40. Gafir · Ajeti 23 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 40:23–40:33

"Në këtë tregim rreth Musait dhe faraonit, pos që përshkruhet përfundimi me shkatërrim i horrave, përshkruhet edhe heroizmi i një besimtari kundër mizorëve.

Në të vërtetë, faraoni pasi një herë e pat ndërprerë mbytjen e meshkujve të beni israilëve, e filloi sërish atëherë kur nuk pati mundësi t'u kundërvihet mrekullive të Musait. Faraoni e dinte se Musai ishte pejgamber dhe se faktet që i sillte ai nuk ishin magji, por realitet, mirëpo i frikësohej pozitës së vet, andaj shprehte dëshirën kinse ai vetë do ta mbyste Musain sikur ta lejonte populli i vet, megjithse e dinte se nuk mund ta mbyste, por vetëm e pezmatonte popullin kundër Musait.

Për atë njeriun besimtar, mendohet se ishte bir i xhaxhait të faraonit, i cili kishte besuar, por besimin e mbante fshehtë, e kur dëgjoi se po përgatiten ta mbysin Musain, i këshilloi dhe ua tërhoqi vërejtjen, por duke mos dhënë shenjë se është besimtar i drejtë. Nuk dha shenjë se e njihte Musain, por tha: "Pse e mbytni një njeri, mandej kur ua tërhoqi vërejtjen, ju tha se po na gjen ndonjë e keqe, sikur edhe ai ishte me ta, megjithse ua numroi të gjitha të këqijat që mund t'i godasin, e u përkujtoi edhe ditën e kijametit dhe dënimin e zjarrit.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 40:23–40:27

- “Ne e dërguam Musain me argumentet Tona e me fakte të qarta te Faraoni, te Hamani dhe te Karuni ... ” - Allahu i Lartësuar ngushëllon Profetin e Tij të dashur, Muhamedin ﷺ ,në lidhje me refuzimin që po i bënte populli i tij në fillim dhe duke e përgëzuar atë se përfundimi i mirë dhe triumfi do të ishte i tij. Ai do të kishte mbështetje në dynja dhe ahiret, ashtu sikurse u ndihmua Musai - paqja e Zotit qoftë me të! Allahu i Lartësuar i dhuroi fitoren Musait dhe e dërgoi atë me shenja të qarta: “me argumentet Tona e me fakte të qarta”. El sultan quhet argumenti dhe fakti i pamohueshëm dhe i pakundërshtueshëm. Allahu i Lartësuar e dërgoi Musain tek Faraoni, mbreti i koptëve në Egjipt, tek Ha - mani, që ishte ministri i tij dhe tek Karuni, që ishte njeriu më i pasur, në kohën e tij. - “... por ata e q uajtën: “Magjistar e gënjeshtar.” - Kështu, ata e refuzuan, ma - dje e fyen, duke e konsideruar të çmendur dhe magjistar. Allahu i Lartësuar thotë: “Po kështu, edhe ata që ishin më parë, sa herë që u shkonte ndonjë profet, thoshin: “Është magjistar ose i çmendur. A mos kishin më - suar njëri-tjetrin kështu? Jo, ata ishin njerëz që kalonin kufijtë.”” [Dharijat 52, 53]. - “Kur ai u përcolli të vërtetën nga Ne ...” - Pra, kur u solli argument të pakundër - shtueshëm, që tregonte vërtetësinë e mesa - zhit të Zotit:

- “... ata thanë: “Vritini djemtë e atyre që besojnë si ai dhe lë rini të jetojnë vajzat e tyre!” - Ky ishte një urdhër i dytë për vrasjen e meshkujve të bijve të Izraelit. Për sa i përket urdhrit të parë, përpara se të lindte Musai, ai synonte parandalimin e ardhjes në jetë të Musait. Gjithashtu, ai kishte si qëllim poshtërimin e bijve të Izraelit dhe zvogëlimin e numrit të tyre. Ndërsa urdhri i dytë për të vrarë meshkujt dhe për të lënë gjallë femrat, ishte për të munduar Musain (paqja e Zotit qoftë mbi të!), prandaj dhe bijtë e Izraelit thanë: “Ne kemi qenë të shtypur edhe para se të na vije ti, edhe pasi erdhe ti”. [Earaf 129]. - “Por kurthet e mohuesve janë të dë - shtuara.” - Çdo intrigë dhe kurth i ngritur nga mohuesit e profetëve dhe besimit, ka për t’u shkatërruar dhe zhdukur. - “Faraoni tha: “Më lini ta vras Musain dhe le ta thërrasë ai Zotin e vet!” - Me këtë, ai mëtonte se nuk i frikësohej aspak ndëshkimit të Zotit, që e kishte kërcënuar Musai. Kjo tregon mohimin e tejskajshëm, refuzimin e ashpër dhe arrogancën e tij. Në vijim, i Lartësuari na tregon fjalët e Faraonit: - “Unë druhem se ai po ndryshon fenë tuaj e po nxit shkatërrimin në tokë! ” - Faraoni na u frikësuakësh se Musai do të devijonte njerëzit dhe do të ndryshonte fenë e tyre. Kështu, ai na u shndërrua në një përkujtues dhe këshillues të dhembshur, që gjoja kujdesej për njerëzit ndaj rrezikut që Musai sillte! - “Musai tha: “Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj, që të më mbrojë prej çdo kryeneçi, që nuk i beson Ditës së Llogarisë!” - Këto fjalë, Musai i tha kur mësoi për fjalët dhe kërcënimin e Faraonit: “Më lini ta vras Musain, dhe le ta thërrasë ai Zotin e vet!”. Kështu, Musa ﷺ i kërkoi strehim, mbrojtje dhe mbështetje vetëm Allahut, që ta ruante prej çdo kryeneçi që refuzon të vërtetën, përçmon njerëzit, është keqbërës dhe i cili nuk i beson Ditës së Llogarisë. Në një hadith, që vjen nga Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), kur Profeti i Allahut frikësohej nga ndonjë popull, thoshte: “ Allâhummme innâ neûdhu bike min shurûrihim ue nedra’u bike fi nuĥûrihim!” (O Zot, kërkojmë, mbrojtje dhe strehim tek Ty prej sherrit dhe ligësive të tyre dhe kërkojmë ndihmën e mbështetjen Tënde në përballjen me ta!) 19

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 40:23–40:25

- “Ne e dërguam Musanë me Argumentet Tona e me fakte të qarta Te Faraoni, te Hamani dhe te Karuni, por ata e quajtën: “Magjistar e gënjeshtar” - Allahu i Madhëruar dërgoi Musain, birin e Imranit, te disa prej këtyre mohuesve të profetëve. Ai e dërgoi tek ata me mrekulli e shenja të mëdha, që dëshmonin qartë për vërtetësinë e Musait si profet i Zotit dhe për vërtetësinë mesazhit që përcillte ai. Këto mrekulli e shenja dëshmonin, gjithashtu, për kotësinë e adhurimeve të kota, poshtërsive dhe idhujtarisë, ku ishte zhytur ajo shoqëri. Në fakt, Allahu i Madhëruar i pajisi të gjithë profetët me argumente e shenja të qarta, të cilat pushtojnë dhe nënshtrojnë zemrat e sinqerta. Musait, për shembull, iu dhanë mrekulli të mëdha e të dukshme, siç qe shkopi që kthehej në gjarpër, nëpërmjet të cilave Allahu i Madhëruar e mbështeti Profetin dhe e përforcoi të vërtetën e Tij. Ata tek të cilët shkoi Musai (a.s.) si paralajmërues ishin Faraoni, Hamani, i cili ishte ministër i Faraonit, dhe te Karuni, i cili ishte nga populli i Musait dhe e kaloi kufirin kundër popullit me arrogancën dhe pasurinë e tij. Por të gjithë këta e refuzuan me forcë e ashpërsi mesazhin dhe porositë e Musait (a.s): - “Kur ai ua çoi të Vërtetën nga Ne, ...” - Por kur Allahu i Madhëruar e pajisi Musain me shenja e mrekulli të qarta, pas të cilave pritej vetëm bindja dhe nënshtrimi, ata përsëri nuk e pranuan mesazhin e tij. Asgjë nuk i ndali ata nga shirku dhe poshtërsitë ku ishin zhytur. Ata vazhduan me kundërshtimin e tyre, madje u thelluan edhe më tepër në këtë drejtim. Kundërshtimi dhe urrejtja ndaj të vërtetës arritën deri aty, saqë ndërmorën një krim të shëmtuar: - “...ata thanë: “Vritini djemtë e atyre që besojnë si ai dhe lërini të jetojnë vajzat e tyre!” Por kurthet e mohuesve janë të dështuara.” - Ata organizuan një plan, sipas të cilit do të vrisnin fëmijët meshkuj dhe do të linin të gjalla femrat. Kështu, me këtë programim të pasardhësve të besimtarëve, mendonin se do të mbanin nën kontroll ata dhe nuk do të lejonin fuqizimin e tyre. Ata planifikuan që t’i mbanin besimtarët gjithmonë në robëri. Por plani i tyre i zi ishte i destinuar të dështonte. Ata kurrë nuk do të arrinin të realizonin atë që dëshironin me besimtarët, sepse u goditën nga ndëshkimi dhe u befasuan me të kundërtën e asaj që synonin. Allahu i Madhëruar i shkatërroi dhe i shfarosi ata tërësisht. Medito pak në këtë histori, e cila përsëritet aq shpesh në Librin e Allahut. Është e vërtetë që ajo flet në mënyrë të veçantë për Faraonin dhe parinë rreth tij, si

dhe për cilësitë e veprat e tyre të shëmtuara, të cilat i Madhëruari na i rrëfen imtësisht në sure të ndryshme. Në këtë mënyrë, Allahu i Madhëruar dëshiron të na mësojë se të njëjtin gjykim dhe shpagim do të marrin të gjithë ata që bëjnë vepra të njëjta apo të ngjashme me këta qafirë. Të gjithë ata do të kenë të njëjtin fund të hidhur. E përbashkëta e tyre është se ata mohojnë Shpalljen e Zotit, mohojnë profetët e Tij, luftojnë të vërtetën dhe bartësit e saj. Por nga kuptohet ky gjykim gjithëpërfshirës, ndërkohë që në tekst flitet vetëm për një grup të caktuar? Kjo kuptohet nga fjala e Allahut, kur thotë: “Por kurthet e mohuesve janë të dështuara.”, dhe nuk thotë: “Por kurthi i Faraonit është i dështuar”. Kështu kuptojmë se ai gjykim nuk jepet vetëm për Faraonin, por për të gjithë ata që veprojnë njëlloj si ai. Po ashtu largohet edhe keqkuptimi i ndonjërit që e mendon këtë si një gjykim të kufizuar vetëm për ata që përmenden në këtë rrëfim.

← Gafir 40:23