47. Muhammed · Ajeti 20 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 47:20–47:38

Besimtarët e sinqertë dëshironin që Allahu përmes Kur'anit t'u lejojë të luftojnë kundër armikut, mirëpo, kur u shpall Kur'ani që e urdhëroi luftën, hipokritët u frikësuan sikur të thirreshin për vdekje, e do të ishte më mirë për ta të ishin të sinqertë ndaj Allahut, sepse sikur të mbetnin në atë mosbesim në të cilin kishin qenë, toka do të mbushej me të këqija, e pos asaj, njerëzit e tillë ishin të mallkuar prej Zotit.

Hipokritët nuk thelloheshin në studimin e mësimeve të Kur'anit, meqë dreqi ua kishte hijeshuar punët e këqija, duke i mashtruar se do të jetojnë gjatë. Ata edhe bashkëpunonin me jehuditë, të cilët ia kishin mëni Kur'anit, dhe u thoshin se do të shkaktojnë përçarje në radhët e luftëtarëve të Pejgamberit, po Zoti i dinte fshehtësitë e tyre dhe i zbuloi e i turpëroi. Mëkatarëve hipokritë melekët ua marrin shpirtin, duke i rrahur me hekur.

Zoti i zbuloi ata që ishin tradhtarë, ndonëse ata njiheshin edhe prej fjalëve, e lufta e urdhëruar kishte për qëllim t'i nxjerrë në shesh ata që ishin të sinqertë dhe ata që ishin hipokritë. As mosbesimi, as hipokrizia e hipokritëve Allahut nuk i sillnin kurrfarë dëmi, por vetes ia humbnin të gjitha veprat e mira.

Myslimanët, duke qenë se ishin dominues mbi kundërshtarin dhe se ndihma e Zotit ishte në anën e tyre, nuk kishin të drejtë as të tregohen të dobët, e as të kërkojnë armëpushim. Ata duhej ta dinin se jeta e kësaj bote është pak send, andaj të mos u dhimbsej ajo pjesë e pasurisë, të cilën e japin për forcimin e ushtrisë së vet, me të cilën mbroheshin prej armikut, meqë nëse do të dominonte armiku do t'u shkonte e tërë pasuria. Fundi i fundit Allahu nuk ka nevojë për asgjë, njerëzit janë nevojtarë për Te, e nëse njerëzit nuk i dalin zot vetes, ata zhduken e Zoti sjell popull tjetër që është i zoti vetvetes.

Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures Muhammed. Qoftë lavdëruar Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 47:20–47:23

- “Disa besimtarë thonë: “Sikur të ishte shpallur një sure!” - Allahu i Lartësuar na bën me dije gjendjen e besimtarëve, të cilët shpresonin ligjërimin e luftës në rrugën e Allahut, por, kur Allahu i Madhëruar dhe Krenar ua bëri detyrë dhe i urdhëroi për të, shumë njerëz, që Zoti i përshkruan se “kanë zemra të sëmura” i bishtnuan këtij urdhri. Kjo i përngjan fjalës së Allahut të Madhëruar: “A nuk i ke parë (o Muhamed) ata të cilët u porositën: “Largoni duart tuaja prej luftës, faleni namazin dhe jepeni zekatin!?” Por kur iu bë detyrim lufta, një grup prej tyre iu frikësuan njerëzve ashtu si duhet t’i frikësohesh Allahut, madje edhe më shumë. Ata thanë: “O Zoti ynë! Pse na e bëre detyrim luftën? Sikur të na e kishe

shtyrë pak më vonë!” Thuaju: “Kënaqësitë e kësaj bote janë të pakta; bota tjetër është shumë më e mirë për ata që janë të devotshëm. Juve nuk do t’ju bëhet padrejtësi aspak.” [Nisa 77]. Ndërsa në këtë ajet, i Madhëruari thotë: “Disa besimtarë thonë: “Sikur të ishte shpallur një sure!” Pra, një sure, e cila të tregojë gjykimin për luftën në rrugën e Zotit. - “Por kur shpallet ndonjë sure e qartë që flet për luftë, ata që kanë zemra të sëmura, të shikojnë sikur të ishin në agoni të vdekjes. ” - Kjo ndodhi nga tmerri e frika e madhe e zemrave të kësaj kategorie njerëzish. Natyra e tyre frikacake i bën të tmerrohen nga përballja me armikun. Më pas, i Lartësuari duke dashur të forcojë zemrat e tyre e kurajojë ata thotë: - “Më të volitshme për ta do të ishin bindja dhe fjala e mirë. ” - Më mirë për ta do të ishte që të dëgjonin urdhëresat dhe t’u bindeshin ligjeve të Zotit. - “Por, kur merret vendimi, do të ishte më mirë për ata që të jenë besnikë ndaj Allahut.” - Kur lufta bëhet e pashmang - shme, atëherë “... do të ishte më mirë për ata që të jenë besnikë ndaj Allahut.” Pra, do të ishte më e mirë për ta, nëse do të tregoheshin të sinqertë me Zotin. - “Nëse ju i ktheni shpinën besimit, atë - herë prej jush nuk pritet gjë tjetër, veç të përhapni shkatërrimin në Tokë dhe të ndërprisni lidhjet farefisnore. ” - Nëse i ktheni shpinën xhihadit, përtoni dhe i shmangeni atij, atëherë prej jush nuk pritet gjë tjetër, veç të përhapni shkatërrimin në Tokë dhe të ndërprisni lidhjet farefisnore, duke u kthyer atje ku ishit në kohën e xhahilijetit, kohë kur ju derdhnit gjakun e njerëzve pa të drejtë dhe ndërprisnit lidhjet farefisnore, përmes armiqësive dhe ndasive të shumta. - “Këta janë ata të cilët Allahu i ka mallkuar, i ka bërë të shurdhër dhe ua ka verbuar shikimin. ” - Ky ajet ndalon shkatërrimin në tokë në mënyrë të përgjith - shme dhe në mënyrë të veçantë ndërprerjen e lidhjeve farefisnore. Allahu i Madhëruar ka urdhëruar që ne të rregullojmë gjendjen në Tokë dhe të mbajmë gjallë lidhjet farefisnore, të ruajmë mirësjelljen ndaj të afërmve tanë, në aspektin e fjalëve, veprave dhe shpenzimin e pasurisë. Ka hadithe të sakta në lidhje me këtë çështje dhe ne do të përmendim disa prej tyre. Imam Buhariu sjell hadithin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se i Dërguari i Allahut ka thënë: 2401. "Allahu i bëri krijesat dhe pas përfundimit të krijimit, lidhja fisnore u ngrit dhe u kap pas Mëshiruesit. Ai i tha: 'Ç'është?' Ajo tha: 'Në këtë pozitë kërkoj të më ruash nga ndërprerja (e lidhjeve fisnore).” Atëherë Allahu tha: “A nuk je e kënaqur që Unë t’i mbaj lidhjet me atë që të mban ty dhe t’i ndërpres lidhjet me atë që të shkëput ty?” Ajo tha: 'Po, o Zoti im!” Pastaj Allahu tha: “Atëherë, kjo është për ty .”." Pastaj Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shtoi: “Nëse doni, mund të lexoni: “Nëse ju i ktheni shpinën besimit, atëherë prej jush nuk pritet gjë tjetër, veç të përhapni shkatërrimin në Tokë dhe të ndërprisni lidhjet farefisnore.” Buhariu sjell më pas një tekst të ngjashëm, me dy rrugë të

ndryshme nga Muavijeh Ibn Ebu Mezradi, variantin tjetër, sipas të cilit 2402. Profeti i Allahut tha: “Lexoni nëse dëshironi: “Nëse ju i ktheni shpinën besimit, atëherë prej jush nuk pritet gjë tjetër, veç të përhapni shkatërrimin në Tokë dhe të ndërprisni lidhjet farefisnore.” Sipas këtij transmetimi, është Profeti ai që udhëzoi në leximin e ajetit. Po kështu e ka sjellë edhe imam Muslimi prej Mua uijeh Ibn Ebu Mezrade - beh. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2403. “Nuk ka ndonjë gjynah që ta ketë hak më tepër që Allahu t'ia përshpejtojë ndëshkimin që në këtë dynja, përveç ndëshkimit që ka përga - titur në ahiret, sesa padrejtësia dhe shkëp - utja e lidhjeve farefisnore.” Hadithin e kanë sjellë Ebu Daudi, Tirmidhu dhe Ibn Ma - xheh. Tirmidhiu thotë që ky është një hadith sahih. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Abdullah Ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2404. “Lidhja farefisnore (Er-Rahm) është e varur poshtë Arshit. Ai i cili konsiderohet se i mban të lidhura lidhjet farefisnore nuk është ai i cili i mban lidhjet me ata të cilët i mbajnë lidhjet me të. Përkundrazi, mbajtësi i lidhjeve farefisnore është ai i cili i mban lidhjet me ata të cilët i shkëputin lidhjet me të.” Transmeton Buhariu. Hakimi sjell në Mustedrak-un e tij hadithin e Musa Ibn Ukbes, me sened nga Ubadetu Ibn Samiti, e ky nga Ubej Ibn Keabi, se Profeti i Allahut ka thënë: “Ai që dëshiron që shtëpia e tij të jetë e nderuar dhe gradat e tij të lartësohen, le të jetë falës e tolerant ndaj atij që i bën padrejtësi, le t’i japë atij që e privon dhe le t'i mbajë lidhjet me atë që i ndërpret lidhjet me të!” Transmetohet nga Abdurrahman Ibn Aufi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se e ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: “Allahu i Lartësuar ka thënë: “Unë jam Er-Raĥmânu dhe Unë e krijova farefisninë dhe zgjodha për të një emër ( er-raĥm) të prejardhur nga Emri Im ( Er-Raĥmân). Për atë që i mban lidhjet farefisnore, edhe Unë do t’i mbaj lidhjet me të, e kush i shkëput lidhjet fare - fisnore, Unë do t’i shkëpus lidhjet me të.”.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 47:20–47:23

Allahu i Madhëruar na tregon për disa besimtarë, të cilët, duke u nxituar, kërkojnë të marrin përsipër detyrime, plotësimi i të cilave është i vështirë. - “Disa besimtarë thonë: “Sikur të ishte shpallur një sure (për luftën)! ”” - Besimtarët kërkonin dhe dëshironin që të shpallej ndonjë sure, ku të bëhej e detyruar lufta. - “Por kur shpallet ndonjë sure e qartë që flet për luftë, ata që kanë zemra të sëmura, të shikojnë sikur të ishin në agoninë e vdekjes.” – Kuptimi: Kur zbret surja që e bën të pakthyeshme luftën, e cila është gjëja më e vështirë për shpirtin e njeriut, ata me iman të dobët tërhiqen dhe nuk qëndrojnë si burrat, për ta plotësuar këtë detyrim. I Madhëruari thotë: “...të shikojnë sikur të ishin në agoninë e vdekjes.” Kur dëgjojnë urdhrin për luftë, nga frika e madhe e vdekjes, ata shikojnë njëlloj si ai njeriu të cilit i bie të fikët para vdekjes. Kjo pjesë i ngjan ajetit tjetër, ku Allahu i Madhëruar thotë: “A nuk i ke parë (o Muhamed) ata të cilët u porositën: “Largoni duart tuaja prej luftës, faleni namazin dhe jepeni zekatin!?” Por kur iu bë detyrim lufta, një grup prej tyre iu frikësuan njerëzve ashtu si duhet t’i frikësohesh Allahut, madje edhe më shumë. Ata thanë: “O Zoti ynë! Pse na e bëre detyrim luftën? Sikur të na e kishe shtyrë pak më vonë!” Thuaju: “Kënaqësitë e kësaj bote janë të pakta;Bota tjetër është shumë më e mirë për ata që janë të devotshëm. Juve nuk do t’ju bëhet padrejtësi aspak.” [Nisa 77]. Më pas,

duke i edukuar dhe udhëzuar besimtarët në më të mirën, Allahu i Madhëruar thotë: - “Më të volitshme për ta do të ishin bindja dhe fjala e mirë!” - Është më mirë për ta që t’i zbatojnë me korrektësi urdhrat aktualë dhe të mos kërkojnë urdhra të tjerë, me të cilët Zoti nuk i ka ngarkuar. Le të grumbullojnë dhe shpenzojnë të gjitha fuqitë e tyre në zbatimin e porosive, që tashmë i kanë marrë. Më mirë të mos nxitohen, duke kërkuar nga Allahu detyrime, që ndoshta do ta kenë të vështirë t’i plotësojnë. Le të kënaqen me faljen dhe mëshirën e Allahut të Madhëruar, me lehtësinë dhe thjeshtësinë e gjithçkaje që Ai ofron. - “Por, kur merret vendimi (për luftë), do të ishte më mirë për ata që të jenë besnikë ndaj Allahut.” - Kur t’u vijë nga Allahu urdhri i prerë për të luftuar, është më mirë të tregohen të sinqertë në kërkimin e ndihmës dhe forcës nga Allahu për përmbushjen e urdhrit të Tij, por edhe duke dhënë maksimumin e mundësive të tyre. Kjo është më mirë për ta, sesa ta kërkojnë vetë zbritjen e urdhrit për luftë. Kjo ka arsyet e veta, disa prej të cilave do t’i rendisim më poshtë: 1. Robi është i mangët dhe i dobët në çdo aspekt. Ai nuk ka mundësi ta arrijë suksesin vetë, nëse Zoti nuk e ndihmon dhe nuk i jep forcë. Kështu që ai nuk duhet të kërkojë detyra shtesë, mbi ato që është ngarkuar dhe është duke kryer. 2. Nëse robi lidhet shumë me të ardhmen, atëherë do të dobësohet në lidhje me plotësimin e detyrave të së tashmes, madje edhe në lidhje me detyrimet për të ardhmen. Në lidhje me detyrimet e së tashmes, ai do të dobësohet, sepse qëllimet e tij nuk janë të fokusuara tek e tashmja, ndërkohë që niveli i punës së njeriut varet shumë nga qëllimet e tij. Ndërsa në lidhje me të ardhmen, dobësimi ndodh zakonisht sepse ajo që pritet të vijë kërkon kohë, por me kalimin e kohës, qëllimi fillon e zbehet. Kështu, kur i vjen koha, ai nuk është më në nivelin e tij të duhur. 3. Ai që mendon vetëm për të ardhmen, pa i dhënë hakun të tashmes, thjesht është një ëndërrimtar, që pandeh se ka fuqi të arrijë gjithçka, por tregohet i paaftë edhe për gjërat që i ka në dorë. Ai që nuk është i zoti të përmbushë detyrimet e kohës është i destinuar të mos plotësojë asnjë përgjegjësi të së ardhmes. Kësisoj, për njeriun është më mirë që t’i mbledhë forcat për të realizuar detyrat e së tashmes, dhe kjo nuk e pengon aspak në përgatitjet për të ardhmen. Madje, nëse ai është gjithmonë aktiv në plotësimin e përgjegjësive të kohës, vullneti i tij mbetet i lartë. Në këtë mënyrë, kur të vijë koha e veprimeve të planifikuara, ai - ashtu siç bën gjithmonë - do t’i realizojë ato në formën më të mirë dhe më të plotë të mundshme. Një njeri i tillë e meriton gjithmonë të jetë i suksesshëm në të gjitha çështjet e tij. Pastaj i Madhëruari flet për ata që mohojnë dhe për fundin e keq të tyre: - “Nëse ju i ktheni shpinën besimit, atëherë prej jush nuk pritet gjë tjetër, veç të përhapni shkatërrimin në Tokë dhe të ndërprisni lidhjet farefisnore.” – Pra, dy janë mundësitë: ose përkushtim ndaj Allahut, që sjell vetëm mirësi, mbarësi dhe sukses, ose mosbindjes ndaj Allahut, pas së cilës vjen degjenerimi, veprat e këqija, padrejtësitë dhe shkëputjet e lidhjeve farefisnore. - “Këta janë ata të cilët Allahu i ka mallkuar,...” - Ata të cilët refuzojnë t’i binden Allahut, bëjnë gjynahe, shkatërrojnë në tokë dhe ndërpresin lidhjet farefisnore, Allahu i Madhëruar i ka mallkuar, duke i larguar nga mëshira e Tij. Këta meritojnë zemërimin dhe dënimin e Allahut. - “...i ka bërë të shurdhër dhe ua ka verbuar shikimin..” - Allahu i Madhëruar i ka bërë që të mos e dëgjojnë as ta shikojnë atë gjë që u bën dobi. Ata e kanë shqisën e të dëgjuarit, por nuk marrin vesh e të binden. Ata e kanë edhe shqisën e të shikuarit, por nuk e përdorin për të parë shenjat e Allahut. Ata as nuk ua hedhin sytë Shpalljes së Zotit dhe argumenteve të qarta

që Ai ka vendosur në gjithësi dhe në vetet tona.

← Muhammed 47:20