47. Muhammed · Ajeti 16 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 47:1–47:19

Ata që vetë nuk besuan, por penguan edhe të tjerët nga besimi, veprat e mira të tyre, siç janë bujaria, bamirësia etj., janë të humbura, sepse s'ka kush që t'ua vlerësojë. E atyre që besuan, bënë vepra të mira, i besuan Kur'anit, Zoti u falë gabimet dhe u ndihmon në këtë jetë dhe në jetën tjetër.

Myslimanët janë të urdhëruar që në luftë ta luftojnë ashpër armikun derisa ta dobësojnë krejtësisht, atëherë robërit ose t'i lirojnë pa kompensim ose me të. Lufta e myslimanëve kishte për qëllim të dihet se kush është i denjë në rugën e Zotit dhe kush është i luhatshëm, ashtu që radhët e myslimanëve të pastrohen, përndryshe Zoti vetë kishte mundësi t'i zhdukë idhujtarët.

Besimtarët e rënë në luftë e fitojnë shpërblimin e Zotit, xhennetin, ndërsa jobesimtarët që e urrejnë Kur'anin, edhe veprat i kanë të asgjësuara. Sipas Sejid Kutbit, "habeta" dotë thotë "fryerje". Kafsha që kullot barë të keq fryhet dhe pëlcet, shkatërrohet, kështu janë edhe veprat e kufarëve, fryhen, duken të mëdha, por në fund zhduken.

Thuhet: shembulli i xhennetit të premtuar, e nuk thuhet: xhenneti i premtuar! Përse Përjetimet e kënaqësive në xhennet, siç ka thënë Pejgamberi janë ato që nuk i ka parë kush me sy, nuk i ka dëgjuar kush me veshë dhe nuk mund t'i marrë asnjë njeri me mend, e sikur të thuhet për ato kënaqësi e begati ashtu siç janë, ne nuk do të mund t'i kuptonim, andaj Zoti mëshirues bën një krahasim me ato të mira e begati të dynjasë, të cilat ne i kuptojmë dhe i përjetojmë, përndryshe ato nuk janë të tilla, por shumë më të mira. Përmendet vera që është e lezetshme, e shijshme, e jo si kjo e dynjasë e pa shije dhe që të bën të dehur.

Ata që e dëgjonin Pejgamberin, por nuk kuptonin asgjë dhe i pyesnin shokët më të dijshëm të Pejgamberit se çka foli ai, ishin munafikët, të cilët kishin besuar vetëm formalisht e jo me zemër. Kur'ani bën ndikim në besimtarët e sinqertë duke ua shtuar edhe më shumë besimin dhe dashurinë për Zotin.

Pejgamberi nuk bën mëkat, por pasi që pozita dhe karakteri i tij është shumë i lartë, ndonjë vepër që për neve si njerëz të rëndomtë është e mirë, për te mund të konsiderohet e metë, andaj i thuhet kërko falje për ndonjë të metë, ose të mos keshë fare të metë.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 47:16–47:19

Allahu i Lartësuar na tregon rreth munafi - këve dhe mendjelehtësisë së tyre, të cilën e

shprehnin kur dëgjonin fjalët e Profetit ﷺ dhe nuk arrinin t’i kuptonin ato: - “Prej tyre ka që bëjnë sikur të dëgjojnë, por, kur largohen prej teje, u drejtohen të dit Urue e u thonë: “Çfarë tha ai pak më parë?” - Domethënë, pyesnin sahabët: “Çfarë tha ai pak më parë?” Kjo tregon që mendja e tyre nuk e kapte se çfarë thoshte Profeti ,ﷺ dhe fjalët e tij nuk ndikonin në zemrat e tyre. - “Këta janë ata, zemrat e të cilëve i ka vulosur Allahu dhe të cilët janë dhënë pas dëshirave të veta.” - Atyre u mungonte edhe aftësia për të kuptuar, edhe qëllimi i mirë për të gjetur të vërtetën, të drejtën dhe udhëzimin. - “Kurse atyre që ndjekin rrugën e drejtë, Ai ua shton edhe më shumë udhë - zimin në rrugën e drejtë ... ” - Atyre ua shton besimin, i përforcon në fe dhe i bën të palëkundur në udhëzimin e tyre. - “... dhe i bën të devotshëm. ” - Domethënë, i frymëzon dhe forcon ata që të ecin në rrugën e drejtë. - “Vallë, a po presin ata gjë tjetër veç Kijametit, i cili do t’u vijë befas ... ” – Kijameti do të vijë befas për krijesat, pa e ditur kush. - “... ndërkohë që parashenjat e tij tashmë kanë ardhur. ” - Tashmë kanë ardhur shumë prej shenjave, që tregojnë afrimin e tij. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në ajetin tjetër: “Ky është një paralajmërues, si gjithë paralajmëruesit e mëparshëm. E afërta ka ardhur. Askush nuk mund ta largojë atë, veç Allahut.” [Nexhm 56, 57]. Ose: “U afrua Ora dhe Hëna u ça. Megjithatë, sa herë që ata shohin ndonjë mrekulli, kthejnë shpinën e thonë: “Kjo është magji e vazhdueshme.”” [Kamer 1, 2]. “Erdhi urdhri i Allahut (Kijameti), prandaj mos e kërkoni ngutjen e tij! ... ” [Nahl 1]. Ose: “Gjithnjë e më shumë po u afrohet njerëzve Dita e Llogarisë, por ata nuk i kushtojnë vëmendje dhe shmangen .” [Enbija 1]. Gjithashtu, dërgimi i Profetit të Allahut në këtë botë është prej shenjave të Kijametit, sepse ai është vula e të gjithë të dërguarve dhe lajmëtarëve të Zotit, ai, nëpërmjet të cilit Allahu i Madhëruar përmbushi fenë e drejtë dhe të vërtetë, i solli të plota argumentet dhe faktet e Tij për të gjithë botën. Buhariu sjell nga Sehl Ibn Saadi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) hadithin: 2396. “E pashë të Dërguarin e Allahut që i bëri dy gishtat e tij bashkë, - pra, gishtin e mesit dhe gishtin tregues, - dhe tha: “Unë dhe Kijameti jemi dërguar si këta të dy.” Pra, shumë afër njëri tjetrit. - “E si presin t’u bëjnë dobi këshillat, kur Kijameti të ketë ardhur?! ” - Si mund të përkujtojnë mësimet mohuesit dhe si do t’u bëjnë dobi mesazhet e Zotit, kur të vijë Kijameti? Ajo është dita kur atyre nuk do t’u bëjë asnjë dobi reflektimi edhe besimi në Zot. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Atë ditë do të sillet Xhehenemi. Atë ditë, njeriu do të ndërgjegjësohet, por si do t’i vlejë ky ndërgjegjësim atij?” [Fexhr 23]. Ose: “Ata do të thonë: “Ne besojmë tani në të (Kuranin, Muhamedin). ” Por si mund ta arrijnë atë (besimin) prej këtij vendi (kaq) të largët, kur më parë e mohonin dhe hamendësonin duke u endur larg (së vërtetës).” [Sebe 52]. - “Dije se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut! ” - Ky është një pohim nga Allahu i Lartësuar, ku Ai tregon se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Tij. - “Kërko falje për gjynahet e tua, për besimtarët e për besimtaret! ” - Sipas një hadithi të saktë, Profeti i Allahut ﷺthoshte shpesh: 2397. “All-llahum-megfir li ħatieti ue xhehli, ue isrâfi fi emri, ue mâ ente ea’lemu bihi min -ni, All -llahum-megfir li hezeli ue xhed -di, ue ħatai ue amdi, ue kul - lu dhâlike indi. ” (O Zot, më fal mua, gjynahet e mia, paditurinë time dhe teprimet në çështjet e mia. M’i fal ato që Ti i di më mirë sesa unë! O Zot, më fal ato që i bëj nga shkujdesja dhe ato që i bëj i vetëdijshëm, ato që i bëj gabimisht dhe dhe ato me qëllim. Të gjitha këto janë tek unë.” Gjithashtu, në hadith të saktë thuhet se Profeti (a.s.) thoshte gjithmonë në fund të

namazit: 2398. “ All-llâhum-megfir lî mâ kad-demtu ue mâ aħ -ħartu, ue mâ esrartu ue mâ ea’lentu, ue mâ ente e'alemu bihi min-ni. Ente Ilâhi, lâ Ilâhe il -lâ ente! . / O Allah, m’i fal gjynahet e mëparshme dhe të tashmet, ato që kam fshehur e ato që kam bërë haptazi, por edhe ato që Ti i di më mirë se unë. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Teje!” Sërish në hadith të saktë vjen se ai thoshte: 2399. “O njerëz, pendohuni sinqerisht tek Zoti juaj, sepse unë i kërkoj falje Allahut dhe pendohem tek Ai më shumë se 70 herë gjatë ditës.” Ebu Ja’la sjell hadithin nga Ebu Bekër Essidiku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2400. “Thoni vazhdi - misht: Lâ ilâhe il-lall-llah dhe kërkoni falje. Bëjini sa më shpesh këto. Iblisi i mallkuar ka thënë: “Pa dyshim, njerëzit u shkatërruan nga gjynahet dhe më shkatërruan mua duke thënë: “ Lâ ilâhe il -lall-llah” dhe duke kërkuar falje. Kur pashë diçka të tillë, unë i shkatërrova ata nëpërmjet epsheve dhe shfrenimeve dhe ata mendojnë se janë të udhëzuar në rrugën e drejtë.” Nga Ebu Sedi El Hudrij është përcjellë të ketë thënë: “Iblisi i tha Zotit t ë lartësuar: “Betohem n ë krenarinë dhe madh ështinë Tënde, se kam për t ë vazhduar pa nd ërprerë ti devijoj robërit e tu nga e v ërteta për sa kohë i kanë shpirtrat ende n ë trupa!” - Zoti tha: “Beto - hem në krenarinë dhe madhështinë Time, se kam për të vazhduar ti fal gjynahet e tyre për sa kohë vazhdojnë të më kërkojnë falje.” 52. Hadithet q ë tregojnë për vlerën e lart ë të istigfarit janë të shumta. - “Allahu i di mirë lëvizjet dhe vendqë - ndrimin tuaj. ” – Pra Ai është i gjith ëdijshëm për lëvizjet tuaja gjatë ditës dhe për qëndrimin e prehjen tuaj gjat ë natës. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në ajetin tjetër: “Është Ai që jua merr shpirtrat natën (në gjumë) dhe që e di mirë atë që keni bërë ditën.” [En’am 60]. Ose: “Nuk ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos ushqehet nga Allahu. Ai e di vendbanimin dhe vendpre - hjen e tyre. Gjithçka gjendet në një Libër të qartë (Leuhi mahfudh).” [Hud 6]. Ky është shpjegimi i ibn Xhurejxhit dhe e ka përzgjedhur gjithashtu Ibn Xheriri. Nd ërsa n ga Ibnu Abasi p ërcillet shpjegimi: “Ai është i gjithëdijshëm p ër l ëvizjet e veprat tuaja n ë jetën e dynjas ë dhe për vendqëndrimin tuaj në ahiret.” Nd ërsa nga Suddiju p ërcillet shpjegimi: “Ai është i gjithëdijshëm për lëvizjet e veprat tuaja në jetën e dynjasë dhe për vendqëndrimin tuaj në varret tuaja.” Por shpjegimi i par ë është më i duksh ëm, dhe Allahu e di më mirë.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 47:16–47:17

- “Prej tyre (hipokritëve) ka që bëjnë sikur të dëgjojnë ty (O Muhamed) ;...” – Kuptimi: Disa prej munafikëve të dëgjojnë me vëmendje teksa flet. Në fakt, ata të dëgjojnë me vëmendje jo për të mësuar fenë e drejtë, për ta pranuar dhe për ta zbatuar atë, por me synimin që ta mohojnë. Ata thjesht shtireshin sikur besonin, sepse i Madhëruari thotë: - “...por, kur largohen prej teje, u drejtohen të diturve (sahabëve) e u thonë: “Çfarë tha ai (Muhamedi) pak më parë?""- Ata u drejtoheshin besimtarëve duke u kërkuar shpjegime rreth asaj që thoshte Profeti (a.s.). Ata i kishin dëgjuar qartë, me veshët e tyre, por ata thjesht nuk kishin dëshirën për ta zbatuar. “Çfarë tha ai pak më parë?” - Ky është një nënçmim shumë i rëndë për ta, sepse tregon që ata nuk kishin synim aspak të pranonin të vërtetën. Nëse ata do të ishin të interesuar për të vërtetën, do ta dëgjonin atë me përqendrim të thellë, do ta kuptonin me zemër, dhe kështu e gjithë qenia e tyre do të nënshtrohej të punonte dhe jetonte sipas asaj të vërtete. Por ata ishin krejt ndryshe, siç thotë Allahu i Madhëruar: - ” Këta janë ata, zemrat e të cilëve i ka vulosur Allahu dhe të cilët janë dhënë pas dëshirave të veta.” - Allahu i Madhëruar ua vulosi zemrat dhe ua mbylli çdo portë, nga e cila mund t’u vinte ndonjë mirësi dhe udhëzim, për shkak se ata e refuzuan ftesën e Tij dhe pasuan dëshirat e veta, të cilat i nënshtroheshin veçse të kotës. Pastaj Allahu i Madhëruar përshkruan gjendjen e të udhëzuarve, duke thënë: - “Kurse atyre që ndjekin rrugën e drejtë, Ai (Allahu) ua shton edhe më shumë udhëzimin në rrugën e drejtë dhe i bën të devotshëm.” - Atyre të cilët ndjekin udhëzimin, duke besuar drejt, të mbështetur në dituri të saktë, të sigurt e të vërtetë nga Zoti, duke u nënshtruar për ta zbatuar atë në jetën e tyre, me qëllim që të kënaqin Allahun, Ai do t’ua shtojë edhe më shumë udhëzimin, ngase Ai është

Mirënjohës, Shpërblyes i madh dhe Bujar. Gjithashtu, Ai do t’u mundësojë që të arrijnë gradën e lartë të devotshmërisë. Ai do t’u japë sukses duke ua lehtësuar çdo punë të mirë dhe do t’i mundësojë që të ruhen dhe të shpëtojnë nga çdo e keqe. Kështu, për të udhëzuarit, i Madhëruari përmend dy shpërblime: diturinë e mirë, të saktë dhe të dobishme dhe veprat e mira e të sinqerta sipas kësaj diturie. Është Allahu i Gjithëmëshirshëm Ai që përkujdeset që besimtarët t’i marrin këto dy mirësi në formën më të plotë.

← Muhammed 47:16