43. Zuhruf · Ajeti 45 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 43:26–43:45

Ibrahimi ishte ai që u largua prej adhurimit të idhujve, e besoi dhe e adhuroi një Zot të vetëm, Allahun, dhe besimi i tij mbeti i përjetshëm për pasardhësit e tij: mirëpo, mekasit edhe pse ishin pasardhës të Ibrahimit, u mashtruan, u dhanë pas kënaqësive të kësaj bote dhe iu shmangën besimit të drejtë. Madje, edhe kur u erdhi e vërteta, Kur'ani dhe pejgamberi, ata e quajtën magji. Ata vajtën dhe më larg dhe supozuan se Kur'ani do të duhej t'i zbritej ndonjë njeriu të madh, të autoritetshëm, Velid ibni Mugires nga Meka, ose Urve bin Mes'ud Thekafiut nga Taifi, e jo Muhammedit jetim e varfanjak!

Gjithnjë ka qenë (dhe është) mendimi i të padijshëmve se i madh është ai që ka pasuri e famë, ndërsa te njerëzit e dijshëm i madh është ai shpirtpastri, shpirtlarti, e kush ishte më shpirtlartë se Muhammedi"

Prandaj, Zoti refuzon atë bindje të gabuar të tyre e u thotë: A ju do të caktoni se kush do të duhej të jetë pejgamber, a nuk e dini se Ne e bëjmë edhe përcaktimin e çështjeve që nuk kanë aq shumë rëndësi, siç është çështja e pasurisë në këtë jetë dhe e varfërisë, a menduat se çështjen më të rëndësishme, pejgamberllëkun do ta lëmë në duar të tjetërkujt) Ne kemi përcaktuar që dikush të jetë i pasur, dikush i mesëm e dikush i varfër për hir të ekuilibrit të jetës së bashkësisë njerëzore, përndryshe do të paralizohej jeta sikur të gjithë të ishin të pasur apo të gjithë të varfër.

Këtë ligj të Zotit mund ta vërejmë te i dobëti, te jo i shkathëti, te jo oratori, por edhe te ai i pasuri e i forti, te i shkathëti, te oratori etj.

Zoti ka mundësi t'i bëjë të pasur pa masë ata që nuk besojnë, por në atë mosbesim do të lakmonin edhe të tjerët për hir të pasurisë, ka mundësi t'i bëjë të pasur pa masë ata që besojnë dhe njerëzit të lakmojnë në besim për hir të pasurisë e të bëhen të gjithë besimtarë, por besimi i tillë do të ishte formalitet, hipokrizi. Prandaj, mbetet e drejtë ajo siç e ka caktuar Zoti, e jo si mendojnë njerëzit.

Njeriun, që ua kthen shpinën mësimeve të Zotit, e shoqëron dreqi, e mashtron e mëson mbrapsht e në ditën e kijametit do ta shohë gabimin e vet, gabimin e shoqërisë së keqe, e cila nuk do t'i ndihmojë fare në lehtësimin e vuajtjeve.

Besimi në një Zot ka qenë mësim i të gjithë pejgamberëve, andaj, Muhammedit i thuhet t'i përmbahet Kur'anit, i cili ia rrit famën atij dhe atyre që e përqafojnë.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 43:36–43:45

- “Kush i kthen shpinën përmendjes së të Gjithëmëshirshmit, Ne i shoqërojmë nga një shejtan, i cili nuk i ndahet kurrë. ” - Fjala në ajet që tregon shkujdesjen e tyre është “ el ash’u”. Në gjuhën arabe, kështu quhet shikimi i dobët ose dobësia e shikimit, ndërsa në ajet flitet për dobësinë e aftësisë së arsyetimit. Këta mund ta përme - ndin Zotin, por shumë pak. Për këtë arsye, përfundimi i neglizhimit të përkujtimit të Rahmanit është i frikshëm. Për atë që i “dobësohet shikimi” për të parë mësimet e Kuranit, - që në këtë ajet quhet ‘ Dhikru Rahman’ (përmendja e të Gjithëmëshir - shmit), Allahu i Lartësuar thotë: “Ne i shoqërojmë nga një shejtan, i cili nuk i ndahet kurrë.” Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Kush i kundërvihet të Dërguarit, edhe pasi i është bërë e qartë e vërteta, dhe ndjek tjetër rrugë nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në zgjedhjen e tij dhe e fusim në Xhehenem. Ky është përfundimi më i keq.” [Nisa 115]. Ose: “Por kur ata devijuan, edhe Allahu ua devijoi zemrat. Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull që kalon kufijtë.” [Saf 5]. “Ne u patëm caktuar atyre shokë të këqij, që vazhdimisht ua hijeshonin (gjynahet e kryera në) të shkuarën dhe të ardhmen e tyre. Dhe dënimi i tyre u bë realitet, ashtu si ai i brezave të mëparshëm të xhinëve dhe të njerëzve. Ata ishin krejtësisht të humbur.” [Fussilet 25]. - “Ai (shejtani) e pengon nga rruga e drejtë, ndërkohë që ai mendon se është i udhëzuar mirë. ” - Ata të cilët verbohen ose u dobësohet shikimi kundrejt të vërtetës do të vijnë Ditën e Kijametit së bashku me shoqëruesit e tyre, që janë shejtanët, të cilët iu ngjitën pas në jetën e dynjasë, për t’i devijuar. Atë ditë, këta të mjerë do të thonë fjalë, që tregojnë dëshpërimin e tyre të madh e të dhimbshëm. I Lartësuari na tregon:

- “Kur të vijë para Nesh, ai do të thotë: “Oh, mjerë për mua! Ah, sikur mes meje dhe teje (o shejtan) të kishte një largësi sa lindja prej perëndimit! Sa shok i keq paske qenë ti!” - Sa shok i keq ishe për mua në jetën e dynjasë! - “Ju bënit padrejtësi të shumta (do t’u thuhet), prandaj sot nuk do t’ju lehtësojë aspak fakti se nuk jeni të vetmit që po ndëshkoheni.” - Nuk do t’i ngushëllojë fakti që janë së bashku në zjarr, duke vuajtur ndëshkimin e dhimbshëm të Zotit. - “Vallë, ti do ta bësh të shurdhërin të dëgjojë? Ti do ta drejtosh të verbërin dhe atë që është në humbje të qartë? ” - Kjo nuk është detyra jote. Detyra dhe misioni yt është thjesht kumtimi i qartë i të vërtetës. Nuk është aspak përgjegjësia jote udhëzimi i tyre në rrugën e drejtë. Nuk është forca jote bërja e tyre besimtarë dhe udhëzimi i zemrave të tyre, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dëshirojë dhe lë në humbje kë të dëshirojë. Ai është absolutisht i urtë dhe i drejtë në çdo gjë që përcakton, si edhe në udhëzimin ose jo të robërve. - “Edhe nëse të marrim ty, Ne do të hakmerremi ndaj tyre.” - Ndëshkimi i tyre do të ndodhë në mënyrë të pashmangshme, edhe sikur ti të largohesh nga kjo jetë. Por është e mundur, gjithashtu, që: - “Ne mund edhe të bëjmë që ti ta sho - hësh të plotësuar premtimin që u kemi dhënë atyre. Ne jemi të Plotfuqishëm mbi ta.” - Allahu i Madhëruar është i Plotpu - shtetshëm që të bëjë të ndodhë cilindo prej këtyre dy mundësive të përmendura. Dhe, vërtet, ndodhi që Allahu i Madhëruar nuk e mori profetin e Tij të dashur, Muhamedin ﷺ ,pa ia qetësuar sytë, në lidhje me armiqtë, që e luftuan, duke bërë që ai të triumfonte mbi ta dhe të kishte në dorë t’i ndëshkonte apo t’i falte. - “Atëherë, ti përmbaju fort Shpalljes, që po të jepet! Ti je në rrugë të drejtë. ” - Përkushtoju fort Kuranit, të zbritur në zemrën tënde, sepse ai është e vërteta, çdo porosi e tij është e vërtetë prej Zotit dhe udhëzuese në rrugën e drejtë, e cila të çon në kopshtet e mirësive e të begative të përjetshme. - “Me të vërtetë, ai (Kurani) është lëvdatë e madhe për ty dhe për popullin tënd ...” - Disa kanë thënë se kuptimi i ajetit është: Ky është nderim dhe prestigj i madh për ty dhe për popullin tënd. Kështu ka thënë Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe të tjerë. Këtë mendim ka përzgjedhur edhe Ibn Xheriri, madje ai nuk ka sjellë shpjegim tjetër. Tirmidhiu sjell për këtë ajet një hadith me senedin e tij deri tek Mua uija (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), i cili tregon: “E kam dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 2347. “E drejta e udhëheqësisë (halifati) iu takon kurejshëve. Çdokush që u kundërvihet atyre në lidhje me këtë çështje, Allahu ka për ta përplasur me fytyrë në tokë, për sa kohë ata zbatojnë fenë e Tij.” [Buhariu.] Thuhet, gjithashtu, se kuptimi është që ky Kuran është nderim i madh për ta, sepse Allahu i Madhëruar e zbriti në gjuhën e arabëve. Kështu, ata janë njerëzit që i kuptojnë më mirë mesazhet e tij. Për këtë arsye, është detyrë për ta që, gjithashtu, të jenë njerëzit më të drejtë dhe të udhëzuar me Kuran, njerëzit që më së shumti punojnë me mësimet e tij. Të tillë ishin muhaxhirët. Ata ishin më të mirët, më të zgjedhurit, që Zoti i dalloi mbi të tjerët. Ata ishin të parët që pranuan Islamin dhe të tillë ishin edhe ata që ndoqën rrugën e tyre. Po ashtu, thuhet që ajeti ka kuptimin “Me të vërtetë, ai (Kurani) është ‘ dhikrun’ për ty dhe për popullin tënd...”. Dhikrun do të thotë: “përkujtim e mësim”. Pra, ai është një përkujtim e mësim për ty dhe për popullin tënd. Sidoqoftë, përmendja në mënyrë të veçantë e popullit të Muhamedit, nuk do të thotë që Kurani nuk është përkujtim e mësim për të gjithë popujt, sepse ajeti është i përgjithshëm dhe përfshin jo vetëm arabët, por të gjithë ata që punojnë me Kuran. - “... dhe për këtë do të përgjigjeni. ” - Do të pyeteni rreth Kuranit dhe si punuat me mesazhet dhe mësimet e tij, si iu përgjigjët urdhëresave dhe porosive të tij.

- “Pyeti ata që i dërguam para teje: “A kemi lejuar që, në vend të Allahut, të adhurohen zota të tjerë?” - Të gjithë profetët, pa përjashtim, ftuan në të njëjtën rrugë, fe dhe besim të pastër, të bazuar në Shpalljen e Zotit. Ftesa e të gjithëve ishte njëlloj si ftesa jote: adhurimi i Allahut si një i vetëm dhe pa ortak dhe ndalimi e largimi nga adhurimi i gjithçkaje tjetër, qofshin idhuj apo ortakë, që njerëzit i mveshin Zotit. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Ne çuam në çdo popull të dërguar, që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun, e largojuni shejtanëve!” [Nahl 36].

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 43:40–43:45

Duke dashur të qetësonte Profetin e Tij të dashur, i cili ishte tepër i shqetësuar nga mospranimi i thirrjes së tij prej qafirëve, Allahu i Madhëruar i thotë se ata janë njerëz tek të cilët nuk gjendet ndonjë mirësi. Ata nuk janë aspak të denjë që Zoti t’i udhëzojë në rrugën e drejtë. Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull të prishur. - “Vallë, ti do ta bësh të shurdhërin të dëgjojë? Ti do ta drejtosh të verbërin dhe atë që është në humbje të qartë? ” – Kuptimi: Vallë, ti do t’i bësh të shurdhërit ndaj të vërtetës të dëgjojnë?! Ti do t’i udhëzosh në rrugën e drejtë të verbuarit nga kjo rrugë, të cilët nuk duan ta shohin atë rrugë?! E si do t’i udhëzosh ata që kanë humbur larg, me vetëdije të plotë nga ana e tyre?! Madje, ata janë të kënaqur për rrugën e humbjes ku janë futur. Pra, ashtu sikurse të shurdhërit nuk dëgjojnë dhe të verbërit nuk shikojnë asgjë, edhe të humburit që janë të kënaqur me humbjen e tyre, nuk mund ta gjejnë dot rrugën e drejtë. Logjika e tyre është e sëmurur rëndë, për shkak të shpërfilljes dhe refuzimit të Shpalljes së Zotit. Ata bien në grackën e shejtanit, duke u marrë me besime e doktrina të kota e të paqëna. Si rrjedhojë e përzgjedhjes së

gabuar të tyre, ata marrin cilësi të shëmtuara, që i pengojnë të kthehen tek e vërteta. Madje, ato cilësi i zhysin edhe më shumë në llumin që i ka mbuluar. Përfundimisht, për ata ka mbetur që vetëm të ekzekutohet ndëshkimi në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Për këtë arsye, i Madhëruari thotë: - “Edhe nëse të marrim ty, Ne do të hakmerremi ndaj tyre.” – Kuptimi: Nëse Ne të marrim ty para se të shohësh ndëshkimin e premtuar për ta, ji i bindur në premtimin Tonë të pakthyeshëm se Ne kemi për t’i ndëshkuar ata. - “Ne mund edhe të bëjmë që ti ta shohësh të plotësuar premtimin që u kemi dhënë atyre. Ne jemi të Plotfuqishëm mbi ta.” – Kuptimi: Ne edhe mund të ta tregojmë ndëshkimin e premtuar për ta. Allahu është i Plotfuqishëm t’i ndëshkojë ata në të dyja rastet. Kjo varet se si e përcakton urtësia e Tij përshpejtimin apo vonimin e ndëshkimit. - “Atëherë, ti përmbaju fort Shpalljes që po të jepet!” - Përqendrohu dhe ji i vazhdueshëm në veprat e mira, në cilësitë dhe virtytet e larta, për të cilat i fton njerëzit dhe për të cilat Zoti të ka urdhëruar! Ji i durueshëm, që këto urdhëresa t’i zbatosh për veten tënde dhe të nxisësh të tjerët për t’i zbatuar ato. Gjithashtu, të jesh i sigurt se: - “Ti je në rrugë të drejtë.” - Kjo rrugë të çon tek Allahu, në vendin e paqes dhe begatisë së përjetshme. Kjo le të shërbejë që të ngulmosh në këtë rrugë. Duke mësuar se rruga që ke nisur është e vërteta, atëherë do të jesh më i qetë e më i motivuar, sepse e di që je mbi një themel të fuqishëm. Kështu nuk ndikohesh aspak nga fakti që të tjerët koten mes dyshimesh, hamendësimesh, padrejtësish dhe errësirash të mëdha. - “Me të vërtetë, ai (Kur'ani) është lëvdatë e madhe për ty dhe për popullin tënd,...” – Kur'ani madhështor është famë dhe lavdi për ty dhe për popullin tënd. Ai është një vlerë e jashtëzakonshme dhe mirësi e paçmueshme për ju. Nëpërmjet Kur'anit, Allahu i Madhëruar ju udhëzon në mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit dhe ju nxit që të punoni për t’i arritur ato. Gjithashtu, Ai ju mëson si të ruheni nga ligësitë dhe ju paralajmëron që të largoheni prej tyre. - “...dhe për këtë (mirësi) do të përgjigjeni..” - Kuptimi: Ju do të përgjigjeni për Kur'anin: a keni përfituar prej tij dhe jeni lartësuar me të, apo e keni shpërfillur atë, duke mos e vënë në zbatim?! A do të jetë ai provë kundër jush apo pro jush?! - “Pyeti ata që i dërguam para teje: A kemi lejuar që, në vend të Allahut, të adhurohen zota të tjerë? ” – Domethënë, pyeti ata, që ndoshta të mund të gjejnë ndonjë arsye apo argument ku mund të kapen! Jo, ata nuk kanë asnjë bazë ku mund ta mbështesin idhujtarinë e tyre. Asnjë profet nuk ka përcjellë një mesazh të tillë. Sado të kërkosh në mesazhet e profetëve, nuk do të gjesh asnjë që të ketë porositur dhe urdhëruar për të adhuruar zota të tjerë veç Allahut. Të gjithë profetët, nga i pari deri tek i fundit, kanë urdhëruar për adhurimin e Allahut si Një të vetëm dhe të

pashoq. Thotë i Madhëruari: “Ne çuam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun, e largojuni shejtanëve (adhurimit të tyre)!” Por pati nga ata që Allahu i udhëzoi dhe pati nga ata që merituan të mbeten në humbje. Pra, udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve! ” [Nahl 36]. Gjithashtu, çdo profet i Zotit i thoshte popullit: “Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër veç Tij, (që meriton të adhurohet).“ [El ea’raf 59]. Kjo tregon që idhujtarët nuk kanë asnjë argument ku të kapen e mbështeten, as në logjikën e shëndoshë e as në tekstet hyjnore prej qiellit.

← Zuhruf 43:45