4. Nisa · ajete 35–37

سورة النساء
35

وَإِنۡ خِفۡتُمۡ شِقَاقَ بَيۡنِهِمَا فَٱبۡعَثُواْ حَكَمٗا مِّنۡ أَهۡلِهِۦ وَحَكَمٗا مِّنۡ أَهۡلِهَآ إِن يُرِيدَآ إِصۡلَٰحٗا يُوَفِّقِ ٱللَّهُ بَيۡنَهُمَآۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيمًا خَبِيرٗا

We ‘in hiftum shikaka bejnihima fab’athu hekemæn min ‘ehlihi we hekemæn min ‘ehliha ‘in jurida ‘islahæn juweffiki Ellahu bejnehuma ‘innall-llahe kane ‘alimæn habiræn

Nëse i frikësoheni përçarjes mes tyre (burrit e gruas), dërgoni një pari të drejtë nga familja e tij dhe një pari të drejtë nga familja e saj. Nëse ata të dy (ndërmjetësuesit) kanë për qëllim pajtimin, All-llahu ju mundëson afrimin mes tyre (burrit e gruas). All-llahu është i dijëshëm, është njohës i mirë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Është i ndaluar shfrytëzimi i pasurisë pa djersë, siç ështe vjedhja, mashtrimi, plaçkitja, kamata etj.; gjithashtu është e ndaluar vrasja e vetvetes apo e tjetrit. Mëkat i madh ose i vogël konsiderohet në bazë të pasojave që shkakton ai, megjithëse në një hadith janë përmendur shtatë sosh si mëkate të mëdha: “Idhujtaria, vrasja pa kurrfarë të drejte, magjia, ngrënia e kamatës, ngrënia e mallit të jetimit, zmbrapsja në
36

۞ وَٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ وَلَا تُشۡرِكُواْ بِهِۦ شَيۡـٔٗاۖ وَبِٱلۡوَٰلِدَيۡنِ إِحۡسَٰنٗا وَبِذِي ٱلۡقُرۡبَىٰ وَٱلۡيَتَٰمَىٰ وَٱلۡمَسَٰكِينِ وَٱلۡجَارِ ذِي ٱلۡقُرۡبَىٰ وَٱلۡجَارِ ٱلۡجُنُبِ وَٱلصَّاحِبِ بِٱلۡجَنۢبِ وَٱبۡنِ ٱلسَّبِيلِ وَمَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُكُمۡۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ مَن كَانَ مُخۡتَالٗا فَخُورًا

We a’budu Ellahe we la tushriku bihi shej’æn we bil-walidejni ‘ihsanæn we bidhil-kurba wel-jetama wel-mesakini wel-xhari dhil-kurba wel-xharil-xhunubi we es-sahibi bil-xhenbi we ebni es-sebili we ma meleket ‘ejmanukum ‘innall-llahe la juhibbu men kane muhtalæn fehuræn

Adhurojeni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet.

37

ٱلَّذِينَ يَبۡخَلُونَ وَيَأۡمُرُونَ ٱلنَّاسَ بِٱلۡبُخۡلِ وَيَكۡتُمُونَ مَآ ءَاتَىٰهُمُ ٱللَّهُ مِن فَضۡلِهِۦۗ وَأَعۡتَدۡنَا لِلۡكَٰفِرِينَ عَذَابٗا مُّهِينٗا

el-Ledhine jebhalune we je’murune en-nase bil-buhli we jektumune ma ‘atahumu Ellahu min fedlihi we ‘a’tedna lilkafirine ‘adhabæn muhinæn

Ata që vetë janë koprracë dhe urdhërojnë njerëzit për koprraci, dhe e fshehin atë që ju ka dhënë All-llahu nga mirësitë e veta. Ne kemi përgatitur dënim të turpshëm për jobesimtarët;