‘Innel-ledhine teweffahumul-mela’iketu dhalimi ‘enfusihim kalu fime kuntum kalu kunna musted’afine fil-’erdi kalu ‘elem tekun ‘erdu Ellahi wasi’aten fetuhaxhiru fiha fe’ula’ike me’wahum xhehennemu we sa’et mesiræn
Engjëjt që ua morën shpirtin e atyre që ishin mizorë të vetvetës ju thanë: "Në çka ishit ju? - Ata thanë: "Ne ishim të paaftë në atë tokë!" (engjëjt) ju thanë: "A nuk ishte e gjërë toka e All-llahut e të migronit në të?" (e të praktikonit lirisht fenë e Zotit). Vendi i tyre është xhehennemi dhe sa vend i keq është ai!
We men juhaxhir fi sebili Ellahi jexhid fil-’erdi muragamæn kethiræn we se’aten we men jehruxh min bejtihi muhaxhiræn ‘ila Ellahi we resulihi thumme judrik/hul-mewtu fekad weka’a ‘exhruhu ‘ala Ellahi we kanel-lahu gafuræn Rehimæn
Kush shpërngulet për hirë (të fesë së) All-llahut, ai gjen mundësi të madhe dhe begati në tokë. E kush del prej shtëpisë si migrues te All-llahu dhe i dërguari i Tij, dhe e zë vdekja (në rrugë), te All-llahu është shpërblimi i tij. All-llahu është mëshirues, mbulon të metat.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ata që luftuan për të mbrojtur veten dhe fenë e vet kanë gradë të lartë tek Allahu. Kanë shpërblim edhe ata që patën dëshirë, por ishin të paaftë, siç janë ta zëmë të gjymtët, të verbrit ose të sëmurët. Atyre që patën mundësi të migrojnë te Pejgamberi a.s. në Medinë dhe të pranojnë e të praktikojnë lirisht besimin, por nuk shkuan, engjëjt ju thonë: çka ishte puna e juaj me besim? Kur thonë se në Mekë ishte e pamundur ta përqafonin fenë e drejtë, marrin përgjigjen prej engjëjve; toka e Zotit është e madhe, nuk migruat, mbetët në kufr, pra ja xhehenemi. Zoti vlerëson veprat sipas qëllimit të njeriut, prandaj e shpërblen si muhaxhir edhe atë që niset, por e gjen vdekja në rrugë.
Kur të jeni në udhëtim e sipër, nuk është mëkat për ju të shkurtoni namazin, nëse frigoheni se jobesimtarët do të ju sjellin ndonjë të keqe. Jobesimtarët janë armiq tuaj të hapët.
We ‘idha kunte fihim fe’ekamte lehumu es-selæte feltekum ta’ifetun minhum me’ake we lie’hudhu ‘eslihetehum fe’idha sexhedu feljekunu min wera’ikum we lte’ti ta’ifetun ‘uhra lem jusellu feljusellu me’ake we lie’hudhu hidhrehum we ‘eslihetehum weddel-ledhine keferu lew tegfulune ‘an ‘eslihetikum we ‘emti’atikum fejemilune ‘alejkum mejleten wahideten we la xhunahe ‘alejkum ‘in kane bikum ‘edhen min meterin ‘ew kuntum merda ‘en teda’u ‘eslihetekum we hudhu hidhrekum ‘innall-llahe ‘e’adde lilkafirine ‘adhabæn muhinæn
Kur të jesh ti (Muhammed) bashkë me ta dhe ju falë namazin, një grup prej tyre, duke i bartur armët, le të vijë e le të falet me ty (grupi tjetër në roje), e kur të bien në sexhde (të kryejnë një reqatë), këta le të qëndrojnë mbrapa jush (në roje) e le të vijë grupi tjetër, që nuk është falur, e të falet me ty dhe le t'i bartin armët dhe të jenë në gjendje gadishmërie. Ata që nuk besojnë, e dëshirojnë moskujdesin tuaj ndaj armëve e mjeteve që t'iu vërsulen njëherë me të gjitha fuqitë. Nëse jeni të lodhur nga ndonjë shi ose jeni të sëmurë, nuk është mëkat të mos i bartni armët, por mbani gadishmërinë tuaj. All-llahu ka përgaditë dënim nënçmues për jobesimarët.
Kur të kryeni namazin (e frikës) përmendeni All-llahun, kur jeni në këmbë, ulur, të mbështetur. E kur të qetësoheni (nga lufta), atëherë faleni namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët.
We la tehinu fi ebtiga’il-kawmi ‘in tekunu te’lemune fe’innehum je’lemune kema te’lemune we terxhune minel-lahi ma la jerxhune we kanel-lahu ‘alimæn hekimæn
Mos u tregoni të dobët në ndjekjen e armikut, pse nëse ndieni dhëmbje edhe ata ndjejnë dhëmbje sikurse ju, e ju shpresoni nga All-llahu çka ata nuk shpresojnë. All-llahu është i dijshëm, ligjdhënës i matur.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.