ٱلنَّارُ يُعۡرَضُونَ عَلَيۡهَا غُدُوّٗا وَعَشِيّٗاۚ وَيَوۡمَ تَقُومُ ٱلسَّاعَةُ أَدۡخِلُوٓاْ ءَالَ فِرۡعَوۡنَ أَشَدَّ ٱلۡعَذَابِ
Ata i nënshtroi zjarrit mëngjes e mbrëmje, e ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): "Ithtarët e faraonit futni në dënimin më të rëndë!"*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Populli kibt nuk i kishte besuar pejgamberët e mëparshëm, ata ishin mashtruar gjithnjë prej sunduesve, faraonëve të tyre, e nuk besonin në pejgamber. Mirëpo fjalët e atij besimtari kishin lënë përshtypje në masë, prandaj faraoni urdhëroi t’i ndërtohet një ndërtesë e lartë, kinse do të arrijë në rrugët e qiejve e ta shohë se a ka zot tjetër pos atij dhe ashtu ta hutojë popullin. Besimtari i vazhdoi këshillat për t’i bindur, se janë në rrugë të gabuar dhe se do t’i gjejë më e zeza, nëse nuk ndjekin rrugën e besimit, e më në fund, pas të gjitha këshillave iu mbështet Allahut, që ta ndihmojë dhe Ai e shpëtoi, e faraonin dhe ithtarët e tij i përfshiu dënimi më i rëndë. Sipas ajetit 46 në të cilin përmendet, se zjarri do t’i djegë në mëngjes e mbrëmje kuptohet, se fjala është për dënimin në varreza, pse në botën pas kësaj, nuk ka mëngjes a mbrëmje, edhe pse në vazhdim të ajetit thuhet se në Ditën e Kijametit në botën tjetër urdhërohen engjëjt, që faraonin dhe ithtarët e tij t’i fusin në një dënim edhe më të rëndë, e nga kjo kuptohet se ata ishin në një dënim, atëherë futen në një tjetër edhe më të rëndë. Pra ishin në varreza të ndëshkuar, e me këtë vërtetohet se jeta në varreza ka shpërblim ose ndëshkim.