يُرِيدُ ٱللَّهُ أَن يُخَفِّفَ عَنكُمۡۚ وَخُلِقَ ٱلۡإِنسَٰنُ ضَعِيفٗا
All-llahu dëshiron t'ju lehtësoj (dispozitat), e megjithatë njeriu është i paaftë (për t'u përballuar epsheve).*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Martesa me njerkën ka qenë e pranishme para Islamit, edhe pse ishte turpësi e madhe. Atë Islami e ndaloi. Ndalesat e martesave nga gjaku janë shtatë: nënat, bijat, motrat, hallat, tezet, bijat e vëllaut, bijat e motrës. Nga gjiri e miqësia janë gjashtë: nënat e gjirit, motrat nga gjiri, nënat e bashkëshorteve, bijat e bashkëshorteve (me tjetër burrë) gratë e djemve dhe bashkimi i njëkohshëm i dy motrave në një niqah. Me sunet mutevatir, e që është edhe ixhmaë, është i ndaluar edhe bashkimi në një niqah me hallën ose me tezen e saj. Kurani na sqaron se martesa me robëresha të zëna robër në luftë është e lejuar, nëse