Tekadu es-semawatu jetefetterne min fewkihinne wel-mela’iketu jusebbihune bihemdi rabbihim we jestegfirune limen fil-’erdi ‘ela ‘innall-llahe huwel-gafuru er-Rehimu
Qiejt e lartë mbi ta (ose qiejt njëri mbi tjetrin) gati pëlcasin (nga madhëria e Zotit ose nga thëniet e çoroditura të idhujtarëve). Ndërkaq, engjëjt vazhdimisht madhërojnë (bëjnë tesbih) duke e falënderuar Zotin e tyre dhe kërkojnë falje të mëkateve për ata (besimtarët) që janë në tokë. Ta dini se All-llahu është Ai mëkatfalësi, Mëshiruesi!
We kedhelike ‘ewhejna ‘ilejke kur’anæn ‘arebijæn litundhire ‘ummel-kura we men hewleha we tundhire jewmel-xhem’i la rejbe fihi ferikun fil-xhenneti we ferikun fi es-sa’iri
Prandaj, Ne të shpallëm ty Kur'anin arabisht që ta këshillosh kryefshatin (Meken) dhe ata përreth saj, dhe t'u tërheqish vërejtjen për ditën e tubimit (kijametit), për të cilën nuk ka dyshim. Një grup për në xhennet, kurse një grup për në zjarr.
We lew sha’el-lahu lexhe’alehum ‘ummeten wahideten we lekin judhilu men jesha’u fi rehmetihi we edh-dhalimune ma lehum min we lijin we la nesirin
Po sikur të kishte dashur All-llahu, do t'i bënte ata (njerëzit) një popull (të një feje), por Ai shtie në mëshirën e vet atë që do (atë që me vullnetin e vet e pranon rrugën e drejtë), e jobesimtarët nuk kanë as mbrojtës, as ndihmës.
We ma ehteleftum fihi min shej’in fehukmuhu ‘ila Ellahi dhelikumu Ellahu rabbi ‘alejhi tewekkeltu we ‘ilejhi ‘unibu
Për çdo send që nuk pajtoheni, gjykimi për të është te All-llahu. Ai (gjykatësi i famshëm) është All-llahu, Zoti im, vetëm Atij i jam mbështetur dhe vetëm Atij i drejtohem.
Fatiru es-semawati wel-’erdi xhe’ale lekum min ‘enfusikum ‘ezwaxhæn we minel-’en’am ‘ezwaxhæn jedhre’uukum fihi lejse kemithlihi shej’un we huwe es-semi’ul-besiru
Ai është krijues i qiejve e i tokës. Ai nga lloji juaj krijoi për ju bashkëshorte, edhe nga kafshët krijoi çifte, ashtu që t'ju shumojë. Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi.
Shere’a lekum mine ed-dini ma wessa bihi nuhæn wel-ledhi ‘ewhejna ‘ilejke we ma wessejna bihi ‘ibrahime we musa we ‘isa ‘en ‘ekimu ed-dine we la teteferreku fihi kebure ‘alel-mushrikine ma ted’uhum ‘ilejhi Ellahu jexhtebi ‘ilejhi men jesha’u we jehdi ‘ilejhi men junibu
Ai ju përcaktoi juve për fé atë që ia pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të. Për idhujtarët është rëndë kjo në çka ju i thirrni ata. All-llahu veçon për të (për besim të drejtë) atë që do dhe e udhëzon në të atë që i drejtohet Atij.
We ma teferreku ‘illa min ba’di ma xha’ehumul-’ilmu begjæn bejnehum we lewla kelimetun sebekat min rabbike ‘ila ‘exhelin musemmen lekudije bejnehum we ‘innel-ledhine ‘urithul-kitabe min ba’dihim lefi shekkin minhu muribin
Po ata, vetëm pasi që u erdhi e vërteta, nuk u përçanë për tjetër, por nga zilia mes tyre. E sikur të mos ishte fjala (vendimi) e hershme nga Zoti yt për deri në një afat të caktuar, do të kryhej (dënimi) me ta. Nuk ka dyshim se ata që e trashëguan librin prej tyre (prej të parëve) janë në dyshim të thellë ndaj tij (ndaj librit, Tevrat e Inxhil).
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.