Men jeshfa’ shefa’aten heseneten jekun lehu nesibun minha we men jeshfa’ shefa’aten sejji’eten jekun lehu kiflun minha we kanel-lahu ‘ala kulli shej’in mukitæn
Kush ofron ndihmë të mirë, do të ketë pjesë nga ajo, dhe kush ofron ndihmë të keqe do të ngarkohet me të. All-llahu është i plotfuqishëm ndaj çdo sendi.
Ellahu la ‘ilahe ‘illa huwe lejexhme’annekum ‘ila jewmil-kijameti la rejbe fihi we men ‘esdeku minel-lahi hedithæn
Për All-llahun, që s'ka tjetër pos Tij, patjetër Ai do t'ju tubojë në ditën e gjykimit për të cilën gjë nuk ka dyshim. E kush mund të jetë më i vërtetë se All-llahu në thënie?*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurani edhe pse është shpallur në një periudhë gati prej njëzet e tri vjetësh dhe shpallja e tij është lajmëruar sipas nevojës për të zgjidhur ndonjë çështje të parashtruar në momente, përputhshmëria e synimeve të ajeteve në tërësi është e plotë, pra nuk ka ajet që i kundërvihet ndonjë ajeti tjetër. E ky është një nga faktorët që argumentojnë se kjo përsosmëri e tij në shprehje, stil e në domethënie, është e shpallur dhe e dhuruar nga i madhi Zot, e jo prodhim i mendjes së njeriut. Muhamedi, përveç që ishte strateg ishte më i vendosuri në luftë, prandaj edhe urdhërohej të luftojë vetë, por edhe t’i trimërojë besimtarët se ndihma e Zotit ishte me ta. Këtë shembull e ndoqi edhe Ebu Bekri kur vendosi t’i luftojë tradhtarët, po edhe nëse vjen puna të mbetet i vetmuar. Përshëndetja është gjest afrimi ndër njerëz, prandaj atë duhet pranuar dhe respektuar në mënyrë edhe më të mirë.
Fema lekum fil-munafikine fi’etejni wel-lahu ‘erkesehum bima kesebu ‘eturidune ‘en tehdu men ‘edellel-lahu we men judlili Ellahu felen texhide lehu sebilæn
E çka është me ju që në çështjen e munafikëve jeni dy grupe; derisa për atë që bën, All-llahu i përmbysi ata? A mos doni ta vini në rrugë të drejtë atë që All-llahu e ka humbur? Për atë që All-llahu e ka humbur, nuk do të gjeni rrugë!
We ddu lew tekfurune kema keferu fetekunune sewa’en fela tettehidhu minhum ‘ewlija’e hetta juhaxhiru fi sebili Ellahi fe’in tewellew fehudhuhum waktuluhum hejthu wexhedtumuhum we la tettehidhu minhum welijæn we la nesiræn
Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njëjtë. Mos zini miq prej tyre deisa ata të shpëngulen (si ju) për hirë të All-llahut, e nëse refuzojnë, ataherë kudo që t'i gjeni, kapni dhe mbytni dhe prej tyre mos zini as mik as ndihmës.
Përpos atyre që srtehohen te një popull, me të cilin keni marrveshje, dhe përpos atyre që vijnë te ju, e u vjen rëndë të luftojnë kundër jush ose kundër popullit të vet. Sikur All-llahu të donte do t'ju jepte atyre fuqi e pushtet mbi ju dhe do t'ju luftonin. Në qoftë se ata tërhiqen prej jush, nuk ju luftojnë dhe ju ofrojnë paqe, atëherë All-llahu nuk ju lejon rrugë (luftë) kundër tyre.
Setexhidune ‘aharine juridune ‘en je’menukum we je’menu kawmehum kulle ma ruddu ‘ilal-fitneti ‘urkisu fiha fe’in lem ja’tezilukum we julku ‘ilejkumu es-seleme we jekuffu ‘ejdijehum fehudhuhum waktuluhum hejthu thekiftumuhum we ‘ule’ikum xhe’alna lekum ‘alejhim sultanæn mubinæn
Ju do të hasni në të tjerë, që duan të sigurohen te ju (duke u paraqitur si besimtarë) dhe të sigurohen te populli i vet (si jobesimtarë). E, saherë që thirren, (kundër jush) i përgjigjen thirrëjes. Në qoftë se nuk largohen prej jush, nuk ju ofrojnë paqe dhe nuk heqin dorë nga lufta kundër jush, atëherë kapeni dhe mbytni kudo që t'i takoni. Kundër tyre u kemi dhënë fakte të qarta.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.