43. Zuhruf · Ajeti 57 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 43:46–43:64

Tregimi rreth Musait dhe rreth faraonit, jep shenjë se burimi i urrejtjes dhe i arrogancës është i njëjtë. Idhujtarët mekas kërkonin një njeri të madh për pejgamber, e faraoni krenohej me pasuri e pushtet dhe nuk pranonte rrugën e drejtë, që ia ofronte Musai. Faraoni përqeshte Musain pse nuk ishte orator i mirë dhe pse nuk ishte i stolisur me ar si stoliseshin sunduesit e tyre, madje edhe pse nuk kishin ardhur me të edhe engjëj.

Kur'ani u tha beni israilëve se Isai është shembull në virtyte e në sjellje dhe si i tillë, arriti gradën më të lartë kur Zoti e zgjodhi për pejgamber. Ai nuk ishte djalë i Zotit, por rob i Tij, sikurse edhe robërit e tjerë. Kur u tha Kur'ani idhujtarëve e paganëve se: Ju dhe çka adhuroni pos Allahut, jeni lëndë e zjarrit të xhehenemit - ata nga gëzimi bërtitën dhe brohoritën, pse menduan se edhe Isai është në të njëjtën pozitë me zotat e tyre. Në të vërtetë, kur shpalli Kur'ani se të gjithë të adhuruarit, pos Allahut, do të jenë lëndë e zjarrit, idhujtarët thanë: "A është fjala vetëm për idhujt tanë, që ne i adhurojmë, apo edhe për të gjithë të adhuruarit e tjerë)" Pejgamberi u tha: "Të gjithë". Atëherë ata thanë: "Të krishterët e adhurojnë Isain, jehuditë Uzejrin, disa fise adhurojnë engjëjt pra derisa edhe këta do të jenë në xhehenem, le të jenë edhe zotat tanët) Në një moment Pejgamberi heshti, e ata menduan se e mundën me fakte, atëherë u shpall ajeti: 101, kaptina Enbija.

Idhujtarët nuk e kuptuan edhe shprehjen e Kur'anit "ma" - çka dhe "men" - kush.

Kur'ani vërtetoi se Isai ishte pejgmaber i Zotit dhe se ishte si shenjë paralajmëruese për afërsinë e katastrofës së përgjithshme të kësaj bote. E vetë Isai i thirri njerëzit në besimin e drejtë, në Allahun.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 43:57–43:65

Allahu i Lartësuar na tregon rreth kokëfortësisë dhe rebelimit të mohuesve kurejshë, zhytjen e tyre të thellë në errësirën e mosbesimit dhe humbjen e tyre të largët. Ata ishin njerëz që thjesht polemizonin për të refuzuar të vërtetën dhe për të justifikuar mohimin dhe mosnënshtrimin e tyre. - “Kur popullit tënd iu përmend si shembull Biri i Merjemes, ata brohoritën

dhe thanë: “A janë më të mirë zotat tanë apo ai?!” - Ata filluan të qeshnin, pasi u gëzuan shumë me këtë “gjetje” të tyre. Kë - shtu e kanë shpjeguar Ibn Abasi dhe të tjerë. Shkak për këtë u bë ajo që e ka përmendur Muhamed Ibn Is’haku në librin e tij të ‘ Sirës’, ku tregon: “Profeti i Allahut, - sikurse më është transmetuar, - ishte ulur njëherë së bashku me Uelid Ibn Mugiran në xhami (Qabe), kur vjen Nadër Ibn Harithi dhe ulet së bashku me ta. Përveç tyre, në mexhlis kishte dhe kurejshë të tjerë. Ndërkohë që Profeti i Allahut fliste, Nadër Ibn Harithi polemizonte dhe kundërshtonte. Megjithatë, Profeti i Allahut e bëri të heshtte me argu - mentimet dhe faktet që i solli. Pastaj u lexoi këtë ajet “Pa dyshim ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e Xhehenemit. Atje do të kaloni.” [Enbija 98]. Më pas, Profeti i Allahut u ngrit, por Abdullah Ibn Zubari Temimi i tha diçka, që e detyroi Profetin të ulej së - rish. Atëherë, Uelid Ibn Mugira i tha: “Be - tohem në Allah, gjatë bisedës së Nadër Ibn Harith me birin e Abdul Mutalibit, (kishte për qëllim Profetin) kuptuam se Muhamedi pretendon që ne, së bashku me gjithë ata që ne adhurojmë, do të jemi lëndë djegëse e Xhehenemit!” Në këtë moment, Abdullah Ibn Zubari, i cili sapo kishte ardhur, tha: “Betohem në Zotin që, nëse e gjej atë që ka thënë këto fjalë, pra, Muhamedin ,ﷺ kam për ta mposhtur me argumentin tim. Pyeteni Muhamedin: Të gjithë ata që adhurohen veç Allahut do të jenë në Xhehenem së bashku me adhuruesit e tyre? Nëse thotë po, atëherë ne adhurojmë melekët, jehudët adhurojnë Uzejrin, të krishterët adhurojnë Mesihun, Isain, birin e Merjemes. Vallë, të gjithë ata do të jenë në zjarr?!” Uelid Ibn Mugira u mrekullua nga ky arsyetim dhe, së bashku me të tjerët që ishin në mexhlis, menduan se tashmë kishin gjetur argumentin përfundimtar dhe goditjen më të fortë kundër Muha - medit .ﷺ Kur iu përmend kjo Profetit të Allahut, ai tha: 2348. “Çdokush që e pranon të adhurohet veç Allahut, ai do të jetë së bashku me adhuruesin e tij në zjarr. Në fakt, ata të mjerë adhurojnë shejtanin e mallkuar dhe çdokënd që i ka urdhëruar shejtani i mallkuar për ta adhuruar.” Atëherë, Allahu i Lartësuar dhe Krenar zbriti: “Ndërsa ata të cilëve u priu e mbara nga ana Jonë, do të jenë larg tij (Xhehenemit). Ata nuk do ta dëgjojnë as zhurmën më të vogël të tij, dhe do të jenë të përjetshëm atje ku ua dëshiron shpirti. Frika e madhe nuk do t’i prekë ata. Melekët do t’i presin (duke i uruar): “Kjo është dita juaj, që ju qe premtuar.”.” [Enbija 101]. Pra, të tillë ishin Isai, Uzejri dhe të gjithë ata priftërinj, murgj që u adhuruan prej këtyre injorantëve, por që vetë ishin njerëz të bindur ndaj Allahut Krenar dhe të Lartësuar dhe vdiqën në të shkuarën. Këta njerëz e besimtarë të mirë, - edhe pse të mëvonshmit pasuan rrugët e humbjes dhe errësirës dhe i konsideruan si zota veç Allahut, - janë të pafajshëm dhe kurrsesi nuk do të jenë në zjarr së bashku me adhu - ruesit e tyre. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), i cili rrëfen se Profeti i Allahut ka thënë: 2349. “O populli i kurejshëve! Nuk ka mirësi në asnjë prej atyre që adhurohen përveç Allahut.” Njerëzit i thanë: “Por, a nuk pretendon se Isai ishte profet dhe një prej adhuruesve të mirë Allahut? E pra, edhe ai është adhuruar, veç Allahut.” Atë - herë, Allahu i Lartësuar zbriti: “Kur popullit tënd iu përmend si shembull Biri i Merje - mes, ngritën zërat (të kënaqur) dhe thanë: “A janë më të mirë zotat tanë apo ai?!” Ata e thanë këtë veçse për polemikë, sepse ata janë njerëz ngatërrestarë. Ai (Isai) ka qenë veçse një adhurues, të cilit i dhuruam mirësi dhe e bëmë shembull (mrekulli) për bijtë e Israilit.” Muxhahidi shpjegon ajetin: “Kur popullit tënd iu përmend si shembull Biri i Merjemes, ata brohoritën dhe thanë: “A janë më të mirë zotat tanë apo ai?!” Kurejshët thanë: “Në fakt, Muhamedi dëshiron që ta adhurojmë atë, ashtu sikurse një popull tje - tër adhuroi Isain (a.s.).” Një shpjegim të ngjashëm ka dhënë dhe Katadja. Duke na treguar argumentimin e tyre, i Lartësuari thotë: “... dhe thanë: “A janë më të mirë

zotat tanë apo ai?!” Pra, idhujt tanë janë më të mirë se Isai. Ndërsa Katadja tregon: “Ibn Mes’udi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) lexoi ajetin: “A janë më të mirë zotat tanë apo ai?!” Pastaj shpjegoi: “Domethënë, a janë idhujt tanë më të mirë apo ky?” duke patur për qëllim Muhamedin ﷺ”. - “Ata e thanë këtë veçse për polemikë, sepse ata janë njerëz ngatërrestarë. ” - Ata thjesht polemizonin për të refuzuar ftesën tënde, sepse ata e dinin shumë mirë se arsyetimi i tyre ishte tërësisht pa vend. Në fakt, po të meditonin mirë në ajetin për të cilin aludonin, Allahu i Lartësuar thotë në këtë ajet: “Pa dyshim ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e Xhehenemit. Ju atje (pranë tij) do të kaloni.” Në këtë ajet, për të treguar ato që adhurohen veç Allahut, i Madhëruari ka përmendur pjesëzën ‘ma’, e cila në arabisht është një përemër, që tregon send e jo një krijesë me logjikë. Kësisoj, ai nuk ka të bëjë fare me Isain, Uzejrin apo melekët. Gjitha - shtu, ky ajet u drejtohet kurejshëve, të cilët adhuronin puta prej guri dhe druri, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me Isain, në mënyrë që argumentimi i tyre të ishte në vendin e duhur. Nga të gjitha këto, kuptohet që fjalët e tyre dhe argumentimi që ata përdornin ishte thjesht një polemikë pa lidhje, dhe ata e dinin shumë mirë këtë. Imam Ahmedi sjell rrëfimin nga Ebu Umameh (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2350. “Çdo popull, i cili devijon pasi i është dhënë drita dhe udhëzimi, do të zhytet pashmangshmërisht në polemika të kota.” Më pas, Profeti i Allahut lexoi këtë ajet: “Ata e thanë këtë veçse për polemikë, sepse ata janë njerëz ngatërrestarë.”. Këtë hadith e kanë sjellë Tirmidhiu, Ibn Maxheh dhe Ibn Xheriri. Tirmidhiu thotë se ky hadith është i saktë. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Ai ka qenë veçse një adhurues, të cilit i dhuruam mirësi ...” - Domethënë, Isai (paqja e Allahut qoftë me të!) nuk ishte gjë tjetër, veçse një adhurues i Allahut Krenar dhe të Lartësuar, i Cili i dhuroi mirësi të mëdha, mes të cilave edhe profetësinë. - “... dhe e bëmë shembull për bijtë e Israilit.” - E bëmë dëshmi dhe një mrekulli të dukshme, që tregon fuqinë Tonë për të bërë gjithçka që dëshirojmë. - “Po të donim, Ne mund të bënim mele - kë në vendin tuaj, që t’ju zëvendësonin në tokë. ” - Po të dëshironim, do të bënim që në Tokë të jetonin melekë, të cilët do t’ju zëvëndësonin ju. - “Ai është parashenjë e Kijametit ...” - Ibn Abasi thotë që këtu bëhet fjalë për daljen e Isait, birit të Merjemes, përpara Ditës së Kijametit, si shenjë e afrimit të Kijametit, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: “Çdo ithtar i Librit ka për t’i besuar Isait para vdekjes së tij (pra, para vdekjes së Isait) dhe, Ditën e Kijametit, ai do të dëshmojë kundër tyre.” [Nisa 159]. Janë të shumta hadithet e Profetit të Allahut, që tregojnë për zbritjen e Isait nga qielli, përpara Ditës së Kijametit, si një udhëheqës i drejtë, që do të gjykojë me drejtësi dhe barazi mes njerëzve.

- “... prandaj kurrsesi mos dyshoni për të ...” - Kurrsesi mos dyshoni për të, sepse ajo është një ngjarje, që do të ndodhë patjetër. - “... por pasoni rrugën time. ” - Bëni atë që unë ju sugjeroj dhe ftoj. - “Kjo është rruga e drejtë! Të mos ju pengojë Shejtani! Ai është armiku juaj i hapur.” - Kurrsesi mos lejoni që Shejtani i mallkuar t’ju largojë nga rruga e drejtë, sepse ai është armiku juaj i hapur. - “Kur erdhi Isai me shenja të qarta, tha: “Erdha te ju me urtësinë e madhe dhe që t’ju sqaroj disa çështje, për të cilat keni mospajtime.” - Domethënë, Isai u tha atyre që kishte ardhur me profetësi nga Zoti, me qëllimin e lartë që të sqaronte disa çështje, për të cilat ata kishin mospajtime. Ibn Xhe - riri shpjegon se bëhet fjalë për çështjet e fesë dhe të besimit, dhe jo për çështjet e dynjasë. Ky është vërtet shpjegim i mirë dhe i bukur. - “Kini frikë Allahun ...” - Në lidhje me atë që ju urdhëron, duke e zbatuar sinqerisht dhe me korrektësi atë. - “... dhe bindmuni mua!” - M’u bindni në lidhje me çdo mesazh, që ju sjell prej Tij. - “Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj vetëm Atë adhuroni! Kjo është rruga e drejtë!” - Rruga e drejtë është adhurimi i Allahut, Zotit Krenar dhe të Lartësuar, si një dhe të vetëm, pa ortak dhe të ngjashëm me Të. - “Por palët u përçanë mes tyre. ” - Prej tyre ka që e pranojnë që Isai është robi i Allahut dhe i dërguari i Tij, dhe ky është besimi i vërtetë. Disa të tjerë pretendojnë se Isai është bir i Zotit, ndërsa të tjerë thonë që ai është vetë Zoti. I Lartësuar, i Dëlirë është Allahu, larg nga shpifjet e të paditUrue! - “Mjerë keqbërësit për dënimin e Ditës së Dhembshme!” - Ky është një kërcënim i hapur për të gjithë ata që shfaqen me të tilla besime të kota, të shpikura dhe të shëmtuara.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 43:57–43:65

- “Kur popullit tënd iu përmend si shembull Biri i Merjemes, ngritën zërat (të kënaqur) ...” - Allahu i Madhëruar i ka ndaluar njerëzit nga adhurimi i çdo gjëje tjetër veç Tij, çfarëdo dhe kushdo qoftë. Pjesë e këtij ndalimi ishte edhe adhurimi i Isait, birit të Merjemes. Adhurimi i tij është njëlloj si adhurimi i çdo idhulli tjetër,

prandaj është i ndaluar. Por kur Allahu i Madhëruar solli si shembull të adhurimeve të gabuara adhurimin e Isait (a.s.), birit të Merjemes, mohuesit e Profetit (a.s.) pandehën se e gjetën ku të kapeshin. Të entuziazmuar, ata kujtuan se tashmë fituan me këtë “zbulim” nga ana e tyre. Por cili ishte “zbulimi” i tyre gjenial? Ata aludonin për ajetin në suren Enbija: “Pa dyshim, ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e Xhehenemit.” Kështu, ata thanë: “Si ne, ashtu edhe ti Muhamed, e pranojmë që Isai ishte nga robtë e afërt dhe të zgjedhur të Allahut, që do të kenë një përfundim të mirë. Po sipas ajetit të mësipërm, ai duhet të jetë lëndë djegëse e Xhehenemit, ashtu sikurse idhujt tanë, sepse edhe ai adhurohet veç Allahut. A nuk është ky një paradoks nga ana jote? Pse duhet të trajtohet Isai ndryshe nga idhujt tanë, ndërkohë që ata kanë të përbashkëta disa gjëra?!” - “dhe thanë: “A janë më të mirë zotat tanë apo ai?!” Ata e thanë këtë veçse për polemikë, sepse ata janë njerëz ngatërrestarë.” – Domethënë, nëse adhurimi i Isait, ashtu sikurse edhe i idhujve tanë, është i ndaluar, atëherë pse ai duhet të jetë më i mirë se idhujt tanë? Nëse idhujt tanë dhe ne do të jemi në Zjarr, po kështu duhet të ndodhë edhe me Isain. Por nëse pretendon se Isai është nga robtë e mirë të Zotit, që do të kenë përfundim të mirë, atëherë këtë duhet ta pranosh edhe për idhujt tanë. Ose, në të kundërt, ke rënë në kundërshtim me veten. Atëherë, nëse vërtetohet që ke rënë në kundërshtim me veten, kjo tregon se argumentet që ti përdor janë të gjitha të papranueshme, prandaj duhen hedhur poshtë.” Ky ishte, pra, “zbulimi” i tyre gjenial, me të cilin ata u gëzuan. Por ky lloj arsyetimi ishte nga më të dobëtit e bërë ndonjëherë, dhe lavdia i takon vetëm Allahut për këtë libër që na ka dhënë, i cili sqaron gjithçka! Në këtë temë duhen dalluar dy çështje. Së pari, është e ndaluar të adhurohet çdo gjë apo çdokush tjetër, veç Allahut. Kjo do të thotë që Allahu i Madhëruar i ka konsideruar njëlloj të ndaluar si adhurimin e idhujve, ashtu edhe adhurimin e Isait (a.s.). Ky është gjykim gjithëpërfshirës, sepse adhurimi është e drejtë dhe meritë vetëm e Allahut, Krijuesit dhe Zotit të gjithësisë, të Vetëm e të Pashoq, dhe e askujt tjetër. Asnjë lloj krijese nuk meriton asnjë grimë adhurimi, as melekët e afërt të Zotit, as profetët e Tij dhe askush tjetër. Kjo është çështja e parë, që duhet kuptuar mirë. Së dyti, Isai (a.s.) ishte profet dhe rob i zgjedhur i Allahut të Lartësuar. Kështu, gjykimi dhe vlerësimi për të nuk ka asnjë lidhje me faktin se ai adhurohet veç Allahut. Këto janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme dhe pa lidhje me njëra-tjetrën. Ata të adhuruar që do të digjen në Zjarr bashkë me adhuruesit e tyre janë ata që e kanë pëlqyer këtë gjë për vete ose që e kanë miratuar nga ana e tyre. Ndërsa Isai ishte, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: - “Ai (Isai) ka qenë veçse një adhurues, të cilit i dhuruam mirësi...” - Ai ka qenë veçse një rob dhe adhurues i Allahut, të

cilin Allahu e nderoi duke i dhuruar profetësinë, urtësinë, dijen e dobishme dhe punën e sinqertë, me atë dije dhe urtësi. Për veprën e tij, ai meriton vlerësimin dhe shpërblimin nga Allahu i Madhëruar. Ndërsa adhurimi i tij si zot është një krim që e kanë bërë të tjerët, krim për të cilin do të ndëshkohen pikërisht ata që e kryejnë. - “...dhe e bëmë shembull (mrekulli) për bijtë e Israilit. ” - Isai (a.s.) ishte një shenjë për bijtë e Israilit, që ata të njihnin dhe të siguroheshin për pushtetin dhe fuqinë absolute të Zotit të Lartësuar. Edhe lindja e Isait (a.s.) pa baba ishte një mrekulli në funksion të këtij qëllimi, ashtu siç shërbente edhe si provë për ta besuar si profet besnik të Zotit dhe për të punuar sipas thirrjes së tij. Atëherë, ç’lidhje ka fakti që Isai ishte rob i zgjedhur dhe i dalluar i Zotit, me krimin e idhujtarëve, që e adhurojnë atë apo idhuj të tjerë, adhurim për të cilin do të meritojnë ndëshkimin e drejtë të Zotit në Xhehenem?! Ata përdorin ajetin: “Pa dyshim, ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e Xhehenemit.”, duke thënë: ‘Edhe Isai duhet të jetë ashtu si idhujt tanë, pra, lëndë e Xhehenemit.” Por ky lloj argumentimi hidhet poshtë nga tri fakte: 1. Po të shohim ajetin nga ana gjuhësore, Allahu i Madhëruar thotë: “... in-nekum ue ma tea’budune min dunil -lahi...” (Pa dyshim, ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut...). Përemri ‘ ma’ (ato), në arabisht, përdoret për të zëvendësuar emra sendesh dhe jo frymorët. Pra, kuptimi i ajetit është: “Pa dyshim, ju dhe ato sende që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e Xhehenemit”. Atëherë, ky ajet nuk e mbështet aspak mendimin e idhujtarëve, siç pretendojnë ata. 2. Ky ajet u drejtohej pikërisht idhujtarëve që jetonin në Mekë e rreth e rrotull saj, të cilët adhuronin idhuj e puta dhe nuk adhuronin Isain (a.s). Edhe për këtë arsye, pretendimi i tyre hidhet poshtë. 3. Pas ajetit që ata citojnë, Allahu i Madhëruar ka thënë: “ Pa dyshim ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e xhehenemit. Ju atje (pranë tij) do të kaloni. Sikur këta të kishin qenë zota, nuk do të futeshin në të (në xhehenem). Por ata që të gjithë do të jenë aty përgjithmonë. Atje ata do të gulçojnë dhe as nuk do të dëgjojnë. Ndërsa ata të cilëve u priu e mbara nga ana Jonë, do të jenë larg tij (Xhehenemit). Ata nuk do ta dëgjojnë as zhurmën më të vogël të tij, dhe do të jenë “të përjetshëm” atje ku ua dëshiron shpirti. Frika e Madhe nuk do t’i shqetësojë ata. Dhe melekët do t’i presin (duke i uruar): “Kjo është dita juaj që ju qe premtuar.”.”. [Enbija 98 – 103]. Kjo do të thotë që, Isai (a.s.) dhe profetët e tjerë do të jenë të parët që e meritojnë këtë mirësi, ashtu si edhe besimtarët e sinqertë. Në vijim, i Madhëruari thotë: - “Po të donim, Ne mund të bënim melekë në vendin tuaj, që t’ju zëvendësonin në tokë.” – Kuptimi: Nëse do të dërgonim melekë si të dërguar, do t’ju zëvendësonim edhe ju me melekë, që të rrinin si ju në tokë. Por meqë në tokë jeni vendosur ju, o njerëz, ju nuk mund ta përballoni një profet -melek. Është mëshirë dhe butësi nga Zoti juaj që ju dërgoi si profet një njeri, ashtu siç jeni ju, e jo melek. Ai ju dërgoi një njeri, që ju ta merrni me lehtësi dhe qartësi mesazhin e Zotit. - “Ai (Isai) është parashenjë e Kjametit,...” - Isai (a.s) ishte shenjë që dëshmonte për vërtetësinë e ringjalljes. Kështu, Ai që është i plotfuqishëm për të krijuar një njeri me nënë dhe pa babë, Ai është i plotfuqishëm që t’i ringjallë të vdekurit nga varret e tyre. Gjithashtu, Isai (a.s) do të zbresë në tokë në fazën e fundit të kësaj bote, zbritje e cila do të jetë një nga shenjat e afrimit të Kijametit. - “...prandaj kurrsesi mos dyshoni në të (në Ditën e kjametit) , por pasoni rrugën time...” - Kurrsesi mos dyshoni në vërtetësinë e Ditës së Ringjalljes, ditë kur çdokush ka për t’u shpërblyer sipas meritës e veprave. Dyshimi në këtë ditë është tregues i mosbesimit në Zotin. Besoni çdo

gjë që jeni urdhëruar të besoni dhe pasoni rrugën e Zotit, duke zbatuar urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave të Tij. - “...Kjo është rruga e drejtë!” - Rruga e drejtë, ajo që të çon te Zoti Krenar dhe i Lartësuar, është besimi i plotë i gjithçkaje që Zoti ka urdhëruar të besohet dhe pasimi i rrugës së Profetit të Tij. - “Të mos ju pengojë Shejtani! Ai është armiku juaj i hapur. ” - Mos lejoni që Shejtani i mallkuar t’ju pengojë nga rruga e drejtë, duke bërë që të mos zbatoni atë që jeni urdhëruar ta zbatoni, apo të bëni atë që Zoti ju ka ndaluar ta bëni. Shejtani i mallkuar është armiku juaj i përbetuar, që lufton pa mëshirë për t’ju devijuar nga rruga e drejtë. Ai përpiqet me çdo mënyrë për t’ia arritur qëllimit të tij. - “Kur erdhi Isai me shenja të qarta, tha:..” - Isai (a.s) u solli atyre fakte, shenja e mrekulli të shumta, që tregonin për vërtetësinë e tij si profet i Zotit, si dhe për vërtetësinë e mesazhit që ai solli. Ndër mrekullitë e mëdha që ai solli ishin ringjallja e të vdekurit, shërimi i të verbërve të lindur, shërimi i lebrozëve etj. shenja të mëdha. Kur ai solli këto mrekulli, u tha bijve të Israilit: - “Erdha te ju me urtësinë e madhe dhe që t’ju sqaroj një pjesë të çështjeve, për të cilat keni mospajtime.” - Urtësia (hikmeh) është profetësia dhe dituria e plotë dhe e saktë mbi çështjet. Allahu i Madhëruar ia dhuroi këtë urtësi, që t’u sqaronte atyre të vërtetën rreth çështjeve për të cilat ata kishin mospajtime. Isai (a.s.) ishte për t’i dhënë përgjigje çdo çështjeje të paqartë dhe për t’i udhëzuar njerëzit në të drejtën, duke i larguar kështu nga padrejtësitë dhe gabimet. Isai (a.s) erdhi si plotësues i Sheriatit të Musait (a.s) dhe i dispozitave të Teuratit. Ai ligjëroi gjithashtu disa lehtësime, të cilat duhet të sillnin mirënjohje ndaj Allahut, si edhe bindje e nënshtrim ndaj Tij. - “Kijeni frikë Allahun dhe bindmuni mua! Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj vetëm Atë adhurojeni! Kjo është rruga e drejtë!” ” - Adhurojeni Allahun si Një të vetëm dhe të pashoq, plotësoni urdhëresat e Tij, largojuni ndalesave të Tij, ruajini kufijtë e vendosura nga Ai. Më besoni mua dhe mesazhin që sjell nga Zoti dhe bindjuni porosive të mia. Ky është, së pari, një pohim i qartë i rububije-s së Allahut të Madhëruar, pra, pohim i faktit që Ai është Krijuesi, Furnizuesi, Kujdestari, Rregulluesi i çdo çështjeje të krijesave, i Përhershmi, Zotëruesi, Sunduesi. Ai ka kujdes të plotë për krijesat, duke u dhuruar mirësi të panumërta, të jashtme dhe të brendshme. Pas rububije-s së Allahut, ai pohon edhe meritën e Allahut për t’u adhuruar si Një i vetëm e i pashoq. Veç kësaj, ai deklaron se ishte thjesht një krijesë, një rob, një adhurues i Zotit, ashtu si çdo krijesë tjetër, ndryshe nga ajo që sot pretendojnë të krishterët, se ai është biri i Zotit ose pjesë e Trinisë. Isai (a.s) i deklaroi të gjitha këto, dhe në fund tha: “Kjo është rruga e drejtë”, rruga që të çon tek Allahu dhe që mundëson hyrjen në Xhenetin e Tij. Domethënë, njësimi i Zotit në çdo aspekt, pra, në rububije dhe uluhije, dhe nënshtrimi ndaj Tij, si një adhurues i sinqertë në zbatim të porosive dhe ligjit të Zotit, është rruga e shpëtimit, ashtu sikurse ka qenë gjithmonë. Ai që i zbaton të gjitha këto ka premtimin për Xhenet, ndërsa ai që i shpërfill ka për të humbur. - “Por palët u përçanë mes tyre. ” – Edhe pasi Isai (a.s.) solli këto argumente, grupacionet u përçanë mes tyre. Secili grup kishte nga një ide të gabuar për Isain, duke hedhur poshtë kështu mesazhin e vetë Isait (a.s.). Përjashtim bënë vetëm besimtarët e sinqertë të udhëzuar nga Zoti, të cilët e besuan Isain si profet të zgjedhur dhe pranuan gjithçka që ai solli prej Zotit të tij. Ata e besuan ashtu sikurse ai ishte në të vërtetë, si rob e adhurues i Zotit dhe si profet i Tij. - “Mjerë keqbërësit për dënimin e Ditës së Dhembshme!” - Mjerë zullumqarët, për dënimin dhe dëshpërimin e madh që do të

përjetojnë atë ditë të dhimbshme dhe të vështirë.

← Zuhruf 43:57