4. Nisa · ajete 86–93

سورة النساء
86

وَإِذَا حُيِّيتُم بِتَحِيَّةٖ فَحَيُّواْ بِأَحۡسَنَ مِنۡهَآ أَوۡ رُدُّوهَآۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٍ حَسِيبًا

We ‘idha hujjitum bitehijetin fehejju bi’ehsene minha ‘ew rudduha ‘innall-llahe kane ‘ala kulli shej’in hesibæn

Kush përshëndeteni me ndonjë përshëndetje, ju ktheni përshëhdetje edhe më të mirë, ose kthejeni ashtu. All-llahu llogarit për çdo send.

87

ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۚ لَيَجۡمَعَنَّكُمۡ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ لَا رَيۡبَ فِيهِۗ وَمَنۡ أَصۡدَقُ مِنَ ٱللَّهِ حَدِيثٗا

Ellahu la ‘ilahe ‘illa huwe lejexhme’annekum ‘ila jewmil-kijameti la rejbe fihi we men ‘esdeku minel-lahi hedithæn

Për All-llahun, që s'ka tjetër pos Tij, patjetër Ai do t'ju tubojë në ditën e gjykimit për të cilën gjë nuk ka dyshim. E kush mund të jetë më i vërtetë se All-llahu në thënie?*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurani edhe pse është shpallur në një periudhë gati prej njëzet e tri vjetësh dhe shpallja e tij është lajmëruar sipas nevojës për të zgjidhur ndonjë çështje të parashtruar në momente, përputhshmëria e synimeve të ajeteve në tërësi është e plotë, pra nuk ka ajet që i kundërvihet ndonjë ajeti tjetër. E ky është një nga faktorët që argumentojnë se kjo përsosmëri e tij në shprehje, stil e në domethënie, është e shpallur dhe e dhuruar nga i madhi Zot, e jo prodhim i mendjes së njeriut. Muhamedi, përveç që ishte strateg ishte më i vendosuri në luftë, prandaj edhe urdhërohej të luftojë vetë, por edhe t’i trimërojë besimtarët se ndihma e Zotit ishte me ta. Këtë shembull e ndoqi edhe Ebu Bekri kur vendosi t’i luftojë tradhtarët, po edhe nëse vjen puna të mbetet i vetmuar. Përshëndetja është gjest afrimi ndër njerëz, prandaj atë duhet pranuar dhe respektuar në mënyrë edhe më të mirë.
88

۞ فَمَا لَكُمۡ فِي ٱلۡمُنَٰفِقِينَ فِئَتَيۡنِ وَٱللَّهُ أَرۡكَسَهُم بِمَا كَسَبُوٓاْۚ أَتُرِيدُونَ أَن تَهۡدُواْ مَنۡ أَضَلَّ ٱللَّهُۖ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَلَن تَجِدَ لَهُۥ سَبِيلٗا

Fema lekum fil-munafikine fi’etejni wel-lahu ‘erkesehum bima kesebu ‘eturidune ‘en tehdu men ‘edellel-lahu we men judlili Ellahu felen texhide lehu sebilæn

E çka është me ju që në çështjen e munafikëve jeni dy grupe; derisa për atë që bën, All-llahu i përmbysi ata? A mos doni ta vini në rrugë të drejtë atë që All-llahu e ka humbur? Për atë që All-llahu e ka humbur, nuk do të gjeni rrugë!

89

وَدُّواْ لَوۡ تَكۡفُرُونَ كَمَا كَفَرُواْ فَتَكُونُونَ سَوَآءٗۖ فَلَا تَتَّخِذُواْ مِنۡهُمۡ أَوۡلِيَآءَ حَتَّىٰ يُهَاجِرُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِۚ فَإِن تَوَلَّوۡاْ فَخُذُوهُمۡ وَٱقۡتُلُوهُمۡ حَيۡثُ وَجَدتُّمُوهُمۡۖ وَلَا تَتَّخِذُواْ مِنۡهُمۡ وَلِيّٗا وَلَا نَصِيرًا

We ddu lew tekfurune kema keferu fetekunune sewa’en fela tettehidhu minhum ‘ewlija’e hetta juhaxhiru fi sebili Ellahi fe’in tewellew fehudhuhum waktuluhum hejthu wexhedtumuhum we la tettehidhu minhum welijæn we la nesiræn

Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njëjtë. Mos zini miq prej tyre deisa ata të shpëngulen (si ju) për hirë të All-llahut, e nëse refuzojnë, ataherë kudo që t'i gjeni, kapni dhe mbytni dhe prej tyre mos zini as mik as ndihmës.

90

إِلَّا ٱلَّذِينَ يَصِلُونَ إِلَىٰ قَوۡمِۭ بَيۡنَكُمۡ وَبَيۡنَهُم مِّيثَٰقٌ أَوۡ جَآءُوكُمۡ حَصِرَتۡ صُدُورُهُمۡ أَن يُقَٰتِلُوكُمۡ أَوۡ يُقَٰتِلُواْ قَوۡمَهُمۡۚ وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ لَسَلَّطَهُمۡ عَلَيۡكُمۡ فَلَقَٰتَلُوكُمۡۚ فَإِنِ ٱعۡتَزَلُوكُمۡ فَلَمۡ يُقَٰتِلُوكُمۡ وَأَلۡقَوۡاْ إِلَيۡكُمُ ٱلسَّلَمَ فَمَا جَعَلَ ٱللَّهُ لَكُمۡ عَلَيۡهِمۡ سَبِيلٗا

‘Illal-ledhine jesilune ‘ila kawmin bejnekum we bejnehum mithakun ‘ew xha’ukum hesiret suduruhum ‘en jukatilukum ‘ew jukatilu kawmehum we lew sha’el-lahu leselletehum ‘alejkum felekatelukum fe’ini a’tezelukum felem jukatilukum we ‘elkaw ‘ilejkumu es-seleme fema xhe’alel-lahu lekum ‘alejhim sebilæn

Përpos atyre që srtehohen te një popull, me të cilin keni marrveshje, dhe përpos atyre që vijnë te ju, e u vjen rëndë të luftojnë kundër jush ose kundër popullit të vet. Sikur All-llahu të donte do t'ju jepte atyre fuqi e pushtet mbi ju dhe do t'ju luftonin. Në qoftë se ata tërhiqen prej jush, nuk ju luftojnë dhe ju ofrojnë paqe, atëherë All-llahu nuk ju lejon rrugë (luftë) kundër tyre.

91

سَتَجِدُونَ ءَاخَرِينَ يُرِيدُونَ أَن يَأۡمَنُوكُمۡ وَيَأۡمَنُواْ قَوۡمَهُمۡ كُلَّ مَا رُدُّوٓاْ إِلَى ٱلۡفِتۡنَةِ أُرۡكِسُواْ فِيهَاۚ فَإِن لَّمۡ يَعۡتَزِلُوكُمۡ وَيُلۡقُوٓاْ إِلَيۡكُمُ ٱلسَّلَمَ وَيَكُفُّوٓاْ أَيۡدِيَهُمۡ فَخُذُوهُمۡ وَٱقۡتُلُوهُمۡ حَيۡثُ ثَقِفۡتُمُوهُمۡۚ وَأُوْلَٰٓئِكُمۡ جَعَلۡنَا لَكُمۡ عَلَيۡهِمۡ سُلۡطَٰنٗا مُّبِينٗا

Setexhidune ‘aharine juridune ‘en je’menukum we je’menu kawmehum kulle ma ruddu ‘ilal-fitneti ‘urkisu fiha fe’in lem ja’tezilukum we julku ‘ilejkumu es-seleme we jekuffu ‘ejdijehum fehudhuhum waktuluhum hejthu thekiftumuhum we ‘ule’ikum xhe’alna lekum ‘alejhim sultanæn mubinæn

Ju do të hasni në të tjerë, që duan të sigurohen te ju (duke u paraqitur si besimtarë) dhe të sigurohen te populli i vet (si jobesimtarë). E, saherë që thirren, (kundër jush) i përgjigjen thirrëjes. Në qoftë se nuk largohen prej jush, nuk ju ofrojnë paqe dhe nuk heqin dorë nga lufta kundër jush, atëherë kapeni dhe mbytni kudo që t'i takoni. Kundër tyre u kemi dhënë fakte të qarta.

92

وَمَا كَانَ لِمُؤۡمِنٍ أَن يَقۡتُلَ مُؤۡمِنًا إِلَّا خَطَـٔٗاۚ وَمَن قَتَلَ مُؤۡمِنًا خَطَـٔٗا فَتَحۡرِيرُ رَقَبَةٖ مُّؤۡمِنَةٖ وَدِيَةٞ مُّسَلَّمَةٌ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦٓ إِلَّآ أَن يَصَّدَّقُواْۚ فَإِن كَانَ مِن قَوۡمٍ عَدُوّٖ لَّكُمۡ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَتَحۡرِيرُ رَقَبَةٖ مُّؤۡمِنَةٖۖ وَإِن كَانَ مِن قَوۡمِۭ بَيۡنَكُمۡ وَبَيۡنَهُم مِّيثَٰقٞ فَدِيَةٞ مُّسَلَّمَةٌ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ وَتَحۡرِيرُ رَقَبَةٖ مُّؤۡمِنَةٖۖ فَمَن لَّمۡ يَجِدۡ فَصِيَامُ شَهۡرَيۡنِ مُتَتَابِعَيۡنِ تَوۡبَةٗ مِّنَ ٱللَّهِۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمٗا

We ma kane limu’uminin ‘en jektule mu’uminæn ‘illa hate’en we men katele mu’uminæn hate’en fetehriru rekabetin mu’uminetin we dijetun musellemetun ‘ila ‘ehlihi ‘illa ‘en jesseddeku fe’in kane min kawmin ‘aduwin lekum we huwe mu’uminun fetehriru rekabetin mu’uminetin we ‘in kane min kawmin bejnekum we bejnehum mithakun fedijetun musellemetun ‘ila ‘ehlihi we tehriru rekabetin mu’uminetin femen lem jexhid fesijamu shehrejni mutetabi’ajni tewbeten minel-lahi we kanel-lahu ‘alimæn hekimæn

Asnjë besimtari nuk i është i lejuar të mbysë besmitarin tjetër, përpos gabimisht. E kush e mbytë gabimishht një besimtarë, ai është i obliguar ta lirojë një rob besimtarë dhe shpagimin (e gjakut) t'ia dorëzojë familjes së tij, përpos në qoftë se ia falin (familja gjakun). Në qoftë se ai (i mbyturi gabimisht) është besimtarë, por i takon popullit që është armik i juaji, atëherë është obligim vetëm lirimi i një robi besimtar. Në qoftëse se ai (i mbyturi) është nga ai popull që keni marrveshjen me të, atëherë është obligim shpagmi i (gjakut) që i dorëzohet familjes së tij dhe lirimi i një robi besimtar. E kush nuk ka mundësi (të lirojë një rob), le të agjëroj dy muaj rresht, si pendim (i pranuar) ndaj All-llahut. All-llahu është më idijshmi, ligjdhënësi më i drejtë.

93

وَمَن يَقۡتُلۡ مُؤۡمِنٗا مُّتَعَمِّدٗا فَجَزَآؤُهُۥ جَهَنَّمُ خَٰلِدٗا فِيهَا وَغَضِبَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِ وَلَعَنَهُۥ وَأَعَدَّ لَهُۥ عَذَابًا عَظِيمٗا

We men jektul mu’uminæn mute’ammidæn fexheza’uuhu xhehennemu halidæn fiha we gadibel-lahu ‘alejhi we le’anehu we ‘e’adde lehu ‘adhabæn ‘adhimæn

Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është xhehennemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgaditur dënim të madh.