45. Xhathije · Ajeti 37 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 45:21–45:37
Ata që besuan, jetojnë me besim, veprojnë sipas besimit, vdesin me besim dhe ringjallen me besim: jobesimtar jeton pa besim, vdes i tillë dhe ringjallet i tillë, Prandaj, nuk janë të njëjtë, pse besimtarët e dinë që Allahu krijoi çdo gjë dhe Ai do të shpërblejë me drejtësi. Jobesimtari i është dhënë dëshirave të epshit, nuk respekton Zotin, por emocionet i respekton si zot, edhe pse e di të vërtetën. E derisa veshët i ka të mbyllur nga e vërteta, zemrën të kushtuar pas epshit, sytë e mbuluar me perde, a ka kush që ta vërë në rrugë të drejtë, pas të gjitha fakteve që ia tregoi Zoti"
Nuk qëndron arsyeja se koha na shkatërron, por Zoti është Ai që jep jetë, jep vdekje dhe bën ringjalljen dhe tubimin para Tij. Ai është sundues i gjithësisë, e këtë fuqi të Zotit do ta kuptojnë të gjithë në ditën e kijametit, ditën kur paraqitet xhehenemi me atë hukamën e vet, e nga frika të gjithë njerëzit do të bijnë në gjunj. Atëherë prezentohen shënimet e veprave, shënime të cilat i kanë regjistruar melaiket, të cilat janë të sakta. Besimtarët shkojnë në xhennet, jobesimtarët në zjarr, sepse ata nuk besonin dhe bënin krime, kurse me ajetet e Allahut talleshin.
Me ndihmën e Zotit, mori fund përkthimi dhe komentimi i "Suretul Xhathije". Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 45:30–45:37
Allahu i Madhëruar na tregon për gjykimin mbi krijesat e Tij në Ditën e Kijametit: - “Për sa u përket atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira ...” - Këta janë ata që kanë besuar me zemër, por edhe janë nën - shtruar të punojnë dhe jetojnë sipas këtij besimi, duke bërë vepra të mira në përpu - thje me Sheriatin, shpalljet dhe udhëzimet e Zotit, si edhe me sinqeritet vetëm për Të. - “Zoti i tyre do t’i përfshijë ata në mëshirën e Vet.” - Do t’i fusë në Xhenetin e Tij, sikurse vjen në hadith të saktë: 2365. “Allahu i Lartësuar i drejtohet Xhenetit dhe i thotë: “Ti je mëshira Ime dhe nëpërmjet teje mëshiroj kë të dëshiroj ...” I Lartësuari thotë në vijim: - “Ky është shpëtimi më i madh.” - Shpëtimi i qartë dhe i dukshëm. - “Ndërsa atyre që nuk besojnë (do t'u thuhet): “A nuk ju janë lexuar shpalljet e Mia?” - Kjo u thuhet në formë qortuese dhe për t’ua shtuar edhe më shumë dhimbjen dhe ndëshkimin. - “Por ju tregonit arrogancë dhe ishit një popull keqbërës.” - Përveç ligësisë, mohi - mit të të vërtetës dhe mosbindjes, që fshih - nit në zemër, ju bënit edhe vepra të këqija. - “Edhe kur ju thuhej: “Premtimi i Allahut është i vërtetë, Ora do të vijë dhe për të s’ka dyshim.”, ju përgjigjeshit: “Ne nuk e dimë se ç’është Ora! Ne me - ndojmë se është vetëm një hamendje dhe nuk jemi të bindur.” - Kur besimtarët ju thoshin këto fjalë dhe ju ftonin në të vërte - tën, ju përgjigjeshit: “Ne nuk e dimë se ç’është Ora, nuk e njohim atë. Mendojmë se është thjesht hamendësim dhe nuk jemi të sigurt që është e vërtetë”. Pastaj i Lartësuari thotë: - “Atyre do t’u dalin në shesh të këqijat që kanë bërë ...” - Do t’u shfaqet qartë ndëshkimi për veprat e këqija, që kanë bërë në dynja. - “... dhe do t’i përfshijë ai me të cilin talleshin.” - Ka për t’i përfshirë ndëshkimi dhe zemërimi i Zotit, me të cilin ata talleshin. - “Atyre do t’u thuhet: “Sot po ju lëmë të harruar, ashtu sikurse ju e harruat taki - min e kësaj dite.” - Do liheni përjetësisht në harresë në zjarrin e Xhehenemit. Ky është ndëshkimi i merituar, sepse edhe ju e harruat takimin e kësaj dite dhe nuk punuat për të. Ju refuzuat vërtetësinë e kësaj dite dhe fjalët e profetëve lidhur me të. - “Vendi juaj është Zjarri dhe nuk ka se kush t’ju shpëtojë.” - Në hadith të saktë është transmetuar se Allahu do t’i thotë robit në Ditën e Kijametit: 2366. “A nuk të mundësova të martoheshe dhe a nuk të begatova me mirësi? A nuk të mundësova të kesh kuaj e deve dhe a nuk të bëra të udhëheqësh dhe të sundosh?” - “Po.” - do të thotë njeriu. Atëherë, Allahu i Lartësuar do t’i thotë: “A mendove (dhanente) ndonjë - herë se do të takoheshe me Mua?” - “Jo.” - “Atëherë, sot do të të lë në harresë, ashtu siç më harrove Mua.” - “Kjo, për shkak se ju u tallët me shpalljet e Allahut ...” - Ky është ndë - shkim i merituar për ju, sepse ju i trajtuat argumentet e Zotit me tallje, përçmim dhe përqeshje dhe jo me seriozitet dhe drejtësi. - “... dhe u mashtruat me jetën e kësaj bote.” - Juve ju mashtroi jeta e dynjasë me stolitë e saj, ju gjetët prehje në të, prandaj e merituat të jeni tani me të dëshpëruarit, të dështuarit dhe të humburit. - “Atë ditë nuk do të nxirren prej tij ...” - Kurrë nuk kanë për të dalë prej zjarrit.
- “... e as nuk do t’u jepet mundësi që të kthehen (në dynja).” - Ata as nuk kanë për t’u llogaritur, por do të ndëshkohen menjëherë, sikundër do të ndodhë me një grup prej besimtarësh, të cilët do të hyjnë në Xhenet pa asnjë lloj llogarie. Më pas, i Lartësuari thotë: - “E gjithë lavdia i takon vetëm Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të Tokës, Zotit të gjithësisë!” - Ai është Pronari, Sunduesi, Mbretëruesi i Tokës dhe i qiejve dhe i gjithçkaje që ekziston në to, prandaj thotë i Lartësuari: “Zotit të gjithësisë!” Pra, është Zoti i botërave, i gjithçkaje që ekziston. - “Vetëm Atij i takon gjithë krenaria në qiej e në Tokë.” - Ai është i Madhërishmi, Krenari, Ngadhënjimtari, të Cilit i është nënshtruar gjithçka dhe çdo gjë tjetër është e varfër, nevojtare, e përulur përpara Tij. Në hadith të saktë është transmetuar se: 2367. Allahu i Lartësuar do të thotë: “Madhështia është Izari im, Kibri (Krenia) është ridai im dhe çdokush që kërkon pjesë nga këto të dyja kam për ta futur në zjarrin Tim.” 42 Kështu e sjell Muslimi. - “Ai është Ngadhënjimtari e i Urti.” - Ai është Krenari, Ngadhënjimtari, Mposhtësi i gjithçkaje, Ai i Cili nuk mund të mposhtet; askush nuk mund të triumfojë në përballjen me Të. Vendimi i Tij nuk mund të ndalet. Ai është i Urti në fjalët dhe veprat e Tij, në ligjet që u ka urdhëruar krijesave që ta adhurojnë, të nënshtrohen dhe të jetojnë sipas tyre, por edhe në kaderin e Tij, pra, në ligjin e përcaktimit të çdo çështjeje dhe krijimit të gjithësisë. I lartësuar qoftë Allahu i Madhëruar! Ky është fundi i përmbledhjes së tefsirit të sures Xhathijeh. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për të gjitha mirësitë. Në dorën e Tij është suksesi dhe çdo mirësi. Vetëm Ai është Mbrojtësi dhe Ruajtësi nga çdo e keqe.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 45:27–45:37
- “Vetëm Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Atë Ditë, kur të vijë Ora (e llogarisë), rrefuzuesit (e së vërtetës) do të dëshpërohen shumë .” - Allahu i Madhëruar na tregon për pushtetin dhe mbretërimin e Tij të gjerë, si dhe për faktin se Ai është i vetëm në administrimin, rregullimin e çështjeve dhe përkujdesjen për botën, në çdo moment. Gjithashtu, Ai na tregon se edhe në Ditën e Kijametit, Ai është i Plotfuqishmi. Ai do t’i mbledhë krijesat dhe të gjithë do të qëndrojnë para Krijuesit të tyre. Atë ditë, mubtilun-ët do të dëshpërohen kur të shohin ndëshkimin që i pret. Këta janë ata që polemizojnë për të hedhur poshtë të vërtetën, pa patur asnjë argument të drejtë. Veprat e mira të këtyre janë të pavlefshme dhe jo të shpërblyeshme, prandaj Ditën e Gjykimit ato do të asgjësohen, sepse janë të ndërtuara mbi të kotën. Atë ditë do të dalë në pah e vërteta. Ndërsa e kota, të cilën ata e mbrojnë, do të tretet para syve të tyre, duke i lënë në dëshpërimin e humbjes së mirësive të Zotit dhe në ndëshkimin e rëndë për refuzimin e të vërtetës. Pastaj Allahu i Madhëruar përshkruan tmerrin dhe vështirësitë e Ditës së madhe të Kijametit, për t’i bërë robtë që t’i druhen asaj dhe të përgatiten me adhurime e përkushtime në punë të mbara. Kështu, i Madhëruari thotë: - “(Atë Ditë) Çdo popull do ta shohësh të gjunjëzuar (në pritje të llogarisë) .” - Çdo njeri të sjellë në këtë botë do ta shohësh në gjunjë, të tmerruar e duke pritur në ankth gjykimin dhe vendimin e Mbretëruesit të Gjithëmëshirshëm. - “Çdo popull do të thirret (për tu tubuar) te Libri i vet (i veprave) . Sot do të shpërbleheni për ato që keni punuar. ” - Çdo popull do të pyetet për Shpalljen hyjnore që profeti i tyre u ka përcjellë nga Zoti. Ata do të merren në llogari: a e kanë pranuar dhe zbatuar atë, për të përfituar shpërblimin dhe shpëtimin nga ndëshkimi? Apo e kanë shpërfillur atë, duke merituar ndëshkimin dhe humbjen e mirësive të premtuara nga Zoti? Për shembull, ymeti i Musait (a.s) do të thirret të japë llogari në lidhje me Shpalljen e Musait. Ymeti i Isait do të japë llogari për Shpalljen e Isait (a.s), ashtu si edhe ymeti i Muhamedit (a.s.) do të llogaritet për Shpalljen e Muhamedit (a.s). Pra, çdo popull do të pyetet në lidhje me Librin hyjnor me të cilin është ngarkuar që ta besojë dhe ta zbatojë. Ky është njëri nga shpjegimet e ajetit, i cili është, pa dyshim, një kuptim i saktë. Por ka, gjithashtu, mundësi që fjala “ libri” në ajet të ketë kuptimin ‘libri i veprave”. Në këtë mënyrë, çdo njeri do të gjykohet sipas shënimeve në librin e veprave, ku janë regjistruar të gjitha veprat e tij të mira apo të këqija. Çdokush do të shpërblehet sipas veprave që ka bërë vetë, sikurse thotë i Madhëruari në suren Fusilet, ajeti 46: “Kush bën mirë, e bën mirë
për veten e vet, e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet. Zoti yt nuk bën padrejtësi ndaj robve.” Por ka mundësi që ajeti t’i përmbajë të dyja këto kuptime, të cilat nuk e përjashtojnë njëra -tjetrën. Këtë e mbështet edhe ajeti në vijim: - “Ky është Libri Ynë, që dëshmon të vërtetën rreth jush.” - Ky është libri Ynë, të cilin Ne e shpallëm për t’ju qartësuar të vërtetën dhe për t’ju përshkruar drejtësinë që Zoti do të vendosë mes krijesave. Pastaj thotë: - “Ne kemi urdhëruar të shkruhet gjithçka që ju vepronit.” - Ja ku flitet edhe për librin e veprave. Më pas, i Madhëruari sjell gjykimin e Tij të drejtë në lidhje me dy grupet e njerëzve, sipas trajtimit që ata i kanë bërë librit hyjnor, të shpallur nga Ai, dhe sipas veprave të regjistruara në librin e gjithësecilit. Kështu, i Allahu i Madhëruar thotë: - “Për sa u përket atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Zoti i tyre do t’i përfshijë ata në mëshirën e Vet.” - Ata që besojnë me besim të saktë të ndërtuar mbi dituri të saktë dhe të vërtetë nga Zoti dhe veç kësaj e vërtetuan sinqeritetin e besimit të tyre me punë të mira për të cilat nxit ky besim, punë të detyrueshme apo vullnetare e të pëlqyeshme, këta Zoti do t’i fusë në mëshirën e Tij, vendi i të cilës është Xheneti. Mëshira e Zotit është në Xhenet dhe atje të lumturit dhe të përjetojnë çdo mirësi të dhuruar nga mëshira e Allahut të lavdëruar mirësi e lumturi që do të vazhdojë e pafundme në përjetësi. Aty do të jetojnë një jetë të lumtur dhe të sigurt nga çdo e keqe e shqetësim. - “Ky është shpëtimi më i madh.” - Kjo është fitorja, shpëtimi dhe arritja e çdo mirësije. Ai është suksesi i qartë, i dukshëm dhe i vërtetë, sukses i cili nëse arrihet nga robi ose më sakt nëse i dhurohet robit, atëherë ai ka arritur çdo të mirë dhe ka shpëtuar nga çdo e keqe. - “Ndërsa atyre që nuk besojnë (do t'u thuhet):...” - Këtyre u drejtohen fjalë për t’i dëshpëruar dhe për t’ua shtuar vuajtjen, për mohimin e tyre të së vërtetës, u thuhet: - “A nuk ju janë lexuar shpalljet e Mia? Por ju tregonit arrogancë dhe ishit një popull keqbërës.” - Shpalljet e Mia jua qartësuan të vërtetën dhe jua treguan atë duke ju udhëzuar kështu në rrugën e mirësisë dhe lumturisë tuaj. Shpalljet e Allahut ju urdhëruan për çdo mirësi dhe ju ndaluan nga çdo e keqe që është në dëmin tuaj. Shpalljet e Zotit janë mirësia më e madhe që Zoti solli ndër njerëz nëse do të dinin t’i respektonin, t’i besonin e të nënshtroheshin sipas saj. Por ju u treguat kryeneçë ndaj mesazhit dhe porosive të Tij dhe i kthyet shpinën Shpalljes së Tij. Duke i mohuar Shpalljet e Zotit dhe duke refuzuar të nënshtroheni për të jetuar e punuar sipas tyre ju kryet krimin më të madh. Sot do të shpërbleheni për atë që punuat. Gjithashtu për t’i dëshpëruar u thuhet: - “Edhe kur ju thuhej: “Premtimi i Allahut është i vërtetë, Ora (e Kjametit) do të vijë dhe për të s’ka dyshim.”, ju përgjigjeshit: “Ne nuk e dimë se ç’është Ora (e Kjametit)!”” - Pra kur ju përmendej se dita e ringjalljes dhe e gjykimit është e vërtetë dhe premtimi i Zotit por shpërblimi dhe ndëshkim sipas punëve është i pakthyeshën ju duke i mohuar dhe shpërfillur këto paralajmërime thoshit: “Ne nuk e dimë se ç’është Ora (e Kjametit) ” - "Ne nuk e dimë se ç’është Ora (e Kjametit). Ne mendojmë se është vetëm një hamendje dhe nuk jemi të bindur.” - Kjo ishte gjendja e tyre në dynja. Ata e mohonin dhe nuk e besonin ringjalljen dhe llogarinë me drejtësi para Zotit. Ata mohuan dhe i quanin gënjeshtarë ata që i paralajmëronin për ditën e hakut, dhe nuk e pranonin vërtetësinë dhe besnikërinë e tyre. I Madhëruari thotë: - “Atyre (që nuk besojnë) do t’u dalin në shesh të këqijat që kanë bërë dhe do t’i përfshijë ai (dënimi i Zotit) me të cilin talleshin.” - Ditën e Gjykimit, atyre do t’u tregohen veprat e këqija që kanë bërë dhe mbi ta do të godasë ndëshkimi me të cilin
talleshin, sepse nuk e besonin se do të ndodhte. Ata tallen në dynja me Ditën e Llogarisë dhe me ata që e paralajmërojnë këtë ditë, por për këtë do të vuajnë të plotë ndëshkimin e të Drejtit. Atë ditë, atyre do t’u thuhet: - “Atyre (që nuk besojnë) do t’u thuhet: “Sot po ju lëmë të harruar, ashtu sikurse ju e harruat takimin e kësaj Dite.” – Kuptimi: Sot do t’ju lëmë të harruar në ndëshkim, ashtu sikurse ju e latë të harruar takimin e kësaj dite. Shpërblimi jepet sipas punës që ke bërë. - “Vendi juaj është Zjarri dhe nuk ka se kush t’ju shpëtojë.” - Vendqëndrimi dhe përfundimi juaj është zjarri i Xhehenemit. Askush nuk mund t’ju ndihmojë të shpëtoni nga ndëshkimi i Allahut. - “Kjo, për shkak se ju u tallët me shpalljet e Allahut dhe u mashtruat me jetën e kësaj bote.” - Kuptimi: Ky ndëshkim është shpagimi i drejtë, për shkak se ju i keni marrë me tallje argumentet dhe shpalljet e Allahut të Madhëruar, ndërkohë që ato duhej të trajtoheshin ashtu si e meritojnë: me seriozitet dhe përkushtim të plotë. Ju duhej t’i pranonit ato me kënaqësi dhe të jetonit sipas tyre, e jo të të talleshit me to. Por kjo ndodhi sepse ju u mashtruat nga bukuritë e dynjasë dhe gjetët prehje në të, duke u përkushtuar tërësisht pas saj. Kështu, ju braktisët punën për ahiretin, që është i përjetshëm dhe do të mbetet gjithmonë. - “Atë ditë nuk do të nxirren prej tij e as nuk do t’u jepet mundësi që të kthehen (në dynja).” - Atyre nuk u jepet më afat që të reflektojnë dhe as mundësi për t’u kthyer në dynja, që të bëjnë vepra të mira. - “E gjithë Lavdia i qoftë vetëm Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të Tokës, Zotit të gjithësisë!” - Allahut i takon lavdia, lavdërimet dhe mirënjohja, ashtu si i shkon madhërisë së Tij dhe madhështisë së pushtetit të Tij. Atij i takon lavdërimi i krijesave e mirënohja e tyre, për shkak se Ai është Krijuesi dhe Kujdestari i tyre, që u dhuron mirësi të panumërta, të dukshme e të fshehta dhe që u rregullon çdo çështje. Gjithçka është nën pushtetin dhe mbretërimin e Tij. - “Vetëm Atij i takon gjithë Krenia në qiej e në Tokë.” - Allahut i takon madhështia, lartësia e krenaria më e plotë. Falënderimi ndaj Allahut kryhet duke thurur lavde për Të, duke e përmendur me cilësitë e Tij të plota dhe absolute, duke i shprehur dashurinë e plotë, duke treguar frikërespekt ndaj Tij dhe nderim për atributet e mrekullueshme të Tij. Nëpërmjet lavdërimit, shprehet dashuria, lavdia, respekti e admirimi për të Madhërishmin. Më pas vihet në dukje madhështia, pushteti e mbretërimi absolut i Allahut, që duhet të kultivojë tek ne frikërespektin, madhërimin e përunjësinë ndaj Tij, sepse adhurimi, - për hir të të cilit Allahu na krijoi, - ndërtohet mbi këto dy shtylla kryesore: dashuria për Të dhe nënshtrimi ndaj Tij. Por këto të dyja nuk mund t’i kesh pa patur diturinë e nevojshme për Allahun, për madhështinë, krenarinë dhe lavdinë e Tij.
- “Ai është Ngadhënjimtari e i Urti.” - Allahu është Ngadhënjimtari, që mposht gjithçka. Ai është i Urti, që vendos çdo gjë në vendin e vet. Nëse Allahu vendos për diçka, këtë e bën për dobi të mëdha. Nëse Ai krijon diçka, edhe këtë e bën në funksion të mirësisë dhe dobisë. Përfundoi edhe tefsiri i sures Xhathije.