4. Nisa · Ajeti 44 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 4:44–4:56

Në këto ajete u fol për intrigat e jehudive me të cilat përpiqeshin të dobësonin misionin e Muhammedit, për ndryshimet që i bënin në Tevratë, për shprehjet fyese kundër Muhammedit dhe kundër fesë islame, kinse me to kishin për qëllim të respektonin Muhammedin dhe fenë islame.

Në mesin e këtyre ajeteve përmendet mëkati më i madh i pafalur, idhujtaria, politeizmi ngase edhe ithtarët e librit bëjnë këtë mëkat, kur thonë për Uzejrin dhe Isain se ishin bijtë e Zotit.

Jehuditë thoshin për vetvete se ishin popull i privilegjuar prej Zotit, e kjo ishte shpifje e madhe kundër Zotit, andaj edhe janë të mallkuar. la kishin zili Muhammedit dhe arabëve pse t'i shpallet dikuj tjetër dhe pse të jetë dikush tjetër pejgamber, e jo dikush nga populli beni israil. Ata e dinin se edhe Muhammedi ishte pasardhës i Ibrahimit. Zoti u pat dhënë gradën pejgamber shumë pasardhësve të tjerë të Ibrahimit, e disave si Davudit e Sulejmanit u pat dhënë edhe mbretëri të madhe. Zilia e tyre është e mallkuar.

Xhehenemlinjve do t'ju përtërihet lëkura e trupit saherë që të digjet ajo. Përtërirja e lëkurës jep të kuptohet se vetëm Zoti ka fuqi të ndëshkojë kriminelin për çdo krim. Njerëzit këtë nuk mund ta bëjnë, pse për njëqind e sa krime e dënojnë me mbytje një herët" Përmendet djegia e lëkurës ngase dhëmbja më e ndieshme është në lëkurë.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 4:44–4:46

- A nuk i sheh ti (o Muhamed) ata që u është dhënë një pjesë prej Librit? Ata blejnë rrugën e gabuar dhe dëshirojnë që edhe ju ta humbisni rrugën e drejtë. - Allahu i Madhëruar flet këtu rreth jehudëve, - mallkimet e njëpasnjëshme të Allahut qofshin mbi ta, deri në Ditën e Gjykimit, sepse ata e shesin udhëzimin në rrugën e drejtë, për të blerë humbjen dhe devijimin. Ata i kthejnë shpinën mesazhit që Allahu i shpalli Profetit të tij, Muhamedit ﷺ . Ata i fshehin informacionet e lëna nga profetët e mëparshëm, që flasin rreth cilësive të Muhamedit, dhe këtë e bëjnë veçse për ndonjë fitim të vogël të kësaj dynjaje të pavlerë. Me këtë vepër, siç thotë i Madhëruari, ata: “...dëshirojnë që edhe ju ta humbni rrugën e drejtë.” Pra, dëshirojnë që edhe ju të mohoni Shpalljen e Zotit dhe udhëzimin që solli Profeti i Tij i fundit, Muhamedi ﷺ . - Allahu është më i Dituri për armiqtë tuaj. - Allahu është i gjithëditur për intrigat e tyre dhe ju paralajmëron që të ruheni prej tyre. Por dijeni se: - Dhe mjafton që Allahu kujdeset për ju dhe mjafton që Allahu është Ndihmëtari juaj! - Allahu është i dashuri dhe mbrojtësi i personit që i drejtohet vetëm Atij e i kërkon strehim e mbrojtje. Ai ndihmon i dhuron fitoren atij që ia kërkon fitoren, ashtu si Ai e ka mësuar dhe udhëzuar. - Në mesin e hebrenjve ka nga nga ata që i nxjerrin fjalët nga konteksti i tyre – Judejtë i shtrembërojnë dhe i keqinterpretojnë fjalët e Zotit, duke i dhënë kuptime jo të vërteta, të cilat Ai nuk i ka synuar kurrë. Ndër cilësitë e tyre, i Madhëruari përmend: - dhe i thonë Profetit “Dëgjuam, por nuk bindemi.” - Kuptimi: E dëgjuam mirë atë që thua, o Muhamed, por nuk kemi për t’u bindur ty! Kjo tregon për refuzimin dhe kokëfortësinë në kundërshtimin e rrugës së Muhamedit nga ana e tyre. Ata i pengojnë njerëzit nga fjala e vërtetë e Zotit dhe Shpallja e Tij, edhe pse e kanë kuptuar mirë atë që Ai ka shpallur, duke qenë kështu plotësisht të vetëdijshëm. Ata të mjerë e dinë mirë, gjithashtu, se çfarë ndëshkimi i pret. - ose thonë: “Dëgjo, mos dëgjofsh!” - Kjo ishte një tallje dhe nënçmim i tyre për Muhamedin, - Allahu i mallkoftë dhe i shëmtoftë! - ose: “ Raina”, duke i shtrembëruar gjuhët e tyre dhe duke shpifur për fenë. - Me shprehjen e tyre, ata jepnin të kuptonin se po thoshin “ Râina sem’ake”, por në fakt ata kishin për qëllim talljen me Profetin, ndaj fjalën “raina” e përdornin me kuptimin ‘raunete. Për këtë u fol më hollësisht në shpjegimin e fjalës së Allahut: “O ju që keni besuar! Mos thoni: “ Raina” 178, por thoni: “Undhurna” (na vështro) dhe dëgjoni! Për jobesimtarët ka dënim të dhembshëm.” [Bekare 104].

- Sikur ata të kishin thënë: “Dëgjuam dhe u bindëm”, dhe”Dëgjo!” dhe “Na shiko!”, do të kishte qenë më mirë dhe më e drejtë për ta. - Kështu, Allahu i Lartësuar na tregon se jehudët, me fjalët që thoshin, nënkuptonin tjetër gjë nga ajo që dukej. Duke pështjelluar fjalët, ata kërkonin të talleshin me fenë dhe Profetin e Allahut. - Por Allahu i ka mallkuar për mohimin e tyre dhe veç një pakicë e tyre besojnë. - Kështu, zemrat e tyre janë të mallkuara dhe shumë larg mirësive. Në to nuk hyn kurrë imani, që do t’u sillte dobi. Për këtë kemi folur edhe në tefsirin e ajetit: “Ata thonë: “Zemrat tona janë të vulosura!” Allahu i ka mallkuar ata për shkak të refuzimit të së vërtetës, prandaj shumë pak prej tyre besojnë.” [Bekare 88]. Qëllimi është për të treguar se ata nuk kishin një iman që do t’u vlente dhe që do t’u sillte dobitë e synuara të një besimi të vërtetë e të saktë.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 4:44–4:46

- “A nuk i sheh ti (o Muhamed) ata që u është dhënë një pjesë prej Librit? ” - Ky është qortim për të gjithë ata të cilëve u është dhënë Libri dhe dituria dhe largohen nga udha e drejtë. Gjithashtu, kjo është edhe një këshillë për njerëzit e tjerë, që të jenë të kujdesshëm dhe të mos mashtrohen nga këta të mjerë. Allahu i Lartësuar na i përshkruan kështu ata që e shpërfillin rrugën e drejtë dhe punojnë për devijimin e të tjerëve: - “Ata blejnë rrugën e gabuar...” - Ata e blejnë humbjen dhe devijimin. Aq shumë e duan humbjen, saqë japin çmimin më të lartë për ta arritur. Ata parapëlqejnë humbjen kundrejt udhëzimit, mohimin kundrejt besimit, dëshpërimin kundrejt lumturisë në të dyja jetët. Përveç këtyre: - “...dhe dëshirojnë që edhe ju ta humbisni rrugën e drejtë.” - Pra, ata punojnë dhe janë të angazhuar maksimalisht për devijimin e besimtarëve nga rruga e drejtë. Por duke qenë se Allahu i Lartësuar është Miku i dashur dhe Ndihm ëtari i besimtarëve, Ai ua qartëson atyre të vërtetën që fshehin armiqtë e tyre, dhe pikërisht faktin që ata dëshirojnë devijimin e besimtarëve dhe luftën kundër tyre. Allahu i Lartësuar tregon se ata janë të devijuar vetë, por dëshirojnë e punojnë edhe për devijimin e besimtarëve. Kësisoj, besimtarët kanë nevojë të kujtojnë dhe të dinë se i vetmi Ndihm ëtar dhe Shpëtimtar i tyre nga çdo rrezik dhe armik është Allahu i Lartësuar: - “Allahu është më i Dituri për armiqtë tuaj. Dhe mjafton që Allahu kujdeset për ju dhe mjafton që Allahu është Ndihmëtari juaj! - Allahu është El Uelij , Miku, i Dashuri, Kujdestari, që merr përsipër t’i ruajë dhe t’i ndihmojë besimtarët në çdo gjendje. Ai tregohet i butë dhe i mëshirshëm me ta në çdo çështje të jetës dhe fesë së tyre. Ai ua lehtëson besimtarëve të ndjekin udhën e lumturisë dhe të fitores së madhe. Ai i ndihmon ata të fitojnë kundër armiqve të tyre. Është prej diturisë së Allahut që Ai u qartëson besimtarëve çdo gjë nga e cila duhet të ruhen dhe çdo gjë që i ndihmon të fitojnë kundër armiqve të tyre. Me cilësimin El Uelij, Allahu i Lartësuar tregon se është Ai që u jep të mirat besimtarëve, ndërsa me cilësimin “El Nasir” tregon se është Ai që i ruan besimtarët nga rreziqet që atyre u kanosen. Më pas, Allahu i Lartësuar tregon rrugët e humbjes që ata ndjekin, si dhe përparësinë që ata i japin të kotës dhe të pavërtetës, kundrejt të drejtës dhe të vërtetës: - “Në mesin e hebrejve ka nga ata që i nxjerrin fjalët nga konteksti i tyre ...” – Kuptimi: Prej dijetarëve çifutë ka të poshtër që dëshirojnë t’ju devijojnë me mënyra të shumta: ose duke ndryshuar tekstet hyjnore, ose duke ndryshuar kuptimin e tyre, ose duke i ndryshuar të dyja bashkë. Për shembull, ata thonë se cilësitë e Profetit të fundit, të përmendura në librat e tyre, nuk janë për Muhamedin dhe nuk i përshtaten atij, ndonëse, në realitet, ai është i vetmi të cilit i përshtaten këto cilësi. Ata ose i fshehin dhe nuk i tregojnë fare këto fakte, ose i shtrembërojnë dhe keqinterpretojnë ato. Ndërsa për sa i përket qëndrimit të tyre ndaj porosive të Zotit dhe nënshtrimit ndaj Tij: - “...dhe i thonë Profetit “Dëgjuam, por nuk bindemi.” - Pra, të dëgjuam, por nuk e zbatojmë urdhrin e Zotit . Kjo dëshmon për mohimin, inatin dhe armiqësinë e madhe në zemrat e tyre ndaj porosive të Zotit. Për sa i përket qëndrimit të tyre kundrejt Profetit (a.s.): - “...ose thonë: “Dëgjo, mos dëgjofsh!”, ose: “Raina”, duke i shtrembëruar gjuhët e tyre dhe duke shpifur për fenë. ” – Pra, ata i drejtoheshin Profetit (a.s.) me formën më të ulët dhe më të paedukuar, duke i thënë: “Dëgjo, mos dëgjofsh!”. Ata thanë edhe “ Raina”, duke patur për qëllim kuptimin e keq të kësaj fjale. Duke qenë se kjo fjalë përmban dy kuptime, ata të mjerë

menduan se mund ta përdornin me Allahun dhe Profetin e Tij pa i ndëshkuar kush për qëllimin e tyre të keq. Ata pandehën se mund të shanin dhe të talleshin me fenë e Zotit dhe me Profetin e tij dhe të mos merreshin në përgjegjësi. Por Allahu i Lartësuar i porositi ata për diçka më të mirë: - “Sikur ata të kishin thënë: “Dëgjuam dhe u bindëm”, dhe “Dëgjo!” dhe “Na shiko!”, do të kishte qenë më mirë dhe më e drejtë për ta. ” - Allahu i Lartësuar i mësoi mënyrën si t’i drejtoheshin Profetit (a.s.) dhe si t’u bindeshin urdhrave të Tij. Ai i porositi të ishin të edukuar dhe të butë në kërkimin e dijes dhe në m ënyrën e drejtimit të pyetjeve. Por duke qenë se ata kishin një natyrë të përlyer e jo të pastër, i kthyen shpinën këtyre porosive, dhe për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i dëboi nga mëshira e Tij, pra, i mallkoi: - “Por Allahu i ka mallkuar për mohimin e tyre dhe veç një pakicë e tyre besojnë.”

← Nisa 4:44