4. Nisa · Ajeti 87

سورة النساء
Përkthimi Sherif Ahmeti
87

ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۚ لَيَجۡمَعَنَّكُمۡ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ لَا رَيۡبَ فِيهِۗ وَمَنۡ أَصۡدَقُ مِنَ ٱللَّهِ حَدِيثٗا

Për All-llahun, që s'ka tjetër pos Tij, patjetër Ai do t'ju tubojë në ditën e gjykimit për të cilën gjë nuk ka dyshim. E kush mund të jetë më i vërtetë se All-llahu në thënie?*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurani edhe pse është shpallur në një periudhë gati prej njëzet e tri vjetësh dhe shpallja e tij është lajmëruar sipas nevojës për të zgjidhur ndonjë çështje të parashtruar në momente, përputhshmëria e synimeve të ajeteve në tërësi është e plotë, pra nuk ka ajet që i kundërvihet ndonjë ajeti tjetër. E ky është një nga faktorët që argumentojnë se kjo përsosmëri e tij në shprehje, stil e në domethënie, është e shpallur dhe e dhuruar nga i madhi Zot, e jo prodhim i mendjes së njeriut. Muhamedi, përveç që ishte strateg ishte më i vendosuri në luftë, prandaj edhe urdhërohej të luftojë vetë, por edhe t’i trimërojë besimtarët se ndihma e Zotit ishte me ta. Këtë shembull e ndoqi edhe Ebu Bekri kur vendosi t’i luftojë tradhtarët, po edhe nëse vjen puna të mbetet i vetmuar. Përshëndetja është gjest afrimi ndër njerëz, prandaj atë duhet pranuar dhe respektuar në mënyrë edhe më të mirë.