejkum we juridul-ledhine jettebi’une esh-shehewati ‘en temilu mejlæn ‘adhimæn

All-llahu dëshiron t'ju pranojë pendimin, e ata që ndjekin dëshirat e epsheve, dëshirojnë që ju të shmangeni në tërësi (nga rruga e drejtë).

28

يُرِيدُ ٱللَّهُ أَن يُخَفِّفَ عَنكُمۡۚ وَخُلِقَ ٱلۡإِنسَٰنُ ضَعِيفٗا

Juridu Ellahu ‘en juhaffife ‘ankum we hulikal-’insanu da’ifæn

All-llahu dëshiron t'ju lehtësoj (dispozitat), e megjithatë njeriu është i paaftë (për t'u përballuar epsheve).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Martesa me njerkën ka qenë e pranishme para Islamit, edhe pse ishte turpësi e madhe. Atë Islami e ndaloi. Ndalesat e martesave nga gjaku janë shtatë: nënat, bijat, motrat, hallat, tezet, bijat e vëllaut, bijat e motrës. Nga gjiri e miqësia janë gjashtë: nënat e gjirit, motrat nga gjiri, nënat e bashkëshorteve, bijat e bashkëshorteve (me tjetër burrë) gratë e djemve dhe bashkimi i njëkohshëm i dy motrave në një niqah. Me sunet mutevatir, e që është edhe ixhmaë, është i ndaluar edhe bashkimi në një niqah me hallën ose me tezen e saj. Kurani na sqaron se martesa me robëresha të zëna robër në luftë është e lejuar, nëse
29

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَأۡكُلُوٓاْ أَمۡوَٰلَكُم بَيۡنَكُم بِٱلۡبَٰطِلِ إِلَّآ أَن تَكُونَ تِجَٰرَةً عَن تَرَاضٖ مِّنكُمۡۚ وَلَا تَقۡتُلُوٓاْ أَنفُسَكُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِكُمۡ رَحِيمٗا

Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu la te’kulu ‘emwalekum bejnekum bil-batili ‘illa ‘en tekune tixhareten ‘an teradin minkum we la tektulu ‘enfusekum ‘innall-llahe kane bikum Rehimæn

O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete, dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju.