42. Shura · ajete 17–21

سورة الشورى
17

ٱللَّهُ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ ٱلۡكِتَٰبَ بِٱلۡحَقِّ وَٱلۡمِيزَانَۗ وَمَا يُدۡرِيكَ لَعَلَّ ٱلسَّاعَةَ قَرِيبٞ

Ellahul-ledhi ‘enzelel-kitabe bil-hekki wel-mizane we ma judrike le’alle es-sa’ate karibun

All-llahu është Ai që e zbriti librin e vërtetë dhe drejtësinë. Ti nuk mund ta dish, ndoshta çasti i shkatërrimit është afër.

18

يَسۡتَعۡجِلُ بِهَا ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِهَاۖ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مُشۡفِقُونَ مِنۡهَا وَيَعۡلَمُونَ أَنَّهَا ٱلۡحَقُّۗ أَلَآ إِنَّ ٱلَّذِينَ يُمَارُونَ فِي ٱلسَّاعَةِ لَفِي ضَلَٰلِۭ بَعِيدٍ

Jesta’xhilu bihal-ledhine la ju’uminune biha wel-ledhine ‘amenu mushfikune minha we ja’lemune ‘ennehal-hekku ‘ela ‘innel-ledhine jumarune fi es-sa’ati lefi delalin ba’idin

Ata që nuk i besojnë atij, kërkojnë ngutjen e tij, ndërsa ata që i besojnë, i frikësohen dhe e dinë se ajo është e vërtetë. Ta dini se ata që bëjnë polemikë, duke dyshuar në momentin e katastrofës së përgjithshme, janë në një humbje të thellë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Shkronjat në fillim të kaptinës thuhet se janë: betime të Zotit, shenja të fillimit të fjalëve dhe të mbarimit të tyre dhe thuhet se janë emra të kaptinave në fjalë. Shih çka është thënë në Suretul Bekareh. Allahu që i shpalli Muhamedit a.s. Kuranin, iu shpalli edhe pejgamberëve para tij. Prej autoritetit të madhërisë së Tij gati pëlcasin qiejt, ndërsa idhujtarët flasin çmos për Të, po melaiket më të larta gjithnjë i luten Atij dhe e falënderojnë, duke kërkuar që besimtarët e drejtë t’i mëshirojë. As thëniet e as veprat e idhujtarëve nuk mund t’i fshihen Zotit. Muhamedi a.s. ka për detyrë të thërrasë në rrugë të drejtë banorët e Mekës dhe të vendeve përreth dhe t’iu tregojë, se do të tubohen para Zotit dhe se do të ndahen në dy grupe, disa për xhenet,
19

ٱللَّهُ لَطِيفُۢ بِعِبَادِهِۦ يَرۡزُقُ مَن يَشَآءُۖ وَهُوَ ٱلۡقَوِيُّ ٱلۡعَزِيزُ

Ellahu letifun bi’ibadihi jerzuku men jesha’u we huwel-kawijul-’azizu

All-llahu është shumë bamirës për robërit e vet; Ai e begaton atë që do; Ai është i gjithëfuqishmi, ngadhënjyesi.

20

مَن كَانَ يُرِيدُ حَرۡثَ ٱلۡأٓخِرَةِ نَزِدۡ لَهُۥ فِي حَرۡثِهِۦۖ وَمَن كَانَ يُرِيدُ حَرۡثَ ٱلدُّنۡيَا نُؤۡتِهِۦ مِنۡهَا وَمَا لَهُۥ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ مِن نَّصِيبٍ

Men kane juridu herthel-’ahireti nezid lehu fi herthihi we men kane juridu herthe ed-dunja nu’utihi minha we ma lehu fil-’ahireti min nesibin

Kush është që dëshiron fitimin e botës tjetër (Ahiretit), Ne do t'ia shtojmë fitimin e tij, e kush e dëshiron vetëm fitimin e kësaj bote, Ne ia japim, po në botën tjetër ai nuk ka hise.

21

أَمۡ لَهُمۡ شُرَكَٰٓؤُاْ شَرَعُواْ لَهُم مِّنَ ٱلدِّينِ مَا لَمۡ يَأۡذَنۢ بِهِ ٱللَّهُۚ وَلَوۡلَا كَلِمَةُ ٱلۡفَصۡلِ لَقُضِيَ بَيۡنَهُمۡۗ وَإِنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ لَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ

‘Em lehum shureka’u shera’u lehum mine ed-dini ma lem je’dhen bihi Ellahu we lewla kelimetul-fesli lekudije bejnehum we ‘inne edh-dhalimine lehum ‘adhabun ‘elimun

A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fé, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu? Po sikur të mos ishte fjala vendimtare (e All-llahut që shpërblimi dhe ndëshkimi të jenë në Ahiret), do të kryhej dënimi mbi ta, e megjithatë, mohuesit do të kenë dënim të dhembshëm.