Po ata a presin tjetër, pos kijametit, i cili do t'u vijë befas, e parashenjat e tij tashmë kanë ardhur. E prej nga atyre këshillimi (pendimi) kur t'u vijë kijameti?
Fa’lem ‘ennehu la ‘ilahe ‘illallahu we estegfir lidhenbike we lilmu’uminine wel-mu’uminati wel-lahu ja’lemu mutekallebekum we methwakum
Atëherë, dije se nuk ka zot tjetër pos All-llahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve, All-llahu e di për lëvizjet tuaja (për veprat) dhe për vendin tuaj.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ata që vetë nuk besuan, por penguan edhe të tjerët nga besimi veprat e mira të tyre, siç janë bujaria, bamirësia etj., janë të humbura, sepse s’ka kush që t’ua vlerësojë. E atyre që besuan, bënë vepra të mira, i besuan Kuranit, Zoti ua fal gabimet dhe i ndihmon në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Muslimanët janë të urdhëruar, që në luftë ta luftojnë ashpër armikun derisa ta dobësojnë krejtësisht, atëherë robërit ose t’i lirojnë pa kompensim ose me të. Lufta e muslimanëve kishte si qëllim të dihet, se kush është i denjë në rrugën e Zotit dhe kush është i luhatshëm, në mënyrë që radhët e muslimanëve të pastrohen, përndryshe Zoti vetë kishte mundësi t'i zhdukë idhujtarët. Besimtarët e rënë në luftë e fitojnë shpërblimin e Zotit xhenetin, ndërsa jobesimtarët që e urrejnë Kuranin, edhe
We jekulul-ledhine ‘amenu lewla nuzzilet suretun fe’idha ‘unzilet suretun muhkemetun we dhukire fihal-kitalu re’ejtel-ledhine fi kulubihim meredun jendhurune ‘ilejke nedherel-megshiji ‘alejhi minel-mewti fe’ewla lehum
E ata që besuan po thonë: "Përse të mos shpallet një sure (që na e obligon luftën)?" E kur u shpall sureja e qartë dhe në të u përmed lufta, i sheh ata, të cilët kanë zemra të sëmura (të dyshimta), të shikojnë me një shikim si të ishin në agoni të vdekjes. I gjetë e keqja!
Një respekt dhe një fjalë e mirë (do të ishte më e mirë për ta). E kur çështja (e luftës) të jetë vendosur, do të ishte mirë për ata të jenë besnikë ndaj All-llahut.
Fehel ‘asejtum ‘in tewellejtum ‘en tufsidu fil-’erdi we tukatti’u ‘erhamekum
A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut?
Dhalike bi’ennehum kalu lilledhine kerihu ma nezzelel-lahu senuti’ukum fi ba’dil-’emri wel-lahu ja’lemu ‘israrehum
Këtë ngase atyre që e urrejtën atë që e shpalli All-llahu (jehudive), u thanë: "Ne do t'ju dëgjojmë juve për disa çështje!" Po All-llahu i di fshehtësitë e tyre.
We lew nesha’u le’erejnakehum fele’areftehum bisimahum we leta’rifennehum fi lehnil-kawli wel-lahu ja’lemu ‘a’malekum
E sikur të kishim dashur Ne, do t'i tregonim ty se kush janë ata, e do t'i njihje konkret, po me siguri do t'i njohësh përmes mënyrës së fjalës së tyre, e All-llahu i di veprat tuaja.
We lenebluwennekum hetta na’lemel-muxhahidine minkum we es-sabirine we nebluwe ‘ehbarekum
Ne do t'u sprovojmë juve, derisa t'i njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët dhe ata që ishin të qëndrueshëm nga mesi juaj, po edhe do t'i sprovojmë veprat tuaja.
Shpërndaj
—Recitimi nuk u hap. Provoni një recitues tjetër ose kontrolloni lidhjen.
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.