4. Nisa · ajete 87–88

سورة النساء
87

ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۚ لَيَجۡمَعَنَّكُمۡ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ لَا رَيۡبَ فِيهِۗ وَمَنۡ أَصۡدَقُ مِنَ ٱللَّهِ حَدِيثٗا

Ellahu la ‘ilahe ‘illa huwe lejexhme’annekum ‘ila jewmil-kijameti la rejbe fihi we men ‘esdeku minel-lahi hedithæn

Për All-llahun, që s'ka tjetër pos Tij, patjetër Ai do t'ju tubojë në ditën e gjykimit për të cilën gjë nuk ka dyshim. E kush mund të jetë më i vërtetë se All-llahu në thënie?*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurani edhe pse është shpallur në një periudhë gati prej njëzet e tri vjetësh dhe shpallja e tij është lajmëruar sipas nevojës për të zgjidhur ndonjë çështje të parashtruar në momente, përputhshmëria e synimeve të ajeteve në tërësi është e plotë, pra nuk ka ajet që i kundërvihet ndonjë ajeti tjetër. E ky është një nga faktorët që argumentojnë se kjo përsosmëri e tij në shprehje, stil e në domethënie, është e shpallur dhe e dhuruar nga i madhi Zot, e jo prodhim i mendjes së njeriut. Muhamedi, përveç që ishte strateg ishte më i vendosuri në luftë, prandaj edhe urdhërohej të luftojë vetë, por edhe t’i trimërojë besimtarët se ndihma e Zotit ishte me ta. Këtë shembull e ndoqi edhe Ebu Bekri kur vendosi t’i luftojë tradhtarët, po edhe nëse vjen puna të mbetet i vetmuar. Përshëndetja është gjest afrimi ndër njerëz, prandaj atë duhet pranuar dhe respektuar në mënyrë edhe më të mirë.
88

۞ فَمَا لَكُمۡ فِي ٱلۡمُنَٰفِقِينَ فِئَتَيۡنِ وَٱللَّهُ أَرۡكَسَهُم بِمَا كَسَبُوٓاْۚ أَتُرِيدُونَ أَن تَهۡدُواْ مَنۡ أَضَلَّ ٱللَّهُۖ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَلَن تَجِدَ لَهُۥ سَبِيلٗا

Fema lekum fil-munafikine fi’etejni wel-lahu ‘erkesehum bima kesebu ‘eturidune ‘en tehdu men ‘edellel-lahu we men judlili Ellahu felen texhide lehu sebilæn

E çka është me ju që në çështjen e munafikëve jeni dy grupe; derisa për atë që bën, All-llahu i përmbysi ata? A mos doni ta vini në rrugë të drejtë atë që All-llahu e ka humbur? Për atë që All-llahu e ka humbur, nuk do të gjeni rrugë!