Jesta’xhilu bihal-ledhine la ju’uminune biha wel-ledhine ‘amenu mushfikune minha we ja’lemune ‘ennehal-hekku ‘ela ‘innel-ledhine jumarune fi es-sa’ati lefi delalin ba’idin
Ata që nuk i besojnë atij, kërkojnë ngutjen e tij, ndërsa ata që i besojnë, i frikësohen dhe e dinë se ajo është e vërtetë. Ta dini se ata që bëjnë polemikë, duke dyshuar në momentin e katastrofës së përgjithshme, janë në një humbje të thellë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Shkronjat në fillim të kaptinës thuhet se janë: betime të Zotit, shenja të fillimit të fjalëve dhe të mbarimit të tyre dhe thuhet se janë emra të kaptinave në fjalë. Shih çka është thënë në Suretul Bekareh. Allahu që i shpalli Muhamedit a.s. Kuranin, iu shpalli edhe pejgamberëve para tij. Prej autoritetit të madhërisë së Tij gati pëlcasin qiejt, ndërsa idhujtarët flasin çmos për Të, po melaiket më të larta gjithnjë i luten Atij dhe e falënderojnë, duke kërkuar që besimtarët e drejtë t’i mëshirojë. As thëniet e as veprat e idhujtarëve nuk mund t’i fshihen Zotit. Muhamedi a.s. ka për detyrë të thërrasë në rrugë të drejtë banorët e Mekës dhe të vendeve përreth dhe t’iu tregojë, se do të tubohen para Zotit dhe se do të ndahen në dy grupe, disa për xhenet,
Men kane juridu herthel-’ahireti nezid lehu fi herthihi we men kane juridu herthe ed-dunja nu’utihi minha we ma lehu fil-’ahireti min nesibin
Kush është që dëshiron fitimin e botës tjetër (Ahiretit), Ne do t'ia shtojmë fitimin e tij, e kush e dëshiron vetëm fitimin e kësaj bote, Ne ia japim, po në botën tjetër ai nuk ka hise.
‘Em lehum shureka’u shera’u lehum mine ed-dini ma lem je’dhen bihi Ellahu we lewla kelimetul-fesli lekudije bejnehum we ‘inne edh-dhalimine lehum ‘adhabun ‘elimun
A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fé, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu? Po sikur të mos ishte fjala vendimtare (e All-llahut që shpërblimi dhe ndëshkimi të jenë në Ahiret), do të kryhej dënimi mbi ta, e megjithatë, mohuesit do të kenë dënim të dhembshëm.
Tera edh-dhalimine mushfikine mimma kesebu we huwe waki’un bihim wel-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati fi rewdatil-xhennati lehum ma jesha’une ‘inde rabbihim dhalike huwel-fedlul-kebiru
Do t'i shohish jobesimtarët të frikësuar nga ajo që vepruan, po, ajo do t'u ndodhë atyre, kurse ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do të jenë në kopshtet e xhenneteve dhe ata kanë te Zoti i tyre çka të dëshirojnë; e kjo është ajo dhuntia e madhe.
Dhalikel-ledhi jubeshshiru Ellahu ‘ibadehul-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati kul la ‘es’elukum ‘alejhi ‘exhræn ‘illal-meweddete fil-kurba we men jekterif heseneten nezid lehu fiha husnæn ‘innall-llahe gafurun shekurun
Ajo (dhunti) konsiston në atë që All-llahu u jep myzhde robërve të vet, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira. Thuaj: "Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, vetëm se respektin e dashurisë për hir të farefisnisë (akraballëkut)". Kush bën ndonjë të mirë, Ne ia shumëfishojmë të mirat; vërtet, All-llahu falë mëkatet, është mirënjohës.
Shpërndaj
—Recitimi nuk u hap. Provoni një recitues tjetër ose kontrolloni lidhjen.
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.