وَسۡـَٔلۡ مَنۡ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ مِن رُّسُلِنَآ أَجَعَلۡنَا مِن دُونِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ءَالِهَةٗ يُعۡبَدُونَ
E ti pra, pyeti ata të dërguarit që i dërguam para teje, a kemi lejuar që në vend të All-llahut të adhurohen zota të tjerë?*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ibrahimi ishte ai që u largua prej adhurimit të idhujve, e besoi dhe e adhuroi një Zot të vetëm, Allahun, dhe besimi i tij mbeti i përjetshëm për pasardhësit e tij; mirëpo mekasit edhe pse ishin pasardhës të Ibrahimit, u mashtruan, u dhanë pas kënaqësive të kësaj bote dhe iu shmangën besimit të drejtë. Madje, edhe kur iu erdhi e vërteta, Kurani dhe pejgamberi ata e quajtën magji. Ata vajtën dhe më larg dhe supozuan, se Kurani do të duhej t’i zbritej ndonjë njeriu të madh, të autoritetshëm, Velid ibni Mugires nga Meka, ose Urve bin Mes’ud Thekafiut nga Taifi, e jo Muhamedit jetim e varfanjak! Gjithnjë ka qenë (dhe është) mendimi i të padijshmëve, se i madh është ai që ka pasuri e famë, ndërsa te njerëzit e dijshëm i madh është ai shpirtpastri, shpirtlarti, e kush ishte më shpirtlartë se Muhamedi a.s.? Prandaj Zoti e refuzon atë bindje të gabuar të tyre e iu thotë: A ju do ta caktoni, se kush do të duhej të jetë pejgamber, a nuk e dini se Ne e bëjmë edhe përcaktimin e çështjeve që nuk kanë aq shumë rëndësi, siç është çështja e pasurisë në këtë jetë dhe e varfërisë, a menduat se çështjen më të rëndësishme, pejgamberllëkun do ta lëmë në duar të tjetërkujt? Ne kemi përcaktuar që dikush të jetë i pasur, dikush i mesëm, e dikush i varfër për hir të ekuilibrit të jetës së bashkësisë njerëzore, përndryshe do të paralizohej jeta sikur të gjithë të ishin të pasur apo të gjithë të varfër. Këtë ligj të Zotit mund ta vërejmë tek i dobëti, tek jo i shkathëti, tek jo oratori, por edhe tek ai i pasuri e i forti, tek i shkathëti, te oratori etj. Zoti ka mundësi t’i bëjë të pasur pa masë ata që nuk besojnë, por në atë mosbesim do të lakmonin edhe të tjerët për hir të pasurisë.