4. Nisa · Ajeti 8

سورة النساء
Përkthimi Sherif Ahmeti
8

وَإِذَا حَضَرَ ٱلۡقِسۡمَةَ أُوْلُواْ ٱلۡقُرۡبَىٰ وَٱلۡيَتَٰمَىٰ وَٱلۡمَسَٰكِينُ فَٱرۡزُقُوهُم مِّنۡهُ وَقُولُواْ لَهُمۡ قَوۡلٗا مَّعۡرُوفٗا

Kur të prezentojnë në pjesëtimin e pasurisë që ka lënë i vdekuri të afërmë, bonjak dhe varfnjak (që nuk janë pjestarë në trashëgim), jepuani nga ajo (pasuri e lënë) dhe atyre thuajuni fjalë të mira.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Hipokritët i thoshin Pejgamberit, se e pranojmë që je i Dërguari i Allahut. Këtë e thoshin vetëm me gojë sa për t’i mashtruar besimtarët, kinse edhe ata ishin muslimanë, dhe ashtu e mbronin veten dhe pasurinë e tyre me betime të rrejshme, por Zoti i Madhëruar iu tha, se nuk ka nevojë për ju të dëshmoni, se Muhamedi është Pejgamber, mjafton që Zoti vetë ka dëshmuar për këtë dhe dëshmon për munafikët, se janë duke gënjyer. Disa hipokritë ishin të pashëm, të zhvilluar fizikisht, madje edhe oratorë të mirë që ta kishte ënda t’i shikoje, por ishin aq të dobët shpirtërisht, saqë çdo ngjarje e mendonin se ishte kundër tyre; pra, ishin si trungje të prishur e të mbështetur për muri. Disa besimtarë që ishin të afërt me ta nga gjaku hipokritëve iu thoshin: “Shkoni te Pejgamberi e kërkoni prej tij, që t’i lutet Zotit për ju dhe ejani në rrugë; mirëpo ata sillnin kokat në shenjë mohimi e fodullëku dhe ktheheshin. Por zemrat e tyre ishin të ngurosura, prandaj edhe sikur të lutej Pejgamberi për ta, ata nuk do të mund të vinin në rrugën e drejtë, meqë zemërprishurit nuk i fal Allahu. Një farë Abdullah ibni Ubej ibn Seluli, udhëheqës i hipokritëve iu thoshte ensarëve -vendasve të Medinës mos i ndihmoni muhaxhirët, që janë pranë Muhamedit a.s., në mënyrë që të largohen prej tij e ai të mbetet vetë. Kah kthehen prej luftës me Beni Mustalikët afër një uji, ngatërrohet një ensar me një muhaxhir, zgjohet ndjenja e urrejtjes etnike dhe gati ngatërrohet e tërë ushtria e Muhamedit a.s., por ai me aftësinë e vet humane arrin shpejt ta shuajë atë grindje. Ibni Seluli e shfrytëzon rastin dhe iu thotë të vetëve, a shihni çka bëjnë këta, është e vërtetë fjala e të parëve: “Nëse e ushqen mirë qenin, ai të han ty”. Me këtë aludon për muhaxhirët, e mandej thotë: “Sa të kthehemi në Medinë, se krenari - mendon për veten - ka për ta përzënë të dobëtin -mendon për Njerëzit e mashtruar krenohen me pasurinë e madhe, me shumë djem e fis, me pozitë etj., dhe lënë pas dore angazhimin në zbatimin e urdhrave të Zotit, të punëve të mira e humane, derisa papritmas i kap vdekja e dërgohen në varre. Ndoshta fjala është për disa njerëz të mashtruar, që krenohen me të vdekurit e tyre, e nuk përpiqen vetë të jenë krenarë me punë të mira. Mundet me qenë edhe ajo, se disa njerëz mundohen të krenohen edhe me varreza, duke u ndërtuar të vetëve varre me stoli të ndryshme, në mënyrë që sipas mendimit të tyre, edhe në varreza të jenë të dalluar nga të tjerët. Ky është gabim i madh, është mëkat, është shpenzim i pasurisë në haram, sepse prej një ndërtimi të tillë nuk ka kurrfarë dobie. Kurani thotë: Hiquni atij mendimi, se do të shihni që keni gabuar, se do ta shihni xhehenemin, dikush prej së largu e dikush brenda në të. Ndërsa për të mirat që po përjetoni keni për t’u përgjigjur, a ua keni ditur vlerën, a i keni shfrytëzuar në të mirë, apo jeni mashtruar dhe nuk keni përgatitur asgjë për veten tuaj për jetën tjetër. Falënderuar qoftë Allahu i Madhëruar!