41. Fusilet · ajete 29–32

سورة فصلت
29

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ رَبَّنَآ أَرِنَا ٱلَّذَيۡنِ أَضَلَّانَا مِنَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِ نَجۡعَلۡهُمَا تَحۡتَ أَقۡدَامِنَا لِيَكُونَا مِنَ ٱلۡأَسۡفَلِينَ

We kalel-ledhine keferu rebbena ‘erinal-ledhejni ‘edellana minel-xhinni wel-’insi nexh’alhuma tehte ‘ekdamina lijekuna minel-’esfeline

Ata që nuk besuan thonë: "O Zoti ynë, na i trego ata të dy nga xhinët dhe njerëzit, të cilët na bënë të jemi të humbur, e t'i shkelim me këmbët tona dhe le të jenë prej më të poshtërve!"

30

إِنَّ ٱلَّذِينَ قَالُواْ رَبُّنَا ٱللَّهُ ثُمَّ ٱسۡتَقَٰمُواْ تَتَنَزَّلُ عَلَيۡهِمُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ أَلَّا تَخَافُواْ وَلَا تَحۡزَنُواْ وَأَبۡشِرُواْ بِٱلۡجَنَّةِ ٱلَّتِي كُنتُمۡ تُوعَدُونَ

‘Innel-ledhine kalu rebbunallahu thumme estekamu tetenezzelu ‘alejhimul-mela’iketu ‘ella tehafu we la tehzenu we ‘ebshiru bil-xhenneti elleti kuntum tu’adune

E, s'ka dyshim se ata që thanë: "All-llahu është Zoti ynë", dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej.

31

نَحۡنُ أَوۡلِيَآؤُكُمۡ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَفِي ٱلۡأٓخِرَةِۖ وَلَكُمۡ فِيهَا مَا تَشۡتَهِيٓ أَنفُسُكُمۡ وَلَكُمۡ فِيهَا مَا تَدَّعُونَ

Nehnu ‘ewlija’uukum fil-hejæti ed-dunja we fil-’ahireti we lekum fiha ma teshtehi ‘enfusukum we lekum fiha ma tedda’une

(u thonë) Ne kujdesemi për ju, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, kudo të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni.

32

نُزُلٗا مِّنۡ غَفُورٖ رَّحِيمٖ

Nuzulæn min gafurin Rehimin

Pritje e nderuar prej Atij që falë mëkatet dhe që është mëshirues!