‘Idh xha’et/humu er-rusulu min bejni ‘ejdihim we min halfihim ‘ella ta’budu ‘illallahe kalu lew sha’e rebbuna le’enzele mela’iketen fe’inna bima ‘ursiltum bihi kafirune
Kur atyre u erdhën të dërguarit nga të gjitha anët, i këshilluan: "Të mos adhuroni tjetër po vetëm All-llahun", ata thanë: "Sikur Zoti ynë të kishte dëshiruar (ta dëgjonim) do të dërgonte engjëll, e kësaj me çka jeni dërguar ju, ne nuk i besojmë!"
Fe’emma ‘adun fastekberu fil-’erdi bigajril-hekki we kalu men ‘esheddu minna kuweten ‘ewelem jerew ‘ennel-lahel-ledhi halekahum huwe ‘esheddu minhum kuweten we kanu bi’ajatina jexhhedune
Sa i përket Adit, ata pa pasur kurrfarë të drejte u treguan mendjemëdhenj ndaj banorëve në tokë dhe thanë: "Kush ka fuqi më të fortë se ne?" A nuk e ditën ata se All-llahu, i cili i krijoi, ka fuqi më të fortë se ata?! Ata i mohuan argumentet tona.
Fe’erselna ‘alejhim rihæn serseræn fi ‘ejjamin nehisatin linudhikahum ‘adhabel-hizji fil-hejæti ed-dunja we le’adhabul-’ahireti ‘ehza we hum la junserune
Andaj Ne kundër tyre lëshuam një erë shumë të ftohtë gjatë disa ditëve fatzeza, për t'u dhënë ta përjetojnë dënimin nënçmues në jetën e kësaj bote, ndërsa dënimi në botën tjetër do të jetë edhe më i shëmtuar dhe ata nuk do të ndihmohen.
Sa i përket Themudit, Ne atyre u patëm treguar rrugën e drejtë por ata megjithatë më shumë e deshën verbërinë, andaj ata i kapi tmerri i dënimit të turpshëm për shkak të asaj që vepruan.
Ndërkaq, Ne i shpëtuam ata që kishin besuar dhe që ishin të ruajtur.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurani i shpallur prej Zotit Mëshirues është begati e madhe për njerëz, është libër që shkoqit të gjitha çështjet e jetës në mënyrë shumë të qartë. Qëllimi i tij është që njerëzit t’i vërë në rrugën e drejtë, në rrugën e shpëtimit. Mirëpo idhujtarët edhe pse Kurani ishte në gjuhën e tyre arabe, nuk deshën ta dëgjojnë me vëmendje, e aq më tepër thoshin, se nuk po na hyn në zemër, nuk po e dëgjojmë me vesh dhe refuzuan mësimet e tij. Përmendet krijimi i tokës brenda dy ditëve, rregullimi i begative të saj, siç janë kodrat që mbajnë ekuilibrin e tokës, lumenjtë, bimët dhe i të gjitha atyre që i nevojiten jetesës së gjallesave në të për dy ditë, e edhe krijimi e rregullimi i qiejve për dy ditë, në mënyrë që i tërë krijimi është kryer për gjashtë ditë, si përmendet edhe në ajete të tjera të Kuranit. Për tokën përmenden dy periudha, ajo e krijimit të materies dhe ajo e rregullimit të saj. Për qiejt përmendet thënia: Pastaj, mandej (thumme) e që mund të mendohet, se qiejt u krijuan pas tokës. Kjo çështje mund të zgjidhet në dy mënyra: fjala, pastaj, mandej (thumme), nuk ka qëllim periodik kohe të mëvonshme, por ka si qëllim renditje në të përmendur, që do të thotë: përmendet një send e pastaj përmendet edhe një send, që të dy janë të një kohe, vetëm se njëri përmendet pas tjetrit. Ose krijimi i materies së tokës dhe të qiellit u bë më parë, kurse rregullimi i tokës më vonë. Ditët e përmendura sigurisht kanë të bëjnë me periudha për të cilat i di vetëm Zoti. jush të dëgjuarit tuaj, të pamurit tuaj dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat, se Allahu nuk di për shumë gjëra që ju i bënit.
We kalu lixhuludihim lime shehidtum ‘alejna kalu ‘entekanallahul-ledhi ‘enteka kulle shej’in we huwe halekakum ‘ewwele merretin we ‘ilejhi turxha’une
Ata lëkurave të tyre u thonë: "Përse dëshmuat kundër nesh?" Ato thonë: "All-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folurit na dha edhe neve, e Ai është që ju krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai ktheheni".
We ma kuntum testetirune ‘en jesh/hede ‘alejkum sem’ukum we la ‘ebsarukum we la xhuludukum we lekin dhenentum ‘ennel-lahe la ja’lemu kethiræn mimma ta’melune
Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) se do të dëshmojnë kundër jush të dëgjuarit tuaj, të pamurit tuaj dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di për shumë gjëra që ju i bënit.
We kajjedna lehum kurena’e fezejjenu lehum ma bejne ‘ejdihim we ma halfehum we hekka ‘alejhimul-kawlu fi ‘umemin kad halet min kablihim minel-xhinni wel-’insi ‘innehum kanu hasirine
Ne u patëm mundësuar atyre të kenë asi shokësh që ua hijeshojnë atë që e bënin në atë kohë (në Dunja) dhe atë që do t'u vijë më vonë dhe ashtu dënimi ndaj tyre u bë me vend, si ndaj popujve që ishin para tyre nga xhinët dhe njerëzit, se vërtet ata ishin të humbur.