40. Gafir · Ajeti 77 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 40:67–40:85

Allahu, i cili e krijoi njeriun e parë prej dheut, e pasardhësit e tij prej një pikëze uji, e përshkruan jetën e njeriut në tri etapa: "në fëmijëri, në pjekuri, e cila arrin në vitet e katërdhjeta dhe në pleqëri në të cilën nis dobësimi fizik e dikur edhe ai mendor.

Atyre që nuk besuan argumentet e Allahut, refuzuan mësimet e pejgamberëve, u mbështetën në diçka tjetër e jo në Zotin, i gëzoheshin punës së keqe dhe mëkatit, do t'u vihen pranga në qafa e me zinxhir tërhiqen për në zjarr, edhe pse në atë moment do të mohojnë çdo adhurim tjetër pos Zotit.

Pejgamberit i thuhet se ndonjë nga dënimet e Zotit, të caktuara kundër armiqve, mund t'i shohësh, por edhe ndodh të mos i shohësh, por të gjithë ata do të paraqiten pranë Zotit dhe Ai do të ndërmarrë masa ndëshkuese, që i meritojnë.

Për disa pejgamberë Zoti i tregoi Muhammedit se si ishte gjendja e tyre, e për disa nuk i tregoi. Nga kjo kuptohet se përpos pejgamberëve të përmendur në Kur'an, pati edhe të tjerë, numrin e të cilëve e di vetëm Zoti, anipse në një hadith thuhet se ishin njëqind e njëzet e katër mijë. Kuptohet edhe ajo, se pejgamberët nuk kishin mundësi të shfaqin ndonjë mrekulli nga vetvetja, por vetëm më urdhërin dhe me lejen e Zotit.

Besimi në zorin, kur njeriu i humb të gjitha shpresat për jetë, nuk vlen.

Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures Gafir. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 40:77–40:78

- “Bëhu i durueshëm, sepse premtimi i Allahut është i vërtetë! ” - Allahu i Lartësuar duke e urdhëruar, e urdhëron profetin e Tij të dashur, Muhamedin ﷺ , që të jetë i durueshëm përballë refuzimit të të gjithë mohuesve nga populli i tij. Allahu i Lartësuar ka për ta përmbushur premtimin për fitoren mbi ata që të mohojnë. Ai ka për të bërë që përfundimi i mirë të të takojë ty dhe të gjithë atyre që pasojnë rrugën tënde, në dynja dhe në ahiret. - “Ne ose do të bëjmë të shohësh diçka nga dënimi që u kemi premtuar atyre ...”

- Kuptimi: Njëra mundësi është që Allahu të të tregojë një pjesë të atyre ndëshkimeve, me të cilat ka kërcënuar mohuesit dhe refu - zuesit e të vërtetës, që ti solle prej Zotit në jetën e kësaj dynjaje. Dhe pikërisht ashtu ndodhi. Allahu i Lartësuar ia qetësoi sytë dhe zemrën Profetit të Tij të dashur dhe muslimanëve në ditën e Bedrit, ditë në të cilën Ai shfarosi krerët e shirkut dhe mohi - mit të besimit të vërtetë. Më pas, Allahu i Lartësuar e çliroi për Profetin e Tij të dashur Mekën dhe gjithë Gadishullin Arab, gjatë kohës kur Profeti ishte ende në këtë botë. - “... ose do ta marrim shpirtin tënd. Sidoqoftë, ata tek Ne do të kthehen.” - Ky është opsioni i dytë: t’i bëjmë që të shijojnë ndëshkimin e ashpër në ahiret. Më pas, duke ngushëlluar Profetin e Tij të dashur, Allahu i Lartësuar thotë: - “Ne, edhe para teje kemi dërguar profetë. Për disa prej tyre të kemi treguar ...” - Nga profetët e mëparshëm, të cilët duhet të jenë shembulli yt në durimin e treguar dhe ngushëllimi yt në përballjen me mohuesit e besimit, ka të tillë që Ne të kemi treguar rreth tyre. Ne të kemi treguar se si popujt e tyre i refuzonin. Ata nuk e pranonin ftesën e Zotit dhe kundërshtonin rrugën e profetëve të tyre. Megjithatë, në fund, triumfi u takoi profetëve të dërguar nga Zoti. Gjithashtu, ka dhe profetë të tjerë, për të cilët i Lartësuari thotë: - “... për disa prej tyre nuk të kemi tre - guar.” - Në fakt, ata për të cilët nuk është treguar janë të shumtë, shumë më tepër sesa ata për të cilët është folur. Për këtë çështje kemi thënë diçka edhe në suren Nisa. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirë - njohja për çdo mirësi që na ka dhuruar. 21 - “Asnjë profet nuk mund të sillte ndonjë argument ndryshe, përveçse me lejen e Allahut.” - Asnjë profet nuk ka patur mundësi tjetër që t’i sjellë popullit të vet ndonjë shenjë a mrekulli, veçse me lejen e Zotit. Nëpërmjet këtyre shenjave të lejuara dhe të dhuruara nga vetë Zoti, vërtetohej qenia e tyre si profetë të zgjedhur nga Ai dhe konfirmohej vërtetësia e mesazhit që ata përcillnin. - “Por kur të vijë urdhri i Allahut, çë - shtja do të vendoset me drejtësi e atëherë, ithtarët e së kotës do të shkatërrohen. ” - Kur të vijë ndëshkimi i Tij, i cili do të përfshijë të gjithë mohuesit e të vërtetës, çështja do të vendoset me drejtësi. Me një gjykim të drejtë, Allahu i Lartësuar do të shpëtojë besimtarët dhe shkatërrojë mohuesit e të vërtetës: “... e atëherë, ithtarët e së kotës do të shkatërrohen.”

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 40:77

- “Bëhu durimtar sepse Premtimi i Allahut është i Vërtetë!” – Kuptimi: Bëj durim, o i Dërguar! Bëj durim gjatë ftesës së popullit tënd dhe qëndro i patundur përballë mundimeve që ata të sjellin. Për të forcuar durimin, mbështetu te besimi yt. Besimi është ndihma dhe ushqimi kryesor për durimin, sidomos besimi në premtimin e vërtetë të Allahut. Përqendrohu në fjalën e Allahut: “Pa dyshim, premtimi i Allahut është i vërtetë.” Atëherë, le të jetë ky premtim i vërtetë i Allahut lehtësim dhe qetësim për zemrën tënde, le të jetë ilaç për plagët dhe vështirësitë e rrugës. Ky besim të lehtëson që të jesh i qëndrueshëm dhe i durueshëm në rrugën e vështirë të davetit. Allahu i Lartësuar premton se do ta ndihmojë Profetin e Tij, do të bëjë që të triumfojë feja e Tij dhe do ta lartësojë Fjalën e Tij. Ai do t’u dhurojë fitore Profetit dhe pasuesve të tij si në dynja, edhe në ahiret. Le të jetë, gjithashtu, si lehtësim e mbështetje edhe ndëshkimi i armiqve të tyre në dynja dhe në ahiret. Ndëshkimi që Zoti u jep jobesimtarëve dhe armiqve të Islamit le të jetë qetësim për zemrat e besimtarëve, le të jetë lehtësim për të qenë të durueshëm në rrugën e drejtë, si dhe tregues i qartë se i Madhëruari kujdeset për besimtarët dhe i mbështet ata në rrugën e tyre. Më tej, i Lartësuari thotë: - “Ne ose do të bëjmë të shohësh (ne këtë jetë) diçka nga dënimi që u kemi premtuar atyre, ose do ta marrim shpirtin tënd (para ndëshkimit të tyre) . Sidoqoftë, ata tek Ne do të kthehen.” - Ky është premtimi i Allahut, që duhet t’i qetësojë zemrat tuaja. I Madhëruari premton se ose do t’i godasë me ndonjë ndëshkim,

që do të dëshmohet nga Profeti, ose do ta marrë Profetin para ndëshkimit të tyre. Por gjithsesi ata: “...tek Ne do të kthehen”. Dhe kur të kthehen tek Zoti, Ai do t’i japë secilit atë që meriton, sipas veprave të tyre. Ata kurrë nuk mund t’i shpëtojnë llogarisë së të Drejtit, të Gjithëditurit, të Plotpushtetshmit, që thotë: “Kurrsesi mos mendo se Allahu është i pakujdesshëm ndaj veprimeve të keqbërësve! Ai vetëm është duke u dhënë afat deri në Ditën, kur sytë të shtangen nga tmerri.” [Ibrahim 42]. Pas këtyre porosive të mrekullueshme dhe pas premtimeve qetësuese dhe inkurajuese për të qenë i patundur në rrugën e davetit, i Madhëruari vijon përsëri ta qetësojë dhe t’i japë forcë Profetit të Tij, duke i kujtuar vëllezërit e tij profetë:

← Gafir 40:77