40. Gafir
سورة غافر 85 ajeteOpsionet
Përkthimi Hasan Nahi
Përkthimi i dytë asnjë
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ
تَنزِيلُ ٱلۡكِتَٰبِ مِنَ ٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡعَلِيمِ
Tenzilul-kitabi minel-lahil-’azizil-’alimi
Shpallja e këtij Libri është prej Allahut, të Plotfuqishmit dhe të Gjithëdijshmit,*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
غَافِرِ ٱلذَّنۢبِ وَقَابِلِ ٱلتَّوۡبِ شَدِيدِ ٱلۡعِقَابِ ذِي ٱلطَّوۡلِۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ إِلَيۡهِ ٱلۡمَصِيرُ
Gafiri edh-dhenbi we kabilit-tewbi shedidil-’ikabi dhit-tewli la ‘ilahe ‘illa huwe ‘ilejhil-mesiru
Falësit të gjynaheve dhe Pranuesit të pendimit, që dënon ashpër, si dhe Zotëruesit të të mirave. Nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij dhe tek Ai do të kthehen të gjithë.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
مَا يُجَٰدِلُ فِيٓ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ إِلَّا ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فَلَا يَغۡرُرۡكَ تَقَلُّبُهُمۡ فِي ٱلۡبِلَٰدِ
Ma juxhadilu fi ‘ajati Ellahi ‘illal-ledhine keferu fela jegrurke tekallubuhum fil-biladi
Askush nuk i vë në dyshim shpalljet e Allahut, përveç atyre që nuk besojnë, prandaj mos të mashtrojë ty bredhja e tyre nëpër botë.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٖ وَٱلۡأَحۡزَابُ مِنۢ بَعۡدِهِمۡۖ وَهَمَّتۡ كُلُّ أُمَّةِۭ بِرَسُولِهِمۡ لِيَأۡخُذُوهُۖ وَجَٰدَلُواْ بِٱلۡبَٰطِلِ لِيُدۡحِضُواْ بِهِ ٱلۡحَقَّ فَأَخَذۡتُهُمۡۖ فَكَيۡفَ كَانَ عِقَابِ
Kedhdhebet kablehum kawmu nuhin wel-’ehzabu min ba’dihim we hemmet kullu ‘ummetin biresulihim lije’hudhuhu we xhadelu bil-batili lijudhidu bihil-hekka fe’ehadhtuhum fekejfe kane ‘ikabi
Në të vërtetë, edhe para tyre[284] i mohoi (shpalljet dhe mrekullitë e Allahut) populli i Nuhut. E po ashtu edhe grupet e tjera pas tij. Secili popull u përpoq ta mundonte të dërguarin e vet dhe ta mohonte të vërtetën me kundërshtime të rreme, andaj Unë i dënova ata. Eh, si ka qenë dënimi Im!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَكَذَٰلِكَ حَقَّتۡ كَلِمَتُ رَبِّكَ عَلَى ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَنَّهُمۡ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِ
We kedhelike hekkat kelimetu rabbike ‘alel-ledhine keferu ‘ennehum ‘eshabu en-nari
Dhe kështu, Fjala e Zotit tënd do të përmbushet për jobesimtarët: ata do të jenë vërtet banorë të Zjarrit.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
ٱلَّذِينَ يَحۡمِلُونَ ٱلۡعَرۡشَ وَمَنۡ حَوۡلَهُۥ يُسَبِّحُونَ بِحَمۡدِ رَبِّهِمۡ وَيُؤۡمِنُونَ بِهِۦ وَيَسۡتَغۡفِرُونَ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْۖ رَبَّنَا وَسِعۡتَ كُلَّ شَيۡءٖ رَّحۡمَةٗ وَعِلۡمٗا فَٱغۡفِرۡ لِلَّذِينَ تَابُواْ وَٱتَّبَعُواْ سَبِيلَكَ وَقِهِمۡ عَذَابَ ٱلۡجَحِيمِ
el-Ledhine jehmilunel-’arshe we men hewlehu jusebbihune bihemdi rabbihim we ju’uminune bihi we jestegfirune lilledhine ‘amenu rebbena wesi’te kulle shej’in rehmeten we ‘ilmæn fagfir lilledhine tabu we etteba’u sebileke we kihim ‘adhabel-xhehimi
Ata (engjëj), që e mbajnë Fronin dhe ata që janë rreth tij, e madhërojnë Zotin e tyre me falënderim dhe i besojnë Atij. Ata lypin falje për besimtarët, duke thënë: “O Zoti ynë, Ti përfshin çdo gjë me mëshirën dhe dijeninë Tënde, prandaj fali ata që janë penduar e që ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata prej dënimit të Zjarrit flakërues!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
رَبَّنَا وَأَدۡخِلۡهُمۡ جَنَّٰتِ عَدۡنٍ ٱلَّتِي وَعَدتَّهُمۡ وَمَن صَلَحَ مِنۡ ءَابَآئِهِمۡ وَأَزۡوَٰجِهِمۡ وَذُرِّيَّٰتِهِمۡۚ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ
Rebbena we ‘edhilhum xhennati ‘adnin elleti we’adtehum we men selehe min ‘aba’ihim we ‘ezwaxhihim we dhurrijatihim ‘inneke ‘entel-’azizul-hekimu
O Zoti ynë, shpjeri ata në kopshtet e Adnit, të cilat ua ke premtuar, së bashku me të devotshmit prej prindërve të tyre, bashkëshorteve të tyre dhe pasardhësve të tyre! Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَقِهِمُ ٱلسَّيِّـَٔاتِۚ وَمَن تَقِ ٱلسَّيِّـَٔاتِ يَوۡمَئِذٖ فَقَدۡ رَحِمۡتَهُۥۚ وَذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ
We kihimu es-sejji’ati we men teki es-sejji’ati jewme’idhin fekad Rehimtehu we dhelike huwel-fewzul-’adhimu
Dhe shpëtoji ata nga e keqja! Atë që Ti e shpëton nga e keqja atë Ditë, Ti e ke mëshiruar; e ky, me të vërtetë, është shpëtimi i madh!”*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يُنَادَوۡنَ لَمَقۡتُ ٱللَّهِ أَكۡبَرُ مِن مَّقۡتِكُمۡ أَنفُسَكُمۡ إِذۡ تُدۡعَوۡنَ إِلَى ٱلۡإِيمَٰنِ فَتَكۡفُرُونَ
‘Innel-ledhine keferu junadewne lemektu Ellahi ‘ekberu min mektikum ‘enfusekum ‘idh tud’awne ‘ilal-’imani fetekfurune
Atyre që kanë mohuar, do t’u thuhet: “Urrejtja e Allahut ndaj jush është më e madhe se urrejtja juaj ndaj vetvetes, kur jeni thirrur në besim, por keni mohuar.”*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
قَالُواْ رَبَّنَآ أَمَتَّنَا ٱثۡنَتَيۡنِ وَأَحۡيَيۡتَنَا ٱثۡنَتَيۡنِ فَٱعۡتَرَفۡنَا بِذُنُوبِنَا فَهَلۡ إِلَىٰ خُرُوجٖ مِّن سَبِيلٖ
Kalu rebbena ‘emettena ethnetejni we ‘ehjejtena ethnetejni fa’terefna bidhunubina fehel ‘ila huruxhin min sebilin
Ata do të përgjigjen: “O Zoti ynë, na ke bërë të vdesim dy herë dhe na ke ngjallur dy herë. Tani i pranojmë gjynahet tona. Prandaj, a ka ndonjë rrugëdalje (nga Xhehenemi)?”*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
ذَٰلِكُم بِأَنَّهُۥٓ إِذَا دُعِيَ ٱللَّهُ وَحۡدَهُۥ كَفَرۡتُمۡ وَإِن يُشۡرَكۡ بِهِۦ تُؤۡمِنُواْۚ فَٱلۡحُكۡمُ لِلَّهِ ٱلۡعَلِيِّ ٱلۡكَبِيرِ
Dhalikum bi’ennehu ‘idha du’ijel-lahu wehdehu kefertum we ‘in jushrek bihi tu’uminu falhukmu lillahil-’alijil-kebiri
Atyre do t’u thuhet: “Ju keni pësuar këtë fat, sepse, kur thirrej Allahu i Vetëm, ju mohonit, por, kur i shoqërohej Atij diçka tjetër (në adhurim), ju besonit. Sot gjykimi i përket vetëm Allahut, të Lartit e të Madhërishmit.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
هُوَ ٱلَّذِي يُرِيكُمۡ ءَايَٰتِهِۦ وَيُنَزِّلُ لَكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ رِزۡقٗاۚ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلَّا مَن يُنِيبُ
Huwel-ledhi jurikum ‘ajatihi we junezzilu lekum mine es-sema’i rizkæn we ma jetedhekkeru ‘illa men junibu
Është Ai që ju tregon shenjat e Tij dhe ju zbret riskun prej qiellit. Por askush nuk e kujton këtë, përveç atyre që kthehen tek Ai të penduar.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
فَٱدۡعُواْ ٱللَّهَ مُخۡلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡكَٰفِرُونَ
Fad’u Ellahe muhlisine lehu ed-dine we lew kerihel-kafirune
Andaj, lutjuni Allahut me adhurim të sinqertë për Të, edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
رَفِيعُ ٱلدَّرَجَٰتِ ذُو ٱلۡعَرۡشِ يُلۡقِي ٱلرُّوحَ مِنۡ أَمۡرِهِۦ عَلَىٰ مَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦ لِيُنذِرَ يَوۡمَ ٱلتَّلَاقِ
Refi’u ed-derexhati dhul-’arshi julki er-ruhe min ‘emrihi ‘ala men jesha’u min ‘ibadihi lijundhire jewmet-telaki
Ai është zotërues i cilësive më të larta dhe Zoti i Fronit. Ai e dërgon Shpalljen me urdhrin e Tij tek ata, që ka zgjedhur prej robërve të Vet, për t’i paralajmëruar për Ditën e Takimit me Atë;*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
يَوۡمَ هُم بَٰرِزُونَۖ لَا يَخۡفَىٰ عَلَى ٱللَّهِ مِنۡهُمۡ شَيۡءٞۚ لِّمَنِ ٱلۡمُلۡكُ ٱلۡيَوۡمَۖ لِلَّهِ ٱلۡوَٰحِدِ ٱلۡقَهَّارِ
Jewme hum barizune la jehfa ‘ala Ellahi minhum shej’un limenil-mulkul-jewme lillahil-wahidil-kahhari
për Ditën, kur ata do të paraqiten të zbuluar, kur asgjë e tyre nuk do të jetë e fshehtë për Allahun. Kujt i përket pushteti i asaj dite? Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
ٱلۡيَوۡمَ تُجۡزَىٰ كُلُّ نَفۡسِۭ بِمَا كَسَبَتۡۚ لَا ظُلۡمَ ٱلۡيَوۡمَۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلۡحِسَابِ
el-Jewme tuxhza kullu nefsin bima kesebet la dhulmel-jewme ‘innall-llahe seri’ul-hisabi
Atë ditë, çdo njeri do të shpërblehet sipas asaj që ka punuar; atë ditë nuk ka padrejtësi! Allahu, me të vërtetë, është i shpejtë në llogari.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَأَنذِرۡهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡأٓزِفَةِ إِذِ ٱلۡقُلُوبُ لَدَى ٱلۡحَنَاجِرِ كَٰظِمِينَۚ مَا لِلظَّٰلِمِينَ مِنۡ حَمِيمٖ وَلَا شَفِيعٖ يُطَاعُ
We ‘endhirhum jewmel-’azifeti ‘idhil-kulubu ledal-henaxhiri kadhimine ma lildhdhalimine min hemimin we la shefi’in juta’u
Paralajmëroji ata për Ditën e afërt të Gjykimit, kur zemrat do t’u vijnë deri në fyt prej pikëllimit. Për njerëzit e këqij nuk ka asnjë mik të afërt dhe as ndërmjetësues të pranueshëm.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
يَعۡلَمُ خَآئِنَةَ ٱلۡأَعۡيُنِ وَمَا تُخۡفِي ٱلصُّدُورُ
Ja’lemu ha’inetel-’a’juni we ma tuhfi es-suduru
Allahu e di shikimin e përvjedhur të syrit dhe atë që fsheh zemra.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَٱللَّهُ يَقۡضِي بِٱلۡحَقِّۖ وَٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦ لَا يَقۡضُونَ بِشَيۡءٍۗ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡبَصِيرُ
Wel-lahu jekdi bil-hekki wel-ledhine jed’une min dunihi la jekdune bishej’in ‘innall-llahe huwe es-semi’ul-besiru
Ai gjykon me drejtësi, ndërsa idhujt të cilëve u luten, përveç Tij, nuk gjykojnë asgjë. Vërtet, Allahu dëgjon dhe sheh çdo gjë.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
۞ أَوَلَمۡ يَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَيَنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ كَانُواْ مِن قَبۡلِهِمۡۚ كَانُواْ هُمۡ أَشَدَّ مِنۡهُمۡ قُوَّةٗ وَءَاثَارٗا فِي ٱلۡأَرۡضِ فَأَخَذَهُمُ ٱللَّهُ بِذُنُوبِهِمۡ وَمَا كَانَ لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ مِن وَاقٖ
‘Ewe lem jesiru fil-’erdi fejendhuru kejfe kane ‘akibetul-ledhine kanu min kablihim kanu hum ‘eshedde minhum kuweten we ‘atharæn fil-’erdi fe’ehadhehumu Ellahu bidhunubihim we ma kane lehum mini Ellahi min wakin
A nuk kanë udhëtuar ata[285] nëpër botë, që të shohin se si ka qenë fundi i atyre që kanë jetuar më parë, kombe shumë herë më të fuqishëm dhe me më shumë gjurmë (përmendore, ndërtime) se këta? Allahu i dënoi për shkak të gjynaheve të tyre dhe ata nuk patën askënd që t’i mbronte prej dënimit të Allahut.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ كَانَت تَّأۡتِيهِمۡ رُسُلُهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَكَفَرُواْ فَأَخَذَهُمُ ٱللَّهُۚ إِنَّهُۥ قَوِيّٞ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ
Dhalike bi’ennehum kanet te’tihim rusuluhum bil-bejjinati fekeferu fe’ehadhehumu Ellahu ‘innehu kawijun shedidul-’ikabi
Kjo ndodhi, sepse atyre u vinin të dërguarit me prova të qarta, por ata nuk u besonin, prandaj Allahu i dënoi. Vërtet që Ai është i Fuqishëm dhe ndëshkon ashpër.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا مُوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَا وَسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٍ
We lekad ‘erselna musa bi’ajatina we sultanin mubinin
Më parë Ne e dërguam Musain me mrekullitë Tona dhe me një autoritet të qartë*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَهَٰمَٰنَ وَقَٰرُونَ فَقَالُواْ سَٰحِرٞ كَذَّابٞ
‘Ila fir’awne we hamane we karune fekalu sahirun kedhdhabun
te Faraoni, Hamani dhe Karuni, por ata thanë: “Ky është magjistar dhe gënjeshtar!”*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
فَلَمَّا جَآءَهُم بِٱلۡحَقِّ مِنۡ عِندِنَا قَالُواْ ٱقۡتُلُوٓاْ أَبۡنَآءَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ وَٱسۡتَحۡيُواْ نِسَآءَهُمۡۚ وَمَا كَيۡدُ ٱلۡكَٰفِرِينَ إِلَّا فِي ضَلَٰلٖ
Felemma xha’ehum bil-hekki min ‘indina kalu ektulu ‘ebna’el-ledhine ‘amenu me’ahu we estehju nisa’ehum we ma kejdul-kafirine ‘illa fi delalin
Dhe, kur ai u solli atyre të Vërtetën prej Nesh, ata thanë: “Vritini djemtë e atyre që i kanë besuar atij dhe lërini të gjalla vajzat e tyre!” Por kurthet e mohuesve janë të dënuara të dështojnë.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَقَالَ فِرۡعَوۡنُ ذَرُونِيٓ أَقۡتُلۡ مُوسَىٰ وَلۡيَدۡعُ رَبَّهُۥٓۖ إِنِّيٓ أَخَافُ أَن يُبَدِّلَ دِينَكُمۡ أَوۡ أَن يُظۡهِرَ فِي ٱلۡأَرۡضِ ٱلۡفَسَادَ
We kale fir’awnu dheruni ‘ektul musa we lied’u rebbehu ‘inni ‘ehafu ‘en jubeddile dinekum ‘ew ‘en judhhire fil-’erdil-fesade
Faraoni tha: “Më lini ta vras Musain e ai le ta thërrasë në ndihmë Zotin e vet. Unë vërtet druhem mos ai do t’jua ndryshojë fenë tuaj ose do të shkaktojë trazira në Tokë”.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَقَالَ مُوسَىٰٓ إِنِّي عُذۡتُ بِرَبِّي وَرَبِّكُم مِّن كُلِّ مُتَكَبِّرٖ لَّا يُؤۡمِنُ بِيَوۡمِ ٱلۡحِسَابِ
We kale musa ‘inni ‘udhtu birebbi we rabbikum min kulli mutekebbirin la ju’uminu bijewmil-hisabi
Musai tha: “Unë i lutem Zotit Tim dhe Zotit tuaj për të më mbrojtur prej çdo mendjemadhi, që nuk beson në Ditën e Llogarisë”!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَقَالَ رَجُلٞ مُّؤۡمِنٞ مِّنۡ ءَالِ فِرۡعَوۡنَ يَكۡتُمُ إِيمَٰنَهُۥٓ أَتَقۡتُلُونَ رَجُلًا أَن يَقُولَ رَبِّيَ ٱللَّهُ وَقَدۡ جَآءَكُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ مِن رَّبِّكُمۡۖ وَإِن يَكُ كَٰذِبٗا فَعَلَيۡهِ كَذِبُهُۥۖ وَإِن يَكُ صَادِقٗا يُصِبۡكُم بَعۡضُ ٱلَّذِي يَعِدُكُمۡۖ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي مَنۡ هُوَ مُسۡرِفٞ كَذَّابٞ
We kale rexhulun mu’uminun min ‘ali fir’awne jektumu ‘imanehu ‘etektulune rexhulæn ‘en jekule rabbijel-lahu we kad xha’ekum bil-bejjinati min rabbikum we ‘in jeku kadhibæn fe’alejhi kedhibuhu we ‘in jeku sadikæn jusibkum ba’dul-ledhi ja’idukum ‘innall-llahe la jehdi men huwe musrifun kedhdhabun
Por një njeri besimtar, nga të afërmit e Faraonit, i cili fshihte besimin e vet, tha: “Vallë, do të vrisni një njeri vetëm se thotë Allahu është Zoti im”, ndërkohë që ai ju ka sjellë shenja të qarta prej Zotit tuaj?! Nëse është gënjeshtar, atij i përket dënimi i gënjeshtrës së vet e, nëse është i drejtë, atëherë ju do t’ju godasë diçka prej asaj me të cilën ju kërcënohet ai. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me të këqija dhe është gënjeshtar.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
يَٰقَوۡمِ لَكُمُ ٱلۡمُلۡكُ ٱلۡيَوۡمَ ظَٰهِرِينَ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَمَن يَنصُرُنَا مِنۢ بَأۡسِ ٱللَّهِ إِن جَآءَنَاۚ قَالَ فِرۡعَوۡنُ مَآ أُرِيكُمۡ إِلَّا مَآ أَرَىٰ وَمَآ أَهۡدِيكُمۡ إِلَّا سَبِيلَ ٱلرَّشَادِ
Ja kawmi lekumul-mulkul-jewme dhahirine fil-’erdi femen jensuruna min be’si Ellahi ‘in xha’ena kale fir’awnu ma ‘urikum ‘illa ma ‘era we ma ‘ehdikum ‘illa sebile er-reshadi
O populli im, sot juve ju përket pushteti i tokës, por kush do të na mbrojë nga dënimi i Allahut, kur ai të na bjerë neve?” Faraoni tha: “Unë ju tregoj vetëm atë që shoh dhe ju udhëzoj vetëm në rrugën e drejtë”.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَقَالَ ٱلَّذِيٓ ءَامَنَ يَٰقَوۡمِ إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُم مِّثۡلَ يَوۡمِ ٱلۡأَحۡزَابِ
We kalel-ledhi ‘amene ja kawmi ‘inni ‘ehafu ‘alejkum mithle jewmil-’ehzabi
Atëherë, ai që ishte besimtar tha: “O populli im, unë druaj që do t’ju arrijë dënimi si popujve të mëparshëm,*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
مِثۡلَ دَأۡبِ قَوۡمِ نُوحٖ وَعَادٖ وَثَمُودَ وَٱلَّذِينَ مِنۢ بَعۡدِهِمۡۚ وَمَا ٱللَّهُ يُرِيدُ ظُلۡمٗا لِّلۡعِبَادِ
Mithle de’bi kawmi nuhin we ‘adin we themude wel-ledhine min ba’dihim we mallahu juridu dhulmæn lil’ibadi
ashtu siç ka qenë për popullin e Nuhut, për fiset Ad e Themud dhe për breznitë pas tyre. Allahu nuk synon padrejtësi për robërit e Vet.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَيَٰقَوۡمِ إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُمۡ يَوۡمَ ٱلتَّنَادِ
We jakawmi ‘inni ‘ehafu ‘alejkum jewmet-tenadi
O populli im, unë i druhem vërtet Ditës, kur do të thërrisni njëri-tjetrin,*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
يَوۡمَ تُوَلُّونَ مُدۡبِرِينَ مَا لَكُم مِّنَ ٱللَّهِ مِنۡ عَاصِمٖۗ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنۡ هَادٖ
Jewme tuwellune mudbirine ma lekum minel-lahi min ‘asimin we men judlili Ellahu fema lehu min hadin
Ditës kur, nga frika do të ikni prapa, pa pasur askënd që t’ju mbrojë nga dënimi i Allahut. Atë që Allahu e shpie në humbje, nuk mund ta udhëzojë kush.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَلَقَدۡ جَآءَكُمۡ يُوسُفُ مِن قَبۡلُ بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَمَا زِلۡتُمۡ فِي شَكّٖ مِّمَّا جَآءَكُم بِهِۦۖ حَتَّىٰٓ إِذَا هَلَكَ قُلۡتُمۡ لَن يَبۡعَثَ ٱللَّهُ مِنۢ بَعۡدِهِۦ رَسُولٗاۚ كَذَٰلِكَ يُضِلُّ ٱللَّهُ مَنۡ هُوَ مُسۡرِفٞ مُّرۡتَابٌ
We lekad xha’ekum jusufu min kablu bil-bejjinati fema ziltum fi shekkin mimma xha’ekum bihi hetta ‘idha heleke kultum len jeb’athel-lahu min ba’dihi resulæn kedhalike judillu Ellahu men huwe musrifun murtabun
Shumë kohë më parë, juve ju pati ardhur Jusufi me prova të qarta, por ju vazhdimisht dyshonit në atë që ju kishte sjellë ai. E, kur ai vdiq, ju thatë: “Allahu nuk do të nisë më të dërguar pas tij!” Ja, kështu Allahu e shpie në humbje çdokënd që e kalon kufirin në të këqija dhe dyshon.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
ٱلَّذِينَ يُجَٰدِلُونَ فِيٓ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ بِغَيۡرِ سُلۡطَٰنٍ أَتَىٰهُمۡۖ كَبُرَ مَقۡتًا عِندَ ٱللَّهِ وَعِندَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْۚ كَذَٰلِكَ يَطۡبَعُ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ قَلۡبِ مُتَكَبِّرٖ جَبَّارٖ
el-Ledhine juxhadilune fi ‘ajati Ellahi bigajri sultanin ‘etahum kebure mektæn ‘indel-lahi we ‘indel-ledhine ‘amenu kedhalike jetba’u Ellahu ‘ala kulli kalbi mutekebbirin xhebbarin
Ata që i kundërshtojnë shpalljet e Allahut, pa pasur asnjë provë, janë të urryer në sytë e Allahut dhe në sytë e atyre që besojnë. Kështu, Allahu ia vulos zemrën çdo mendjemadhi e dhunuesi”.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَقَالَ فِرۡعَوۡنُ يَٰهَٰمَٰنُ ٱبۡنِ لِي صَرۡحٗا لَّعَلِّيٓ أَبۡلُغُ ٱلۡأَسۡبَٰبَ
We kale fir’awnu ja hamanu ebni li serhæn le’alli ‘eblugul-’esbabe
Dhe Faraoni tha: “O Haman, ndërtoma një kullë që t’i arrij rrugët,*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
أَسۡبَٰبَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ فَأَطَّلِعَ إِلَىٰٓ إِلَٰهِ مُوسَىٰ وَإِنِّي لَأَظُنُّهُۥ كَٰذِبٗاۚ وَكَذَٰلِكَ زُيِّنَ لِفِرۡعَوۡنَ سُوٓءُ عَمَلِهِۦ وَصُدَّ عَنِ ٱلسَّبِيلِۚ وَمَا كَيۡدُ فِرۡعَوۡنَ إِلَّا فِي تَبَابٖ
‘Esbabe es-semawati fe’etteli’a ‘ila ‘ilehi musa we ‘inni le’edhunnuhu kadhibæn we kedhelike zujjine lifir’awne su’u ‘amelihi we sudde ‘ani es-sebili we ma kejdu fir’awne ‘illa fi tebabin
rrugët e qiellit e të shoh Zotin e Musait, sepse jam i bindur se ai (Musai) gënjen”. Kështu, Faraonit iu dukën të bukura veprat e tij të shëmtuara dhe u shmang nga rruga e drejtë, por dredhia e tij e çoi vetëm në rrënim.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَقَالَ ٱلَّذِيٓ ءَامَنَ يَٰقَوۡمِ ٱتَّبِعُونِ أَهۡدِكُمۡ سَبِيلَ ٱلرَّشَادِ
We kalel-ledhi ‘amene ja kawmi ettebi’uni ‘ehdikum sebile er-reshadi
Ai që ishte besimtar tha: “O populli im, më pasoni, që unë t’ju udhëzoj në rrugën e drejtë!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
يَٰقَوۡمِ إِنَّمَا هَٰذِهِ ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَا مَتَٰعٞ وَإِنَّ ٱلۡأٓخِرَةَ هِيَ دَارُ ٱلۡقَرَارِ
Ja kawmi ‘innema hedhihil-heja etu ed-dunja meta’un we ‘innel-’ahirete hije darul-karari
O populli im, në të vërtetë, jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi e përkohshme, ndërsa jeta tjetër është Shtëpi e përhershme.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
مَنۡ عَمِلَ سَيِّئَةٗ فَلَا يُجۡزَىٰٓ إِلَّا مِثۡلَهَاۖ وَمَنۡ عَمِلَ صَٰلِحٗا مِّن ذَكَرٍ أَوۡ أُنثَىٰ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَأُوْلَٰٓئِكَ يَدۡخُلُونَ ٱلۡجَنَّةَ يُرۡزَقُونَ فِيهَا بِغَيۡرِ حِسَابٖ
Men ‘amile sejji’eten fela juxhza ‘illa mithleha we men ‘amile salihæn min dhekerin ‘ew ‘untha we huwe mu’uminun fe’ula’ike jedhulunel-xhennete jurzekune fiha bigajri hisabin
Ata që bëjnë vepra të këqija, do të dënohen vetëm sipas veprave të bëra; ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, qofshin meshkuj apo femra, do të hyjnë në Xhenet. Aty do të begatohen pa kufizim.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
۞ وَيَٰقَوۡمِ مَا لِيٓ أَدۡعُوكُمۡ إِلَى ٱلنَّجَوٰةِ وَتَدۡعُونَنِيٓ إِلَى ٱلنَّارِ
We jakawmi ma li ‘ed’ukum ‘ila en-nexhæti we ted’uneni ‘ila en-nari
O populli im, ç’është kjo, unë ju thërras në shpëtim, ndërsa ju më thërrisni në zjarr?!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
تَدۡعُونَنِي لِأَكۡفُرَ بِٱللَّهِ وَأُشۡرِكَ بِهِۦ مَا لَيۡسَ لِي بِهِۦ عِلۡمٞ وَأَنَا۠ أَدۡعُوكُمۡ إِلَى ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡغَفَّٰرِ
Ted’uneni li’kfure billahi we ‘ushrike bihi ma lejse li bihi ‘ilmun we ‘ena ‘ed’ukum ‘ilal-’azizil-gaffari
Ju më thërrisni që të mohoj Allahun dhe t’i shoqëroj Atij (në adhurim) zota të tjerë, për të cilët nuk di asgjë, ndërsa unë ju bëj thirrje të adhuroni të Plotfuqishmin, Falësin e Madh.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
لَا جَرَمَ أَنَّمَا تَدۡعُونَنِيٓ إِلَيۡهِ لَيۡسَ لَهُۥ دَعۡوَةٞ فِي ٱلدُّنۡيَا وَلَا فِي ٱلۡأٓخِرَةِ وَأَنَّ مَرَدَّنَآ إِلَى ٱللَّهِ وَأَنَّ ٱلۡمُسۡرِفِينَ هُمۡ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِ
La xhereme ‘ennema ted’uneni ‘ilejhi lejse lehu da’wetun fi ed-dunja we la fil-’ahireti we ‘enne mereddena ‘ila Ellahi we ‘ennel-musrifine hum ‘eshabu en-nari
Pa dyshim, zotave drejt të cilëve më ftoni ju, nuk mund t’u lutesh, as në këtë botë, as në tjetrën; kthimi ynë është tek Allahu. Ata që e teprojnë me të këqija, do të jenë banorë të Zjarrit.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
فَسَتَذۡكُرُونَ مَآ أَقُولُ لَكُمۡۚ وَأُفَوِّضُ أَمۡرِيٓ إِلَى ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ بَصِيرُۢ بِٱلۡعِبَادِ
Fesetedhkurune ma ‘ekulu lekum we ‘ufewwidu ‘emri ‘ila Ellahi ‘innall-llahe besirun bil-’ibadi
Ju së shpejti do ta kujtoni atë që po ju them! Unë çështjen time ia lë Allahut, sepse Ai i sheh vërtet robërit e Vet”.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
فَوَقَىٰهُ ٱللَّهُ سَيِّـَٔاتِ مَا مَكَرُواْۖ وَحَاقَ بِـَٔالِ فِرۡعَوۡنَ سُوٓءُ ٱلۡعَذَابِ
Fewekahu Ellahu sejji’ati ma mekeru we haka bi’ali fir’awne su’ul-’adhabi
Dhe Allahu e ruajti atë prej të këqijave dhe kurtheve të tyre, ndërsa ithtarët e Faraonit i kaploi dënimi i vrazhdë.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
ٱلنَّارُ يُعۡرَضُونَ عَلَيۡهَا غُدُوّٗا وَعَشِيّٗاۚ وَيَوۡمَ تَقُومُ ٱلسَّاعَةُ أَدۡخِلُوٓاْ ءَالَ فِرۡعَوۡنَ أَشَدَّ ٱلۡعَذَابِ
en-Naru ju’redune ‘alejha guduwæn we ‘ashijæn we jewme tekumu es-sa’atu ‘edhilu ‘ale fir’awne ‘esheddel-’adhabi
Ata do të çohen para Zjarrit në mëngjes dhe mbrëmje (në jetën e varrit) e, kur të arrijë Ora (e Kiametit), do të thuhet: “Hidhni ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë!”*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَإِذۡ يَتَحَآجُّونَ فِي ٱلنَّارِ فَيَقُولُ ٱلضُّعَفَٰٓؤُاْ لِلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُوٓاْ إِنَّا كُنَّا لَكُمۡ تَبَعٗا فَهَلۡ أَنتُم مُّغۡنُونَ عَنَّا نَصِيبٗا مِّنَ ٱلنَّارِ
We ‘idh jetehaxhxhune fi en-nari fejekulu ed-du’afa’u lilledhine estekberu ‘inna kunna lekum teba’æn fehel ‘entum mugnune ‘anna nesibæn mine en-nari
Dhe, kur të grinden në Zjarr, të dobëtit do t’u thonë eprorëve që madhështoheshin: “Ne ishim ithtarët tuaj, ndaj, a mund të shmangni prej nesh një pjesë të dënimit tonë?”*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
قَالَ ٱلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُوٓاْ إِنَّا كُلّٞ فِيهَآ إِنَّ ٱللَّهَ قَدۡ حَكَمَ بَيۡنَ ٱلۡعِبَادِ
Kalel-ledhine estekberu ‘inna kullun fiha ‘innall-llahe kad hekeme bejnel-’ibadi
Ata që madhështoheshin, do të thonë: “Të gjithë ne jemi në zjarr. Allahu tashmë i ka gjykuar robërit e Tij”.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَقَالَ ٱلَّذِينَ فِي ٱلنَّارِ لِخَزَنَةِ جَهَنَّمَ ٱدۡعُواْ رَبَّكُمۡ يُخَفِّفۡ عَنَّا يَوۡمٗا مِّنَ ٱلۡعَذَابِ
We kalel-ledhine fi en-nari lihazeneti xhehenneme ed’u rebbekum juhaffif ‘anna jewmæn minel-’adhabi
Dhe ata që gjenden në zjarr, do t’u thonë rojtarëve të Xhehenemit: “Lutjuni Zotit tuaj që të na lehtësojë dënimin, qoftë vetëm një ditë”!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
قَالُوٓاْ أَوَلَمۡ تَكُ تَأۡتِيكُمۡ رُسُلُكُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِۖ قَالُواْ بَلَىٰۚ قَالُواْ فَٱدۡعُواْۗ وَمَا دُعَٰٓؤُاْ ٱلۡكَٰفِرِينَ إِلَّا فِي ضَلَٰلٍ
Kalu ‘ewe lem teku te’tikum rusulukum bil-bejjinati kalu bela kalu fad’u we ma du’a’ul-kafirine ‘illa fi delalin
Ata do të përgjigjen: “Vallë, a nuk ju kanë sjellë të dërguarit tuaj prova të qarta?” Ata do të thonë: “Po, është vërtetë”. Do t’u thuhet: “Atëherë thërrisni për ndihmë!” Por thirrjet e tyre do të jenë të kota.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
إِنَّا لَنَنصُرُ رُسُلَنَا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَيَوۡمَ يَقُومُ ٱلۡأَشۡهَٰدُ
‘Inna lenensuru rusulena wel-ledhine ‘amenu fil-hejæti ed-dunja we jewme jekumul-’esh/hadu
Sigurisht, Ne do t’i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe besimtarët, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në Ditën, kur do të sillen dëshmitarët.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
يَوۡمَ لَا يَنفَعُ ٱلظَّٰلِمِينَ مَعۡذِرَتُهُمۡۖ وَلَهُمُ ٱللَّعۡنَةُ وَلَهُمۡ سُوٓءُ ٱلدَّارِ
Jewme la jenfa’u edh-dhalimine ma’dhiretuhum we lehumul-la’netu we lehum su’u ed-dari
Atë Ditë, keqbërësve nuk do t’u bëjë dobi shfajësimi i tyre. Ata i pret mallkimi dhe një vendbanim i shëmtuar.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡهُدَىٰ وَأَوۡرَثۡنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٱلۡكِتَٰبَ
We lekad ‘atejna musal-huda we ‘ewrethna beni ‘isra’ilel-kitabe
Ne i kemi dhënë Musait udhëzimin Tonë dhe u kemi dhënë në trashëgim bijve të Israilit Librin,*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
هُدٗى وَذِكۡرَىٰ لِأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِ
Huden we dhikra li’wlil-’elbabi
si udhërrëfyes dhe këshillë për mendarët.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
فَٱصۡبِرۡ إِنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞ وَٱسۡتَغۡفِرۡ لِذَنۢبِكَ وَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ بِٱلۡعَشِيِّ وَٱلۡإِبۡكَٰرِ
Fasbir ‘inne wa’del-lahi hekkun we estegfir lidhenbike we sebbih bihemdi rabbike bil-’ashiji wel-’ibkari
Andaj, bëhu i durueshëm ti (o Muhamed!), sepse, pa dyshim, premtimi i Allahut është i vërtetë. Lutju Zotit për faljen e gjynaheve të tua dhe lartësoje Zotin tënd me falënderim, në mbrëmje dhe mëngjes!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
إِنَّ ٱلَّذِينَ يُجَٰدِلُونَ فِيٓ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ بِغَيۡرِ سُلۡطَٰنٍ أَتَىٰهُمۡ إِن فِي صُدُورِهِمۡ إِلَّا كِبۡرٞ مَّا هُم بِبَٰلِغِيهِۚ فَٱسۡتَعِذۡ بِٱللَّهِۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡبَصِيرُ
‘Innel-ledhine juxhadilune fi ‘ajati Ellahi bigajri sultanin ‘etahum ‘in fi sudurihim ‘illa kibrun ma hum bibaligihi fasta’idh billahi ‘innehu huwe es-semi’ul-besiru
Ata që polemizojnë për shpalljet e Allahut, pa pasur kurrfarë prove, kanë në zemrat e tyre vetëm mendjemadhësi, e cila nuk do t’i shpjerë në qëllimin e tyre. Prandaj kërko mbrojtje prej Allahut! Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
لَخَلۡقُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ أَكۡبَرُ مِنۡ خَلۡقِ ٱلنَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ
Lehalku es-semawati wel-’erdi ‘ekberu min halki en-nasi we lekinne ‘ekthere en-nasi la ja’lemune
Krijimi i qiejve dhe i Tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e di.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَمَا يَسۡتَوِي ٱلۡأَعۡمَىٰ وَٱلۡبَصِيرُ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَلَا ٱلۡمُسِيٓءُۚ قَلِيلٗا مَّا تَتَذَكَّرُونَ
We ma jestewil-’a’ma wel-besiru wel-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati we lal-musi’u kalilæn ma tetedhekkerune
Nuk janë njësoj i verbri dhe ai që sheh; as ai që beson e bën vepra të mira nuk është i barabartë me atë që bën keq. Sa pak që mendoni!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
إِنَّ ٱلسَّاعَةَ لَأٓتِيَةٞ لَّا رَيۡبَ فِيهَا وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يُؤۡمِنُونَ
‘Inne es-sa’ate le’atijetun la rejbe fiha we lekinne ‘ekthere en-nasi la ju’uminune
Sigurisht që Ora (e Kiametit) do të vijë! Për këtë s’ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk besojnë.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَقَالَ رَبُّكُمُ ٱدۡعُونِيٓ أَسۡتَجِبۡ لَكُمۡۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَسۡتَكۡبِرُونَ عَنۡ عِبَادَتِي سَيَدۡخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ
We kale rebbukum ed’uni ‘estexhib lekum ‘innel-ledhine jestekbirune ‘an ‘ibadeti sejedhulune xhehenneme dahirine
Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar”!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
ٱللَّهُ ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلَّيۡلَ لِتَسۡكُنُواْ فِيهِ وَٱلنَّهَارَ مُبۡصِرًاۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَذُو فَضۡلٍ عَلَى ٱلنَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَشۡكُرُونَ
Ellahul-ledhi xhe’ale lekumul-lejle liteskunu fihi we en-nehare mubsiræn ‘innall-llahe ledhu fedlin ‘ala en-nasi we lekinne ‘ekthere en-nasi la jeshkurune
Allahu e ka bërë natën që ju të pushoni, ndërsa ditën e ka bërë të ndritshme për të parë. Vërtet, Allahu është Dhurues i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk janë mirënjohës.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمۡ خَٰلِقُ كُلِّ شَيۡءٖ لَّآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ فَأَنَّىٰ تُؤۡفَكُونَ
Dhelikumu Ellahu rebbukum haliku kulli shej’in la ‘ilahe ‘illa huwe fe’enna tu’ufekune
Ja, ky është Allahu, Zoti juaj, Krijues i gjithçkaje. S’ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij. Atëherë, si largoheni prej Tij?!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
كَذَٰلِكَ يُؤۡفَكُ ٱلَّذِينَ كَانُواْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ يَجۡحَدُونَ
Kedhalike ju’ufekul-ledhine kanu bi’ajati Ellahi jexhhedune
Kështu largohen ata që i mohojnë shenjat e Allahut.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
ٱللَّهُ ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلۡأَرۡضَ قَرَارٗا وَٱلسَّمَآءَ بِنَآءٗ وَصَوَّرَكُمۡ فَأَحۡسَنَ صُوَرَكُمۡ وَرَزَقَكُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَٰتِۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمۡۖ فَتَبَارَكَ ٱللَّهُ رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Ellahul-ledhi xhe’ale lekumul-’erde kararæn we es-sema’e bina’en we sewwerekum fe’ehsene suwerekum we rezekakum minet-tejjibati dhelikumu Ellahu rebbukum fetebarekel-lahu rebbul-’alemine
Allahu është Ai që jua ka bërë Tokën vendbanim e qiellin kulm, ju ka dhënë formë e jua ka përsosur atë dhe ju ka furnizuar me ushqime të mira. Ja, ky është Allahu, Zoti juaj. Qoftë i lartësuar Allahu, Zoti i botëve!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
هُوَ ٱلۡحَيُّ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ فَٱدۡعُوهُ مُخۡلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَۗ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Huwel-hejju la ‘ilahe ‘illa huwe fad’uhu muhlisine lehu ed-dinel-hemdu lillahi rabbil-’alemine
Ai është i Përjetshmi, s’ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij. Prandaj lutjuni vetëm Atij, duke iu drejtuar me adhurim të sinqertë. Qoftë i lavdëruar Allahu, Zoti i botëve!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
۞ قُلۡ إِنِّي نُهِيتُ أَنۡ أَعۡبُدَ ٱلَّذِينَ تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ لَمَّا جَآءَنِيَ ٱلۡبَيِّنَٰتُ مِن رَّبِّي وَأُمِرۡتُ أَنۡ أُسۡلِمَ لِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Kul ‘inni nuhitu ‘en ‘a’budel-ledhine ted’une min duni Ellahi lemma xha’enijel-bejjinatu min rabbi we ‘umirtu ‘en ‘uslime lirebbil-’alemine
Thuaj (o Muhamed!): “Mua më është ndaluar të adhuroj atë që adhuroni ju, përpos Allahut, pasi më kanë ardhur prova të qarta prej Zotit tim e më është urdhëruar që t’i nënshtrohem Zotit të botëve”.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
هُوَ ٱلَّذِي خَلَقَكُم مِّن تُرَابٖ ثُمَّ مِن نُّطۡفَةٖ ثُمَّ مِنۡ عَلَقَةٖ ثُمَّ يُخۡرِجُكُمۡ طِفۡلٗا ثُمَّ لِتَبۡلُغُوٓاْ أَشُدَّكُمۡ ثُمَّ لِتَكُونُواْ شُيُوخٗاۚ وَمِنكُم مَّن يُتَوَفَّىٰ مِن قَبۡلُۖ وَلِتَبۡلُغُوٓاْ أَجَلٗا مُّسَمّٗى وَلَعَلَّكُمۡ تَعۡقِلُونَ
Huwel-ledhi halekakum min turabin thumme min nutfetin thumme min ‘alekatin thumme juhrixhukum tiflæn thumme liteblugu ‘eshuddekum thumme litekunu shujuhæn we minkum men juteweffa min kablu we liteblugu ‘exhelæn musemmen we le’allekum ta’kilune
Është Ai që ju ka krijuar prej dheut, pastaj prej pikës së farës e pastaj prej droçkës së gjakut. Ai ju bën që të lindni si foshnje, pastaj të arrini moshën e pjekurisë e pastaj të bëheni pleq (ndonëse disa prej jush vdesin më herët), me qëllim që të plotësoni afatin që ju është caktuar të jetoni dhe që të arrini të kuptoni.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
هُوَ ٱلَّذِي يُحۡيِۦ وَيُمِيتُۖ فَإِذَا قَضَىٰٓ أَمۡرٗا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ
Huwel-ledhi juhji we jumitu fe’idha kada ‘emræn fe’innema jekulu lehu kun fejekunu
Është Ai që ka në dorë jetën dhe vdekjen. Kur Ai vendos diçka, vetëm thotë për të: “Bëhu!” dhe ajo menjëherë bëhet.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ يُجَٰدِلُونَ فِيٓ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ أَنَّىٰ يُصۡرَفُونَ
‘Elem tera ‘ilal-ledhine juxhadilune fi ‘ajati Ellahi ‘enna jusrefune
A i sheh ata që polemizojnë për shpalljet e Allahut, se si largohen nga rruga e drejtë?*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِٱلۡكِتَٰبِ وَبِمَآ أَرۡسَلۡنَا بِهِۦ رُسُلَنَاۖ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ
el-Ledhine kedhdhebu bil-kitabi we bima ‘erselna bihi rusulena fesewfe ja’lemune
Ata që kanë mohuar Librin dhe mesazhet që i kemi sjellë me të dërguarit Tanë, do ta marrin vesh të vërtetën,*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
إِذِ ٱلۡأَغۡلَٰلُ فِيٓ أَعۡنَٰقِهِمۡ وَٱلسَّلَٰسِلُ يُسۡحَبُونَ
‘Idhil-’eglalu fi ‘a’nakihim we es-selasilu jushebune
kur t’u vihen vargoj në qafë dhe të sillen me zinxhirë*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
فِي ٱلۡحَمِيمِ ثُمَّ فِي ٱلنَّارِ يُسۡجَرُونَ
Fil-hemimi thumme fi en-nari jusxherune
në ujë të valë e pastaj të digjen në zjarr.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
ثُمَّ قِيلَ لَهُمۡ أَيۡنَ مَا كُنتُمۡ تُشۡرِكُونَ
Thumme kile lehum ‘ejne ma kuntum tushrikune
Pastaj atyre do t’u thuhet: “Ku janë ata që i adhuronit,*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
مِن دُونِ ٱللَّهِۖ قَالُواْ ضَلُّواْ عَنَّا بَل لَّمۡ نَكُن نَّدۡعُواْ مِن قَبۡلُ شَيۡـٔٗاۚ كَذَٰلِكَ يُضِلُّ ٱللَّهُ ٱلۡكَٰفِرِينَ
Min duni Ellahi kalu dellu ‘anna bel lem nekun ned’u min kablu shej’æn kedhalike judillu Ellahul-kafirine
në vend Allahut?” Ata do të përgjigjen: “Na kanë braktisur. Vërtet, ne nuk paskemi adhuruar asgjë më parë!” Ja, kështu Allahu i shpie mohuesit në humbje.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
ذَٰلِكُم بِمَا كُنتُمۡ تَفۡرَحُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّ وَبِمَا كُنتُمۡ تَمۡرَحُونَ
Dhalikum bima kuntum tefrehune fil-’erdi bigajril-hekki we bima kuntum temrehune
Ky dënim është për shkak se gëzoheshit në tokë, pa kurrfarë të drejte dhe ngaqë keni qenë të ndërkryer.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
ٱدۡخُلُوٓاْ أَبۡوَٰبَ جَهَنَّمَ خَٰلِدِينَ فِيهَاۖ فَبِئۡسَ مَثۡوَى ٱلۡمُتَكَبِّرِينَ
Edhulu ‘ebwabe xhehenneme halidine fiha febi’se methwal-mutekebbirine
Hyni në dyert e Xhehenemit për të qëndruar përherë në të! Sa i shëmtuar që është vendbanimi i mendjemëdhenjve!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
فَٱصۡبِرۡ إِنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞۚ فَإِمَّا نُرِيَنَّكَ بَعۡضَ ٱلَّذِي نَعِدُهُمۡ أَوۡ نَتَوَفَّيَنَّكَ فَإِلَيۡنَا يُرۡجَعُونَ
Fasbir ‘inne wa’del-lahi hekkun fe’imma nurijenneke ba’del-ledhi na’iduhum ‘ew neteweffejenneke fe’ilejna jurxha’une
Andaj, bëhu i durueshëm, se premtimi i Allahut, me siguri që do të përmbushet. E, nëse të tregojmë ty (o Muhamed) diçka nga dënimi që u kemi premtuar atyre apo nëse të lëmë të vdesësh para kësaj, ata te Ne do të kthehen gjithsesi.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا رُسُلٗا مِّن قَبۡلِكَ مِنۡهُم مَّن قَصَصۡنَا عَلَيۡكَ وَمِنۡهُم مَّن لَّمۡ نَقۡصُصۡ عَلَيۡكَۗ وَمَا كَانَ لِرَسُولٍ أَن يَأۡتِيَ بِـَٔايَةٍ إِلَّا بِإِذۡنِ ٱللَّهِۚ فَإِذَا جَآءَ أَمۡرُ ٱللَّهِ قُضِيَ بِٱلۡحَقِّ وَخَسِرَ هُنَالِكَ ٱلۡمُبۡطِلُونَ
We lekad ‘erselna rusulæn min kablike minhum men kasesna ‘alejke we minhum men lem neksus ‘alejke we ma kane liresulin ‘en je’tije bi’ajetin ‘illa bi’idhni Ellahi fe’idha xha’e ‘emru Ellahi kudije bil-hekki we hasire hunalikel-mubtilune
Edhe para teje (o Muhamed) Ne kemi nisur të dërguar, për disa prej të cilëve të kemi treguar ty e për disa të tjerë nuk të kemi treguar. Asnjë i dërguar nuk mund të sjellë ndonjë mrekulli, veçse me lejen e Allahut. Dhe kur të vijë urdhri i Allahut, do të gjykohet me drejtësi e atëherë, jobesimtarët kokëfortë do të shkatërrohen.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
ٱللَّهُ ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلۡأَنۡعَٰمَ لِتَرۡكَبُواْ مِنۡهَا وَمِنۡهَا تَأۡكُلُونَ
Ellahul-ledhi xhe’ale lekumul-’en’am literkebu minha we minha te’kulune
Allahu është Ai që ka krijuar për ju kafshët, në mënyrë që disa prej tyre t’i shaloni e disa të tjera t’i përdorni për ushqim.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَلَكُمۡ فِيهَا مَنَٰفِعُ وَلِتَبۡلُغُواْ عَلَيۡهَا حَاجَةٗ فِي صُدُورِكُمۡ وَعَلَيۡهَا وَعَلَى ٱلۡفُلۡكِ تُحۡمَلُونَ
We lekum fiha menafi’u we liteblugu ‘alejha haxheten fi sudurikum we ‘alejha we ‘alel-fulki tuhmelune
Ju përfitoni prej tyre në shumë mënyra; ato ju çojnë ku të keni nevojë, duke ju mbartur nëpër tokë, siç ju mbartin anijet nëpër det.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَيُرِيكُمۡ ءَايَٰتِهِۦ فَأَيَّ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ تُنكِرُونَ
We jurikum ‘ajatihi fe’ejje ‘ajati Ellahi tunkirune
Dhe Ai ju tregon shenjat e Tij (që tregojnë se Ai është Një Zot i Vetëm), prandaj cilat shenja të Allahut i mohoni ju?!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
أَفَلَمۡ يَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَيَنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۚ كَانُوٓاْ أَكۡثَرَ مِنۡهُمۡ وَأَشَدَّ قُوَّةٗ وَءَاثَارٗا فِي ٱلۡأَرۡضِ فَمَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ
‘Efelem jesiru fil-’erdi fejendhuru kejfe kane ‘akibetul-ledhine min kablihim kanu ‘ekthere minhum we ‘eshedde kuweten we ‘atharæn fil-’erdi fema ‘egna ‘anhum ma kanu jeksibune
Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, për të parë se si ka qenë fundi i atyre, që kanë jetuar më parë? Ata kanë qenë më të shumtë, më të fortë dhe kanë lënë më shumë gjurmë në Tokë, por nuk u ka bërë aspak dobi ajo që kishin fituar.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
فَلَمَّا جَآءَتۡهُمۡ رُسُلُهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَرِحُواْ بِمَا عِندَهُم مِّنَ ٱلۡعِلۡمِ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ
Felemma xha’et/hum rusuluhum bil-bejjinati ferihu bima ‘indehum minel-’ilmi we haka bihim ma kanu bihi jestehzi’un
Kur të dërguarit e tyre iu sollën prova të qarta, ata u mburrën me diturinë që zotëronin vetë; por shumë shpejt i goditi ajo, me të cilën talleshin.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
فَلَمَّا رَأَوۡاْ بَأۡسَنَا قَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ وَحۡدَهُۥ وَكَفَرۡنَا بِمَا كُنَّا بِهِۦ مُشۡرِكِينَ
Felemma re’ew be’sena kalu ‘amenna billahi wehdehu we keferna bima kunna bihi mushrikine
Dhe, kur panë dënimin Tonë, ata thanë: “Tani ne nuk besojmë në askënd tjetër veç Allahut dhe i mohojmë idhujt që ia shoqëronim Atij (në adhurim)”.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
فَلَمۡ يَكُ يَنفَعُهُمۡ إِيمَٰنُهُمۡ لَمَّا رَأَوۡاْ بَأۡسَنَاۖ سُنَّتَ ٱللَّهِ ٱلَّتِي قَدۡ خَلَتۡ فِي عِبَادِهِۦۖ وَخَسِرَ هُنَالِكَ ٱلۡكَٰفِرُونَ
Felem jeku jenfa’uhum ‘imanuhum lemma re’ew be’sena sunnetel-lahi elleti kad halet fi ‘ibadihi we hasire hunalikel-kafirune
Por besimi i tyre nuk u solli kurrfarë dobie, kur panë dënimin Tonë. I tillë është ligji i Allahut, që ka vepruar gjithmonë midis robërve të Tij. Të humbur kanë qenë jobesimtarët.*