4. Nisa · ajete 56–69

سورة النساء
56

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِنَا سَوۡفَ نُصۡلِيهِمۡ نَارٗا كُلَّمَا نَضِجَتۡ جُلُودُهُم بَدَّلۡنَٰهُمۡ جُلُودًا غَيۡرَهَا لِيَذُوقُواْ ٱلۡعَذَابَۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَزِيزًا حَكِيمٗا

‘Innel-ledhine keferu bi’ajatina sewfe nuslihim naræn kullema nedixhet xhuluduhum beddelnahum xhuludæn gajreha lijedhukul-’adhabe ‘innall-llahe kane ‘azizæn hekimæn

Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t'i hudhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu është i plotëfuqishëm, i drejtë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në këto ajete u fol për intrigat e jehudive me të cilat përpiqeshin të dobësonin misionin e Muhamedit a.s., për ndryshimet që bënin në Tevrat, për shprehjet fyese kundër Muhamedit a.s. dhe kundër Fesë Islame, kinse me to kishin si qëllim të respektonin Muhamedin a.s. dhe Fenë Islame. Në mesin e këtyre ajeteve përmendet mëkati më i madh që nuk falet: idhujtaria, politeizmi, sepse edhe Ithtarët e Librit e bëjnë këtë mëkat, kur thonë për Uzejrin dhe Isain, se ishin bijtë e Zotit. Jehuditë thoshin për veten, se ishin popull i privilegjuar prej Zotit, e kjo ishte shpifje e madhe kundër Zotit, prandaj edhe janë të mallkuar. Ia kishin zili Muhamedit a.s. dhe arabëve pse t’i shpallet dikuj tjetër, dhe pse të jetë dikush tjetër pejgamber, e jo dikush nga populli i Beni Israilit. Ata e dinin, se edhe Muhamedi a.s. ishte pasardhës i Ibrahimit a.s.. Zoti iu pat dhënë gradën pejgamber shumë pasardhësve të tjerë të Ibrahimit, e disave si Davudit e Sulejmanit iu pat dhënë edhe mbretëri e madhe. Zilia e tyre është e mallkuar. Xhehenemlinjve do t’ju përtërihet lëkura e trupit sa herë që të digjet ajo. Përtërirja e lëkurës jep të kuptohet, se vetëm Zoti ka fuqi të ndëshkojë kriminelin për çdo krim. Njerëzit nuk mund ta bëjnë këtë, pse për njëqind e sa krime e dënojnë me mbytje një herë!? Përmendet djegia e lëkurës, sepse dhëmbja më e ndjeshme është ajo e lëkurës. përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë tek Allahu (te libri i Tij) dhe tek i Dërguari, po qe se i besoni Allahut dhe Ditës së Fundit. Kjo është më e dobishme dhe përfundimi më i mirë.
57

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ سَنُدۡخِلُهُمۡ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدٗاۖ لَّهُمۡ فِيهَآ أَزۡوَٰجٞ مُّطَهَّرَةٞۖ وَنُدۡخِلُهُمۡ ظِلّٗا ظَلِيلًا

Wel-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati senudhiluhum xhennatin texhri min tehtihal-’enharu halidine fiha ‘ebedæn lehum fiha ‘ezwaxhun mutehheretun we nudhiluhum dhilla dhelilæn

Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhennet nën të cilin burojnë lumenj, ku do te jenë përgjithmonë. Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.

58

۞ إِنَّ ٱللَّهَ يَأۡمُرُكُمۡ أَن تُؤَدُّواْ ٱلۡأَمَٰنَٰتِ إِلَىٰٓ أَهۡلِهَا وَإِذَا حَكَمۡتُم بَيۡنَ ٱلنَّاسِ أَن تَحۡكُمُواْ بِٱلۡعَدۡلِۚ إِنَّ ٱللَّهَ نِعِمَّا يَعِظُكُم بِهِۦٓۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ سَمِيعَۢا بَصِيرٗا

‘Innall-llahe je’murukum ‘en tu’ueddul-’emanati ‘ila ‘ehliha we ‘idha hekemtum bejne en-nasi ‘en tehkumu bil-’adli ‘innall-llahe ni’imma ja’idhukum bihi ‘innall-llahe kane semi’æn besiræn

All-llahu ju urdhëron që t'u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve. Sa e mirë është kjo që ju këshillon. All-llahu dëgjon dhe sheh si veproni.

59

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُواْ ٱلرَّسُولَ وَأُوْلِي ٱلۡأَمۡرِ مِنكُمۡۖ فَإِن تَنَٰزَعۡتُمۡ فِي شَيۡءٖ فَرُدُّوهُ إِلَى ٱللَّهِ وَٱلرَّسُولِ إِن كُنتُمۡ تُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِۚ ذَٰلِكَ خَيۡرٞ وَأَحۡسَنُ تَأۡوِيلًا

Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu ‘eti’u Ellahe we ‘eti’u er-resule we ‘ulil-’emri minkum fe’in tenaza’tum fi shej’in ferudduhu ‘ila Ellahi we er-resuli ‘in kuntum tu’uminune billahi wel-jewmil-’ahiri dhalike hajrun we ‘ehsenu te’wilæn

O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.

60

أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ يَزۡعُمُونَ أَنَّهُمۡ ءَامَنُواْ بِمَآ أُنزِلَ إِلَيۡكَ وَمَآ أُنزِلَ مِن قَبۡلِكَ يُرِيدُونَ أَن يَتَحَاكَمُوٓاْ إِلَى ٱلطَّٰغُوتِ وَقَدۡ أُمِرُوٓاْ أَن يَكۡفُرُواْ بِهِۦۖ وَيُرِيدُ ٱلشَّيۡطَٰنُ أَن يُضِلَّهُمۡ ضَلَٰلَۢا بَعِيدٗا

‘Elem tere ‘ilal-ledhine jez’umune ‘ennehum ‘amenu bima ‘unzile ‘ilejke we ma ‘unzile min kablike juridune ‘en jetehakemu ‘ilat-taguti we kad ‘umiru ‘en jekfuru bihi we juridu esh-shejtanu ‘en judillehum delalæn ba’idæn

A i vure re ata që mendojnë se besuan atë që të zbriti ty, dhe atë që zbriti para teje, se si dëshirojnë që mes tyre të gjykojë djalli, e duke qenë se janë të urdhëruar që të mos e besojnë atë. E djalli dëshiron t'i humbë në pafundësi.

61

وَإِذَا قِيلَ لَهُمۡ تَعَالَوۡاْ إِلَىٰ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ وَإِلَى ٱلرَّسُولِ رَأَيۡتَ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ يَصُدُّونَ عَنكَ صُدُودٗا

We ‘idha kile lehum ta’alew ‘ila ma ‘enzelel-lahu we ‘ila er-resuli re’ejtel-munafikine jesuddune ‘anke sududæn

Kur u thuhet atyre: "Ejani (për të gjykuar) te ajo që e zbriti All-llahu dhe te i dërguari!" i sheh se si dyfytyrëshit ta kthejnë shpinën.

62

فَكَيۡفَ إِذَآ أَصَٰبَتۡهُم مُّصِيبَةُۢ بِمَا قَدَّمَتۡ أَيۡدِيهِمۡ ثُمَّ جَآءُوكَ يَحۡلِفُونَ بِٱللَّهِ إِنۡ أَرَدۡنَآ إِلَّآ إِحۡسَٰنٗا وَتَوۡفِيقًا

Fekejfe ‘idha ‘esabet/hum musibetun bima kaddemet ‘ejdihim thumme xha’uke jehlifune billahi ‘in ‘eredna ‘illa ‘ihsanæn we tewfikæn

E qysh do të jetë (gjendja e tyre) kur t'i godasë ata ndonjë e keqe, e shkaktuar nga vetë duart e tyre, e pastaj vinë te ti (për t'u arsyetuar) dhe betohen në All-llahun: "Ne nuk patëm tjetër qëllim, vetëm afrim e pajtim" (e jo refuzimin e gjykimit Tënd).

63

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ يَعۡلَمُ ٱللَّهُ مَا فِي قُلُوبِهِمۡ فَأَعۡرِضۡ عَنۡهُمۡ وَعِظۡهُمۡ وَقُل لَّهُمۡ فِيٓ أَنفُسِهِمۡ قَوۡلَۢا بَلِيغٗا

‘Ula’ikel-ledhine ja’lemu Ellahu ma fi kulubihim fe’a’rid ‘anhum we ‘idhhum we kul lehum fi ‘enfusihim kawlæn beligæn

Ata janë për të cilët e di All-llahu çka mbajnë në zemrat e tyre. Po, ti hiqu tyre, tërhiqu vërejtjen (për hipokrizi) dhe thuaju fjalë që lënë përshtypje në veten e tyre.

64

وَمَآ أَرۡسَلۡنَا مِن رَّسُولٍ إِلَّا لِيُطَاعَ بِإِذۡنِ ٱللَّهِۚ وَلَوۡ أَنَّهُمۡ إِذ ظَّلَمُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ جَآءُوكَ فَٱسۡتَغۡفَرُواْ ٱللَّهَ وَٱسۡتَغۡفَرَ لَهُمُ ٱلرَّسُولُ لَوَجَدُواْ ٱللَّهَ تَوَّابٗا رَّحِيمٗا

We ma ‘erselna min resulin ‘illa lijuta’a bi’idhni Ellahi we lew ‘ennehum ‘idh dhelemu ‘enfusehum xha’uke fastegferu Ellahe we estegfere lehumu er-resulu lewexhedu Ellahe tewwabæn Rehimæn

Ne nuk dërguam asnjë të dërguar vetëm që me urdhërin e All-llahut t'i bëhet respekt (nga njerëzit) atij. E sikur të vinin ata te ti, pasi që ta kenë dëmtuar veten e tyre (nuk kanë pranuar gjykimin tënd), e të kërkonin ata vetë ndjesë te All-llahu, e edhe i dërguari të kërkojë ndjesë për ta, ata do të kuptonin se All-llahu pranon pendimin dhe është mëshirues.

65

فَلَا وَرَبِّكَ لَا يُؤۡمِنُونَ حَتَّىٰ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيۡنَهُمۡ ثُمَّ لَا يَجِدُواْ فِيٓ أَنفُسِهِمۡ حَرَجٗا مِّمَّا قَضَيۡتَ وَيُسَلِّمُواْ تَسۡلِيمٗا

Fela we rabbike la ju’uminune hetta juhekkimuke fima shexhere bejnehum thumme la jexhidu fi ‘enfusihim herexhæn mimma kadejte we jusellimu teslimæn

Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.

66

وَلَوۡ أَنَّا كَتَبۡنَا عَلَيۡهِمۡ أَنِ ٱقۡتُلُوٓاْ أَنفُسَكُمۡ أَوِ ٱخۡرُجُواْ مِن دِيَٰرِكُم مَّا فَعَلُوهُ إِلَّا قَلِيلٞ مِّنۡهُمۡۖ وَلَوۡ أَنَّهُمۡ فَعَلُواْ مَا يُوعَظُونَ بِهِۦ لَكَانَ خَيۡرٗا لَّهُمۡ وَأَشَدَّ تَثۡبِيتٗا

We lew ‘enna ketebna ‘alejhim ‘eni ektulu ‘enfusekum ‘ew ehruxhu min dijarikum ma fe’aluhu ‘illa kalilun minhum we lew ‘ennehum fe’alu ma ju’adhune bihi lekane hajræn lehum we ‘eshedde tethbitæn

Sikur t'i kishim obliguar ata: mbytni vetveten tuaj, apo: dilni prej atdheut tuaj, atë (obligim) nuk do ta zbatonin, me përjashtim të një pakice prej tyre. Po sikur të zbatonin atë që këshilloheshin do të ishte më mirë për ta dhe do t'i përforconte më shumë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Rreth shkakut të shpalljes së kësaj sureje nuk ekziston ndonjë pajtim i plotë ndërmjet mufesirinëve dhe muhadithinëve. Si duket, Pejgamberi a.s. ia ndaloi vetes ndonjë nga robëreshat për hir të qetësimit të grave të veta. Gruaja të cilën Muhamedi e njoftoi me diçka fshehurazi, në mënyrë që ajo çështje të mos publikohej thuhet se ishte Hafsaja. Mirëpo ajo nuk e ruajti sekretin i tregoi Aishes. Zoti i Madhëruar e njoftoi Pejgamberin për lëshimet e Hafsasë dhe ai ia përmendi asaj disa fjalë, që i kishte thënë ajo, e disa nuk ia përmendi fare. Ajo u habit se si ka mundur të dijë Pejgamberi, se ç’ka thënë ajo, prandaj i bëri pyetjen atij: “Kush të lajmëroi?” Duhet kuptuar, se ky nuk është ndonjë qortim i rreptë ndaj Pejgamberit, pse vetë thirrja e Zotit me një epitet të lartë për Muhamedin: Ja ejuhen nebijju..., është një fakt bindës se autoriteti i Muhamedit a.s. është më i larti, prandaj Zoti asnjëherë nuk e thirri me emër sikurse i thërret pejgamberët e tjerë: O Nuh, o Ibrahim, o Musa, o Isa etj., por gjithnjë me ndonjë atribut si: ja ejuher rresul, ja ejuhel mudethir, muzemmil etj. Me këtë Muhamedi a.s. këshillohet, se nuk duhet ta ngushtojë veten, nuk duhet ta ngarkojë veten për të ruajtur kënaqësitë e grave, pse ndihmës i tij është Allahu, është Xhibrili, janë besimtarët, pastaj janë të gjithë engjëjt, e nuk ka nevojë për askënd tjetër. Përmbledhjet e haditheve, edhe komentet e Kuranit kanë dhënë sqarime rreth ngjarjes përse shpallet kjo sure, prandaj të interesuarit mund të orientohen në ato.
67

وَإِذٗا لَّأٓتَيۡنَٰهُم مِّن لَّدُنَّآ أَجۡرًا عَظِيمٗا

We ‘idhæn le’atejnahum min ledunna ‘exhræn ‘adhimæn

Dhe atëherë do t'u jepnim atyre nga ana Jonë shpërblim të madh.

68

وَلَهَدَيۡنَٰهُمۡ صِرَٰطٗا مُّسۡتَقِيمٗا

We lehedejnahum siratæn mustekimæn

Dhe do t'i udhëzonim në rrugë të drejtë.

69

وَمَن يُطِعِ ٱللَّهَ وَٱلرَّسُولَ فَأُوْلَٰٓئِكَ مَعَ ٱلَّذِينَ أَنۡعَمَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِم مِّنَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ وَٱلصِّدِّيقِينَ وَٱلشُّهَدَآءِ وَٱلصَّٰلِحِينَۚ وَحَسُنَ أُوْلَٰٓئِكَ رَفِيقٗا

We men juti’i Ellahe we er-resule fe’ula’ike me’al-ledhine ‘en’amel-lahu ‘alejhim mine en-nebijine we es-siddikine we esh-shuheda’i we es-salihine we hesune ‘ula’ike refikæn

E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!