4. Nisa · Ajeti 56

سورة النساء
Përkthimi Sherif Ahmeti
56

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِنَا سَوۡفَ نُصۡلِيهِمۡ نَارٗا كُلَّمَا نَضِجَتۡ جُلُودُهُم بَدَّلۡنَٰهُمۡ جُلُودًا غَيۡرَهَا لِيَذُوقُواْ ٱلۡعَذَابَۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَزِيزًا حَكِيمٗا

Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t'i hudhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu është i plotëfuqishëm, i drejtë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në këto ajete u fol për intrigat e jehudive me të cilat përpiqeshin të dobësonin misionin e Muhamedit a.s., për ndryshimet që bënin në Tevrat, për shprehjet fyese kundër Muhamedit a.s. dhe kundër Fesë Islame, kinse me to kishin si qëllim të respektonin Muhamedin a.s. dhe Fenë Islame. Në mesin e këtyre ajeteve përmendet mëkati më i madh që nuk falet: idhujtaria, politeizmi, sepse edhe Ithtarët e Librit e bëjnë këtë mëkat, kur thonë për Uzejrin dhe Isain, se ishin bijtë e Zotit. Jehuditë thoshin për veten, se ishin popull i privilegjuar prej Zotit, e kjo ishte shpifje e madhe kundër Zotit, prandaj edhe janë të mallkuar. Ia kishin zili Muhamedit a.s. dhe arabëve pse t’i shpallet dikuj tjetër, dhe pse të jetë dikush tjetër pejgamber, e jo dikush nga populli i Beni Israilit. Ata e dinin, se edhe Muhamedi a.s. ishte pasardhës i Ibrahimit a.s.. Zoti iu pat dhënë gradën pejgamber shumë pasardhësve të tjerë të Ibrahimit, e disave si Davudit e Sulejmanit iu pat dhënë edhe mbretëri e madhe. Zilia e tyre është e mallkuar. Xhehenemlinjve do t’ju përtërihet lëkura e trupit sa herë që të digjet ajo. Përtërirja e lëkurës jep të kuptohet, se vetëm Zoti ka fuqi të ndëshkojë kriminelin për çdo krim. Njerëzit nuk mund ta bëjnë këtë, pse për njëqind e sa krime e dënojnë me mbytje një herë!? Përmendet djegia e lëkurës, sepse dhëmbja më e ndjeshme është ajo e lëkurës. përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë tek Allahu (te libri i Tij) dhe tek i Dërguari, po qe se i besoni Allahut dhe Ditës së Fundit. Kjo është më e dobishme dhe përfundimi më i mirë.